Members

Remember Me

Search Results: kosova

Blerim Destani: Lidhja ime me Aritën ka ekzistuar vetëm në fantazinë e saj

Published: Aug 1, 2011 by kosova Filed under: Blerim Destani

Blerim Destani: Lidhja ime me Aritën ka ekzistuar vetëm në fantazinë e saj

Aktori i njohur Blerim Destani gjithmonë zë vend në media për projektet e mëdha të cilat i lançonh herë pas here, por shpesh herë edhe për thashetheme të ndryshem të cilat lidhen me jetën e tij private. Në një intervistë që “Panorama plus“ realizoi me aktorin, ai tregon për projektin
filmik në Holandë, kampanjën për “Red&Black“ së bashku me Lorik Canën
dhe Eliza Dushkun, pastaj rrëfehet edhe mbi intervistën e Arita Fejzullahut dhënë javë më parë, për marrdhënien me Albana Osmanin dhe shumë gjëra të tjera. T’i zbulojmë së bashku…

Blerim si ishte të pozoje krah një modeleje seksi?
Ishte një angazhim profesional, dhe si çdo angazhim për mua, përkushtimi maksimal është i domosdoshëm. Në fillimet e karrierës sime kam pasur momente kur ndjenjat më duhej t’i kontrolloja më shumë, por tani jam në
një fazë kur ato më janë bërë pjesë e punës. Edhe unë edhe modelja seksi, e bëmë punën që dimë ta bëjmë, më së miri.

A do ju kishte penguar fakti që femra me të cilën do të lidheshit në martesë të jetë e njohur?
Vetë fakti që ajo do të jetë gruaja ime, edhe po të mos ishte e njohur do bëhej falë meje.

Pajtoheni me thënien se një mashkull kur ka në krah një femër ndihet i sigurtë?
Nuk di a mund të thuhet më i sigurt, por më i plotësuar, po. Mashkulli kur ka në krah një femër ndjehet më i plotë pasi femra i plotëson disa dimensione që i mungojnë. Më pëlqen mendimi që çdo mashkull apo femër në jetë e kërkon atë gjysmën që i mungon. E kërkon për t’u ndjerë i plotë.

Çfarë jeni duke punuar momentalisht, cilët janë projektet të cilat do t’i shpalosni së shpejti?

Sapo kam perfunduar xhirimet në Holandë të filmit “Gone back” Të regjisorit
Ernest Meholli dhe jam në përgatitje të një filmi gjermano austriak që do xhirohet në Vjenë. Së shpejti do të fillojë prezantimi i filmit “Berlin
Project” dhe jam shumë kureshtar të shoh se si do të komunikoj ky film me publikun pasi fjala është për një film shumë jokoncencional. Gjithashtu jam në negociata për një mega – film me përmasa të mëdha edhe nga ana e produkcionit edhe nga ana tematike. Por për këto kur të vijë koha, nuk dua të flas para kohe.

Po në biznesin e tekstilit si ecën puna, sa është zgjeruar ky biznes dhe sa fitimprurës është këtu tek ne kur dihet që kriza ekziston gjithandej?
Jam shumë i kënaqur me zgjerimin e punës dhe prezantimin e prodhimeve nëpër tregje ndërkombëtare. Është një sferë e biznesit që nuk ka krizë asnjëherë dhe jam i  lumtur për këtë.

Keni thënë se si imazh tek “Red&Black” do e merni edhe Eliza Dushkun dhe Lorik Canën, deri ku kanë arritur bisedimet me ta dhe kur do të realizohet kampanja?

Patjetër. Kampanja promovuese do të realizohet së shpejti.



Njëherë Angela, e tani Albana Osmani, cilën do e kishit zgjedhur si person të jetës?
Këto janë gjëra që përfolen nëpër media, ajo që mua do të ma rrëmbejë zemrën, apo atë që unë do e kisha zgjedh, së pari do ia them asaj, e më
pas mediave. Prandaj për gjëra të tilla nuk deklarohem përderisa asnjëra nuk e ka marrë këtë lajm nga unë.

Përveç se e keni mikeshë, çfarë tjetër ju lidh me Albana Osmanin? Ju tërheq si femër?
Albanën e kam mikeshë, e respektoj si person me shumë integritet personal dhe profesional.

Këto ditë është bërë përsëri aktuale mardhënia juaj me Arita Fejzullahun, ajo ka deklaruar se keni qenë në lidhje dhe se ka shumë dëshmi dhe është ndarë se e keni tradhëtuar. Si është e vërteta?
Ajo në media është prezente vetëm me deklarata të tilla. Jam i lumtur që në
deklaratën e fundit emri im u përmend në kohë të shkuar pra sipas asaj “lidhja jonë imagjinare paska përfunduar”. Sipas asaj deklarate del se unë në dy vitet e fundit nuk paskam bërë gjë tjetër vetëm se qenkam ndarë prej saj “duke e tradhëtuar” dhe përsëri ribashkuar!? Vërtetë për të qeshur! Por, edhe kjo
deklaratë më bëri të lumtur pasi emri im nuk do të përmendet më në kontekste të tilla, pasi vendin tim e paska zënë Loriku. Nëse edhe kjo
lidhje është e vërtetë atëherë u dëshiroj gjithë të mirat.

“Ai është një ujk dhe do të mbetet i tillë. Edhe nëse martohet tradhëtari mbetet tradhëtar”, kështu ka deklaruar ajo në një gazetë, çfarë do i komentoni asaj në këtë rast?
E thashë edhe më lart, kjo ka qenë një lidhje imagjinare në fantazinë e saj. Dhe çdo gjë që përmendet mbi një lidhje të tillë imagjinare është fryt i fantazisë së bujshme.

BLERAND REXHEPI /Panorama Plus/





Read more »
Comments (0) »

Vesa Luma tradheton bashkepuntorin ne YouTube !

Published: Jul 1, 2011 by kosova Filed under: BESFORT VIDEO INFO Musik - VIP Vesa Luma
Kengetarja Vesa Luma tradheton Kosovarin per Grekun !!!

Fshien Videon Besfortit nga Youtube per ta demtuar !

Kengetarja Vesa Luma, pas debaklit ne Dancing with the Star Albania ne Tirane,  ka pesuar edhe nje debakel tjeter, por ket radhe moral dhe njerezor, duke e tradhetuar bashkepuntorin e vet, Kosovarin  me grekun A. N. !!!

Po pse e tradhetoj Vesa Luma - Besfort Video M1 ?

Arsyet e Vesa Lumes  jan te panjohura, por dy gjera jan tash te njohura:

1) Ja fshiu Besfortit nje Video nga YouTube me  qellim qe te ja suspendoj  Accountin nga You Tube, ne bashkepunim me nje firme me emrin "Easycom"

2) E tradhetoj kontraten qe kishte firmosur me M1 te cilen e kishte firmosur ne muajin    Janar 2011 me afat 4 (kater) vjeqar, dhe ka firmosur edhe per Easycom nje kontrate te njejte per distributimin e Video-ve te saj ne You Tube !!!

Vesa Luma ne Janar te ketij viti kishte kerkuar nga Besforti qe ti ja bej promovimet e videove te saj ne Internet, dhe poashtu te ja reklamoj dhe ti ja publikoj prezentimet e saj nga Dancing with the stars Albania. Çdo gje shkonte ne rregull deri sa u krye spektakli DWSA, kur Vesa kishte ra si duket ne dashuri me Grekun gjate qendrimit te saj ne Tirane, dhe aty filluan planet e "Grekut" te cilit i erdhi rasti ideal qe permes Vesa Lumes naive ta shfrytezoj rastin per ta atakuar Produksionin me te njohur ne Internet M1-shin te cilin e ka konkurentin dhe pengesen e vetme per ti ja aritur synimet e tij te flliqura, e per te cilat qellime faqja jone ka shkruar disa here artikuj. Sa per info ajo firme manipuluese esht i njohur ne tregun Gjerman si Cybernet Criminal per abuzimet qe ju ka ber konsumatoreve Gjerman duke ju shitur Softwer Kompjuteristik ilegal,
dhe poashtu ka mashtruar shume kengetar nga estrada, duke ja shitur muziken ne faqen e tij personale www.arkiva-shqip.com, dhe ne anen tjeter paralel duke i fshire ne menyre ilegale me dhjetra mijera Video shqip nga You Tube, me qellim qe pastaj vizitoret ato klipe ti blejne me Lek ne faqen tij personale !

Si deshmi rreth kesaj tradhetije ne fund te Artikullit ju sjellim Argumentet siq jane:

Komunikimi me Vesa Lumen ne Facebook me  Besfortin, SMS-at dhe Autorizimi e firmosur per
M1, nga vet Vesa Luma.  Poashtu per shkak te transparences kemi publikue edhe komunikimin me Avokatin e Easycomit Beni ne Skype ! (Nese lexoni me vemendje do te kuptoni se si tentojne Vesa dhe avokati Beni ta mashtrojne Besfortin me qellim qe Videon e fshire mos ta rikthejne prapa ...)




Vesa


Tradhetia kontraktuese nga ana e Veses, nuk do u behej publike e nuk do ishte fare interesante per M1-shin, sikur ajo mos te shkonte aq large ta fshij pa paraljmerim  videon te saj  nga YouTube tek Useri "BESFORTde", i cili esht edhe rekordmen e shampion ne Youtube dhe kanali me i njohur mbare shqiptar ne bote per promovimet e veprave te artisteve shqiptar i njohur si Produksioni "M1" !

