Për këtë javë Beni nuk do të nominohet e as do të nominoj, sepse
ai ka imunitet jo vetëm gjatë nominimeve, por edhe në çdo gjë që ai nuk
do ta bëjë brenda kësaj jave. Kurse në nominim për këtë javë do të jenë
Meda, Fitorja, Qëndrimi dhe Erlinda.
Shou i së shtunës pati shumë surpriza, një ndër to ishte edhe
hyrja e dy këngëtareve të mirënjohura Tuna dhe Rrezarta Shkurtës, hynë
në “Shpij”, duke i befasuar të gjithë mysafirët e “Shpisë”. Kurse,
mysafirët e “Shpisë”, ju falënderuar dy këngëtarëve që hynë në “Shpij”.
Në vazhdim tq qëndrimit të dy këngëtareve të talentuara dhe mjaftë të
njohura spektakli u shtua më shumë, ku Erlinda vallëzoi me këngën e
Tunës “Çao maço man”, po ashtu Erlinda vallëzoi edhe në një këngë të
Rrezartës.
Ndërkaq, pastaj Rrezarta mysafirëve ju bëri disa numra me letra. Por,
gjatë disa minutave që qëndruan në “Shpij”, dy këngëtarët sollën një
atmosferë shumë të mirë, sidomos kur Fadili e mori kitarën dhe bashkë me
Tunën dhe Shkurtën kënduan një këngë anglisht që ishte edhe kulmi i
natës së sotme. Dy këngëtarët gjatë kur dolën me vete e morën edhe të
eliminuarën e natës së sotme Majlindën.
Nata e sotme ishte më emocionuese se sa netët e tjera, sepse
“Zoti i Shpisë”, kishe vendosur që të eliminuarin e javës të merrej vesh
që në fillim të spektaklit. Dhe natyrisht se kjo formë ishte shumë
emocionuese, jo vetëm nga vetë mysafirët e “Shpisë”, por edhe nga
publiku.
Në fund pas gjithë këtyre emocioneve nga “Shpija”, e Kosovë u
eliminua Majlinda, e cila u votua më pak se mysafirët tjerë, me gjithsej
4.58 % të votave të publikut që ishin vota të pamjaftueshme që ajo të
vazhdojë më tutje garën.
Kurse, në nominim për këtë javë ishin Qëndrimi, Majlinda, Fadili,
Fitorja dhe Beni (23.01.2010)
“Kur
e kuptuan se jam në lidhje dashurie me një nigerian të gjithë ishin
kundërt, por edhe rrethi familjar nuk ka dashur të më shoh. Deri në
kohën kur unë e kam dërguar djalin te babai i vet nuk më kanë folur
disa të afërmit e mi, dhe kur shkoja mysafire më kanë shikuar gjithmonë
me një sy tjetër. Unë besoj në Zot dhe e di se ai më ka ndihmuar. Unë
kam përjetuar shumë gjëra të mira dhe të këqija, por Zoti më ka
ndihmuar dhe nuk më ka lënë asnjëherë të vuaj”, thotë Fitorja.
“Kosova Sot”: Mund të na tregoni më hollësisht si jeni takuar me ish burrin tuaj nigerian?
Fitore Bunjaku
: Për herë të parë jemi takuar në kompaninë e sigurimeve ku kam punuar
unë. Në atë kohë sa punoja në kompaninë e sigurimit erdhi ky ish burri
im tash dhe kërkonte banesë me qira. Unë i thash se nuk di a ka këndej
banesa e qira, por po ua thirri vëllain tim. E thirra vëllain, i cili
me shokët e vet ia ka gjet banesën. Shoqëria jonë filloj pikërisht këtu
dhe ka ardhur çdo mëngjes në zyrën tonë të punës për të pirë kafe.
Pastaj ma solli një telefon dhuratë, dhe pas kësaj ai më ka thënë “a ke
qejf të dalësh jashtë Kosovës”, dhe unë si e re kam lakmuar të dal
jashtë me qëllim që ta rregulloj jetën time, kështu ma ka marr mendja
mua. Pas kësaj ai ma solli aplikacionin e plotësove dhe ai dhashë.
Pastaj shkova në Ambasadë të Zvicrës, por nuk ma dhanë vizën. Pas një
kohe atij iu ndërrua puna dhe e transferuan në Prishtinë, ku ushtronte
punën e kolonelit. Këtu mori një banesë me qira në Fushë Kosovë, dhe
unë ndërkohë kam shkuar te ai në banesë dhe aty ka nisur gjithçka. Unë
për vete jam krenare që e kam një fëmijë dhe nuk pendohem aspak, por
për herën tjetër duhet të kem kujdes se si të veproj dhe çka jam duke
bërë.
“Kosova Sot”: Në fakt ju keni rënë në dashuri me të apo keni shprehur se do t’ju ndihmoj të dilni jashtë Kosovës?
Fitore Bunjaku
: Unë kur kam menduar të dal jashtë shtetit kam menduar të dal pa të
dhe të mos e vazhdoj më lidhjen. Ai në fillim më ka konsideruar si
motër dhe më ka thënë motër vazhdimisht. Disa herë ka ardhur edhe te
familja ime, sepse na ka herë pas here. Gjatë krishtlindjes të vitit
2003 na ka ftuar të gjithëve si familje dhe shoqërinë dhe e kemi
festuar të gjithë së bashku Krishtlindjet.
“Kosova Sot”: Si e ka pritur familja jote këtë lidhje?
Fitore Bunjaku
: Nuk e ka pritur mirë dhe asnjë familje nuk do ta priste mirë. Sepse
kemi shumë gjëra të ndryshme, sepse po të ishte nga Evropa nuk do të
kisha kaq probleme, por ky është nga Nigeria dhe këtu ka lindur
problemi.
“Kosova Sot”: Si reagove kur e kuptove se je shtatzënë?
