|
|
Search Results: shik
Në
vijim po botojmë transkriptin e DVD-së, deklaratës së dhënë nga Nazim
Bllaca, vërtetësinë e së cilës dhe pohimet tha se i mbështeste me
përpikëri.  DVD-të janë shpërndarë për media nga deputetët Adem
Salihaj dhe Gani Geci, të cilët pavarësisht se thanë se ndihen të
kërcënuar nuk mund të ndalojnë që të mos dihet e vërteta, dhe se thanë
se këtë e bëjnë me shpresë se EULEX-i do të ndërhyjë. Në vijim është
rrëfimi i paprekur i dorasit Bllaca.
“Jam Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, komuna e Lipjnait. Jam i
lindur me 1.4.1972. Kam fakulteti e gjeografisë dhe kam punuar në
shkollën fillore Emin Duraka para luftë,s pas luftës kam punuar në
shkollën e fshatit tim. Kam qenë pjesëtarë i UÇK-së, nga fundi i
qershorit 1998 deri më 12 qershor 1999. Kam qenë i plagosur në tetor
1998 në një atentat në fshatin Godanc tek familja e Fatmir Qerimit. Ata
e kemi bërë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, me urdhër të
Komandantit të Zonës- Fatmir Limës. Pas luftës kam filluar të punoj si
arsimtar në shkollën fillore Kadri Deda në fshatin Ribar si arsimtar i
gjeografisë. Me të përfunduar lufta jam angazhuar në strukturën e
SHIK-ut, dhe prej asaj dite deri në vitin 2007, ku kam punuar afër në
strukturën e ekzekutimit që ka qenë shtyllë e veçantë e Azem Sylës,
Xhavit Halitit. Që nga qershorit i viti 1999 kur kam filluar të punojë
si anëtar i SHIK-ut, unë si Nazim Bllaca kam filluar kontaktet për herë
të parë me Ekrem Jasharin. Nuk e kam njohur, mirëpo nëpërmjet një shoku
të luftës i cili quhet Bekim Bytyçi nga Prishtina, që punon në Gjenevë,
është dhëndër i Sami Demakut. Ai nëpërmjet Ekrem Jasharit është ardhur
deri tek lidhja mes meje dhe Ekrem Jasharit dhe anëtarësimi im në SHIK.
E kam fjalën për fundin e qershorit 1999. Për herë të parë me një
person sikurse Azem Syla kam biseduar me Ekrem Jasharin në Lipjan dhe
nga ai moment jam kyçur ne radhët e SHIK-ut, si person i besuar dhe i
cili ka kontribuar në UCK. Vrasjen e parë pas luftës e kemi kryer me 15
qershor ora 9.00 në Varigovc komuna e Lipjanit. Viktima është Sali
Gashi. Atje kemi shkuar me urdhër të Fatmir Xhelilit. Kam qenë dhe
Faruk Gashi nga Shtimja. Quhet Faredin por emri me shkurtesë është
Faruk Gashi nga Shtimja. Vrasjen e dytë e kemi bërë rreth 27 dhe 28
qershor në fshatin Kraishtë të komunës së Lipjanit. Viktima është Adem
Lahi një kolaboracionist, por jo i nivelit sa që kemi vepruar na.
Viktima e tretë ka qenë Ibush Kllokoqi në Prishtinë, nuk jam i sigurt
rreth datës por natën kur është bërë ekzekutimi i tij kam biseduar unë
me Azem Sylën. Faruk Gashi dhe Shpresim Uka. Shpresim Uka është person
i cili ka lidhje miqësore me Azem Sylën. Ai e ka gruan nga fshati
Halilaq, komuna e Fushë-Kosovës, ndryshe është mbes e Azem Sylës dhe
punon në Radio Kosova e Lirë. Ditën kur është marrë vendimi unë nuk kam
qenë aty. Në mbrëmje unë kam kontaktuar tek Viktoria dhe nga xhipi i
Azem Sylës unë Nazim Bllaca e kam marrë “shkorpionin” dhe Shpresim Uka,
Faredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla ka qenë aty dhe Sadik Abazi
nga fshati Davidovc.
Vrasje e tretë më takonte mua për arsye se sipas
Azem Sylës ishte zinxhiri komandues që të gjithë të implikohen në
vrasje. Në Varigovc vrasjeje e ka kryer Fardin Gashi. Në Kraisht vrasje
e ka kryer Sadik Abazi, ndërsa në Prishtinë Ibush Kllokoqin unë Nazim
Bllaca personalisht kam qenë me tre persona tjerë dhe e kemi bërë
ekzekutimi e tij në prani të gruas së tij. Po përshkruaj vrasjen e
Ibushit në pika të shkurta. Natën kur kemi shkuar ka qenë fillim i
errësirës. Unë e kam ftuar që të dalë jashtë. Ka dalë e shoqja e tij
dhe me të dalë kam thënë se duhet të kontaktoj me bacën Ibush për një
pasaportë se dua të dal jashtë. Në atë moment ka dalë baci Ibush dhe
është bërë vrasja e tij. Vrasja e tij kam dëgjuar se ka bërë jehonë të
madhe sa që Sabri Novosella dhe Selatin Novosella kanë bërë pagesa
darkash edhe në Tiranë. Vrasje e tij ku e kam zbuluar se prapa saj
qëndron Azem Syla ka qenë në prill 2007, kur Azem Syla më ka thënë
direk mua se unë Azem Syla kam pasur gisht direk te Ibush Kllokoqi. Sa
i përket Selim Broshës, më kanë çuar mua ta shoh në “Dubrovnik”. E kam
përcjellë, ka qenë një person i shëndoshë, shtatshkurtër dhe atë e kemi
përcjellë deri në momentin në ditën e ekzekutimit. Nuk kam marrë pjesë
në ditën e ekzekutimit të tij, por kam marrë pjesë në parapërgatitjen e
vrasjes së tij. Selim Brosha e ka pasur banesën prapa “Qafës” dhe aty
unë kam qëndruar 1 muaj duke shitur cigare pas orarit të punës kinse po
shesim cigare, jemi tregtarë, ndërsa është përcjellë Selim Brosha, i
cili në atë kohë ka pasur një Golf 2 të bardhë. Në atë kohë na ka
ardhur urdhri që të punojmë në tri drejtime. Struktura e vrasjeve ka
qenë të punojmë në tri drejtime. E para ka qenë vrasje e
kolaboracionistëve, ashti si i quajtshin këta, është fjalë për Azem
Sylën, Xhavit Halitin, Ferat Shalën, Kadri Veselin dhe Fatmir Xhelilin.