(Sa per info, i njejti psikopat para dy viteve ja ka suspendue accountin me te njohur per You Tube ne Evrope "chibis007" me mbi 60 milion klikime, me ndihmen e dy kengetareve G K. dhe L J. si dhe me ndihmen e kompozitorit nga Kosova Enis P. i cili ka te njejtat aspirata sikur ky Greku. !)


E sa i perket Veses, ne vend qe ta shperblej M 1-shin per gjithe at pune gjigante qe ka ber per promovimin e Videove te Vesa  gjate Dancing With the star Albania dhe videove tjera nga kariera e Vese, ajo  vendos ta denoje M 1-shin duke tentuar ta suspendoj nga You Tube !!!



Deshmija ku argumentohet se firma Easycom fshin video e Vesa Lumes nga kanaly Besfortit ne YouTube

Read more »
Comments (54) »

"Easycom" fshine Videot Shqip neper Youtube, !

Published: Feb 28, 2011 by kosova Filed under: BESFORT VIDEO INFO Musik - VIP
Firma Easycom fshine Videot Shqip neper Youtube !
Poashtu edhe Kanali me i popullarizuar shqiptar ne You Tube "chibis007" u atakue nga kjo firme anti-shqiptare e manipuluese nga Tirana !

TE NDERUAR VIZITORE
,
NJE E VETQUAJTUR FIRME  "EASYCOM" NGA TIRANA (BABE E BIR) te cilet perdorin Userat e tyre ne YouTube "ArkivaShqip" "easycom" "easycomshpk" etj KOHEVE TE FUNDIT PO FSHIJNE SHUME VIDEO SHQIP NEPER YOUTUBE, DUKE E MANIPULUAR EDHE VET YOUTUBEN KINSE POSEDOJN TE DREJTAT AUTORIALE  DHE PASTAJ PERMES NJE PIKE TE DOBET TE YOUTUBES QE QUHET CONTENT-ID I SKANOJNE KENGET KU INKASOJNE NGA REKLAMAT DHE POASHTU  PARAQITEN SI AUTOR TE DREJTAVE AUTORIALE TE ATYRE MATERIALAVE DHE PERMES CONTENT-ID I FSHIJNE VIDEOT NGA YOUTUBE, NE KET MENYRE ABUZOJNE EDHE NE EMER TE KOMPOZITOREVE EDHE NE EMER TE ESTRADES SHQIPTAR, EDHE NE EMER TE PRODUKSIONEVE !!! 

PO PSE E BEJNE KET GJE ???
TE VETMIN QELLIM E KAN TE PERFITOJNE MATERIALISHT DUKE I SHITUR ME LEK VIDEOKLIPET NE FAQEN E TYRE www.arkivashqip.com DHE NE ANEN TJETERE TA DEMTOJNE ESTRADEN DUKE JU FSHIRE VEPRAT E TYRE NEPER YOUTUBE, ME PRETEKS SE PO JU MBROJNE TE DREJTAT AUTORIALE !?,

PARAMENDONI PIRATI ME I MBROJTE TE DREJTAT AUTORIALE ?!


KETA POASHTU KAN GJETUR PER BASHKEPUNIM NJE KOMPOZITOR NGA KOSOVA ME EMRIN ENIS P.  I CILI PAS DESHTIMIT ME FIRMEN "ALBTUNES", JU KA BASHKANGJITUR KESAJ FIRME PASI QE KETA DY (Njeri nga Shqiperia e tjetri nga Kosova) JAN PERSONAT QE TENTOJNE NE KURRIZ TE ESTRADES TE PASUROHEN DUKE I MANIPULUAR, POASHTU EDHE DISA PRODUCENTA KASTASH JU NDIHMOJNE KETYRE DUKE MARRE PREMTIME PER FITIME TE MEDHAJA DHE TECILET PA E PYETUR FARE AUTORET E VEPRAVE DHE KOMPOZITORET, JA JAPIN TE DREJTAT PER MATERIALIZIM KESAJ FIRME, DHE NE ANEN TJETER I DEMTOJNE SHUME KENGETARE DUKE JU FSHIRE NGA YOUTUBE VIDEOT PROMOVUESE PER TE CILAT KENGETARET KANE INVESTUAR ME MIJERA EURO PER NJE KLIP !!!

ATA PRODUCENTAT E GJORE AS QE KAN DIJENI SE ÇKA ESHT YOUTUBE E INTERNETI DHE KEQEPERDORIN EMRAT E ESTRADES ME TE CILET BEJN PAZARE ME KETA MANIPULUES TE CILET JAN TE NJOHUR NE GJERMANI PER ABUZIMET E TYRE PARA SA VITEVE ME KLIENTA GJERMAN, KU  GJERMANET JU KAN RA NE GJURME KETYRE MANIPULUESVE, KETA KAN IKUR NGA TREGU GJERMAN DHE TANI PO PROVOJNE TREGUN SHQIPTARE ME METODA TJERA KU QELLIMI I VETEM I KETYRE ABOZUESVE ESHT PERFITIMI MATERIAL TE CILET DUKE E PARE NAIVITETIN E DISA KENGETAREVE EDHE PO RELIZOJNE SYNIMET E TYRE ME MANIPULIME !

DUKE PASUR PARASYSH SE SHQIPTARET NUK KAN DESHIRE ME LEXUE REFERATE, 
JU INFORMOJ SHKURT SE KJO FIRME INSPIRIMIN E KAN GJETUR NGA KANALI YNE NE YOUTUBE "chibis007" KU KEMI PASUR MBI 60 MILION KLIKIME DHE MBI 3000 VIDEO UNIKE TE POSTUARA PER NJE KOHE TE SHKURTE, DHE DUKE E PA SUKSESIN TONE QE KEMI PASUR SI Nr: 1 JO VETEM TEK SHQIPTARET POR NE EVROPE, KETA MANIPULUES KAN REGJISTRUAR NJE FIRME NE DURRES ME EMRIN "EASYCOM" PER TA PASUR SI ALIBI PER MBROJTJE  TEK YOUTUBE, E POASHTU DUKE MARE  NJE VERTETIM NGA TELEVIZIONI SHQIPTAR (TVSH) TE FIRMOSUR NGA DREJTORI PETRI B. KINSE MATERIALET E TVSH ME I FSHI NGA INTERNETI) DHE POASHTU DUKE FALLSIFIKUAR NENSHKRIMET E DISA KENGETAREVE NGA TIRANA,

KANE FILLUAR TA ATAKOJNE KANALIN TONE NE YOUTUBE DISA HERE MBRENDA DY VITEVE, DUKE ARITUR QELLIMIN; ME NDIHMEN E GRETA KOCIT, DHE NOIZIT, SI DHE LEONORA JAKUPIN, NE BASHKEPUNIM ME MANIPULUESIN TJETER PER TE NJEJTAT QELLIME TE FLLIQETA ENIS P.  KU NA KAN FSHI 8 VIDEO KINSE PER COPYRIGHT,

E SIPAS RREGULLORES TE YOUTUBES ATIJ QE I FSHIHEN 3 VIDEO EDHE I SUSPENDOHET KANALI (ACCOUNTI) !

KETA SIQ SHIFET SE SI KAN PASUR TE VETMIN QELLIM QE NEVE SI M1 TE CILET PUNOJME VULLNETARISHT NE FAVOR TE ESTRADES, TE NA ELIMINOJNE NGA YOUTUBE, E PASTAJ ME TJERET DO E KEN MA LEHTE PER TE JA ARITUR QELLIMET E TYRE  ...

QELLIMIN NUK JA KAN ARRITUR SEPSE NE PERKUNDRAZI KEMI VAZHDUAR ME INTENZITET EDHE ME TE MADHE DUKE POSTUAR KLIPE TE REJA DHE DUKE PUNUAR EDHE MA SHUME PARALEL NE YOUTUBE, NE FAQEN TONE www.besfort.de DHE FACEBOOK DHE Dailymotion DERI SA ME TE VERTET FUNKSIONON LIGJI DHE TE DREJTAT AUTORIALE NE TROJET SHQIPTARE!


KA SHUME PER TE FOLUR PER KETA MANIPULUES, POR SJA VLEN ME JU BE REKLAM KETYRE TE CILET KRENOHEN QE KAN PREJARDHJE GREKE DHE KAN LIDHJE FAMILJARE ME DISA FAMILJE SERBE TE CILET JETOJNE NE GJERMANI !

QE MOS TE HUMBIM KOHE NE VIJIM PO JU TREGOJME ARGUMENTET DHE FAKTET PER KETA ABOZUES SHKURT NGA DISA FORUME GJERMANE DHE ANKESAT E POPULLIT GJERMAN PER KET FIRME DHE MANIPULIMET E TYRE DHE SE SI, KUR TI DIKTON DIKUSH DHE ANKOHET NE POLICI, KETA JU JAPIN ADRESEN E SHQIPERIS PER TE JU HUMB GJURMET !!!


