Members

Remember Me

Search Results: ledina-celo

VIP-at "kukull" -Faleminderit kirurg !

Published: Feb 2, 2010 by kosova Filed under: Ndryshme
VIP-at "kukull" -Faleminderit kirurg !

Tek i sheh në televizor me pamjen perfekte në paraqitje, ndihesh disi xheloz për përsosmërinë e tyre. Instiktivisht mendon, që me të vërtetë natyra është treguar mjaft zemërgjerë me personazhet VIP. Por tashmë, jemi të vetëdijshëm që shumë prej tyre shfaqen të tillë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo modë tanimë është përvetësuar mjaft mirë dhe nga personazhet publikë shqiptarë. Edhe pse deri më tash janë femrat ato që e kanë përvetësuar më shumë. Po kush janë pacientet VIP që kanë zbukuruar fytyrën dhe pjesë të ndryshme të trupit me bisturi?


Alketa Vejsiu


Vajza e spektakleve televizive, përpara se të niste show-n "Gjeniu i vogël", mendoi që të shfaqej ashtu siç e kishte ëndërruar, me një hundë të re. Një operacion plastik në spitalin "Nënë Tereza" dhe ja ku u bë. Rezultati ishte vërtet i dukshëm. Edhe pse në të vërtetë ishin miqtë e saj që e zbuluan, Alketa nuk e pati problem ta pohonte këtë gjë të pamohueshme tashmë në fytyrën e saj. E ndërsa fillimisht kjo do të mësohej nga fjalët që kalonin gojë më gojë, me shfaqjen e saj në ekran do të zbulohej për të gjithë.


Ledina Çelo


Një ndër të parat që vendosi të ndërhynte në hundën e saj, do ta mbante sekret për shumë kohë. Në fakt, ajo është ndër artistet e para që do t'i drejtohej klinikës për të bërë një operacion në hundë. Rreth dhjetë vjet më parë, ajo arriti të sillte në formën e dëshiruar hundën e saj, por që pas kaq kohe duket se nuk e ka më atë shkëlqim që mori në kohën kur bëri operacionin. Kjo edhe për arsyen se, për të mbrojtur veten nga zërat që nisën të qarkullonin për këtë ndërhyrje, ajo hoqi dorë nga vizitat tek mjeku. Megjithatë, ndoshta Ledina nuk ka hequr dorë plotësisht. Pasi sipas fjalëve që qarkullojnë kohët e fundit, ajo ka menduar që të bëjë sërish një ndërhyrje në hundën e saj.


 Bleona Qereti


Nuk është treguar aspak pasive në këtë drejtim. E tunduar nga një hundë e përsosur dhe e ndikuar edhe nga koleget e saj, është drejtuar për në spital, ku i është nënshtruar një operacioni plastik në Tiranë, që i dha si rezultat një hundë mjaft fine. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk e ka pohuar këtë fakt. Edhe pse operacioni ka disa vite që është bërë, vetë Bleona nuk e ka pohuar këtë fakt, pavarësisht se kjo është një gjë e dukshme, aq më tepër kur e krahason me pamjen e saj në vite. Dhe pse ajo është komentuar për këtë gjë, nuk është mërzitur asnjëherë dhe nga ana tjetër, nuk ka reaguar as për ta pohuar dhe as për ta mohuar këtë gjë.


Megjithatë, listës së pacienteve VIP në këto kohët e fundit i janë shtuar edhe mjaft emra të rinj. Edhe pse doktorët e tyre ruajnë me fanatizëm emrat e tyre, krejt padashur del ndonjë. Edhe pse në shekullin XXI, t'i nënshtrohesh një operacioni plastik, nuk është as turp dhe aq më tepër tabu.


Sonila Meço


Nuk e pranon aspak se i është dashur të bëjë një ndërhyrje të vogël në fytyrën e saj. Në pamje të parë duket sikur nuk ka ndryshuar asnjë gjë në fakt. Por nëse përqendrohesh tek fotot e dikurshme të saj, do të dallosh lehtë se tashmë hunda e saj është më fine. Ka bërë edhe ajo një ndërhyrje të vogël, duke i dhënë majë hundës së saj e duke qenë ndër të paktat spikere që ka bërë një ndërhyrje plastike. E pas kësaj, e joshur nga rezultati i hundës, vendosi të modelojë edhe buzët e saj. Në të vërtetë, Sonila është ndër ato femra VIP, që i jep mjaft rëndësi pamjes dhe look-ut të saj.


Zajmina Vasjari


ka preferuar që ndërhyrjen ta bëjë tek gjokset e saj. Duke besuar tek perfeksioni në tiparet e saj, ka dashur që të duket edhe më seksi. Dhe zgjidhja, silikon. Ia ka arritur në fakt. Tashmë gëzon një trup për t'u pasur vërtet zili, jo vetëm nga meshkujt që e adhurojnë, por edhe nga femrat që do të donin të ishin si ajo. Por, e pyetur nga Gazeta, vetë Zajmina e mohon se ka bërë një ndërhyrje të tillë. "Njerëzit mund të thonë që unë kam bërë operacion plastik, por unë e mohoj këtë gjë. Gjithsesi, unë nuk mund të pengoj gjykimin dhe vlerësimin e të tjerëve, ndoshta atyre u dukem se kam bërë".


Orinda Huta


Eshtë ndër të paktët persona publikë, që e ka pohuar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Ndoshta e detyruar edhe nga ndryshimi i madh që i ka ndodhur pamjes së saj, ajo e ka pohuar. Gjithsesi, të gjithë mund ta dallojnë mjaft mirë "rinovimin" që ajo i ka bërë fytyrës së saj përmes këtij operacioni. Ose ndoshta, Orinda ndryshe nga të tjerat, nuk e ka aspak problem të pohojë një të vërtetë të tillë…



Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1