Fitore Bunjaku
: Jam frikësuar shumë prej prindërve, sepse prindërit e mi e kanë ditur
se unë jam duke punuar te ai në Prishtinë, por nuk e kanë ditur se unë
kam një lidhje me të. Kur kam shkruar në vikendet në shtëpi nëna ime më
thoshte “çka ke kështu, më duket se je plotësuar mos ka diçka”, unë
natyrisht i thosha jo asgjë nuk kam. Por, nëna ime e vërejti se mu
shtua apetiti. Kur e kuptuan se jam në lidhje dashurie me një nigerian
të gjithë ishin kundërt, por edhe rrethi familjar nuk ka dashur të më
shoh. Deri në kohën kur unë e kam dërguar djalin te babai i vet nuk më
kanë folur disa të afërmit e mi, dhe kur shkoja mysafire më kanë
shikuar gjithmonë me një sy tjetër. Unë besoj në Zot dhe e di se ai më
ka ndihmuar. Unë kam përjetuar shumë gjëra të mira dhe të këqija, por
Zoti më ka ndihmuar dhe nuk më ka lënë asnjëherë të vuaj.
“Kosova Sot”: Sa kohë keni jetuar me ish burrin tuaj pas lindjes së djalit tuaj?
Fitore Bunjaku
: Gjatë lindjes ka qenë këtu dhe dy javë pas lindjes së djalit ka
shkuar në vendin e vet dhe atë kohë më kujtohet si sot ai m’i ka lënë
70 euro. Pas dy jave ka shkuar dhe për një kohë nuk m’u ka lajmëruar.
Në fakt ai më ka gënjyer mua, nuk më ka treguar se do të shkojë në
Nigeri, por më ka thënë do të shkojë në Austri për t’i marrë vizat për
të gjithë ne, por më nuk u kthye. Por, pasi shkojë ai familja ime më ka
përkrahur shumë në çdo aspket dhe nuk do t’ua harrojë kurrë. Tetë muaj
ditë ish burri nuk më lajmëruar hiq, dhe pas asaj kohe vendosa dhe
shkova ne UNMIK për t’ju thënë se më ka lënë shumë keq, sepse edhe
familja ime kishte mundur të më qes jashtë, por ata më mirëkuptuan. Tre
vjet e gjysmë nuk kam pasur asnjë ndihmë prej tyre, në kohën kur djali
i ka bërë dy vjet UNMIK më ka ndihmuar që t’i rregulloj letrat për të
marrë social. Pas shkuarjes në UNMIK, ata ma kanë zvarrit punën, sepse
ka qenë mjaftë problem për ta gjetur atë njeri, dhe deri sa e kanë
zbuluar ka shkuar shumë kohë. Por, një sigurim amerikan më ka ndihmuar
shumë, ai e ka gjetur një komandant nigerian ia ka dhënë të gjitha të
dhënat e atij. Pasi e gjetëm atë ai çdo muaj mi ka dërguar nga 200 dhe
300 dollarë. Dhe prej aty vendosa që djalin t’ia dërgoj babait të vetë,
sepse këtu heq shumë, jo për të hëngër, por prej rrethit dhe për një
shtyp.
“Kosova Sot”: Po si e priti ish burri i juaj lajmin se ju do t’ia dërgoni djalin në Nigeri?
Fitore Bunjaku
: E priti mirë, sepse është i tij. Në fillim nuk e pranoj me pretekst
se nuk ka se si ta rris, ai e ka pritur deri sa të rritet pak Leonardi.
Djali sa ka qenë këtu ka ditur të flas shumë mirë shqip, por tash nuk e
kupton fare shqipen.
“Kosova Sot”: A kontakton shpesh me djalin?
Fitore Bunjaku
: Ka disa muaj që nuk kam kontaktuar me të, sepse është në shkollë dhe
gjithë kohën e kalon në shkollë. Më herët kam kontaktuar, por tash nuk
mund të kontaktoj me të anglisht, sepse unë se di anglishten, dhe ai
gjithë kohën kur flet me mua “yes, yes”.
“Kosova Sot”: Pas kësaj historie që keni pasur ju, pse vendoset ta bëni publike pikërisht në një reality shou?
Fitore Bunjaku:
Qëllimi kryesor që hyrë në “Shpij”, është që t’i fitoj paratë, tjetra
është se është një shou shumë i mirë. Këtu kam ardhur të bëj lojë.
Prandaj, edhe në këtë shou desha ta bëjë publike historinë time për ta
para se si reagon shoqëria jonë, por nga ajo që pash dua të them se ne
ende nuk jemi pjekur si shoqëri dhe mendojmë si në kohët e kaluara.
“Kosova Sot”: Kur do të dilni nga këtu dhe nëse rastësisht e takoni Metin në rrugë a do të flisni me të, pra si do të reagoni?
Fitore Bunjaku
: Nuk e besoj se do t’i flas ndonjëherë atij njeriu, sepse më ka ofenduar shumë dhe më ka prekur shumë në zemër.
Intervista është marrë prej gazetës “Kosova Sot”
“Zoti
i Shpisë”, kishte bërë një përmbledhje për mysafiren Erlindën, e cila
shquhet për vallëzimin e saj, për të cilën gjë gjithmonë ka marrë
lëvdata.
Kurse, Xheraldina Vula nga RTV 21 tha se Erlinda ka fytyrë
televizive, dhe po ashtu vallëzon mirë. Xheri tha disa fjalë edhe për
Metin, ku u shpreh se Meti e ka dëshpëruar me sjelljet e tij që ka
treguar ditët e fundit para se të përjashtohet. Pas disa komenteve që
bëri Xheri rreth mysafirëve ajo zbuloi befasinë për Erlindën.
Afërdita Saraçini-Kelmendi, drejtoreshë e përgjithshme e RTV 21
kishte marrë vendim që e lexoi Xheri që Erlinda të jetë në të ardhmen
në korin e vallëzimit të RTV 21 dhe do të trajtohet si punëtore e RTV
21.
Meda nga Gjermani banor i ri !
Nje djalosh 37 vjeqar nga Kelni i Gjermanis Meda esht banori i fundit i ri per ket edicion ne Shpija e Kosoves. Me profesion tregtare, dhe me senc humori dhe talent per vallezim, hyri sonte ne Shpi
Musa eliminohet nga shpija !
me 9,39 % te votave u eliminue banori Musa ! 17.01.2010
Meti përjashtohet sërish nga Shpija !