FAKTET (DESHMIT)

(Burimi: kerko ne Google : "Easycom Overnext ")

http://www.google.de/search?num=50&hl=de&newwindow=1&rlz=1G1GGLQ_DEDE333&&sa=X&ei=pAQRTNKDDoyLOK_8zIII&ved=0CBUQBSgA&q=easycom+overnext+abzocker&spell=1

dhe do bindeni sa raste jane te njohura qe keta i bejne duke i manipulue Gjermanet dhe gjithemone kur te rrezikohen e perdorin nje adrese anonime ne Tirane !!! 


SA ME JU ARGUMENTUE FAKTET JA VETEM NJE LINK I NJE FORUMI SHUME TE NJOHUR GJERMAN, ME 27 FAQE RRETH MANIPULIMEVE TE TYRE KU KA EDHE SHUME E SHUME FAQE TJERA NE GJERMANI PER KET FIRME MANIPULUESE
JA LINKU DHE VERIFIKONE PERSONALISHT:


http://forum.computerbetrug.de/allgemeines/53320-overnext-macht-druck-15.html

http://www.balkanforum.info/f41/easycom-overnext-abzockefirma-albanien-184950/

E POASHTU JA EDHE RAPORTI ME I RI I QERSHOR 2010 KU KJO FIRME ESHT NE LISTEN E ZEZE TE FIRMAVE MANIPULUES NE GJERMANI JA LINKU:

http://87.106.33.104/downloads/hosts.txt 

ATY NEN NUMRIN RENDOR :  2175: overnext.com ESHT FIRMA E TYRE E ARGUMENTUEM NGA EXPERTAT SI MANIPULUESE ! (PS: Lista nderon cdo jave kekroni Search Overnext  ju del pozita me e re e ketij manipuluesi !)

POASHTU EDHE NE KET LINK ME POSHTE TEK FORUMI I NJOHUR NETZWERK GJERMAN MUND TE LEXONI PER ABOZIMET E TIJ ME EMRIN E FIRMES OVERNEXT, ACROMAX, EASYCOM

http://www.netzwelt.de/forum/vermeintliche-gratisdienste-abofallen/51627-overnext-neuer-stern-abo-z-cker-himmel-11.html

KA SHUME FAQE TJERA DHE ARGUMENTE TJERA NDAJ KETYRE MANIPULUESVE, TE CILAT  PO I RUAJME PER NJE KOHE MA VONE !

NJE SUGJERIM DASHAMIREVE DHE ADHURUESVE TONE:
KENI KUJDES E MOS U "NGULUNI"  ME VIZITUE FAQEN E TYRE www.overnext.com 
APO NESE VEQ E VIZITONI MOS U REGJISTRONI SEPSE DO TE "NGULENI" NE TRIKUN E TYRE DHE PASTAJ DO JU VIJNE LLOGARIT PER INKASIM NE BAZE TE "IP" TUAJ !!!)


TE NDERUAR VIZITORE,
QELLIMI YNE ISHTE TE JU INFORMOJME REALITETIN QE PO NDODHE KOHEVE TE FUNDIT NE YOUTUBE, DUKE E PASUR PARASYSH KARIEREN DHE PERVOJEN TONE 20 VJEQARE ME ESTRADEN MBARE SHQIPTARE, KU PERMES FAQES TONE I KEMI PROMOVUAR SHUME E SHUME KENGETARE QOFTE TE RINJE E QOFTE ATA ME PERVOJE (TE CILET KAN QEN NE HARRESE)  E TE CILET I KEMI POPULLARIZUAR DUKE JU PROMOVUAR PA LEK KLIPET E TYRE QOFTE ATO AKTUALE APO QOFTE ATO NGA ARKIVAT TONA PRIVATE ME TE CILAT DO TE KRENOHESHIN EDHE TELEVIZIONET KOMBETARE MBARRE-SHQIPTARE, DHE SI ARGUMENT I PUNES TONE ME SIGURI SE KENI PASUR MUNDESI TI SHIKONI MATERIALET TONA NE SHUME TELEVIZIONE NACIONALE APO LOKALE NEPER SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI DHE MALE TE ZI ! 

KY ISHTE REALITETI I HIDHUR SHQIPTAR, QE SADO PAK TENTUAM TE JU INFORMOJME SE SI SHQIPTARET TE PASUROHEN NE KURRIZ TE ESTRADES DUKE I DEMTUAR PRESTIZHIN DHE KARIEREN E TYRE !


STAFI I FAQES "chibis007 -  2009  YOU TUBE


Shprehuni dhe komentoni per temen e lartepermendur !









Read more »
Comments (19) »

Fjalë të urta Popullore

Published: Nov 9, 2010 by kosova Filed under: Fjale te urta Popullore

Fjalë të urta Popullore (mbi 1000)

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi.

Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend.

Noti mësohet në det, jo në stere.

Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë.

Prindi të rrit, shkolla të ndrit.

Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet.

Sa do të rrojmë do të dëgjojmë.

S'ka skaje dituria e urtia e njeriut.

Shit kalin e mëso djalin.

Breshka ferrën do.

Burrin e prishin huqet.

Druri i thatë nuk drejtohet.

Druri ndreqet mbë të njomë.

Ara ime varri im

Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit

A don, e s'din, a din e s'don.

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall.

Arin ku e njohin, atje e çmojnë.

Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer.

Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim.

Ç'i do qeni opingat.

Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot.

Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.

Dhelpra plakë i di shtigjet.

E di qeni ku fle lepuri.

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.

Guri i gdhendur hyn kudo.

Harabeli plak nuk rrehet me bukë.

Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.

I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit.

I pësuari, i mësuari.

Kënga dhe përralla s'kanë zot.

Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju.

Kush më shumë di, më shumë do të dijë.

Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri.

Libri ashtë arma e të mençurit.

Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë.

Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet.

E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan.

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm.

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm.

Fshat e zanat, derë e tabiat.

Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë.

Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit.

Kali plak nuk mëson revan të ri.

Katundi digjet, zakoni s`prishet.

Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë.

Ku di derri, ç`është nderi.

Ku janë dy i treti është i tepërt.

Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar.

Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon.

Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj.

Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku.

Rakia marton edhe dhespotin.

Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse

allahu ta merr e s`ta jep më.


Rakia s`din ç`ka është kadia.

Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja.

Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë".

Ruaje fjalën kur t'i vijë radha.

Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha.

Sa të presin, më mirë priti.

Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia.

Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi.

Zakoni i ka rrënjët e thella.

Vajza ashtë gardh i shkulë.

Vajza e kthyer si qerrja e thyer.

Vajza për botë, e djali për shtëpi.

Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit.

Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit.

Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri.

Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre.

Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve.

Kur rriten fëmija, prishet shtëpija.

Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet

në bisht e të leh.


Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar.

Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë.

Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë.

Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni.

Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël.

Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron.

Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri.

Bukuria të habit, bukuria të korit.

Bukuria e gruas duket në mëngjes.

Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli.

Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot.

Dheu i zi bën bukën e bardhë.

Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.

Gjanë e mirë e duan gjithkush.

Ku din qeni t'u marrë erë luleve.

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën.

Ç'ja ban botës, ia ban kokës.

Çfarë mbillet, korret.

Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali.

Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash.

Kush mbjell erë, korr stuhi.

Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer.

Një farë që mbillet, do të mbijë.

Pushka e çon gjakun te shpia.

I ngopuri nuk beson të urtin.

I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri.

I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha.

I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë.

I vogli shërbëtor i të madhit.

Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk.

Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia.

Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.

Ban mirë e harro, ban lig e kujto.

Bëj nder e gjej qeder.

Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.

Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.

E keqja nuk harrohet, e mira po.

E mira dhe e keqja nuk kanë fund.

E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban.

Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.

I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.

I ligu të puth e të kafshon.

I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.

I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha.

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.

Kur pi ujë, kujto burimin.

Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.

Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.

Pyka e vet e shkyn lisin.

Pyll pa derra s'ka. ELBASAN

Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është …

Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet.

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.

Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.

Rrit këlyshët të të hanë kokën.

Rrufeja nuk bie në hale.

Sëpatës bish mos iu ban.

Ska din zemra, atje shkon mendja.

Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara.

Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër.

Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.

 Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.

Bie molla që ka krimbin.

Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.

Çika pa nder, si lulja pa erë.

E drejta pa forcë, s'të pi ujë.

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.

Fajat janë që pjellin ligjin.

Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari.

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.

Gabimi falet njëherë, e jo përherë.

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.

Hatëri të lë pa brekë.

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar.

Ka të mençur për të marrë.

Koka e falur s'pritet.

Kur falet e liga, dënohet e mira.

Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet.

Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?

 Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin.

Kush ha bukë, bën thërrime.

Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.

Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin.

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.

Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.

 Ngarkoje tjetrin aq sa mban.

Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.

S'hahet në vend të djathit.

S'hahen bashkë turp e bukë.

Zoti vonon, po nuk harron.

Vritet faji e jo njeriu.

Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".

Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".

Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.

Ç'bluan mendja, zbulon pija.

Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.

Difton fëmija, ç'ka shtëpia.

Dinaku hyn në pus e del pa lagur.

Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë.

Atdheu e nana nuk harrohen

Atdheu mbi të gjitha

Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj

Balta më e ëmbël se mjalta

Bijë vendi pikë argjendi Puna; Qëndrimi; Vlera

Ai që priton sot, pendohet mot.

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami.

Çelësi që punon, nuk ndryshket.

Dembeli është nëna e të gjithë veseve.

Dera e përtimit, caku i mjerimit.

Dita pa punë nata pa gjumë.