Të gjithë këta i njoh, kam biseduar, përpos me Kadri Veselin, të cilin
nuk e kam parë dhe nuk e njoh. Shifra ime me të cilën kam raportuar në
linjën e Ferat Shalës ka qenë me shifrën “SEIKO”. E kam pasur një orë
nga Zvicra dhe me atë shifër kam raportuar për terrenin e Lipjanit,
Ferizajt, Shtimes dhe një pjesë të Vitisë. Në atë kohë na ka ardhur
neve një urdhër i cili kishte të bënte me anëtarët dhe kokat me të
njohura, më të fuqishme të LDK-së. Ardhja e Rugovës në Kosovë e ka
destabilizuar SHIK-un, kështu që SHIK-u është dashur të forcohej dhe të
fillojë strukturën e organizimit dhe vrasjet. Personalisht kam qenë i
kyçur në përgatitjen e atentatit ndaj z. Adem Salihajt nga komuna e
Ferizaj, i cili në atë kohë ka qenë person me ndikim të madh dhe e kemi
ditur se nuk kemi çka dalim në zgjedhje në Ferizaj. Adem Salihajn nuk e
kam njohur kurrë, nuk i kam pasur borxh as familjarisht asgjë, mirëpo
Adem Salihaj si person me ndikim më ka ardhur urdhri nga Azem Syla dhe
Ekrem Jashari se duhet të vritet. E kam përcjellë bashkë me Sadik
Abazin nga Davidovci, Farfuk Gashin nga Shtimja, Shpresim Uka dhandër i
Azem Sylës dhe Driton Hajdari nga komuna e Prishtinës. E kemi përcjellë
pothuaj 1 muaj ditë me një “Omegë” e cila na u ka dhënë shpërblim nga
një donator nga Gjeneva. “Omega” ka qenë 3 mijë kubikë, 24 ventila,
ngjyrë metalike. Në momentin kur është përgatitur qe atë ditë të
ekzekutohet Adem Salihaj ai është përcjell mirë sepse atë kohë ka qenë
fushatë dhe në atë kohë ne kemi përcjellë me dy vetura. Në veturën që
është dashur ta ekzekutoj kanë qenë Sadik Abazi, Driton Hajdari dhe
Shaban Syla. Këta tre kanë qenë perona kyç. Ne kemi qenë në tjetrën
veturë duke pritur te dera e hyrjes së oborrit Adem Salihajn. Kjo ka
qenë ajo e cila na ka shtyrë që unë të dal të veprojë përkushtimisht si
anëtar i SHIK-ut duke marrë parasysh se Adem Salihaj ishte
bashkëpunëtorë i UDB-së i sigurimit shtetëror të Serbisë, ashtu thoshte
Azem Syla. Në prill të viti 2007 Azem Syla e ka pranuar edhe këtë te
Adem Salihaj kinse unë qëndroj prapa përgatitjes së atentatit ndaj tij.
Kam pasur marrëdhënie shumë të mira miqësore në këtë fushë, është fjalë
në fushën e vrasjeve me Ekrem Jasharin. Ekrem Jashari dhe Azem Syla
janë të lidhur ngushtë mes vete duke përfshirë edhe Xhavit Halitin.
Përgatitjen e atentatit ndaj Ismetit i cili ishte nga ish-Devet
Jugoviqi dhe jetonte në Prishtinë e ka dhënë urdhër Azem Syla.
Përndryshe Azem Syla, Ismetin e ka edhe mik të shpije dhe e ka pasur
mik të shpije edhe në atë kohë. Ne në atentat kundër Ismetit kemi qenë
unë, Sadik Abazi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla nga
fshati Kishnarek. Aty nuk më kanë treguar mua se në atë banesë kanë
shkuar edhe më herët dhe kanë tentuar njerëz që të bëjnë atentat kundër
Ismetit. Azem Syla në mënyrë direkte në prill 2007 kur kam filluar unë
të largohem nga kjo grup kriminale ka thënë që unë e kam mik të
shtëpisë dhe ti nuk e njeh më mirë se unë, se ai punon për shërbim
shtetëror të UDB-së. Në këtë atentat është plaguar Driton Hajdari, i
cili ka qenë personi kyç rreth atentatit të z. Adem Salihaj. Në këtë
atentat ditën që është plagosur në mbrëmje e kemi dërguar në QKU,
Driton Hajdarin dhe kemi kërkuar ndihmë nga Fatmir Xhelili që ta bëjë
organizimin sa më shpejt se ishte plaguar rëndë. Driton Hajdari nuk ka
qenë në UÇK, mirëpo pasi që i kishte kanë një dëm i madh Azem Syla ja
ka dhënë librezën dhe e ka bërë veteran të UÇK. Ky është zinxhiri
komandues i vrasjeve në këtë nivel sa u përket urdhrave tjerë që i ka
quar Azem Syla në mënyrë direkte ka qenë edhe Sefer Syla. Sefer Syla
është mixha i Azem Sylës, mësues 30 vjeçar në shkollën fillore Bajram
Curri në Nekovc. Ai ka punuar bashkë me nëj dajë timin Fehmi Gashin që
të dy kanë qenë anëtarë të LDK-së dhe edhe sot janë anëtarë të LDK-së.
Azem Syla një mbrëmje ka dërguar Shpresim Ukën dhe janë ardhur më kanë
marrë në Ribar të madh. Është fjalë për korrikun 1999 më kanë marrë mu
dhe kemi shkuar direkt në shtëpi të Sefer Syles. Sefer Syla ka pas një
shtëpi vetëm katin e parë, i dyti i pa ndërtuar dhe ka qenë urdhri të
ekzekutohet për arsye se gjithnjë sipas Azem Syles ky person e ka
përcjellë nga afër Azem Sylen prej viti 1980-1998. Gjithmonë sipas Azem
Sylës i referohem vendimeve të tij. Sefer Syla ka pasur me u vra në mes
të fshatit Kishnarek dhe Nekovc. Jemi dalë, e kemi lokalizuar vendin ku
t bëhet ekzekutimi dhe pasi që jemi dal aty kam pasur kontakte me dajën
tim Fehmi Gashin. Në atë kohë daja im ka thënë që ky person nuk është
për ta ekzekutuar dhe është anuluar ky vendim se Seferi një kohë ka
jetuar në Prishtinë se ju ka frikuar këtyre. Përpos kësaj në Kishnarekë
është rrahur në mënyrë brutale Nezir Gara. Nezir Gara ka qenë anëtar i
LDK-së, po foli prapë për korrik 1998. Neziri është rrahur në mënyrë
brutale, ditë e shtunë në tregun e kafshëve në Komoran, Bushat tash
quhet në një shitore është përcjellë nga Sadik Abazi, por unë nuk kam
marr pjesë në këtë rrahje. Kanë marrë pjesë Faruk Gashin, Shpresim Uka
dhe t Hajdari, ata kanë marrë pjesë direk. Personi Nezir Gara me të
kthyer nga tregu kthehet hynë në një shitore dhe aty e zane dhe e
rrahin në mënyrë brutale. Sa i përket Kishnarekës dhe Ferizajit. Ndërsa
prapë kanë filluar urdhrat nga ministria e mbrojtjes . Ne nuk kemi
punuar në linin e askujt nën drejtimin e askujt përveç të Azem Sylës
dhe Fatmir Limës. Azem Syla ka qenë ministër i mbrojtjes , ndërsa Fatmir
Limaj zëvendësministër. Në atë kohë ka ardhur një urdhër që të merret
Banush Berbatovci, kinse ka qenë kolaboracionist dhe të ekzekutohet.
Banush Bërbatovci është nga Dobraja e madhe dhe është fakt që Banush
Berbatovci e ka lexuar përmbysjen e Kushtetutës në kohën e
Millosheviçit në Beograd dhe jemi shkuar e kemi marrë atë, unë,
Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe Driton Hajdari. Pasi që e kemi marrë dhe
e kemi qitë në një lokacion përtej minierës së Goleshit, Banush
Bërbatovci e nxjerr një letër të thjeshtë dhe thotë: “Unë jam nën
mbrojtjen e Fatmir Limës”. Në atë kohë ministria e mbrojtjes ka
funksionuar normal në kohën e Qeverisë së Përkohshme. E kemi marrë atë
letër dhe të nesërmen kemi shkuar tek Fatmir Limaj, në zyrë pranë
Ministrisë Mbrojtjes, ka qenë edhe Azem Syla. Me të hyrë aty e kemi
parë veturën e Banush Bërbatovcit i cili kishte shkuar para neve dhe
bisedonte me Fatmir Limën , kinse s’ka ndodhur asgjë. Më vonë janë
ndeshur Azem Syla dhe Fatmir Lima rreth kësaj çështjeje. Për arsye se
Banush Bërbatovci nga Dobraja e madhe kishte shpëtuar nga regjimi i
Serbisë vëllain e Fatmir Limës , Demir Limën, në atë kohë kur familjes
Limaj iu kërkonte një pushkamitroloz është fjala për vitin 1996”.