Meti është shprehur me disa fjalë të ultë ndaj Fitores, duke
thënë “a nuk ka pas shqiptarë hiq që ke shkuar me të huaj”, dhe me
fjalë të tjera ofenduese “ku e ke lënë zezakun e vogël”.
14.01.2010 ora 22:00
Njëri nga mysafirët më problematik të “Shpisë”, Meti u përjashtua
sërish nga “Shpija”. Meti u përjashtua nga “Zoti i Shpisë”, për shkak
të fyerjeve dhe kacafytjeve që pati me mysafiren e re, Fitore Bunjakun.
Kjo zënkë erdhi pas një debati midis Metit dhe Fitores, i cili debat u
banalizua me fyerje, sharje dhe kërcime të drejtuar njëri-tjetri. “Zoti
i Shpisë”, këtë gjë nuk e toleroi dhe e përjashtoi prapë Metin.
Meti kur u rikthye në “Shpij”, i ka pasur të qarta rregullat që
duhet t’i ndjek, por si duke ai nuk arriti tu bindet rregullave dhe si
pasojë e kësaj ai u përjashtua për herë të dytë radhazi. Rregullat e
“Zotit të Shpisë”, janë shumë të qarta, askush nuk guxon ta fyej dikë
në baza racore, kombëtare etj. Meti si duket këto gjëra nuk i pati
parasysh dhe e ofendonte Fitoren për lidhjen e saj martesore që ka
pasur me një nigerian, dhe shpesh herë këto debate kanë kaluar në
banalitet, ku Meti është shprehur me disa fjalë të ultë ndaj Fitores,
duke thënë “a nuk ka pas shqiptarë hiq që ke shkuar me të huaj”, dhe me
fjalë të tjera ofenduese “ku e ke lënë zezakun e vogël”. Natyrisht se
këto fjalë cenojnë dinjitetin e çdo njeriu, prandaj “Zoti i Shpisë”, ka
vepruar drejtë duke ia treguar derën e përjashtimit për herë të dytë
Metit. Por, as as Fitorja nuk ia ka lënë mangët fyerjet duke i thënë
Metiti “ma mirë që unë e di ku e kam djalin, se sa ti që nuk e di ku e
ke çeken”. Me këtë rast “Zoti i Shpisë”, Fitoren e ka dërguar në
nominim për këtë javë. Duhet thënë se ditët e fundit debatet janë
shtuar dukshëm në “Shpij”, dhe si pasojë e kësaj nganjëherë ka edhe
fyerje që është normale për këtë format televiziv. Mirëpo, mysafirët
duhet të jenë të matur që të mos e fyejnë askënd, për arsye se
gjithkush ka të drejtë të veprojë ashtu si ai dëshiron në jetën e tij.
Ajo nga martesa që ka pasur me nigerianin ka lindur djalin
Leonardin, me të cilin ka jetuar për tre vjet e gjysmë, por për shkaqe
matriale është detyruar që djalin t’ia jap ish burrit të saj nigerian.
Sot Leonardi, jeton ne babain e tij në qytetin e Nigerisë të quajtur
Legos.
Mysafirja e “Shpisë”, Fitore Bunjaku ka historinë me të veçantë në
krahasim me mysafirët e tjerë të “Shpisë”. Fitorja para disa vjetësh ka
rënë në dashuri me një nigerian dhe si pasojë e kësaj dashurie ka
lindur edhe djali i saj, Leonardi, i cili tash është rreth pesë vjeçar
dhe jeton me babain e tij në qytetin Legos të Nigerisë. Por,
siç tregojë edhe vetë Fitorja në disa debate që pati me Qëndrimin, ku
tha se ajo me djalin e saj, Leonardin ka jetuar tre vjet e gjysmë, por
për shkak të kushteve të rënda ekonomike është dashur që djalin e t’ia
jap burrit të saj. Fitorja në “Shpij”, ka hyrë me një qëllim të caktuar
t’i fitojë 24 mijë euro dhe ta kthejë djalin e saj në Kosovë. Në debate
të shumta që bëri me Qëndrimin, ky i fundit assesi nuk arrinte ta
kuptonte pse Fitorja nuk ka këmbëngulur më shumë për ta mbajtur afër
vetes djalit, duke i thënë se ka shumë alternativa për të gjetur
ndihmë. Mirëpo, Fitorja këmbëngulte se me një ndihmë sociale prej 20
eurosh ajo nuk ka mundur ta rris djalin, prandaj edhe është detyruar që
djalin e tij t’ia jap ish të dashurit. Fitorja tash shpreson se po të
dal fitues në këtë reality shou, ajo do të ketë mundësi që ta rikthejë
djalin e saj në Kosovë.
E para ishte Fitorja Bunjaku nga Gjilani, e cila është 26 vjeçare
dhe e cila në krahasim nga banorët tjerë ajo në këtë mbrëmje ishte
veshur me një fustan ku ishte i qëndisur flamuri i Kosovës.
Ndërkaq, të gjithë të afërmit e Jehonës në klipin e saj prezantues
thanë se Jehona është një vajzë që është energjike dhe e cila mund të
sjellë shumë gjëra interesante në “Shpijnë”, e Kosovës. Së
paku të afërmit e Jehonës shpresonin se ajo do të shkojë deri në
finale, por për këtë do të shohim në javët në vijim se çka do të jep
kjo mysafire e re e “Shpisë.
Kurse, mysafirja e dytë është Majlinda Krasniqi është 22 vjeçare dhe
vjen nga Prishtina. Familjarët e Majlindës në klipin e saj thanë së ajo
është një vajzë energjike, di të bëjë debate dhe përshtatet mirë me të
gjithë njerëzit. 09.01.2010
Në eliminimin e dytë, apo eliminimin që “Zoti i Shpisë”, e kishte
organizuar në natën e spektaklit doli edhe Zigridi, i cili nuk arriti
të marrë vota të mjaftueshme për ta vazhduar lojën në “Shpinë”, e
Kosovës dhe kështu pas Sarandës edhe Zigridi ishte i eliminuari i kësaj
nate me 6.07 % të votave. Zigridi menjëherë pas daljes u shpreh se ai
ka dalë pak herët dhe nuk e ka pritur që të eliminohet tash. 09.01.2010
Saranda ishte e eliminuara e parë e kësaj “Shpije”, e cila
ishte më pak e votuara këtë javë dhe si pasojë e kësaj ajo tash e tutje
do ta vazhdojë jetën e saj jashtë “Shpisë”, së Kosovës.