Dora me baltë buka me mjaltë.

Dora e larë, zorrë e tharë.

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet.

Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën.

Gjykon puna, s'gjykon guna.

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet.

I mjeri ai që s'mendn për pleqëri.

Kau që nuk vete në arë e pret sëpata.

Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua.

Kush ka turp, vdes për bukë.

Kush mori udhë, dhe do të lodhet.

Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.

Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë.

Malet tunden, po nuk bien.

Me fal gjakun është burrni.

Mos kij turp nga kush s'ka turp.

Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.

Mushka do dru, e demi kular.

Mos u fshi si miu prapa poçes.

Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri.

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen.

Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë.

Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet.

Kënga për darkë, brenga për drekë.

Ku ka bletë, ka dhe mjaltë.

Ku ka zemër ka dhe krahë.

Kullote dhinë të të mbushë kusinë.

Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr.

Kur s'ke punë luaj derën.

Kush fërkon pulën, ha edhe vezën.

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë.

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët.

Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja.

Kush përton vdes urije.

Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.

Kush s'punon, dheut i rëndon.

Kush zë brumë do të gatuajë.

Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej".

Mbill me një dorë, korr me të dyja.

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi.

Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak?

Po pate me hangër rri sa të duash.

Mos rri si nusja në dasëm.

Moti ndihmon atëqë punon.

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë.

Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën.

Një ujë që nuk ecën s'pihet.

Paraja nuk i zgjedh njerëzit.

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër.

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes.

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.

Qan ara se nuk i vjen fara.

Ruaj dhinë të pish qumështin.

Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari.

S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata.

S'gjuhet me zagar lidhur.

Nuk zihet pleshti me dorashka.

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja.

Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar.

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta.

Vure vezën more pulën.

Bukë e hi në shtëpi

Çdo hi në vatrën e tij

Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt

Çdo zog kërkon folenë e tij

Dardha bie nën dardhë

Derë e botës s'është strehë e kokës

Duaje atdhenë si shqipja folenë

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë

Dheu zhuritet por bari mbin përsëri

Qeni leh tek stani i tij

Fjala në vend të huej, bahet gur

Guri i rëndë në vend të vet

Gjeli në pleh të tij këndon më mirë

Gjeli mbret mbi pleh të vet

Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit

Gjuha bashkon kombin

Gjuha ruhet atje ku shkruhet

I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret

Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë

Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë

O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti

Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim

Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë

Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut

Besë e shqiptarit si purteka e arit

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë

Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën

Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë

Shqiptari për mik asht tret e asht fik

Shqiptari s'ha pulë të ngordhur

Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë

Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep

Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh

Shqiptari s'e han trupin me bukë

Toskë e gegë, pemë nga një degë

Kush rren shtetin, rren vetin

Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak

 Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb

Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi

Breshka po ferrën don

Buka e botës s'të ngop

Buka e botës, laku i kokës

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi

Çdo mal e din barrën e vet

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj

Ç'hall ke, vështroje

Dasëm pa mish nuk ka

Dasma do mish, lufta do gjak.

Dele e butë në qafë të ujkut

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja

E di gjalmi ç'ka torba

E di vetë gomari ku i vret samari

Gunë e huaj s'të mban ngrohtë

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet

Hallet e mia i di trari im

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.

Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.

Kafshata e huaj të mbet në fyt.

Këmba e di se ku e vret këpuca.

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt.

Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla

Kur s'ka trimni, s'ka liri.

Kush mba vesh botën, prish kokën.

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës

Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi.

Kush unj qafën i bie zverkut.

Ku të ha, kruaje.

Leku i huj, peshon rëndë në xhep.

Liria fitohet e nuk dhurohet.

Liria fitohet vetëm me gjak.

Liria i ka rrënjët në gjak.

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë.

Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes.

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni.

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë.

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë.

Mashë e tjetrit mos u bëj.

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.

Me duart e mija rrafa kokën time.

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar.

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi.

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë.

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.

Mjer ay që pret nga tjetri!

Mjer puna ime, qe se bani dora ime.

Mos shko maz pas pele.

Mos shko pas qerres së tjetrit.

Mos u ban mjaltë, se të han mizat.

Nën hije as bari nuk ngren krye.

Nuk rron peshku pa ujë.

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.

Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.

Për çdo punë, puth dorën tënde.

Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.

Qafa e unjur, koka e prerë.

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

Rrushi varet në degët e vet.

S'bëhet dasma pa thyer kupa.

Gjithsecili në punën e tij është zot.

S'mbahet shpirti me falimnders.

Syri i të zotit plehron arën.

 Shqiponja nuk gjuan miza.

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë.

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet.

Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb.

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet.

As buka nuk haet vetëm.

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti.

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.

Lulja e këputur nuk lëshon më.

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.

Mendja me mendjen, pjellin mëndje.

Me një ka nuk bëhen pendë.

Me nji tra nuk mban shtëpia.

Mëson nga armiku më shumë se nga miku.

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.

Miku harrohet po të largohet.

 Miku i mirë vjen nga porta.

Nuk bëhet stani me dhi të egra.

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.

Miku i mikut tim, është edhe miku im.

Një krah s'mban kala.

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.

Për një shamatë, lypen dy veta.

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. 4

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.

S'bëhet lëmi me një kalli.

S'bëhet stani me lepura.

S'mblidhen lepujt në vath.

S'mbushet thesi me një kokërr.

Syri është më i mprehtë se kordha.

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.

Shokë bashkë, e bukë veç.

Trimi i mirë me shokë shumë.

Shoku sa duhet, aq qortohet.

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.

Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.

Uji fle, hasmi s'fle.

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.

As nuk kam, as më mbarohen.

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.

Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.

Bukë e kripë e zemër.

Çilet dera, rritet ndera.

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.

Fshati digjet, kurva krihet.

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.

I mirë për shokë, e i lig për vete.

Bukën tënde ha, hall të botës qa.

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.

I fundit ja do qaj, ja do qeshë.

I qan hallin kalorësit.

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.

Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.

Nga fryn era kthen gëzofin.

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.

Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.

Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.

Këpucari i ka këpucët e grisura.

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.

Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.

Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.

Ku rënça mos u vrafsha.

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.

Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.

Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof.

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.

Miku i thirrur, duhet përcjellun.

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.

Mirmëngjes, me interes. 466. Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.

Mos e lëndo ku i dhemb.

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.

Qenit hidhi një kockë, të pushojë.

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.

Sevapi as shitet, as blihet.

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.

Ustaj nuk ka shtëpi.

Ajo që ke frikë të gjen.

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita.

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.

Atë që pështyn, mos e lëpij.

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.

Ay që hyn në lumë edhe do laget.

Burri flet përpara syve e jo pas shpine.

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.

Burri o të fal, o të var.

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër.

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.

Çakallit lëshoi ujkun.

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.

Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij.

Dajaku ka dalë nga xheneti.

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.

Derri do plumbin, nuk zihet me duar.

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë.

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.

Frika nuk e len lepurin me u majtë.

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

Fusha bën baltë, mali bën furtunë.

Gozhda nxjerr goxhdën.

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.

Guri i rrumbullkët nuk zë vend.

Gjalpin e ruan kripa.

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.

Ku do të dijë hëna se lehin qentë.

Ku ngul hunë var hejbet.

Ku rafsha mos u vrafsha.

Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës".

Kur ke zemër ke edhe krahë.

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.

Kush kërkon gjen.

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.

Pushka don pushkën.

Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

Qeni i pangopur të ha.

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

Shqerra që s'thërret mëmën humbet.

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.

Trimi e ka me vete fatin.

Trimin vraje, po mos e shaj.

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

Amanetin e mban toka.

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

Besa asht ma e fortë se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirë flet një herë.

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.

Ku është besa aty është dhe shpresa.

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

Nga del fjala del dhe shpirti.

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.

Dinaku të shkon ujë nën rrogoz.

Dita e mirë, që menatë njihet.

Dita me diell duket që në mëngjes.

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.

Duhet ndarë kashta nga kokrrat.

Dy shaka bëjnë një të vërtetë.

E treta e vërteta.

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën.

Foli derës të dëgjojë dritarja.

Foli plakës të dëgjojë nusja.

Fshati që duket s'do kallauz.

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.

Gjuha e ka rrënjën në zemër.

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.

Mos e ban penin tra.

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.

Nuk luan ferra kot. 581. Nuk mbulohet dielli me shoshë.

Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë.

Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.

Rena a nana e tana të këqijave.

S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.

S'i bën mjekra priftërinjtë.

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.

S'mbushet thesi me gënjeshtra.

Shakaja është gjysma e të vërtetës.

Ti kemi sahanët pa kapakë.

Ustai, ustanë e njef në zanat.

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.

Barku i gjerë, truri i ngushtë.

Budallai shkon tek e ngasin.

Burimi i mirë duket në thatësirë.

Ç'i do qeni brekët.

Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.

Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.

Gjej vendin e bëj kuvendin.

Gjuha dredhon se mendja e mëson.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Humbi sëpatën, i rruat bishti.

Kali i mirë shton torbën e tij.

Kalit të mirë shtoi tagjinë.

Koha vjen për atë që di ta presë.

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.

Kur gabon i mençuri çuditet budallai.

Lepuri në mal, kusia në zjarr.

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.

Ma mirë të kesh mend se pare.