Këtë
ma ka thënë edhe Banush Bërbatovci, sepse atë e kam edhe dajë të babës.
Kjo ka qenë rreth Banush Bërbatovcit. Sa i përket vrasjes,
tentimvrasjes së Agim Veliut e të Ejup Visokës, Shpresim Uka në mënyrë
direkte më ka thënë mua: “Unë nuk kam marrë pjesë në atentat kundër
Agim Veliut”. Këto që kam marrë pjesë direkt në atentat edhe i
përmenda. Në vrasjen e Agim Veliut dhe të Ejup Visokës janë Shpresim
Uka dhe Driton Hajdari. Këta dy janë, dy figura të cilët dy ditë pa u
gjuajtur Agim Veliu më kanë ftuar mua, që nëse nuk kryhet një punë në
regjionin e Besjanës duhet të vish edhe ti për të na ndihmuar. E njëjta
fjali më është thënë nga Shpresimi edhe kur janë vrarë gazetari i
Skenderajt, Kastrati, e Dajaku që në një farë forme më ka lidhur mua,
për numrin e vrasjeve në regjionin e Drenicës. Sa i përket urdhrave
unë, si Nazim Bllaca, kam kuptuar se nuk kam marrë urdhër nga Xhavit
Haliti, as nga Fatmir Limaj, por kam marrë urdhër direkt nga Azem Syla.
Po flas pak rreth strukturës organizative të vrasjes. Ne menjëherë pas
luftës, kur jam radhitur në SHIK, kemi qenë tre persona që kemi marrë
paga: Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe unë, Nazim Bllaca. Përndryshe kam
qenë shpeshherë duke vozitë autokombajnën në korrik të vitit ‘98, paga
më ka ardhur dhe dorëzuar në shtëpi. Shpeshherë ka ndodhur që edhe nëna
ime e ka marrë pagën që ma kanë sjellë nga SHIK-u dhe më ka pyetur: “Si
është e mundur, nga po të vijnë këto mjete”. Kam menduar, kam besuar se
jam në një linjë duke punuar në rrafshin kombëtar, si duhet dhe në një
pozicion, i cili do të na çojë përpara, jo vetëm mua dhe familjen time,
por edhe tërë Kosovën, mirëpo kishte qenë e kundërta. Në vitin ’99, kur
na ka ardhur struktura, skema dhe shtrirja, sektori i vrasjeve për
ekzekutim kemi qenë: Unë Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Faruk Gashi, Sadik
Abazi dhe Driton Hajdari. Në tri fusha kemi punuar. E përmenda, kemi
pasur për t’i ndjekur kokat e LDK-së, ku nuk ka pasur në ato komuna dhe
nuk ka mundur të lëvizë asnjë hap PDK-ja, kanë qenë Besiana dhe
Ferizaj, në rrafshin e Kosovës. Është fjala për Ferizajn ku kokë e
LDK-së ka qenë Adem Salihaj e në Besjanë Agim Veliu dhe Ejup Visoka,
këta janë tre personat, tri figurat që, gjithmonë sipas Azem Sylës,
është dashur të ekzekutohen për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të
sigurimit shtetëror të Serbisë. Fusha e dytë e vrasjeve ka qenë rreth
dëshmitarëve të Hagës. Unë mik të shtëpisë e kam pasur Ismail
Bërbatovcin, i ekzekutuar gjatë luftës, i marrë mu nga dalja e shtëpisë
sonë dhe është ekzekutuar në rrethinën e Kleçkës. Lidhur me
bashkëpunëtorët e Hagës në mënyrë direkte kam qenë i kyçur në
Carralevë, ku Azem Syla na ka çuar të ekzekutohet një bashkëpunëtor
kundër Fatmir Limajt, dhe në fshatin Dobrajë ku në mënyrë direkte, kemi
çuar kërcënime dhe në Gjykofc është fjala për Daut Gashin. Të tri këto
figura kanë qenë që ne i kemi ngulfatur në mënyrë indirekte që të mos
bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës. Ndërkaq pika tjetër ka qenë kundër
kolaboracionistëve, duke përfshirë: Ibush Kllokoqin, Selim Broshin,
Banush Bërbatovcin, Ajet Istogun, Sali Gashin nga fshati Varigovc, Adem
Lahin nga fshati Kraishtë. Pastaj ka qenë një listë edhe në Shtime, të
cilën nuk kemi mundur ta ekzekutojmë. Në të qenë Nuhi Syla, arsimtar i
matematikës në shkollën fillore “Emin Duraku” dhe shumë të tjerë kanë
qenë në listën e ekzekutimit. Ne kemi punuar në tri drejtimet që i
përmenda edhe më herët dhe si rezultat i këtyre që është bërë në vitin
2005, filluan disa plasaritje, filluan disa burgosje dhe në një farë
forme kam vërejtur që këta janë duke u munduar njëri-tjetrit t’ia
hedhin fajin për vrasje. Në vitin 2006 kam acaruar dhe kam prishur
marrëdhëniet me Azem Sylën dhe Ferat Shalën. Ferat Shala ka qenë në
SHIK dhe sipas meje ka qenë dyshi, bashkë me Fatmir Xhelilin. Kam
prishur marrëdhëniet në vitin 2006 dhe kam kërkuar që të takohem në
prill të vitit 2006 me Azem Sylën dhe jam takuar te “Ana Benz”. Te “Ana
Benz” ia kam vizatuar 17 vrasje, plagosje, përgatitje të atentateve dhe
atentate. Azem Syla këtë e ka thënë direkt, kemi qenë vetëm unë dhe ai.
Më ka kontrolluar mos kam telefona. Kam hyrë në “Ana Benz” që është e
tij në një zyrë ku shkruan “rezervim”, kam biseduar në mënyrë direkte
dhe më ka thënë që çka të duash të bëj në nivelin komunal, në nivelin
qendror rreth vrasjeve, tentimvrasjeve të anëtarëve të LDK-së, Ibush
Kllokoqit, Selim Broshit dhe Ismetit nga Nëntë Jugoviqi, ti nuk bën të
lëvizësh. Këta m’i kanë pas obligim 220 mijë euro. Në vitin 2007 kam
paraqitur në Stacionin 2 se Faruk Gashi, kam punuar biznes me të, ka
obligim ndaj meje 220 mijë euro. Ka dëgjuar Azem Syla dhe më ka
njoftuar që të takohem me të. Jam takuar me Azem Sylën e Shpresim Ukën
dhe Azem Syla në maj të vitit 2007 ka thënë kështu, po citoj: “Unë jam
Azem Syla, dhe unë do ta kryej obligimin ndaj teje”. Mirëpo këta nuk e
kanë kryer obligimin dhe kanë filluar parapërgatitjen e atentatit ndaj
meje. Në vitin 2007, po foli për muajin maj, kam filluar kontaktet e
para me UNMIK-un dhe një hetues të Tribunalit të Hagës, i cili ka qenë
i angazhuar në procesin Haradinaj. Kam biseduar me të dhe në atë kohë
nuk dihej cili është mandati, cila është fuqia e UNMIK-ut në atë kohë,
kështu që jam i interesuar dhe kam shkuar në Stacionin numër 2 të
policisë dhe kam paraqitur vrasjen e parë të SHIK-ut, ku në atë kohë në
Stacionin 2 ka qenë Emin Beqiri nga Babushi, anëtar i SHIK-ut, i cili
sot është dyshi në policinë e Kosovës pas Sheremet Ahmetit, të cilin në
atë kohë, në vitin ’99, unë e kam angazhuar në SHIK dhe ka marrë pagë
nga unë, Nazim Bllaca. Pra unë e kam angazhuar Emin Beqirin, sepse ai
nuk ka qenë as në UÇK as në SHIK. Mbi Emin Beqirin ka qenë Destan Thaçi
dhe këta e kanë mbyllur lëndën, rasti ka qenë vrasja e Kraishtes - e
Adem Lahit. Me të dalë nga stacioni policor më ka thirrur Sabit Geci
dhe më ka thënë se “nuk është dashur ti si Nazim Bllaca të hysh në këto
sende, se këto i takojnë luftës”. I kam thënë Sabit Gecit se vrasja nuk
ka të bëjë me luftën, por ka të bëjë pas 12 qershorit 1999. Nga atëherë
kam ra në kontakt me dy policë amerikanë që kanë punuar. Njëri ka qenë
në procesin kundër Grackës, njëri në një proces tjetër, nuk e di se nuk
më kujtohet. Përndryshe kam pasur telefonata dhe kontakte të rregullta
me ta. Në shtator të vitit 2007 më është përgatitur vrasja dhe janë
lëshuar mjetet nga Azem Syla, Shaban Syla e Faruk Gashi. 100 mijë euro
i janë dhënë Hysri Ramës ish-polic i SHPK-së, nga fshati Sankofc,
komuna e Drenasit. Me të marrë paratë Hysri Rama më ka thënë:” Nazim
Bllaca, duhet të largohesh nga Kosova, sepse Azem Syla nuk do të të
lejojë të veprosh në Kosovë. Në tetor të vitit 2007 jam larguar nga
Kosova në drejtim të Kroacisë, me nëntë anëtarë të familjes, si
rezultat i kërcënimit që kam pasur direkt nga Azem Syla dhe Faruk Gashi
nga Shtimja, i cili është donator kryesor i SHIK-ut dhe Azem Sylës.