Të dominuar ishin Meti, Zigridi, Erlinda dhe Saranda, kurse i
eliminuari i parë i kësaj të shtune ishte Saranda, e cila në një çfarë
forme e kishte pritur eliminimin dhe kosovarët e dëgjuan dëshirën e saj
duke mos e votuar dhe si pasojë e kësaj ajo u deshtë ta lëshojë
shtëpinë e Kosovës pas gjashtë javësh qëndrim dhe të vazhdojë jetën e
saj jashtë “Shpisë”.
Kurse, ajo zgjodhi Metin dhe Qëndrimin për ta përcjellë deri te dera
nga e cila para disa javësh hyri dhe tash doli krenare, sepse “Tring
Tv”, do ta financojë operacionin e saj në një klinikë jashtë Kosovës,
në Itali apo Francë. Duhet thënë se Saranda edhe pse e humbi garën, ajo
fitoj një betejën.09.01.2010
Shou
“Shpija”, sonte nisi me një këngë të përgatitur nga vetë banorët, të
cilët këtë këngën ia ishin kushtuar të gjithë shikuesve të këtij shou
mjaftë të ndjekur. Kjo këngë që na fillimi dha atmosferë shumë të mirë
te spektatori në sallë, por edhe te mijëra shikues anembanë Kosovës dhe
jashtë saj.
Pastaj u dha një klip javor ku u panë momentet më interesante të një
javë shumë të ngjeshur me aktivitete të ndryshme, pastaj këto angazhime
të banorëve u intensifikuan për festën e Krishtlindjes, ku të gjithë u
bën bashkë për ta përgatitur sa më mirë këtë festë. Kurse edhe këtë
javë kojshi të banorëve ishin Shuki, i cili është i përhershëm, dhe
drejtoresha e teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha. Kurse,
banori më punëtor i kësaj javë u shpall Fadili. Ndërkaq kryepunëtor i
javë do të jetë Qëndrimi, mysfari i cili hyni javën e kaluar.
Arjeta më pak e votuar me 3.93 %
Pa dyshim me momenti më emocional ishte dhënia e vendimit për të
eliminuarin e radhës. Nga nëntë të nominuarit që ishin për këtë javë në
fund mbeten dy vajzat Jehona dhe Arjeta, si dy më të votuarat për t’u
larguar në “Shpija”. Në fund emri i të eliminuarës u tha, e ajo ishte
Arjeta. Këtë më së keqi e përjetoi Jehona, e cila minuta të tëra nuk
arriti t’i ndalonte lotët. Kurse Arjeta e zgjodhi Zigridin për ta
përcjellë deri te dera. Kurse kosovarët për Arjetën kishin votuar vetëm
3.93 %, të votave, që ishte banorja më pak e votuara.
Muhamed Zeqiri - Meti - Kthehet ne Shtepi !!!
Me ane te votimeve SMS se a deshironi qe banori i perjashtuar Meti te kthehet ne Shtepi ,
mbi 89,31 % votuan PO kurse kunder JO ishin 10.69 % !
Nga sot (26.12. 2009) Meti u kthye ne Shtepi !!! (Nje vendim jashte çdo redulle !)Barbarizmat e “Shpijes...”
Agim Muhaxheri (Telegrafi)
Shfaqja e "Shpijes
së Kosovës" po vazhdon. Ajo ka hyrë në javën e katërt. Një javë pas
qëndrimit doli Armend Zymberi. Për shkak të "shkeljes së rregullave"
Muhamed Zeqiri - Meti mori "kartonin e kuq". "Shpija..." sikur i ra
pishmanit, shprehu keqardhje ndaj këtij lojtari që të tjerëve ua "hante
shpirtin", la mundësinë që sërish për të të votohet. Për shkak të
numrit të vogël të votave Suzana Tahiri - "Manekinja" u përshëndet me
këtë spektakël.
Aktorit Kushtrim Sheremetit i shkoi puna huq, ngase "nxënësja" e tij
Erlinda (Shatvica) ra në provim. Nuk i deklamoi si duhet vargjet e
Gjergj Fishtës. Jashtë 'zgafellës', i pyetur se cili është opinioni i
Metit, ky i dha njësh Erlindes, përdori shprehjen "katastrofë", pastaj
ndërroi mendjen, shtoi se po bën shaka, për të mos e thyer ish -
"cimerën".
Opinionistja Xheraldina Vula ka simpati ndaj Metit. Për të tha se është
"shyhreti i shpijes". Opinionisti i rregullt - Shuki është i "pa
pardon", banorëve u lëshon nga një "grusht miza".
Garuesit e bëjnë lojën, aktrojnë, herë tregohen vetvetja, herë shtiren,
herë derdhin lot, kur s'duhet të derdhin. Loja është lojë, kush është
"më i forti", më i mençuri - fiton. Këta kanë një përparësi, kur të
dalin nga "Shpija..." bëhen të popullarizuar, të tjerëve u japin
autografe.
"Hajde shaci, hajde...". Me këto fjalë e pritën banorin e ri,
"zviceranin", 27 vjeçarin Qëndrim Jonuzin, i njohur si "Xheri". Ai i
përngjan boksierit Luan Krasniqit. Lihej përshtypja se "Xheri" është i
shoqërueshëm, komunikativ, madje edhe inteligjent, ngase që në start u
dëshmua se është i hapur dhe e pranon lojën.
Shumë punë i shkojnë për dore Fadilit. Ai është "inxhinieri" i
"Shpijes...". I bie mirë kitarës, ka sens për muzikë, kërcen si mbreti
i muzikës pop, Michael Jacksoni. Fadili, i cili ka shëtitur në vende të
ndryshme të Evropës, përmend përvojën e tij, u jep këshilla "cimërëve"
se kjo punë bëhet kështu, jo ashtu...
Shikuesit, kush më shumë e kush më pak, janë familjarizuar me këta
banorë, veprimet e të cilëve në 'zgafellë" ndiqet nga kamerat e TV 21
popullore, ditën e natën.