Mendja është në majë të gjuhës.

Mendja e lehtë rëndon të zonë.

Me një gur, ti vrave dy zogj.

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.

Mos bëj petulla me ujë.

Mos e humb si Xhaferri simiten.

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.

Mos hidh të thatën mbi të njomë.

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.

Mos shit qen të blesh këlyshë.

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.

Mos u mbyt me një pikë ujë.

Ndoqe fillin gjete lëmshin.

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.

Nuk sheh syri po sheh mendja.

Nuk të ngroh zjarri i kashtës.

Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.

Peshku në det, kusija në zjarr.

Për gjithë vend ka pleq me mend.

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim.

Po pate dhen gjen edhe bari.

Prishja e shtëpisë vjen nga mend.

Kam inat po nuk kam takat.

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

S'mbartet ujë me shportë.

Si është vendi bëhet kuvendi.

S'jepet një pelë për një thelë.

S'ka varfëri i mençuri.

Shtatin pyll e mendjen fyll.

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.

Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.

Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.

U habit pas lëngut, harroi thelat.

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.

Vëthët i nxorra po vërët i kam.

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.

Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.

As copën e madhe mos e ha pa u menduar.

Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.

Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.

Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.

Dhjetë herë mat, një herë pre.

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.

Gazi i madh, kthehet në helm.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Gjella me kripë e kripa me karar.

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.

Ha të rrosh, jo rro të hash.

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.

Kashata e madhe të ngec në fyt.

Këmba e madhe të shqyen këpucën.

Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.

Kur flet shkopi të vret.

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.

Kur s'di not mos u fut në ujë.

Kush ha shumë i del për hunde.

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.

Lakmia, lakfyt.

Lisi nuk pritet me nji të rame.

Lulja e këputun nuk mbin ma.

Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot.

Mos dalë goja para mendjes.

Mos i bjer të mirës me shkelm.

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.

Mos kërko vezë të pjekura në hell.

Ngopet deti me lumenj?

Nuk mba ujë orizi.

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.

Pi rakinë e jo mendjen.

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.

Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.

Qefi prish qefin.

Tamahu të shpie në gjynah.

Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.

Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin.

Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.

U mbush kupa do të derdhet.

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.

Unë baj barrën, ti djersin.

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.

Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen.

Nata s'ka shahit.

As para pushkës, as prapa mushkës.

Atje ku fle ujët, atje është më thellë.

Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

Bie një gurë e shkoqet një mur.

Buka që thyet s'ngjitet më.

Çdo gjë forcohet, në themel.

Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin.

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.

Dita ka sy, nata ka veshë.

Duhet me i fry lugës para se me të djeg.

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.

Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.

E ke zogun në dorë, mbaje.

Fusha ka sy, mali ka veshë.

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.

 I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.

I zoti duhet të ruajë arën e vet.

Jo si cjapi te kasapi.

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.

Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm.

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.

Kujto qenë e bëj gati shkopin.

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.

Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.

Kush vret nuk flet.

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.

Mos shkel në dërrasë të kalbur.

Mos shko si breshka te nallbani.

Mos shko si cjapi te kasapi.

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.

Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.

Nji shkëndi ndez nji mal.

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.

Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë.

Ruaju të të ruajë perëndia.

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.

S'lidhet kali me pè.

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.

Ujku mjergull kërkon.

Zë goje qenin, bëj hazër shkopin.

Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje.

Ma i keqi vëlla të merr hakën.

Motra jemi, shoqe s'jemi.

Ndarja është më e mira e të ligave.

Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.

Gjumi natës i randë i bën keq ditës.

Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.

Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.

Nuk mbushet pusi me pështyma.

As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.

Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë.

Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.

Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.

E thëna dhe e bëra janë larg.

I marri premton dhe budallai shpreson.

Kur qesh djalli e ka punën keq.

Mba murin mos bie.

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë.

Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.

Mos u bëj thes i çpuar.

Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të.

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë.

Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.

Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. 7

Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.

Nuk është ar gjithë që ndrit.

Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.


Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë...

Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.

Ai lidh macën për këmbë të magjes.

Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)

Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.

Ai që nuk do nënën, do njerkën.

Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.

Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

Ai që pyet, nuk humbet.

Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.

Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!

Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.

Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.

Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.

As pula kemi, as dhelpra na i ha.

Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia.

Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij)

Atje ku ka, edhe derdhet.

Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.

Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.

Bark gunga, s'ja din bark petes.

Barku është i vellaji i detit.

Barku fire, s´kërcen mirë.

Behari nuk vjen me nje lule.

Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.

Beja ka rrufenë.

Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.

Bëri te pjellë, e dështoi.

Bie një gur, e leviz nje mur.

Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.

Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.

Bjeri pragut te degjoje dera.

Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.

Borxhi i vone e gezon te zone.

Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)

Buka të ze syte.

Buke e hi ne shtepi.

Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.

Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.

Burre e grua si mish e thua.

Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.

Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)

Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.

Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.

Çdo pësim është dhe mësim.

Ç'e do mallin , e ç'e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.

Çfarë bën i ati, e heq i biri.

Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!

Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.

Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.

Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.

Cjapi mish e dhia tave.

Çka mbjell korr. (populli)

Ç'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.

Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.

Dardha bie nen dardhe. (populli)

Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)

Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.

Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.

Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.

Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)

Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.

Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.

Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.

Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)

Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.

Dimri ha dhe kashten.

Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)

Dita ka sy, nata ka veshe.

Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.

Djali i pa nënë, si nata pa henë.

Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.

Do dhe thele mbi bisht.

Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.

Dora jote, mëma jote.

Dora që nuk kafshohet, puthet.

Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.

Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

Durimi është më e madhja trimëri.

Durimi ka dhe kufi.

Dy atllar në një mullar.

Dy duar për një kokë.

Dy here flitet ne mulli.

Dy mace, mundin një luan.

E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)

E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)

E dogji miza. (e goditi fjala)

E hidh mbas krahëve. (harroje)

E keqja të shpie deri tek dera e armikut.

E kërkoi si breshka gozhdën.

E përpjeta ka dhe te tatepjetë.

E zure gjarprin? Shtypi kokën.

Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)

Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.

Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.

Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.

Është gacë e mbuluar.

Është këthyer dera nga përroi.

Është më afër dera se qilari.

Është me të dhënë, nuk është me të thënë.

Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh.

Është njeri që nuk le dy gurë bashkë.

Është njeri që nuk turbullon ujë.

Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)

Është si mesalla me dy faqe.

Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.

Ferra e nisi, ferra e grisi.

Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.

Fjale e keqe, rrezon malin.

Fjale fjale niset davaja.

Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.

Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)

Floke gjate mendje shkurter. (populli)

Folë pak, dëgjo shumë.

Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)

Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.

Gabimet që harrohen, përsëriten.

Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin

Guximi e bën njeriun të mundë luanin.

Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.

Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.

Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.

Kush dëshiron të duhet, le të dojë.

Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.

Kush punon, fiton.

Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.

Lumi fle, armiku s'fle.

Malet tunden, por nuk bien.

Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.

Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

Me mikun ha e pi e pazar mos bë.

Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.

Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.

Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.

Mendja e zbukuron njeriun.

Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.

Mendo dhjete here e fol nje here.

Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.

Mos i shiko gunen, por shikoje punen.

Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.

Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.

Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash

Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

Nje krimb thane nje lis.

Nje pike ne çati, prish nje shtepi.

Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.

Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.

Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)

Njeriu plaket duke nxene.

Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.

Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lëshon.

Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.

Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua.

Për çdo sy ka bukuri.

Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.

Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.

Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.

Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.

Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

Puna vjen me kembe te arta.

Punen e sotme mos e ler per neser.

Qente lehin, karvani shkon perpara.

Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.

S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.

S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.

S'tundet mali nga debora.

Syri është një dritare e shpirtit.

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.

Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të hijohet.(Samuel Butler)

Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.

Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.

Trimeria matet me zemer, jo me trup.

Trimi i mire me shokë shumë.

Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.

Vetmia është më e mirë se shoku i keq.

Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

Xhelozia është krimbi i dashurisë.

Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.


Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
Jug
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.
ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.
VLORË
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
Bukë e hi në shtëpi. PERMET
Çdo hi në vatrën e tij. JUG
Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORË
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë.
BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit.
JUG

Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë.
BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë.
JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.
JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBËR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORË
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë.
JUG

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
SARANDË
Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
Ç'i do qeni brekët. KORÇË
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
Mos e humb si Xhaferri simiten.
ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend.
VLORË
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë. JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
I buti thyen të fortin.
SHKODËR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË

Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.
VLORË
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.
JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë.
GJIROKASTËR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin.
KAVAJË
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG

Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.
JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare.
VLORË

Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije.
JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët.
LABËRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PËRMET
Dami të bëhet mësim. DIBËR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.
JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI

Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
S'hahet në vend të djathit. KORÇË
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORË
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET


Poemë për në Fund
Ishte herët në mëngjes, në ora pesë,
Kur vdekja trokiti mbi një derë.

 
Kush është? I përgjumuri bërtiti,
Më lerë të hy brenda, jam Azraili.

 
Papritmas njeriu filloi të dridhej,
Dhe si i marr në shtrat të përpëlitej.

 
Oj grua – bërtiti, mos flej!
Jetën të ma marrë mos e lër.
 
Ik o engjëll i vdekjes!- thirri me sa zë që pati
Më lerë rehat se ende nuk jam gati.
 
Familja nga unë është e varur,
E ti ke ardhur shpirtin për të ma marrur.