Ndërkaq sa i përket asaj se cila është lidhja ndërmjet meje dhe Azem
Sylës, atë ditë edhe sot, kam ardhur këtu më 13 maj 2009 (në Kosovë).
Kur kam ardhur kam kuptuar në mënyrë direkte, por edhe nëpërmjet
Kanunit të Lekës, kam hyrë dhe e kam zbuluar kush i ka lëshuar mjetet
rreth meje. Me të dëgjuar këtë kam marrë vllazninë, prindërit,
axhallarët dhe kam shkuar në Sankofc dhe personi e ka pranuar. Për këtë
posedoj edhe incizimin që është bërë në odën e Hysri Ramës. Pasi kanë
dalë në skenë këto gjëra më 26 a më 27 maj, nuk më kujtohet, i kam
shkruar për herë të parë Azem Sylës një sms në telefonin e tij   044-108034
numër i telefonit i cili dhjetë vjet ka funksionuar në dorën e Azem
Sylës. Ia kam shkruar një sms dhe ia kam përmendur këto vrasje: Ibush
Kllokoqin, Selim Broshin, Adem Lahin, Sali Gashin, Ejup Visokën, Adem
Salihajn, Agim Veliun, Ajet Istogun dhe Ismetin nga Nëntë Jugoviqi.
Këto të gjitha po edhe rrahjet brutale që i kam përmendur të
Kishnarekës, pastaj tentim atentatet ndaj Seferit e shumë të tjerëve.
Ia kam shkruar një sms në fund të majit 2009, dhe në momentin kur ka
mbërri ai sms, ai telefon sot e kësaj dite nuk funksionon. Sot është
data 10 tetor 2009 që këtë incizim, deklaratë e jap me dëshirë, pa
presion, që nesër-pasnesër, në rast se mund të ndodhë dhe të vritem në
një tradhti, në një pusi, të mbetet si dëshmi, si fakt dhe të bëhet
kopje e ti dorëzohet të gjithë personave që kanë mbetur pa babë, pa
nënë, dhe të gjithë personave që kanë qenë të kërcënuar në mënyrë
direkte dhe të gjithë atyre që iu kanë përgatitur atentatet e që nuk
janë realizuar. Ju faleminderit! (Huazuar nga Bota Sot 30.11.2009) Azem Syla: Akuzat janë shpifje dhe kanë me dalë shpifjeAzem
Syla, i përfoluri në CD-në e dëshmitarit Nazim Bllaca, në një prononcim
për RTK-në, i ka quajtur gënjeshtra pohimet e këtij të fundit, duke
thënë se nuk dëshiron të merret me rrena, shpifje dhe intriga të
njerëzve të ligj, e aq më pak kur këto rrena bëhen në kohë fushatash.
Ai ka thënë se nuk e njeh Bllacën si person, duke paralajmëruar se do
ta denoncojë që nesër rastin tek organet e drejtësisë, të cilat do ta
thonë fjalën e vet. “Shkurt flasim, se as nuk e kam njohur, e as nuk e
njohim tani. Emrin tim dhe Azem Sylën e njohin tërë populli i Kosovës
që nga vitet e 70, që do të thotë një jetë të tërë të timen ia kam
kushtuar popullit dhe vendit tim, dhe së ardhmes së vendit. Këto
shpifje në këto momente janë edhe në kohën e fushatës, edhe personat të
cilat në Kuvend i dhanë deklarimet e tyre, edhe personi sot në fjalë,
të gjitha këto janë shpifje dhe intriga që i bëjnë në të vërtetë
njerëzit e ligj”, ka thënë Syla.  Fatmir Xhelili: Nuk e njoh Nazim BllacënZv.
ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, i ka quajtur të
pavërteta dhe shpifje akuzat e dëshmitarit nga CD-ja e përfolur Nazim
Bllaca, duke thënë se nesër do të ngrisë ndaj tij padi penale. “Ne jemi
duke u angazhuar për shtet ligjor dhe për shtet ku sundon ligji, edhe
besoj se organet e drejtësisë do të merren tash drejtpërdrejt me këtë
rast, dhe jam i interesuar që këtë rast të zbardhet deri në fund dhe të
vijë deri te realiteti, dhe të gjithë ata nëse kanë bërë vepra, të
dalin para drejtësisë, por koha kur është dhënë deklarata dhe njerëzit
që e përkrahin për këtë deklaratë, më shumë janë për qëllime politike
dhe për fushatë zgjedhore se sa që ka të bëjë diçka me realitetin”, ka
thënë Xhelili për RTV21.  Si u kryen vrasjet e organizuara në Kosovë nga sektori i vrasjeve të SHIK-ut?Lirie Hajdari-Shqipe Osmani Emrat
e apostrofuar nga Nazim Bllaca: Azem Syla, Xhavit Haliti, Fatmir
Xhelili, Fatmir Limaj, Ekrem Jashari, Sadik Abazi, Faruk Gashi,
Shpresim Uka, Driton Hajdari, Kadri Veseli, Ferat Shala, Bekim Syla. Kosova
është tronditur nga rrëfimet rrëqethëse për vrasjet e kryera në Kosovë.
Për të gjitha vrasjet dhe tentim vrasjet e kryera në Kosovën e pas
luftës, ka filluar të zbardhet misteri, të paktën për 17 prej tyre,
gjithë[ka është zbardhur nga vetë dorasi, apo pjesëmarrësi në
ekzekutime, Nazim Bllaca.
Vetë njëri nga autorët e vrasjeve makabre të pas luftës në Kosovë,
ish-luftëtari i UÇK-së, pjesëtar i SHIK-ut, që nga periudha 1999-2003,
Nazim Bllaca, ka pranuar të dielën të dal me fytyrë, pa maskë dhe pa
asnjë mbrojtje, të rrëfej publikisht për të gjitha vrasjet dhe tentim
vrasjet të kryera në Kosovë, për të cilat di ai dhe në të cilat ka
marrë pjesë, i urdhëruar nga strukturat udhëheqëse të SHIK-ut,
kryesisht nga Azem Syla dhe burri i mbesës së tij, Shpresim Uka, ky i
fundit epror i Bllacës.