Debatet për dashurinë, drogën, alkoolizmin... ishin shterpe. Saranda
Hoda - "Sasa", 18 vjeçare, dhe të tjerët, nuk po arrijnë ta gjejnë
vetën me këto tema. Arbeni i "Radio Dukagjinit", djaloshi i pashëm, i
cili të tjerëve mund "t'ua ha petullat" sikur nuk po hapet. Loja e
banorëve , me disa "ndërskamca", kryesisht është e qetë, nuk ia
"prishin" njëri tjetrit.
Nëse në emisionet televizive, të këtij formati, nuk bëhet "lufta e
nxehtë", shikuesit e humbin durimin. Maestro i emisioneve televizive
italiane, sidomos i atij "Porta", Bruno Vespa në intervistën për
"Opinionin" e TV Klanit pati thënë se shikuesit i kanë në qejf
polemikat e ashpra. Madje, në njërën nga pyetjet e drejtuesit të
"Opinionit", Blendi Fevziu, Vespa qe shprehur se "incidentet" i japin
gjallëri emisionit.
Banorët e SHK përdorin gjuhën e "kullerave", por edhe atë të
internetit. Tregohen ' kursimtarë ', bëjnë "ekonomizimin" e fjalëve të
tipit: OK, Flm. Klm, Tung... Ndërkaq, e kanë pikë të dobët përdorimin e
fjalëve a shprehjeve të huaja, sidomos të gjuhës serbishte. Murit i
thonë "zid", shakasë - "zezat, zajebat", shtyllës - "stub", ngjitësit -
"lepak"... Barbarizmat e këtilla e lëndojnë gjuhën. Kjo s'është
"cikërrimë", apo jo. Andaj, nuk thuhet më kot: Çka piqet, vështirë
hiqet.
Drejtuesi i spektaklit televiziv Gent Efendia, të shtunave, banorëve të
SHK u drejtohet: Hyn në 'shpajz"... (aludon në dhomën e rrëfimeve).
Fjalën "shpajz" nuk e gjejmë as në fjalorët e gjuhës sonë, as në atë të
serbishtes. Kjo fjalë nënkupton kthinën, hapësirën e ngushtë në të
cilën vendosen zarzavatet, turshitë... Andaj, do të ishte qesharake që
garuesit e spektaklit të rrëfehen nga "dhoma e turshive"!
Gjeneratat e reja s' flasin serbisht, nuk e dinë këtë gjuhë, më tepër e
flasin anglishten. Kur nga ta dëgjon barbarizmat, shprehjen "mos u
zezat" ("mos bën shaka, hajgare..."), kjo të bën të qeshesh. Në një
mënyrë, ata imitojnë etërit e tyre... Më kujtohet pas luftës, nëse
ndokush bënte ndonjë lapsus, përdorte fjalë serbe, detyrohej t'i
qeraste shoqëruesit e tij në vlerë të 10 markave gjermane...Kjo "gjobë"
duhet të 'aplikohet' edhe në "Shpijen e Kosovës".
Shprehjet "tallava" janë pasojë e mosleximit. Sikur ka rënë interesimi
për librin. Të rinjtë, ka përjashtim, pak lexojnë libra, për të mos
thënë gazeta, më tepër janë të dhënë pas internetit. Nëse nuk "preket"
libri apo gazeta, vështirë se mund të kompensohet dija përmes
internetit, këtë e thonë edhe ekspertët në emisionet e ndryshme
televizive.
Poeti e studiuesi Agim Vinca në një intervistë për emisionin "Deja vu"
të kanalit televiziv Top Channel ditë më parë vuri në pah se studentët
e Universitetit të Prishtinës pak po i kushtojnë rëndësi kulturës
gjuhësore. Drejtuesit të këtij emisioni Mustafa Nanos, Vinca i tërhoqi
vëmendjen se në Tiranë ka parë revista e gazeta, në të cilat, në vend
të zanores sonë ë, përdoret germa e..., shprehu habinë ai.
Ka shumë tema me të cilat duhet të rreken banorët e "Shpijes...". Të
flitet për rregullat e mirësjelljes - bontonit, Kanunin e Lekë
Dukagjinit, mikëpritjen shqiptare...Në popull thuhet: Mysafirit mund
t'i qitësh përpara edhe dashin në hell, por nëse i mban çehre, të ka
shkue mundi huq. Zonja e shtëpisë, e detyruar nga burri i saj, i pjekë
petulla mysafirit, nuk i jep çehre atij. Mysafiri i tërheq vëmendjen
asaj: Oj zonjë, lëri petullat, ngriti vetullat... Kjo sentencë është e
njohur tek shqiptarët.
"Shpija e Kosovës" është shndërruar në një "ekspozitë", vërehen
mbishkrimet e shumë firmave. Kjo të kujton rrethojat e stadiumeve
futbollistike. Veprohet kësisoj për t'u hy në hatër donatorëve,
biznesmenëve të cilët i kanë "tha paret" për këtë punë. Madje,
drejtuesi i këtij spektakli Gent Efendia tërheq vëmendjen:"Për veshjen
time është kujdesur....".
Nëse patjetër duhet të përmenden donatorët, TV 21 popullore le t'i
rendit emrat e tyre pas regjisorëve, kameramanëve, ndriçuesve..
Dallimi ndërmjet "Big Brother" ("Vëllai i madh") të Shqipërisë dhe
këtij të "Shpijes së Kosovës, është se këtu s' flitet "me gramatikë",
por në dialektin gegë. Hiq barbarizmat, mund të na kenë zili edhe
shkodranët.
