Unikkatil të lansojë albumin e ri
Një prej reperëve shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave, Unikkatil, është fare pranë lansimit të albumit të tij të ri.Pas
suksesit me albumin e parë “Kanuni i Katilit” i realizuar shumë vite më
parë, tani ‘Mbreti’ duket se ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në
skenën e repit shqiptar, me një album edhe më të fuqishëm se “Kanuni i
Katilit”, gjithnjë sipas producentit dhe reperit DMK.
DMK nuk dha detaje tjera duke përfshirë dhe titullin e albumit, pasi që sipas tij këto do të dihen shumë shpejtë.
Se ky album do të jetë i zjarrtë, e vërtetojnë spekulimet, sipas të
cilave albumi do të tilluhet “Fryma e Mram”, që do të jetë dhe albumi i
fundit, dhe që do ta shënojë fundin e karrierës së bujshme të Unikkatil
si reper, për t’iu kthyer jetës normale.
Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil, pritet që me albumin e ri të
shpërthejë, duke parë faktin se këngët e tij kanë impakt të
jashtëzakonshëm në rininë shqiptare. /Telegrafi/
Read more »