I lindur më 01.04.1972 në Ribar të Madh, komuna e Lipjanit, Nazim
Bllaca, me profesion arsimtar, thotë se është kyçur në UÇK nga qershori
i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999, në Zonën e Pashtrikut. Pas lufte
ai është inkuadruar në strukturat e SHIK-ut, si njeri i besueshëm dhe i
bindur se në këtë mënyrë do t’i kontribuonte atdheut, derisa një ditë
ai ka kuptuar se personat e etiketuar si shërbyes të UDB-së nuk kanë
qenë të tillë, prandaj edhe kishte marrë vendim që në 2003-ën të
braktisë strukturat e SHIK-ut.
Lista më ka ardhur nga eprori im Shpresim Uka
Në konferencë shtypi të dielën në Prishtinë, në pushimoren ndërmjet
Kuvendit të Kosovës dhe të Prishtinës, e njohur si trerremëshi, ai ka
deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga deklaratat e bëra
në një rrëfim më shumë se gjysmë ore në DVD, (material ky që gazeta e
boton të plotë në faqet 6-7), në të cilat ai drejtpërdrejt akuzon
udhëheqësit e SHIK-ut dhe njerëz të strukturave qeveritare. Ndonëse nuk
flet me emra se cilët janë personat që ai personalisht i ka vrarë,
thotë se ka marrë pjesë në 17 raste, përfshirë këtu vrasje, plagosje,
tentim-vrasje, kërcënime, rrahje brutale. Për vrasjet, thotë se për
personat që ai i ka vrarë do të dëshmoj në Prokurorinë e EULEX-it. “CD
që është dorëzuar në Parlamentin e Kosovës nuk ka të bëjë me periudhën
e luftës, por për aktivitete që janë zhvilluar pas luftës. Kam qenë
pjesë e strukturave të SHIK-ut dhe ajo CD i qartëson disa gjëra që janë
manipuluar në adresën time. Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem
Sylën, dhe aty kam shërbyer 4 vite, nga 1999-2003. gjatë asaj kohe i
kemi pasur strukturat tona dhe veprimtaria është zhvilluar në shumë
fusha. Është e vërtet se bëhet fjalë për vrasje në nivel Kosove. Ato që
i ka përmendur Gani Geci ato janë të vërteta. Flitet për vrasjen e Agim
Veliut e shumë të tjerëve”, nis rrëfimin e tij z. Bllaca. I pyetur se a
ka vrarë ai Xhemajl Mustafën, Tahir Zemajn, Bllaca thotë se nuk ka qenë
i përfshirë në këto vrasje, por si strukturë e këtij shërbimi thotë se
është autor i një vrasje, por ajo mbetet të dëshmohet në Prokurorinë e
EULEX-it. Ai thotë se prokuroria e EULEX-it është ë njohur për vrasjet
që ai i ka kryer. “Shefi mbi mua ka qenë Shpresim Uka, dhëndër i Azem
Sylës dhe kemi punuar në një strukturë vijë vertikale ashtu siç duhet.
Nuk kemi qenë shumë, në rrethin tonë kemi qenë 3 persona, të gjithë
tashmë të njohur për Prokurorinë”, thonë ai, ndërsa shton se lista për
të eliminuar njerëz të caktuar i ka ardhur nga eprori i tij. “Mua lista
më ka ardhur nga eprori im Shpresim Uka. Kam dëshmi për të gjitha,
posedoj edhe audio dhe video incizime që janë marramendëse, incizime
duke marrë pjesë në aksione. Të gjitha i janë dorëzuar Prokurorisë. Unë
kam punuar nën koordinatën e Azem Sylës. Kam qenë pjesëmarrës në 17
raste. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje
brutale etj”, ndërsa nuk ka precizuar se kush është personi që ai
personalisht e ka varë, duke thënë se këtë informatë e ka Prokuroria e
EULEX-it. Bllaca thtoë se ka qenë i pa vetëdijshëm për atë që ka bërë,
duke menduar se në këtë formë po i shërben atdheut. “Kam menduar se jam
duke punuar mirë për atdheun, por ajo kishte qenë krejt diçka tjetër,
që është bërë nga individë dhe klane të ndryshme të cilat nuk ia kanë
dashur të mirën tjetrit. Kanë thënë se ata njerëz të caktuar i kanë
shërbyer UDB-së. Por në fund doli e kundërta e asaj që është thënë. Po
e marr shembull kanë thënë se Ali Sadriu shërben për Shërbimet e
fshehta të Beogradit apo dikujt tjetër, apo Adem Saljhai dhe këta i
kemi futur me një ‘thes’ me Selim Broshën dhe Ibush Kllokoqin”, thotë
Bllaca.
Jam penduar për punën që kam bërë
Ai nuk di nëse për këto raste kanë qenë të njoftuar udhëheqësit e
shtetit. “Këtu nuk mund të implikoj kryeministrin. Unë nuk kam të bëjë
asgjë me Hashim Thaçin, Fatmir Limaj apo Presidentin”, thotë ai. Bllaca
ka rrëfyer edhe për takimet që Azem Syla i ka mbajtur me strukturat e
SHIK-ut në vitin 2007, ku ishin ofruar 100 mijë euro për të likuidimin
e tij. “Më 20 gusht 2007 nga i njëjti grup kriminal është përgatitur
likuidimi im, ku edhe janë dhënë 100 mijë euro dhe për këtë është e
njohur edhe Prokuroria e EULEX-it. Kam dhënë një deklaratë në stacionin
numër 2, por ajo deklaratë imja pas 20 minutash ka dalë nga stacioni.
Tash kam vendosur të flas sepse është koha. Siç po shihet edhe
Prokurorët e EULEX-it janë të interesuar t’i dalin kësaj çështje deri
në fund”, thotë ai, ndërsa thekson se të njëjtën gjë ka dashur ta bëjë
edhe në vitin 2007. “Kam dashur të dëshmoj për të gjitha ato që janë
bërë duke u bazuar në organet e mirëfillta të EULEX-it. Fillimisht në
gusht të vitit 2007 kam dashur të flas, por duke u bazuar në të kohë që
UNMIK-u ishte jo stabil jam detyruar të largohem nga Kosova”.
Ai, ka pohuar se urdhërdhënësit për vrasje janë ministra dhe
zv.ministra, por nuk ka precizuar asnjë nga ata emra, duke thënë se
emrat janë të njohur për EULEX-in.
Duke qenë personi i parë që del hapur për të dëshmuar për krimet e
bëra, ai thotë se në asnjë moment nuk do të tërhiqet nga deklarimet e
bëra dhe se është i gatshëm të paguaj me çmim gjithë atë që ka bërë,
ndërsa për të gjitha të bërat e tij, ai thotë se ka qenë në dijeni edhe
familja. “Jo absolut nuk tërhiqem. Unë jam personi i parë në Kosovë që
pas luftës dal haptas. Po normal se unë jam penduar për punën që kam
bërë nga viti 1999. Barra ime sa më bien jam i interesuar ta paguaj.
Kam tre fëmijë dhe gruan, jetojmë të gjithë në Kosovë. Edhe po të
vritem nga ky vend njerëzit do të kapen, dhe për këtë do të marr vesh
edhe Brukseli sepse janë çështje madhore. Unë ua njoh strukturën e
vrasjeve dhe mua nuk e kanë lehtë të më qesin në kurth”, shprehet
Bllaca. Ai thotë se Azem Syla dhe njerëzie tij i kanë ofruar edhe të
holla për të tërhequr dëshmitë. “Më 13 tetot 2009 nuk kemi mund të
arrijmë kompromis me Azem Sylën rreth këtyre çështjeve. Në takimin që
kam pasur me grupin kriminal të Azem Sylës nuk kemi arritur të gjejmë
kompromis. Jam takuar me Azem Sylën që ata të mi japin disa të holla
dhe unë të tërhiqem nga të gjitha. Fillimisht më kanë ofruar 400,
pastaj 600 mijë euro, nëse unë largohem nga mediat, EULEX dhe partitë
opozitare. Njerëz të Azem, Sylës më kanë thënë se nëse tërhiqem nga
deklarimet do të më ndihmojnë me miliona dhe ky takim është mbajtur në
Drenicë”, thotë ai, ndërsa shton se për mos pranimin e tërheqjes së tij
pas publikimit të CD-së në Parlamentin e Kosovës të premten më 27
nëntor në orën 19:00 ndaj tij është përgatitur atentati i dytë.