25 Dhjetor 2009
“Zoti i Shpisë”, kësaj radhe Albulena Gjinajt i bëri një
befasi shumë të mirë. Ajo pas pesë javësh qëndrimi në “Shpi”, pati
mundësi ta shoh babain dhe shoqen e saj më të ngushtë. Sot banorët e
“Shpisë”, festuan edhe festën e Krishtlindjes, me ç’rast të gjithë
banorët uruan besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Sot në shtëpinë e Kosovës pati një atmosferë shumë të mirë, sepse
ishte nata e krishtlindjes dhe të gjithë banorët ishin mjaftë të
angazhuar për këtë festë. Njëra nga banoret e “Shpisë”, Albulena Gjinaj
i përket fesë katolike dhe për të ishte përgatitur një befasi nga “Zoti
i Shpisë”, ku në “Shpij”, kishte futur babanë e Albulenës dhe shoqen më
të ngushtë të saj, të cilët për disa orë të tëra qëndruan në shtëpinë e
Kosovës, me ç’rast babai i Albulenës u ndihmojë banorëve rreth
përgatitjes së darkës. Me këtë befasi u duk qartë se Albulenës iu bë
shumë qejfi për këtë befasi, e sidomos kur dihet se pikërisht për
festën e Krishtlindjes asaj ju realizua dëshira që t’i takojë të
afërmit e saj, sepse për thuajse pesë javë ajo nuk ka takuar askënd të
familjes.
Me këtë rast të gjithë banorët me anë të një letre, të cilën e
kishin përgatitur më herët uruan të gjithë besimtarët krishterë për
festën e Krishtlindjes.
Fjalimi i Zigridit ishte shumë prekëse, sepse u vërejt qartë se ai
është mërzitur shumë për djalin e tij të vogël. Po ashtu edhe fjalimi i
Sasës ishte tepër emocionues dhe me shumë lot. Ajo në letrën e saj e
përshëndeti edhe nënën e saj biologjike, e cila e ka braktisur që nga
mosha dy vjeçare, por siç thuhet zemra kurrë nuk e harron nënën e saj.
Po ashtu Sasa falendëroj me gjithë qenien e saj njerkën e saj, e cila e
ka rritur dhe asnjëherë nuk ka bërë dallime, sepse ajo gjithmonë e ka
konsideruar Sasën si vajzën e saj.
24 Dhjetor 2009
Siq edhe pritej tani janë krijuar grupe brenda Shpis te cilat mbeshtesin njëra tjetren.
Kete mund ta vrejm te vajzat ku Lena,Jehona dhe Arjeta kan krijuar një grup ku u kunderpergjigjen grupit te Sases dhe Erlindes.
Po ashtu ka shume grindja mes ketyre grupeve sa qe kan arritur qe te mos flasin njera me tjetren,
mbase asnjera nga grupet e vajzave smund ta duroj njera tjetren.Ato
flasin shume rrall me njera tjetren.Lena,Jehona, Arjeta gjykojn
Saranden dhe Erlinden
per mos mirembajten e dhomes si duhet ,ku njera nder arsyet eshte se rrobat e tyre gjenden gjithmon ne dysheme.
Presim qe loja brenda Shpis të behet me e nxeht edhe pse jo te mos krijohen grupacione edhe nga mashkujt e Shpis.
A ka ma mire se n’Shpi ?
23 Dhjetor 2009 Banoret dje kan qendruar deri vone zgjuar, kishin per detyre qe ti
rregullonin disa pjese te bredhit, Banoret dje e perfunduan po thuajse
te gjithe punen, I zoti i shtepis i kishte derguar banoreve nje bredh
te madh ku ata e kishin stolisur, Poashtu i zoti i shtepis i kishte
derguar edhe disa pjese te vogla te bredhit ku banoret duheshin ti
stolisnin, Ata ato pjese i stolisen me zbukurime drita etj..
Ndersa sot i ka mbetur edhe disa pjese te tjera, Dhe per ta stolisur nje bredh te madh per oborr.
Permbledhje nga Nata e katert “Shpija e Kosoves”
Nata e katërt e Shpis së Kosovës filloj me plot befasi. Në fillim
ishte përmbledhje javore ku kishte ngjarje trishtuese por edhe argetime
provat e javes etj.Njëra ndër ngjarjet më prekse ishte largimi i Metit
nga Shpija e Kosoves këtë javë që përfundoj me të qara nga banorët
brenda shpis.Arsyet e largimit të Metit ishin mos rrespektimi i
rregullave, ofendimi i banoreve tjere, dhe perdorja e fjaleve banale.
Kojshit sonte ishin Shuki si qdo javë dhe Xheraldina Vula drejtoresha e RTV 21.
Largimi nga Shpija
Nata e sontme ishte plot befasi duke filluar nga largimi , nominimet, provat e javes etj.
Personi që e la Shpin e Kosoves sonte ishte Suzana Tahiri ose shkurt Suzi me 3.86 % të votave dmth ishte me se paku e votuar.
Kryepuntori i javes ?
Edhe sonte kryepuntori i javes u zgjodh në të njejten mënyrë si në
javën e kaluar dmth me an të votimit. Kryepuntori i kësaj jave në vijim
do të jete Fadili i cili do merret me udheheqjen e banorëve qe ta
ndertojn shtepin.
Detyrat e javes
Njëra ndër detyrat e javës ka qen lyerja e mureve, zgjedhja e
tepihave etj. Vleresimi për këtë prove të javës ka qen i mire por ka
mujt edhe ma mire thot “Suzi” e cila i ndihmon banorët rreth dizajnimit
të Shpis. Për kete zoti i shpis i shton 2 produkte të reja ushqimore.
Prova tjetër e javës ishtes që Erlinda ta mësoj vjershën kushtuar
Gjuhës Shqipe përmendesh por ajo nuk e kishte mesuar të gjithen dhe
ngaterrohej rreth recitimit. Kjo prove u shpall e pa kaluar dhe denimi
ishte qe dy produktet qe u shtuan me heret tani hiqen.
Prova e tret ishte ndertimi i Shpis se Kosoves me nje format me te
vogel dhe sipas kojshive te Shpis prova eshte kaluar me sukses dhe me
kete u kthyen prap 2 produktet të cilat u shtuan dhe u hoqen 2 her ,
por me proven e tret banoret u ben prap me 2 produkte.
Një Banor i ri ?
Befasit nuk mbaruan i zoti i Shpis ka vendosur që sonte të hyj një
banorë i ri ai është Qendrim Jonuzi 27 vjeqar ka lindur ne Gjilan dhe
jeton në Zvicër, mund të thuhet gjithashtu se prezentimi i tij qe
fenomenal dhe me një të gjithë presim një “SHOW” nga ai.