 
Përsëri meleku trokiti në derë,
O shok! Do ta marr shpirtin pa e ndjerë.

 
Se shpirtin tënd Allahu e kërkon.
I hutuar njeriu filloj të qajë,

O Engjëll, të lutem nga jeta mos më ndaj.
Do të jap ar, argjend, pasuri,

Vetëm mos më dërgo në varr të zi.
Më ler të hyj brenda, o shok! Meleku psherëtiu,

Hape derën dhe nga shtrati ngrihu.
Në qoftë se s'më lejon të hyj në këtë herë,

Do të depërtoj si xhin nëpër derë.
Njeriu i trishtuar revolverin e mori,

Dhe nga dera atë e drejtoi.
Do ta drejtoj revolverin nga koka yte,
Do të vras këtu brenda. Po nuk ike.
 
Tashmë Meleku ishte në dhomë,
O shok! Bëhu gati për vdekje! Duke thënë.


Melekët kurr nuk vdesin-sa budalla që je,
Ule posht revolverin, s'të duhet, kotë e ke.

 
Pse ke frikë! Më trego o njeri,
Të vdesësh si ka planifikuar Ai.

 
Eja pra te unë mos ia nis vajit,
Por qeshu dhe gëzohu që i kthehesh Allahut.

 
O Engjëll! Unë qaj dhe mërzitem,
Sepse nuk kisha kohë që Bismilah të them.

 
Prej mëngjesi deri n'mbrëmje, pasuri kam mbledhur,
Bile as për shëndetin nuk jam kujdesur.

 
Urdhërave të Allahut nuk u jam bindur,
E as pesë herë në ditë nuk jam falur.

 
Ramazani ka ardhur e ka shkuar,
E unë s'kam pasur kohë për t'u penduar.

 
Në Haxh asnjëher nuk kam shkuar,
Sepse më janë dhimbur të hollat për të paguar.

 
Ndonjëherë verë kam pirë ngapak,
Me gra të tjera kam ngrënë drekë e darkë.

 
O Melek! Unë të apeloj ty,
Ma kurse jetën për një vit a dy.

 
Urdhërat e Kur'anit do t'i zbatoj,
Prej kësaj dite Ramazanit do të filloj.

 
Me agjërim e haxh do të kompletohem,
Nga mendjemadhësia do të largohem.

 
Nuk do ta ha më kamatën,
Gjithë pasurin do ta jap në zeqat.

 
Verën dhe grat do t'i largoj,
Njëshmërin e Allahut do ta dëshmoj.

 
Ne Melekët urdhrat e Allahut i plotësojmë,
Kundër urdhërave të Tij nuk mund të veprojmë.

 
Vdekja është përcaktuar për çdonjërin,
Nënën, babain, bijën ose djalin.

 
Edhe ca kohë të ka mbetur për jetesë,
Gjithë çka ke punuar tash të vjen në kujtes.

 
Unë e kuptoj frikën tënde – meleku thotë,
Por, tash është shum vonë për lotë.

 
Jetove në këtë botë një shekull a më pak,
Për të varfrin e mjerë, s'u bëre merak.

 
Prindërit nuk i ke respektuar,
Lypësit e uritur i ke larguar.

 
Dy vajzat e tua në rrugë ttë degjenerimit shkojnë,
Në klube nate për kafshatën e gojës këndojnë.

 
Në vend që të bësh më shumë muslimanë,
I bëre fëmijët e tuaj jomuslimanë.

 
Muezinin injoroje kur këndonte ezan,
E as nuk e ke lexuar të shejtin Kur'an.

 
Duke thyer premtimet jetën e kaloje,
Shokët i futje në grindje dhe i përgojoje.

 
Prej pasurisë së grumbulluar shumë ke përfituar,
Ndërsa puntorët e mjerë i ke abuzuar.

 
Kohën e lirë e kaloje në bixhoze e kalërim,
Paratë i kishe të vetmin qëlllim.

 
Haje vitamina shumë e më shumë,
Çështja e të dobtëve s'të ka hyrë në punë.

 
Një pikë gjaku kurrë nuk ke dhuruar,
Që ka mundur një njeri me e shpëtuar.

 
O njeri, me shumë mëkate jetën e çove,
Vetëm për famë e pasuri u mundove.

 
Xhenneti për ty? Nuk mund të them,
Padyshim banor i Zjarrit ke me qenë.

 
Përe ty nuk ka kohë për t'u penduar,
Do ta marr shpirtin për të cilin jam dërguar.

 
Sidoqoftë, fundi është shumë i trishtuar,
Njeriu filloj të bërtasë si i hutuar.

 
Nga shtrati kërceu duke qarë e bërtitur,
Dhe papritmas u përplas poshtë i vdekur.

 
Merr mësim prej këtu o ti që lexon,
Asnjëher nuk e di kur jeta të mbaron.

 
Ndryshoje jetën duke u përmisuar,
Xhennetin e Tij për ta fituar.

 
Nëse kjo poezi ty të frymëzon,
Ndoshta edhe dikujt tjetër i ndihmon.


Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai

i cili ta zbukuron gabimin tënd për t'u bërë më i dashur




Read more »
Comments (0) »

Prishtina - Foto te vjetra te qytetit

Published: Oct 2, 2010 by kosova Filed under: Histori

FOTO: Ndërtesa të vjetra të Prishtinës: xhamia dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve.




Prishtina shtrihet në mes të lumenjve të vegjël Prishtevkës dhe Vellushës, që rrjedhin nga kodrinat xehetarie në anën perëndimore të malësisë së Gallapit. Në anën jugore dhe perëndimore Prishtina kufizohet me kodrina të vogla që lëshohen në tokat pjellore të Fushës së Kosovës. Lartësia mbidetare sillet prej 585m , 640, 670 dhe rreth 700 m lartësi mbidetare në disa lagje të qytetit.

Studimet shkencore për etimologjinë e emrit Prishtina ende nuk e kanë dhënë një përfundim të qëndrueshëm, por shumë studiues emrin e Prishtinës (Pristina castra) e shpjegojnë nga gjuhët e lashta indoevropiane, që ka kuptimin i lashtë, i fazës fillestare, diçka e vjetër.

 Foto të vjetra nga Prishtina


Territori i qytetit të Prishtinës ishte i banuar që para 7000 viteve.

Gjatë punimeve të rastit në qytet janë hasur gjurmë të qytetërimit që nga kultura e neolitit të vjetër: Kompleksi i spitalit të Prishtinës, Glladnica te Graçanica. Kultura e neolitit të ri: te tjerrtorja, Bërrnica, Matiçani. Kultura materiale e bronzit: Fusha e Badocit, Bërrnica e Poshtme, Kolovica, Grashtica, Keqekolla. Periudha e hekurit: Badoc, Matiçan, Tauk-Bahçe, Shkolla normale. Periudha romake: Ulpiana, Grashtica, Siqeva, Keqekolla. Periudha Bizantine- mesjeta e hershme: Matiçani.

Nëpër qytetin e Prishtinës kanë kaluar shumë rrugë të rëndësishme, rrugët që vinin nga Bosna, rruga Naissus-Lissus, nga Scupi etj. Sipas Tabula Peutingeriana, stacioni rrugor Viciano i rrugës Naissus-Lissus ka qenë ndërmjet fshatrave Uglar dhe Çakllavicë, në afërsi të Prishtinës.

Diku rreth 7 km në juglindje të Prishtinës gjendet qyteti i madh antik Ulpiana. Si duket, Ulpiana e rrënuar dhe e plaçkitur në mesjetën e hershme, ia lëshon rëndësinë Prishtinës si lokalitet në afërsi të saj. Tokat pjellore në Fushën e Kosovës dhe trevat minerare në malësinë e Gallapit, ndikuan në përparimin dhe zhvillimin e këtij vendbanimi.

Shkrimet e para deri më tani të publikuara për Prishtinën si toponim, janë nga një dokument të knezit kroat, Mutimirit, të vitit 892, ku thuhet se me pallat ka qenë edhe Prishtina si shpatëmbajtse.

Nga literatura dhe dokumentet tjera arkivore, Prishtina përmendet nga kontaktet e para raguzane me Prishtinën që i gjejmë të shënuara në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit XIII. Në këtë kohë bujari raguzan me origjinë shqiptare Gregorius Marini de Petrana (1253-1280) emërohet konsull në Bërskovë. Për të arritur në Bërskovë Gregorius M. De Petrana kalon ndër vende tjera edhe nëpër Prishtinë. Në një dokument të lëshuar nga Prishtina në vitin 1325, ju kërkohet targa e Shën Mitrit dubrovnikasve.

Shtëpi e vjetër qytetare në Lagjen Biklia të Prishtinës.

Për Prishtinës ka shkruar edhe perandori bizantin Johan Kontaguzeni në vitin 1342, i cili një atë kohë ka dhënë disa të dhëna të rëndësishme për lokalitetin.

Sipas shkrimeve të Johan Kontakuzenit thuhet se në Prishtinë ka pasur pallat me oda të mëdha, për tubime shtetërore, për procese gjyqësore, për solemnitete dhe gostitje. Prishtina e kishte edhe kalanë, të cilën e kishte rrënuar Sulltan Mutati I gjatë rrethimit të qytetit në vitin 1389.