Ai
thotë se ka zgjedhur Gani Gecin për t’ia rrëfyer të bërat e tij,
nisur nga fakti se Geci është anëtarë i komisionit për siguri në
Parlament, dhe jo se ka qenë ithtar i LDD-së. Geci: Dëshmitari tregon
se kush e ka gjakosur Kosovën Deputeti Gani Geci, shpjegon se si ka
ardhur deri të kontakti me
dëshmitarin, duke thënë se fillimisht kanë biseduar në telefon e pastaj
e ka ftuar z. Bllaca që të takohen në Skenderaj. “Ka filluar të rrëfejë
dëshmi aq rrëqethëse sa që unë s’kam besuar, sepse më është dukur si
nëpër filma. Pastaj kemi shkuar të Adem Salihaj dhe jemi takuar në një
kafiteri në Ferizaj dhe gjatë rrëfimit dëshmitari ka shprehur
gatishmërinë për t’u incizuar në CD. Ky dëshmitarë tregon se kush është
para politika dhe kush e ka gjakosur Kosovën. Nuk është patriotizëm me
dhanë urdhër dhe me vra axhën e vet që ka punuar në arsim.
Urdhërdhënësit janë në hierarkinë e institucioneve”, thotë Geci.
Edhe Adem Salihaj, thotë se në nuk është strukturë që ka zhvilluar
ndonjë hetim, por se ka qenë një viktime e krimit të organizuar në
Kosovë. “Jam munduar me vite të zbardhë të vërtetën lidhur me
tentim-vrasjen dhe dëshmia që ka ardhur te unë që ka rrëfyer edhe për
rastin tim, ka ardhur nga një peron që kurrë se kam njohur. Jemi marrë
vesh që ta filmojmë me kamera atë dëshmi. Në këtë CD janë shumë
përgjigje për shumë vrasje në Kosovë. Janë përgjigje për një krim të
organizuar për sektorin e organizuar të SHIK-ut dhe flitet për një
person që ka qenë pjesë e sektorit të vrasjeve që ka rrëfyer për atë
pjesën që e di ai. Janë përgjigje jo vetëm për rastet që janë përmendur
konkretisht, por edhe për rastet që nuk janë përmendur, sepse
urdhërdhënësi është i njëjti për të gjitha vrasjet në Kosovë. Këtu janë
përgjigjet për tentim-vrasje ndaj Agim Veliut, Ejup Visokës, Gani
Gecit, dhe ndaj meje. Këtu janë përgjigjet për vrasjen e Xhemajl
Mustafës, Enver Malokut, Ukë Bytyçit, Shaban Manajt, Tahir Zemajt,
Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Sebahate Tolaj, etj”, thotë ai. Salihaj
është i bindur se Kosova nuk mund të ecë përpara me këta njerëz dhe
këto institucione, ndërsa kërkon nga mekanizmat përkatës që të gjejnë
mënyrën që mos të sundojë krimi dhe mafia politike. Sa i përket
Sigurimit të Atdheut, Salihaj mohon të ketë qenë ndonjëherë pjesë e
kësaj strukture ilegale. “SHIK dhe PDK kanë tentuar të konstruktojnë
një akuzë kinse unë kam lidhje me Sigurimin Atdheut, por them se s’kam
asnjë lidhje. Ndoshta ekziston Sigurimi i Atdheut dhe besoj se e njëjta
strukturë qëndron prapa këtij shërbimi dhe s’kam asnjë lidhje me këtë.
E ardhmja do të tregoj se kush është i lidhur me krim e kush jo dhe
shumë gjëra do të dalin në shesh. Ne sot ndjemi të rrezikuar, por
megjithatë kemi vendosur që të plasojmë të vërtetën”, thotë ai, ndërsa
thekson se tashmë edhe EULEX-i ka dëshmi konkretet që flitet me emra
dhe mbiemra.
Gazeta: Kosova Sot : Rrëfehet publikisht për vrasjet Nazim Bllaca, policia dhe EULEX-i heshtin Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, doli në qendër të Prishtinës, e deklaroi
veten si ish-anëtar i SHIK-ut, tha se ka vrarë e maltretuar, ka marrë
urdhra nga Azem Syla, si epror i tij, dhe pas këtyre fjalëve vazhdoi të
mbetet i lirë. Policia dhe Prokuroria nuk ndërmorën asgjë, ndërsa
EULEX-i thotë se po e heton rastin. Azem Syla i ka quajtur gënjeshtra
pohimet për të, ndërsa PDK-ja reagoi dhe kërkoi angazhim maksimal të
EULEX-it |
30 Nëntor, 2009 |
|
 |
 |
Dëshmitari
i shumëpërfolur i CD-së, ish-pjesëtar i SHIK-ut, Nazim Bllaca, i lindur
më 1972, nga Ribari i Madh i Lypjanit, të dielën në sheshin në afërsi
të Kuvendit është shfaqur befasishëm para medieve, duke shpalosur të
dhënat e tij për disa krime të kryera në Kosovë. Ai tha se ka qenë
punonjës i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në organizimin e vrasjeve dhe
tentim vrasjeve nga qershori i vitit 1999 deri në vitin 2003. “Nën
urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje, plagosje,
rrahje e shantazhe. Eprori im ka qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij,
Shpresim Uka. Nga ky i fundit i kam marrë emrat se kush duhet të
ekzekutohet”, ka thënë Bllaca, për të cilin policia nuk ka ndonjë
urdhërarrest. Bllaca ka thënë se që nga viti 1995 deri më 1998 ka
punuar në arsim në shkollën fillore ‘Emin Duraku’ në Shtime, e më pas
në fshatin e tij të lindjes, ndërsa në vitin 1998 i është bashkëngjitur
radhëve të UÇK-së, në zonën e Pashtrikut, deri më 12 qershor viti 1999,
ndërsa pas kësaj kohe ka deklaruar se ka qenë i angazhuar në strukturat
e SHIK-ut.
Më ofruan 600 mijë euro për heshtje
Bllaca në rrëfimin e tij tha se dëshminë e tij e ka të incizuar në një
video, e cila medieve u është shpërndarë nga deputetet Gani Geci dhe
Adem Salihaj. Sipas tij, CD-ja e cila është dorëzuar në Kuvendin e
Kosovës nuk ka të bëjë me periudhën e luftës, dhe, sipas tij, CD-ja i
qartëson disa gjëra të cilat janë manipuluar në adresën e tij. “Është e
vërtetë që bëhet fjalë për vrasje dhe për vrasje në nivel të Kosovës,
jo në nivel komunal”, tha ai, duke theksuar se në këto struktura në
rrethin e ngushtë kanë qenë vetëm tre persona. Ai nuk e di nëse
funksionon SHIK-u dhe as që e njeh Kadri Veselin. Më tej ai shfaqi
besimin se shumë shpejt do të dalin edhe të tjerët. “Mjaft ka shkuar me
ata dëshmitarët e fshehtë”, tha ai. Bllaca ka bërë të ditur se i janë
ofruar edhe shuma të mëdha parash, prej 400 mijë deri në 600 mijë euro,
vetëm e vetëm që të mos i bëjë publike vrasjet.
“Po, normal jam i penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i
vitit 1999. Nuk është problem barra ime sa më bie, unë jam i interesuar
ta paguaj”, tha Bllaca.