Jeta e Benit
Interesante dhe prekse mund ta quajm një pjesë të përgatitur rreth
jetës së Benit , përvojes së tij në luftë që ishte vërtet e
mallengjyeshme. Po ashtu ishte interesant fakti se Beni nuk kishte
folur kurr brenda Shpis për jetën e tij , luften deri sa ata e zbuloj i
zoti i Shpis.
Nominimet
Kësaj jave nominimet shkuan më ndryshe banorët e shpis e nominuan
njëri tjetrin nga 2 her por vendimi se kush ishte i nominuar per kete
jave i takoj zotit te shpis.
Të nominuarit për kete jave jane të gjithe banorët e Shpis së Kosovës përveq Ekremit dhe banorit te sapohyr në Shpi Qendrimit.
Vizitore te nderuar qfare mendoni per naten e sontme , kush mendoni
qe do ta ler Shpin e Kosoves javen e ardhshme per me shume qendroni me
ne.
Vizitor te dashur, me keqeardhje ju njoftojm se njeri nder
personazhi me i pelqyer, me i drejteperdrejt dhe personazhi me i
zhurmeshem ne Reality Show Shpija, Meti prej sod nuk eshte me banoret
tek Shpija e Kosoves. Sod lajmin e largimit te tije e pruri aktori i
mirenjohur kosovar Kushtrimi (aktor tek seriali Spitali Ks) rreth ores
18. I zoti shpise kishte marre kete vendim duke marre parasysh sjelljet
e Muhamed Zeqiri (Metit) te cilat u cilesuan te pa venda, dhe shum te
ashpera.
Meti ishte i detyruar qe letren qe e kishte shkruar i zoti i
shtepise ta lexoje personalisht. Pas dhenies se lajmit e gjith shpija e
kosoves ra ne heshtje, dhe te gjith banoret filluan te qanin me te
madhe per daljen e Metit ne ate menyre. Njera nder banoret te cilen e
preku me se shumti dalja e Metit ishte Saranda e cila per rreth nje ore
nuk mundi te qetesohej. Gjithashtu edhe Erlinda dhe Suzana e ndjenin
vetin fajtore, dhe Suzana kerkoi qe te largohej edhe ajo nga shtepia
mirepo banoret e tjere i thane se ky gjest do ishte pa vend.
Meti para se te dilte i kerkoi falje te gjithe banoreve duke ju
thene se nuk kishte kunder asnjerit qellime te keqija, e gjith kjo
ishte vetem pjese e lojes se tije, e qe rrezulltoj si e gabuar.
Pas daljes se Metit, Musa dhe Erlinda i pregaditen garderoben e Metit
duke e paketuar. Njekohesishte banoret tjere shkruanin disa fjale per
Metin ne nje leter. Te gjitha keto ngjarje u shoqeruan me lote, me
britma e shume gjera tjera qe ishin mjaft te dhimbshme.
Shpresojm qe shpise se kosoves te mos i mungoj Meti, edhe pse kame
nje ndjenje qe ai do i mungoje as shume sa banoret tjere do te jene per
nje kohe te gjate te heshtur e te pikelluar per daljen e tije ne kete
menyre.
Posted December 16th, 2009
Armend Zymberi eshte i larguari i pare i Reality Show Shpija.
Sipas votave se kush do te deshironit te qendronte ne Shpin e Kosoves,
Armendi ishte ai i cili u kishte lene pershtypje me te vogel shikuesve
te Reality Show Shpija.
Armendi doli me 2.54% te votave, dhe keshtu ai eshte personi i pare qe heq dore nga shperblimi i madh prej 24 mije eurove.
Ne Armendi-te i deshirojme shum fate ne jeten e re qe ka nisur, dhe
shpresojm qe do te dije ta shfrytezoj mir at fame qe ka arritur ta
krijoj gjate qendrimit 1 javor tek Shpija e Kosoves.
Muhamedi sot eshte denuar nga i zoti i
shpis që ti pastroj te gjitha enet. Arsye pse ai eshte denuar ne kete
forme eshte sepse per shkak te fjaleve banale, Nese Meti e merr edhe
denimin e 2 , atehere ai automatikisht do dale nga Shpija e Kosoves bën
te ditur staffi i “Shpija e Kosoves”
Marte 8 dhjetor 2009
Pas largimit të papritur të Festim Ramadanit me urdhër të zotit të shpis tani ka hyrë një banorë
i ri. Ai është Fadil Dini vjen nga Prishtina 39 Vjeqar. Presim qe ky banorë i ri të sjell freski brenda Shpis së Kosovës.
Festim Ramadani largohet nga Shpija e Kosoves
Festim Ramadani
sipas vendimit te zotit të shpis është larguar nga Shpija e Kosoves për
arsye shëndetsore dhe për mos rrespektim të rregullave. Ndër to thuhet
se Festim Ramadani kishte komunikuar me njërin nga mysafirët fshehurazi
me an të letrave. Për më shumë presim te Shtunen e ardhshme se qka do
te ndodh pasi tani janë vetëm 12 banorë.
Dje me 28.11.2009 ne ora 20:08 Filloi Shpija e Kosoves,
Prezantuesi Gent Efendija, thjesht nuk ishte i gjalle per kete spektakel te madhe siq jemi mesuar me te famshmen moderatore Arbana Osmani ne BB Albania !
Shpija e Kosoves filloj por shume shume larg nga ajo e Big Brother Albania !
Gjitheashtu edhe Kamerat qe ishin ne Shtepi kishin nje kualitet shum te dobet,
Po te krahasohet Shpija e Kosoves me ate Big Brother Albania , Shpija e Kosoves ishte zero !
Prej fillimit ishte folur per 12 banor por njera nder
befasit qe na beri i zoti i shtëpise ishte qe ne shtëpi do hynin vetëm 6
banorë dhe ata janë :
Arjeta Morina – Arjeta
Arjeta Morina është 22 vjeçare, e lindur në Astrazup të Malishevës.
Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndersa gjimnazin në
Malishevë. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin Ekonomik në
Prishtinë.
Gjatë shkollës së mesme, Arjeta ka qenë anëtare e një organizate
joqeveritare, ndersa gjatë studimeve ajo ka punuar si arkatare në 3
qendra të ndryshme tregtare si dhe ka qënë promotere për disa kompani.