Këtë e pohon edhe Evlija Çelebiu në vitin 1662 kur shkruan se kalanë e Prishtinës të ndërtuar nga mbreti Millutin e rrënoi Sulltan Murati I pas hyrjes në Prishtinë. Sipas burimeve serbe pallatin e ka ndërtuar mbreti Millutini në mes të sahat kullës së sotme dhe xhamisë së çarshisë. Një qytetar gjatë bartjes së dheut pas hapjes së një themeli afër entit të statistikës dhe xhamisë së gurit (çarshisë), nga ky vend kishte bartur edhe disa gurë të mermertë. Gurët kanë plastikë gurore dhe të rrethuara me kanelyra dhe sipas ekspertëve janë të punuar në periudhën antike.

Se a janë bartur nga Ulpiana apo ndonjë lokalitet tjetër mundë të vërtetohet vetëm pas vëzhgimit të gërmimeve për ndërtime në atë hapësirë. Bazuar nga të dhënat e cekura më lartë për vendin e ekzistimit të kalasë ndërmjet sahat kullës dhe xhamisë së çarshisë, mundë të pohojmë se këto të dhëna janë të vonshme pas ndërtimit të xhamisë dhe sahat kullës. Këtu kur bëhet fjalë për xhaminë e çarshisë duhet pasur parasysh xhamin e Llukaqit që ishte e ndërtuar te teatri, afër çarshisë së mbuluar të Prishtinës.

Sido që të jetë për vendin ku thuhet se ka ekzistuar kalaja e qytetit dëshmojnë edhe këta gurë të zbuluar që lënë të kuptohet se Prishtina e kishte kalanë e saj që nga periudha romake apo bizantine e hershme. Kjo mbetet të vërtetohet vetëm pas gërmimeve arkeologjike në këtë lokalitet.

Po ashtu gjatë bartjes së dheut nga ndërtimet në Prishtinë gjatë vitit 1997, është gjetur një bazament shtylle në të cilin janë të skalitura pranë njëri tjetrit simboli i kultit të diellit dhe kryqi. Vërehet se ky guri i punuar me llaç gëlqeror dhe i përzier edhe me qeramikë të bluar është ka edhe shenja të djegies çka lenë të kuptohet se kemi të bëjmë me një shtyllë të ndonjë objekti të kultit që përveç kryqit ka edhe simbole astrale të periudhës së paganizmit e i cili edhe është djegur. Vend gjetja e këtij guri nuk dihet por është gjetur i hedhur në greminën e hapur nga fabrika e tjegullave në Prishtinë. Gjetje e këtij guri është edhe një dëshmi tjetër për të besuar se Prishtina ishte vendbanim para mesjetar.

Prishtina gjatë mesjetës u bë seli e rëndësishme. Para betejës së Kosovës Prishtina ishte bërë kryeqytet i provincës dhe si i tillë mbeti edhe shumë kohë pas kësaj beteje.


Përveç ndërtimeve në Prishtinë në afërsi ndërtohet mbi themele të një kishe më të hershme, manastiri i Graçanicës, si monument i kulturës me rëndësi të veçantë.

Shihet se Prishtina me rrethinë në atë kohë kishte shumë monumente, dhe prania e këtyre monumenteve të kulturës siç është manastiri i Graçanicës, për nga vlerat artistike hynë në krijimtarinë më të përsosur të Evropës dhe Botës.

Ndërtesa të vjetra të Prishtinës: xhamia dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve

 

Për zhvillimin e Prishtinës flasin edhe faktet e vendosjes së tregtarëve të huaj edhe dubrovnikasve në vitin 1387. Po këtë vit dubrovnikasi Marko Zvizdic, i cili jetonte në Artanë, me vullnetin e tij me 9 nëntor 1387 ka dhënë 5 dukatë për mirëmbajtjen e kishës së Shën Marisë në Prishtinë. Kjo tregon se Prishtina ishte qendër e zhvilluar tregtare edhe para betejës së Kosovës. Përveç kishës së Zojës Mëri, në vitin 1421 në regjistra të këshillit të vogël raguzan, përmendet edhe një kishë tjetër pa emër.

Prishtina gjatë mesjetës u bë seli e rëndësishme. Para betejës së Kosovës Prishtina ishte bërë kryeqytet i provincës dhe si i tillë mbeti edhe shumë kohë pas kësaj beteje.

Përveç ndërtimeve në Prishtinë në afërsi ndërtohet mbi themele të një kishe më të hershme, manastiri i Graçanicës, si monument i kulturës me rëndësi të veçantë.

Shihet se Prishtina me rrethinë në atë kohë kishte shumë monumente, dhe prania e këtyre monumenteve të kulturës siç është manastiri i Graçanicës, për nga vlerat artistike hynë në krijimtarinë më të përsosur të Evropës dhe Botës.

Për zhvillimin e Prishtinës flasin edhe faktet e vendosjes së tregtarëve të huaj edhe dubrovnikasve në vitin 1387. Po këtë vit dubrovnikasi Marko Zvizdic, i cili jetonte në Artanë, me vullnetin e tij me 9 nëntor 1387 ka dhënë 5 dukatë për mirëmbajtjen e kishës së Shën Marisë në Prishtinë. Kjo tregon se Prishtina ishte qendër e zhvilluar tregtare edhe para betejës së Kosovës. Përveç kishës së Zojës Mëri, në vitin 1421 në regjistra të këshillit të vogël raguzan, përmendet edhe një kishë tjetër pa emër.

Në Prishtinë në vitin 1426 e kishte edhe konsullatën dubrovnikase. Në Prishtinë, në shekujt XIV dhe XV, vepronin një numër i madh i tregtarëve dubrovnikas, të cilët bënin tregti me qytetet më të zhvilluara në rajon. Tregtarët dubrovnukas, gjenovas, hebrenj etj kryesisht merreshim me metale fisnike si ari argjend dhe gllamë. Pas pushtimit osman, në Prishtinë u ndërtuan disa objekte sakrale dhe profane të stilit oriental si xhami, hamame, teqe, tyrbe, shtëpi qytetare etj. Sipas regjistrimit të sanxhakut të Vushtrrisë nga viti 1477, Prishtina në këtë kohë i kishte 9 mëhallë, të cilat sipas emrave tregojnë se kishte vetëm popullsi të krishterë.

Gjatë shekullit XV në kazanë e Prishtinës përfshiheshin disa xeherore të njohura për kohën. Në këtë kohë nga Prishtina kanë dalë edhe dijetar të shquar si Mesihi Prishtina i cili me veprat tij “Mesihi Divani” edhe pse e shkruar me vjersha në gjuhën turke ka vlera të mëdha letrare dhe historike. Mesehi Prishtina vdes në Bosnje në vitin 1512. Në shekullin e XV Prishtina i kishte gjithsejtë 20 lagje.
Sipas Shtjëfën Gasprit (1671), relator shqiptar, Prishtina ishte një ndër qytetet kryesore të Kosovës. Në Prishtinë ishte qendra administrative e xehetarisë së Kosovës dhe e krahinës xehetarë të Artanës (Novobërdës).

Gjatë mesjetës së vonë, në Prishtinë, kanë qëndruar dhe kanë shkruar shumë personalitete të njohura të kohës si; Jovan Kontaguzeni, mbreti hungarez Vlladisllavi II, Pjetër Bogdani, Haxhi Kallfa, Evlija Çelebiu etj. Pjetër Bogdani me origjinë shqiptare, kryeipeshkvi i Shkupit dhe Sofjes i raporton Vatikanit që Prishtina kishte 3000 shtëpi. Evlija Çelebiu shkruante në atë kohë për 2600 shtëpi të mëdha dhe të bukura duke veçuar sarajin e Allaj Begut dhe pallatin e gjyqit, dy hamamet e mëdha, mikpritjen dhe kulturën qytetare. Në Prishtinë ka 11 hane, ndër të cilët më me i njohuri në atë kohë ishte hani i Haxhi Beut.


Bazuar në të dhënat në vitin 1689 që i jep Coronelli në “Iliricum”dhe në “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia” në vitin 1689 Prishtina i kishte 4000 shtëpi. Në këtë kohë Prishtina i kishte 360 fshatra dhe një numër i tyre ishte djegur.

Qyteti ka dy banja, njëra është banja e Fatihut në treg, e tjetra është banja e vjetër. Në një qoshe të banjës së Fatihut ekziston një shenjë, për këtë arsye kjo banjë quhet si e shenjtë dhe vizitohet shumë. Në Prishtinë ka 3000 dyqane që janë pak për këtë qytet, këtu ka rrush dhe dardha shumë të mira shkruajnë udhëpërshkruesit që e vizituan Prishtinën në shekullin e XVII.

Në vitin 1690 me ardhjen e osmanëve dhe tatarëve, pësoi rëndë krejt vendi, veçanërisht ai i rrethit të Prishtinës. Atje shumë katunde mbetën shkretë, shumicën e tyre i dogjën dhe i zhdukën turqit dhe tatarët.

Sinagoga që mendohet se është bartur në hyrje të kompleksit “Emin Gjiku”

Prishtina u dobësua gjatë luftës Austro-turke, kur Prishtina ishte bërë qendër e shtabit të gjeneralit austriak Pikolominit. Në mbarim të luftës austro-turke 1689-1690 trupat osmane dhe tatare hynë në Prishtinë dhe e bënë një hakmarrje të madhe ndaj shqiptarëve. Siç ka shkruar më vonë Gjergj Bogdani nipi i argjipeshkvit Pjetër Bogdani, edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur dhe ishte varrosur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qenesh në mes të sheshit të Prishtinës. Prishtinën gjatë shekujve XVIII dhe XIX e kanë sunduar Gjinollët.

