Ja si manipulohet me votime nga Klani i Familjes Koçi
ne Kenga Magjike 2010 !
Ne Festivalin
e sivjetshem muzikor "Kenga Magjike 2010" edhe pse Votimet ishin kinse "Transparente" per publik u pa qarte se aty dominonin "Klanet" familjare mbrenda estrades sipas shabllonit "Ti per mua e Une per Ty" si dhe interesat shoqerore (duke anashkalue kvalitetin) !
Sado qe ne shikim te pare dukeshin transparent votimet, ishte e kjarte se kishte shume votime qesharake e apsurde e sidomos kur ishte votimi tek Familjaret Koçi ! (motra Greta, motres Eni, dhe e kunderta, pastaj kusherini Anxhelo Koçi per motrat Koçi ... pastaj shoqet e Koçit prap motrave Koçi ....)
e me nje fjale ky Festivali i nates finale mund te quhet lirisht edhe
"Festivali i Kenges Familja Koçi 2010" !
Natyrisht edhe skandali qe ndodhi naten e gjysem-finales kur u eliminuan pa arsye te madhe Linda Halimi dhe Nora Istrefi e Big B (te cilat cilesoheshin si favorite sipas publikut), ishte nje skenar i familjes Koçi, te cilat jan "betuar" se do i zhdukin kosovaret nga skena e Tiranes (ky lajm na vjen nga burimet tona ne Tirane te aferta me familjen Koçi !) ...
Sidoqofte ja argumentet e disa Votimeve permes "Screen Fotove" me fakte e te cilat nuk duan koment dhe analizoni ju vet !
Votimet e disa kengetareve me nga dy foto:
Foto 1) Votimet per vendin 1 deri 17 dhe Foto 2) Votat per vendin I II dhe III ....
Juliana Pasha e Luis Ejlli fitues të “Këngës magjike 2010”
Edicioni XI i të cilit ka nisur të enjten, ka përfunduar sot, ku
fitues ka nxjerr, Juliana Pasha e Luis Ejlli, me këngën “Sa e shite
zemrën”, Pirro Çakos i takoi vendi i dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi
Rozana Radit dhe Ramadan Krasniqit.
Në këtë festival morën pjesë 56 këngëtarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
Pjesëmarrësit nga Kosova në “Kënga magjike 2010” ishin Teuta Kurti,
Albi Xhepa, Argjentina Ramosaj, Besart Halimi, Gresa Behluli, Shota
Baraliu dhe Vesa Luma.
Do thënë në fund se, e premtja mbrëma është dashur të ishte nata kur
Linda Halimi, Nora Istrefi dhe reperi amerikan, që jeton në Kosovë, Big
D, do të performonin këngën e tyre “All mine”, në skenën e Pallatit të
Kongreseve në Tiranë, në natën e dytë të festivalit “Kënga magjike
2010”. Por treshja është përjashtuar nga festivali, edicioni XI i të
cilit ka nisur të enjten. Vonesa 30-minutëshe në prova ka qenë arsyetimi
që sipas tyre u ka dhënë drejtori i festivalit, Ardit Gjebrea për
përjashtim nga gara. (Kosova Info)
Kenga Fituese Video: Juliana Pasha e Luis Ejlli - “Sa e shite
zemrën”
Vendi i dyte Pirro Cako Video:
Vendi i trete Rozana Radi e Dani Video:
Festivalin
e sivjetshem muzikor Kenga magjike 2010 e ka fituar kenga Sa e shite zemren
e interpretuar nga Juliana Pasha dhe Luzi Ejlli.
Vendin e dyte e ka fituar kengetari Pirro ako
kurse ne vend te trete serish nje duet Rozana Radi dhe Ramadan Krasniqi.
Per Pirro akon ishte nje fitore e dyfishte pasi
ai ishte dhe kompozitori i kenges fituese.
Si asnjehere tjeter me pare votimi i kengetareve
per njeri-tjetrin u be publik i hapur dhe te gjithe mes tyre mesuan se sa
vota kishte dhene gjithsecili.
Festivali u drejtua nga producenti i tij Ardit
Gjebrea dhe tre vajza te huaja.
Dy netet pararendese te Kenges Magjike nuk
ishin vetem nje gare kengesh e artistesh te muzikes shqiptare por edhe nje
festival i denje e konkurrues me ato qe shohim ne te gjitha skenat
nderkombetare.
Ne skene u ngjiten kengetare te afirmuar nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia.
Ajo qe ra ne sy ishin performancat e tyre te kuruara ne detaje.
Elementet artistike si koreografia e kostumet
ishin gjithashtu pjese te rendesishme te mozaikut perfekt te Kenges Magjike.
Nje zgjedhje e vecante ishte ajo e kengetares Eranda Libohova e cila
interpretoi e veshur me nje kostum tradicional te zones se Zadrimes.
Mes finales se madhe nata e dyte e Kenges Magjike ka qene edhe me emocionuese
si per publikun por edhe per vete artistet.
Pas perfundimit te nates se dyte kengetaret jane njohur me 10 finalistet.
Ndersa sonte ne finalen e madhe vete artistet shpallen votimet per kengen me
te mire te ketij edicioni.