Në video përmenden edhe 100 mijë euro për vrasjen e tij. “Është fjala
për 20 gushtin e 2007-s, ku janë dhënë 100 mijë euro për vrasjen time.
Prokuroria e EULEX-it është në dijeni se kush i ka dhënë parat dhe nga
cili individ”. I pyetur çfarë e ka shtyrë të paraqesë para opinionit të
gjitha ato që i thotë, Bllaca ka thënë se një nga motivet është se nuk
ka arritur kompromis me ish-shefin e tij, prandaj ka vendosur të dalë
para medieve dhe t’ua japë videon prej 30 minutash. Bllaca thotë se u
ka shërbyer këtyre strukturave duke menduar se është duke punuar për
atdheun, por që, sipas tij, ajo kishte qenë krejtësisht diçka tjetër
prej individëve dhe klaneve të ndryshme. Ai thotë se për njerëzit që
kanë cak të sulmeve është menduar se janë njerëz të caktuar të UDB.
“Ashtu janë thënë, por në fund doli krejt e kundërta prej asaj që është
thënë”, tha Bllaca, duke theksuar se të gjithë i kanë futur në një
korpë me Selim Broshin dhe Ibush Klokoqin”.
Bllaca ju tha gazetarëve se ai nuk ka marrë para ekstra për vrasje, por
vetëm një rrogë mujore prej 150 eurosh. Për ato 4 vjet që ka shërbyer
në SHIK ka qenë i bindur se duke kryer këto vrasje po i shërben atdheut.
Largimi nga Kosova
Më tej ai ka thënë se është përcaktuar që CD-në ta publikojnë Adem
Salihu dhe Gani Geci, duke qenë që ky i fundit ka qenë anëtar i
komisionit për çështje të sigurisë në parlament. Bllaca ka thënë para
medieve se të premten dhe të shtunën tek ai kanë qenë Policia e
Kosovës, por nuk është prononcuar. Ai tha se është i gatshëm të shkojë
në burg për atë që ka bërë. Bllaca tha se nuk ka besim të plotë në
organet policore të Kosovës për të paraqitur dëshminë e tij, prandaj ka
pritur misionin e EULEX-it, ku edhe ka deponuar faktet që ka në
dispozicion.“Duke u bazuar në organet e mirëfillta të EULEX-it, unë e
kam bërë një parapërgatitje në fillim në gusht të vitit 2007. Mirëpo,
duke u bazuar në atë kohë që UNMIK-u ka qenë jostabil, atëherë jam
detyruar të largohem nga Kosova. Rasti i së premtes është rasti i dytë
që ka ndodhur ndaj meje. Përndryshe, më 20 gusht 2007 është përgatitur
nga i njëjti grup kriminal që të likuidohem. Kam dhënë edhe një
deklaratë në stacionin 2 në vitin 2007, e cila deklaratë pas 20
minutave ka dalë nga stacioni dhe është përhapë”, tha Bllaca. Ai
gjithashtu implikon persona të lartë të Policisë së Kosovës. “Unë jam
personi i parë në Kosovë që dal pas lufte haptas. Kanë qenë tek unë të
premten dhe të shtunën, mirëpo unë nuk jam prononcuar para SHPK-së, nuk
e kam që nuk ju besoj, ka edhe aty djem të mirë, por EULEX-it ia kam
dorëzuar CD-në dhe audion e 13 tetorit 2009”, tha Bllaca.
Ai tha se asnjëherë nuk ka biseduar me kryeministrin aktual të Kosovës,
Hashim Thaçin, dhe nuk beson se ky i fundit ka qenë në dijeni për
vrasjet që urdhëroheshin nga SHIK-u. Por, ai përmendi se për aksionet e
kryera ka marrë urdhra nga, siç tha ai, “pjesëtarë të SHIK-ut, që
gjenden në strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës, pa
përmendur asnjë emër. “Janë të precizuar dhe për EULEX-in janë të
njohur”, tha Bllaca. Ndërsa, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë
se policia është e gatshme të veprojë dhe të reagojë kur prokuroria të
lëshojë urdhrin për çfarëdo që të jetë. Mirëpo, Bllaca thotë se me këtë
rast po merren hetuesit e EULEX-it. “Rasti deri më tani është nën
hetime të Prokurorisë së EULEX-it dhe është në partneritet të plotë me
EULEX-in, dhe pret komentet dhe urdhrin të veprohet në bazë të
urdhëresave”, ka theksuar ai.
Syla: Janë shpifje dhe gënjeshtra, do ta
denoncoj Bllacën
Një nga emrat e përfolur nga Bllaca ka qenë edhe ai i Azem Sylës, i
cili ka reaguar në televizionin publik, duke hedhur poshtë ato. Syla i
ka quajtur gënjeshtra pohimet për të. “Nuk merrem me gënjeshtra,
shpifje dhe intriga të njerëzve të ligë, e aq më pak kur këto
gënjeshtra bëhen në kohë fushatash”, pohoi Azem Syla për RTK-në. Ai tha
se Bllacën nuk e njeh. “Emrin tim dhe Azem Sylën e njeh tërë populli i
Kosovës që nga vitet e 70-ta, do të thotë tërë një jetë të timen ia kam
kushtuar popullit tim, vendit tim dhe të ardhmes së vendit. Këto
shpifje në këto momente janë edhe gjatë kohës së fushatës. Personat të
cilët në Kuvend dhanë deklarimet e tyre dhe personi sot në fjalë të
gjitha janë shpifje dhe intriga që i bëjnë njerëzit e ligë”, tha ai,
duke shtuar se tërë veprimtarinë dhe aktivitetin e tij, duke përmendur
këtu vuajtjen në burg në vitet 80 pastaj 89 në izolim dhe gjatë luftës
e tani ka qenë për shtet dhe forcim të shtetit të Kosovës. Syla tha se
këto akuza, që sipas tij bëhen në kohën e fushatës, janë shpifje të
llojit të tyre. “Që nesër do ta denoncoj në organet e policisë, t’i
lihet drejtësisë e cila le ta thotë fjalën e vet”, tha Syla. Ai tha se
nuk e di se çfarë e ka shtyrë Bllacën të përmendë emrin e tij. “Janë
shpifje dhe kanë me dalë shpifje”, tha Syla.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës dje hodhi poshtë akuzat, duke
thënë se me këtë rast duhet të merren organet kompetente. Zëdhënësi i
Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, tha se ky subjekt do
të pozicionohet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa kërkoi që deklaratat
e ndryshme të partive të mos bëhen për përfitime të personave politike
pak ditë para balotazhit, që do të mbahet më 13 dhjetor.
PDK-ja kërkon angazhim maksimal të EULEX-it
“Vendi dhe populli ynë kanë dhënë shumë për të ngritur shtetin dhe
institucionet e veta demokratike. Liria, siguria dhe shteti ligjor janë
kualitete themelore të demokracisë dhe të vendit tonë”, thuhet në një
komunikatë shtypi të PDK-së, lidhur me zhvillimet rreth rastit të
CD-së. “Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jemi dëshmitarë të
akuzave dhe fyerjeve që bëhen në rrugë joligjore dhe me motive
elektorale. Ka tendenca nga individë të inkriminuar që përpjekjet tona
për shtet ligjor t’i kthejnë në anarki, urrejtje dhe vëllavrasje”,
thuhet më tej në komunikatë. PDK-ja përmes komunikatës fton tërë
opinionin e gjerë politik, intelektual dhe moral të vendit tonë që t’i
japin përgjigjen e merituar tendencave të tilla nga individë të
kriminalizuar me vendosmëri, jo anarkisë, jo krimit dhe jo
vëllavrasjes. “I thërrasim dhe u japim përkrahje të plotë organeve të
drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës dhe t’i japin fund tendencave për
shkatërrim dhe denigrim të sistemit tonë të drejtësisë, me qëllim të
zhdukjes së të vërtetës dhe mbulimit të krimit”.
Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë zyrtarisht nga EULEX-i
angazhim maksimal dhe shqyrtim të plotë e të shpejtë të këtyre akuzave
të përfolura dhe vënien e drejtësisë në vend. Partia Demokratike e
Kosovës fton qytetarët të besojnë në organet vendore dhe ndërkombëtare
të drejtësisë dhe të mos bien pre e akuzave të ulëta e të pabaza me
prapavijë elektorale”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
|
Nazim Bllacës, 30 ditë arrest shtëpiakGjykatësi ndërkombëtar i procedurës paraprake, Francesko Florit, ka
marrë vendim që të akuzuarit Nazim Bllaca t’i shqiptohet masa e
arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Këtë e ka konfirmuar Haxhi Millaku,
avokat mbrojtës i të akuzuarit.
Me këtë vendim, gjyqtari ka pranuar kërkesën e avokatit Millaku dhe ka
hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Mauricio Salustro, i cili propozoi
që Bllacës t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Avokati Millaku gjithashtu ka kërkuar që klientit të tij t'i bëhet
ekzaminim mjekësor psikiatrik. "Janë dy kapituj veprash, krim i
organizuar, vrasje e rëndë dhe vrasje në tentativë, si vrasje e rëndë
në tentativë. Do të shohim sa janë valide, sa është aplikuar ligji,
mënyra...Unë kërkova nga gjykatësi që të bëhet gjithsesi ekzaminimi
mjekësor, sepse deri më tani ai nuk ka pasur një trajtim mjekësor
adekuat, a kemi të bëjmë me njeri normal, apo për çka është fjala?”, ka
thënë Millaku. Azem Syla paraqet padi në prokurori
Azem Syla, anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe ish-komandant i Shtabit të
Përgjithshëm të UÇK-së, ka ngritur kallëzim penal ndaj Nazim Bllacës
nga Ribari i Madh i Lipjanit, i arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
“Në kuptim të dispozitës së nenit 198 al.1 të Kodit të Procedurës
Penale të Republikës së Kosovës (KPPK) dhe duke ju bashkangjitur
njoftimin tim për media të datës 30.11.2009 paraqes kallëzim penal për
të gjitha veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare e që i ka kryer
Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh - Komuna e Lipjanit, i cili më
30.11.2009 është arrestuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në kërkesën
drejtuar Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë (Kryeprokurorit
Osman Kryeziu) dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në
Prishtinë (Kryeprokurores Elisabeth Arnal).
Syla, i cili është apostrofuar nga Bllaca si urdhërdhënës i tij në një
numër rastesh të vrasjeve dhe tentimvrasjeve, që sipas tij janë
organizuar nga SHIK-u në periudhën e pasluftës, kërkon nga prokuroria
ta njoftojë mbi epilogun e hetimeve zyrtare nga ana e saj.
“Arsyeja e kërkesës sime që të më njoftonin mbi epilogun e hetimeve të
juaja zyrtare është që pas përfundimit të hetimeve zyrtare kundër Nazim
Bllacës, unë do të ndërmarr veprime të caktuara juridike dhe ligjore në
mbrojtje të dinjitet tim, për shkak të shpifjeve dhe gënjeshtrave të
cilat me deklarimet e tij më 29.11.2009 i ka plasuar në media-opinionin
kosovar, i paraqituri”.
Syla e ka autorizuar avokatin Tomë Gashi që ta përfaqësojë në
Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë, Prokurorinë Speciale të
Republikës së Kosovës në Prishtinë, në të gjitha gjykatat kompetente në
Kosovë në çështjen penale kundër Nazim Bllacës.  Hysni Rama : “Bllaca ka jetuar dy vjet në Serbi”
Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka marrë pjesë në 17 akte kriminale
në Kosovën e pasluftës, në fakt është i paguar nga Serbia për të vrarë
krerë të lartë të SHIK-ut dhe të PDK-së. Bllaca ka jetuar për dy vjet
në Serbi...
Kështu thotë në një intervistë për Express, Hysri Rama, i cili në CD-në
e shumëpërfolur ditëve të fundit, përmendet si personi që ka marrë 100
mijë euro për ta vrarë Bllacën.
Rama thotë se Bllaca me të cilin ka lidhje familjare është person i
paguar direkt nga Serbia dhe sipas tij, ai kishte marrë urdhra për të
vrarë Kadri Veselin, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën.
Ai thotë se Bllaca, tashmë i arrestuar, ka jetuar për dy vjet në Serbi.
Pas kthimit në Kosovë, sivjet në maj, në bisedë me të, Rama thotë se
Bllaca i kishte treguar se nëse do t’i kryente këto akte, do të merrte
“pare me thes”.
I pyetur se pse nuk e njoftuar policinë, Rama thotë se nuk e ka marrë
këtë shumë seriozisht këto deklarime. “Nazimi ka qëndruar në shtëpinë
time dy ditë dhe më pas e kam larguar”, thotë Rama, në bisedën për
Express, të cilën të plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm. Mediat serbe spekulojnë për arrestimin e Azem Sylës
Policia e Kosovës e ka arrestuar Azem Sylën, anëtar i Partisë
Demokratike të Kosovës, spekulojnë sot mediat e Beogradit.
Agjencia B92 raporton se Syla është arrestuar me urdhër të Prokurorisë
Publike të Qarkut në Prishtinë dhe Zyrës së Prokurorit Special të
Kosovës, me kërkesë të kryeprokurores ndërkombëtare Elisabeth Arnal.
Drejtësia kërkon nga Syla që të japë dëshmi lidhur me akuzat se
pjesëtarët e SHIK-ut, pas luftës në Kosovë, kryen vrasje politike,
shkruan më tutje kjo agjenci.
Por burime nga Policia e Kosovës e përgënjeshtruan lajmin.
Më herët gjatë ditës, Syla, anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe
ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, njoftoi se i është
drejtuar Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë dhe Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë me kërkesë që ta
njoftojnë mbi epilogun e hetimeve zyrtare lidhur me rastin ndaj Nazim
Bllacës.
Pas përfundimit të hetimeve, Syla ka thënë se do të ndërmarrë veprime
juridike dhe ligjore ndaj Bllacës për shkak të shpifjeve dhe
gënjeshtrave të cilat ai i ka plasuar në media.
Syla ka njoftuar se ka autorizuar avokatin Tomë Gashi që ta përfaqësojë në këtë çështje penale.
Syla kërkon të njoftohet mbi epilogun e hetimeve ndaj Bllacës
Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së dhe anëtari i
kryesisë së PDK së, Azem Syla, përmes avokatit të tij, Tomë Gashi, ka
kërkuar nga Prokuroria Publike e Qarkut të Prishtinës dhe Prokuroria
Speciale e Republikës së Kosovës, që ta njoftojnë mbi epilogun e
hetimeve zyrtare nga ana e tyre ndaj Nazim Bllacës.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, avokati i Azem Sylës, ka
bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Publike të
Qarkut të Prishtinës, Osman Kryeziu dhe kryeprokurorja e Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës, Elisabeth Arnal, që ta njoftojnë mbi
epilogun e hetimeve zyrtare nga ana e tyre, ndaj Nazim Bllacës.
"Arsyeja e kërkesës sime që të më njoftonin mbi epilogun e hetimeve
të juaja zyrtare është që pas përfundimit të hetimeve zyrtare kundër
Nazim Bllacës, unë do të ndërmarr veprime të caktuara juridike dhe
ligjore në mbrojtje të dinjitet tim, për shkak të shpifjeve dhe
gënjeshtrave të cilat me deklarimet e tij më 29.11.2009, i ka plasuar
në media dhe opinionin kosovar i paraqituri", thuhet në komunikatë.
Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1 |
|
|