Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi përleshen me grushta,
denoncojnë njëra-tjetrën në polici
Mosmarrëveshjet e nisura nga shou “Vip Shtëpia” në Kosovë e fyerjet në “Facebook”
Përleshja të dielën pas mesnate, këngëtaret denoncojnë njëra-tjetrën
Incidenti ka nisur me fjalë dhe ka përfunduar me dhunë fizike mes dy
këngëtareve vonë pas mesnatës së të dielës. Të dyja këngëtaret denoncuan
njëra-tjetrën në Komisariatin nr.1 të Tiranës, duke pretenduar dhunë
fizike dhe fyerje të ndërsjella. Sherri i radhës mes këngëtareve të
njohura ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, pranë një
kompleksi të njohur, tek Liqeni Artificial në kryeqytet. Burime nga
policia thanë se Rozana Radi pretendon se është goditur me grushte në
fytyrë nga këngëtarja Rezarta Shkurta. Sipas policisë, Rozana Radi ka
edhe shenja të dukshme në pjesën e fytyrës, një mavijosje në pjesën e
sipërme të syrit të djathtë. Për këtë arsye, Rozi i është nënshtruar
edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sot pritet edhe një raport paraprak
që do të dorëzohet në polici. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe
këngëtarja tjetër, Rezarta Shkurta, e cila ka pohuar se është sulmuar
nga Rozana dhe më pas është vetëmbrojtur. Gjithashtu, edhe Rezarta
Shkurta i është nënshtruar një ekspertimi mjeko-ligjor, edhe pse sipas
ekspertëve ajo nuk ka shenja të dukshme. Për të dy këngëtaret, policia
ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën “dëmtime të tjera
me dashje” dhe ditët në vazhdim pritet që dosja të dërgohet në
Prokurorinë e Tiranës. Burimet sqaruan se rreth kësaj ngjarjeje ka dhënë
deklarime në Komisariatin nr.1 edhe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, i
cili ka qenë i pranishëm gjatë “përleshjes” së këngëtareve.
DENONCIMET NE POLICI
Dy
këngëtaret e njohura kaluan dje disa orë në polici, pas sherrit që
ndodhi në orët e para të mëngjesit, tek Liqeni Artificial. Protagonistet
e ngjarjes denoncuan njëra-tjetrën për dhunë fizike dhe fyerje. Sipas
kallëzimit të Rozana Radit, këngëtarja Rezarta Shkurta i ka telefonuar
pas mesnate, duke i kërkuar takim për t’u sqaruar në lidhje me disa
deklarata të bëra në adresë të saj gjatë emisionit televiziv “Zonë e
Lirë”, të drejtuar nga Arian Çani. Në këtë emision, por edhe tek Kënga
Magjike, Rozana Radi pretendon se Rezarta Shkurta i ka kërkuar falje.
Rezarta këmbëngul se kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, mësohet se
Rozana Radit i është kërkuar të japë shpjegime edhe për fyerjet e
ndërsjella në rrjetin social “Facebook”, që këngëtaret kanë shkëmbyer
tri ditë më parë. Zanafilla e konfliktit ka qenë sherri që ato kishin
pasur në muajin prill të këtij viti, kur merrnin pjesë në “Vip Shpija”,
në Kosovë. Vajzat patën një debat të ashpër në lidhje me punët e
shtëpisë dhe gatimin, gjatë kohës që qëndronin të dyja në “Vip Shtëpia”
në Kosovë, emision i ngjashëm me “Big Brother” që zhvillohet në
Shqipëri. Pas telefonatës së Rezarta Shkurtës, rreth mesnatës së diel,
Rozana Radi ka pranuar ta takojë në vendin që kanë rënë dakord dhe ka
lëvizur vetëm nga shtëpia e saj në afërsi të “Kodrës së Diellit”, me
makinë, për të takuar këngëtaren tjetër. Sipas denoncimit të Rozana
Radit, sapo ka mbërritur në vendin e caktuar, Rezarta Shkurta nuk i ka
dhënë mundësi as që të zbresë nga makina, por menjëherë i ka hapur derën
dhe e ka goditur në fytyrë. Vetë Rozana nuk ka pasur mundësi të
kundërpërgjigjet, pasi ka qenë në timon. Në një moment kur ajo ka gjetur
mundësinë të zbresë nga makina, i është afruar Rezartës, por në mes ka
hyrë bashkëshorti i kësaj të fundit, duke ndërprerë sherrin. Nga ana
tjetër, Rezarta Shkurta në kallëzimin e saj, pretendon se ka qenë Rozi
ajo që ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar e para. Ndërsa
kundërpërgjigja sipas saj ka qenë për vetëmbrojtje.

Rezarta Shkurta Rozana Radi
Read more »