Arjeta thotë se ajo është e thjeshtë, altruiste, ambicioze, e shoqerueshme dhe e drejtë.
Dëshira më e madhe në jetë për Arjetën është te jetoj një jetë të lumtur familjare dhe të jetë pjesë e televizionit.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Arjeta fiton 24 mijë euro, ajo
është përgjigjur: “Të siguroj një jetë standarde për familjen time në
Prishtinë dhe te vazhdoj studimet.”
Albulena Gjinaj – Lena
Albulena Gjinaj është 20 vjeçare, e lindur në Pejë, ndërsa tani
jeton në Klinë. Shkollen fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në
Klinë, ndërsa tani vazhdon studimet në vitin e parë në Fakultetin
Ekonomik në Prishtinë.
Albulena thotë se ajo është shumë optimiste dhe kur fillon diqka ajo
mundohet që më të gjitha forcat t’i shkoj asaj pune deri në fund dhe ky
është dhe synimi i saj për reality shown Shpija.
Dëshira më e madhe në jetë për Albulenën është të ketë sukses në
Shpijën e Kosovës, pasi ajo i është përkushtuar më gjithë vullnetin e
saj dhe deshiron t’i shkon deri në fund, pra të fiton dhe çmimin
kryesor, si dhe të siguron një vend pune pasi të del nga Shpija.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Albulena fiton 24 mijë euro, ajo
është përgjigjur: Sëpari do të blej një makinë për veti, pastaj i kasha
rregullu standardet e jetës time dhe i kasha siguru paratë për studimet
e mia.
Zigrid Katroshi– Ziko
Zigrid Katroshi është 26 vjeçar, i lindur në Tiranë. Shkollen
fillore dhe te mesme i ka mbaruar në vendlindje, ndërsa studimet në
“Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit” i ka mbaruar në Prishtinë.
Aktualisht vijon studimet master në po të njejtin fakultet.
Zigridi ka punuar si kamarier dhe dj në disa lokale të njohura në
Prishtinë dhe Tiranë si: Irish Pub, Restaurant Samuraj, Restorant EX,
etj. Ai aktualisht punon si dj dhe bankier në Film City Bar në
Prishtinë.
Zigridit i pelqen t’i shoh gjërat ashtu siq janë dhe me një fjalë ai
është “realist”, pra nuk jeton në fantazi. Jeta i ka mësuar të ketë
besim tek vetja dhe se me pak punë arrihet gjithçka.
Dëshira më e madhe në jetë për Zigridin është të jetë i famshëm.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Zigridi fiton 24 mijë euro, ai është përgjigjur:
“Në rradhë të pare do të shkoj për një muaj pushime nëpër botë, se me
pelqejnë udhëtimet; ndërsa me paratë e mbetura do të mendohem se çfarë
do të bej me to.”
Saranda Hoda – Sasa
Saranda Hoda është 18 vjeçare, e lindur në Pejë. Shkollen fillore e
ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon mësimet në vitin e fundit
në shkollen e mesme.
Saranda aktualisht është udhëheqëse e një emisioni rinor në një radio lokale në qytetin e Pejës.
Saranda thotë se ajo është energjike, i pelqen shoqëria. Gjithashtu
ajo thotë se jeta e ka mesu me u ballafaqu me situata te ndryshme edhe
pse është e re në moshë; dhe në fund vetën e shoh si fituese e Shpisë
së Kosovës.
Dëshira më e madhe në jetë për Saranden është të realizon endërren e saj për shkollim dhe ngritje profesionale.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo
është përgjigjur: Do të financoj arsimimin tim si dhe do t’i shfrytëzoj
për të zgjidhur një problem shëndetësor.
Suzana Tahiri – Suzi
Suzana Tahiri është 18 vjeçare, e lindur në Vushtrri. Shkollen
fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon studimet në
shkollen ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë. Suzana ka pasur një kontratë pune me
agjencionin e modes “Gecijan” si fotomodele. Suzana thotë se ajo është
një femër sfiduese, e vetëdijshme për gjërat që i bënë dhe e gatshme
për të gjitha sfidat dhe barrierat në jetë. Dëshira më e madhe në jetë për Suzanën është të ketë një jetë
familjare të qetë dhe pa probleme dhe të ketë sukses në karrierë dhe në
jetën e saj private. Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur:
T’I ndihmoj familjës time dhe t’iu tregoj atyre se di të menagjoj jetën
dhe që jam e gatshme të bëhëm e pavarur. Përkrahja morale nga familja
për sfiden e Shpisë është një hap i madh në jetën time por dhe fitorja
do të me sjell një ndryshim të madh në jetën time si në punë, karrierë
ashtu dhe në të ardhmen time, prandaj do të ballafaqohem dhe do të
mundohem që denjësisht ta përfaqësoj vetën time.

Erlinda Shtavica – Linda
Erlinda Shatvica është 19 vjeçare, e lindur në Gjakovë. Shkollen fillore dhe të mesme i ka mbaruar në vendlindje.
Erlinda thotë se ajo është tip pozitiv dhe që i pelqejnë gjërat që e bëjnë të ndihet mirë.
Dëshira më e madhe në jetë për Erlinden është të bëhët një stiliste e famshme, pasi ky profesion i përshtatet shumë asaj.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Erlinda fiton 24 mijë euro, ajo
është përgjigjur: Disa nga këto mendoj t’i dedikoj për bamirësi për të
varfërit e Rahovecit, ndërsa për te tjerat nuk kam vendosur akoma se ku
do t’i shpenzoj.
Kojshit e pare te shpijes do te jene Arjeta Emra dhe Shuki.
Te mos harrojm Gara për çmimin në vlerë 24 mijë euro do të zgjasë
deri më 27 shkurt të vitit të ardhshëm, po ashtu Shpija do transmetohet
drejtpërsëdrejti 24 orë 91 ditë me radhë në kanalin televiziv “21
popullore”, ndërsa përmbledhja e detajeve më interesante të ditës,
transmetohet çdo ditë prej orës 17:30 deri në orën 18:00 në
Televizionin 21, që është edhe sponsor medial i këtij spektakli.