Pas vrasjes së Maliq Pash Gjinollit më 1809, njëra nga odat e tij u bë muze. Muzeu i familjes feudale Gjinolli me origjinë shqiptare ishte institucion kulturor mjaftë interesant dhe i ngjashëm me ato të oborreve feudale nëpër shtetet e Evropës, i cili është shkatërruar në kohën e luftërave Ballkanike me 1912. Koleksioni muzeor i familjes Gjinolli ka pasur një numër të konsiderueshëm të eksponateve me rëndësi historike dhe etnografike në mesin e tyre ka qenë edhe gijotina e Jashar Pashës.

Prishtinën e përmend edhe Feliks De Bozhur, sipas të cilit me 1812, Prishtina kishte dy panaire, të vjeshtës dhe të pranverës, ku merrnin pjesë shumë tregtarë nga lindja dhe perëndimi.

Në vitin 1822 rreth 3000 shqiptarë nga Kosova bënë përpjekje që të shkojnë në Stamboll për të kërkuar dorëheqjen e Maliq pashë Gjinollit i cili në atë kohë njihej si tiranik dhe e sundonte Prishtinën.
Në Prishtinë ishin të zhvilluara shumë zeje të lashta e ndër to ishte edhe zeja e hasrave. Përveç këtyre zejeve ishin të njohura edhe zejet e lëkur punuesve, kazangjijëve, punimi i enëve shtëpiake nga argjila dhe metalet, punimet e veshjeve tradicionale etj.

Prishtinës sot i mungon muzeu i qytetit, gjatë ndërtimeve në qytet nuk janë përcjellë gërmimet për hapjen e themeleve nga institucionet kompetente, andaj si rezultat i kësaj gjendje shumë eksponate të lëvizshme janë hedhur në gremina dhe janë mbuluar me dhe e mbeturina. Në vitin 1997 në greminën e fabrikës së tjegullave ku hidhej dheu gjatë gërmimeve në qytet janë gjetur edhe enë të emaluara me argentius-gllama.

Reformat në Perandorinë Osmane filluan në vitin 1892 dhe komisioni i ri i reformave përbëhej nga persona të njohur dhe të respektuar me përkatësi shqiptare. Nga Prishtina ishte Danish Beu i cili më vonë u bë ministër i punëve të brendshme të Perandorisë.

Në gjysmës e parë të korrikut të vitit 1844, ushtria turke në krye me serasqerin valiun e Rumelisë dhe Omer Pashën hynë në Prishtinë për ta shuar kryengritjen e shqiptarëve. Selia e serasqerit u bë Prishtina. Kryengritësit u tërhoqën në malet e Prishtinës. Omer Pasha i kishte deklaruar konsullit anglez se 7000 shqiptar kryengritës ishin tërhequr në malet afër Prishtinës. Osmanët bënin regjistrimin e myslimanëve të Prishtinës të cilët refuzonin të jepnin rekrut për nizam. Më 8 mars 1845 konsulli anglez në Selanik njoftoi se shqiptarët e rrethinës së Prishtinës nuk do të japin rekrut pa forcë. Nga plaçka që bënë ushtarët osman gjatë shuarjes së kësaj kryengritje u pasuruan shumë.

Konsulli austriak shkruan se kryengritësit shqiptar e pushtuan Prishtinën në Pranverën e vitit 1844. Prishtina ra në duar të kryengritësve në mars të vitit 1844, kur Abdyrrahman Pasha i Prishtinës u largua në Prizren te miku i vet Izet Mehmet Pasha. Izet Pasha i kishte dhënë 6000 njerëz për ta kthyer Andyrrahman Pashën në Prishtinë, por kryengritësit e ndalën këtë sulm dhe e mbanin në kontroll Prishtinën.

Në Prishtinë, në qershor e gusht të vitit 1837 çdo ditë vdisnin nga mortaja 80-140 persona.


Gjetje nga Mirsad Krasniqi gjatë hapjes së themeleve të shtëpisë në lagjen e Trojës (Tophane) në Prishtinë. Sipas antropologëve është asht dhie dhe është përdorur si vegël pune.

Në vitin 1846 Maliq beu vendosi që të gjithë kryeparët e familjeve shqiptare katolike ti dërgoi në një vend të rrethuar në Prishtinë. Ë gjithë të burgosurit i futen në pranga të rënda në duar dhe në këmbë, me një zinxhirë të rëndë për mjedisi dhe të lidhur për një këmbe. Kjo ishte një peshë prej 40 okësh turke, përafërsisht 5o kg. Jashar Pasha i Prishtinës këta të burgosur i mbylli në një burg edhe më të rëndë dhe urdhëroi që në burg të lëshohet edhe uji. Këta të burgosur nga Prishtina u transferuan në Shkup dhe përmes Selanikut u dërguan në Azi të vogël.

Në Prishtinë janë kultivuar, lojëra fisnike në fushën e quajtur Poteçishtë. Këto gara janë organizuar çdo vit të ngjashme me hallkën e Sinjit-vetëm me një dallim në vend të hallkës është përdorur dorëza, të cilën kalorësit e kanë pasur për detyrë ta qëllojnë me shpatë, shigjetë ose topuz. Në Prishtinë janë mbajtur edhe bejlege (dyluftime) të ndryshme. Prishtinën e kapluan dy zjarre të mëdha më 1859 dhe 1863.
Sipas banorit Gamer, Prishtina është qyteti më i madh që gjendet mes Selanikut dhe Sarajevës.

Në vitin 1874 selia e Vilajetit të Kosovës kalon në Prishtinë dhe 3 vite më vonë filloi të botohet revista në gjuhën turke “Kosova”.
Në Prishtinë në vitin 1887 u hap konsullata serbe, dhe në vitin 1890 u vra konsulli serb Lluka Marinkoviq. Sipas Cvijiqit, Prishtina në fillim të shekullit XX kishte 4000 shtëpi.

Prishtina e kishte edhe çarshinë e vjetër të mbuluar. Nga monumentet publike në Prishtinë, veçohet objekti ku është sot Muzeu i Kosovës, objekti ku është vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hamami i Madh, Kulla e Sahatit, Kompleksi i Emin Gjikut etj. Nga objektet sakrale veçohet xhamia e Çarshisë, Xhamia e madhe, Xhamija e Jashar Pashës etj. Në Prishtinë ekziston Teqja e Prishtinës dhe Kisha evangjeliste. Në periferi të Prishtinës , në fshatin Shkabaj ekziston tyrbja e vogël dhe në fshatin Mazgit është tyrbja e sulltan Muratit. Prishtina u shkatërrua shumë gjatë luftës ballkanike, kur forcat serbe hynë në qytet.

Sylejman Kylqe (studiues turk), shkruan se në telegramin e 29 mars 1910 është organizuar kryengritja prej 2000 vetë nga populli i kazave të Prishtinës dhe Vushtrrisë dhe i okupuan rrugët e Llapit dhe Gallapit duke i ftuar popullatën të ju bashkoheshin. Kryengritja ishte bërë për heqjen e taksës së otrovës (taks në administratën osmane).

Varreza hebreje në Taukbahçe

Në telegramin e datës 19 prill 1910 njoftohet se para kryengritjes së Llapit dhe Gallapit, Jahja Efendiu nga Prishtina në dyqanin e Kafexhi Rifatit i ka varur në qafë një fletë kalendari pulës që një shqiptar po e sillte për ta shitur në tregun e Prishtinës, duke kërkuar taksë prej tij. Çallak Mahmudit nga lagjja e Prishtinës ramazanije i ka marrë për taks otrove një kokërr nga 8 kokrra vezë, dhe se ka gënjyer një shqiptar për tu kthyer në fshat, duke i thënë se do ti merren 9 grosh e gjuamë taksë për mjekër. Kjo gënjeshtër kështu është përhapur në popull.

Pas hapjes së fjalëve se do të merret taks nga pulat dhe për mjekër, është organizuar tubimi i fshatrave në luginën e fshatit Dyz, Llap dhe Kulinë dhe ka filluar lufta me Shefki Pashën.

Me 21 maj 1910 erdhi Mahmud Shefqet Pasha , ministër i luftës i Turqisë i cili filloi mbledhjen e armëve në popull. Me 30 maj 1910 pasi u krye kontrolli mbi popullatën e Vushtrrisë, Prishtinës dhe Drenicës, nga komanda e trup armatës së posaçme u përgatit një detashment i përbërë nga 8 batalioneve dhe filloi kontrollimin e rajoneve Llap e Gallap. Mahmud Shefqet Pasha me 30 mars 1910 njoftoi se sasia e armëve të mbledhura ka arritur shumën 8000 dhe parashikonte që sasia e armëve që do të mblidhet në prefekturën e Prishtinës do të kaloj numrin 15.000 armë.

Prishtina u pushtua nga serbet më 12 tetor 1912. Gjatë rrugës deri në Prishtinë ushtria serbe i kishte vrarë dhe plagosur 1448 shqiptar. Një gazetar danez në atë kohë raportoi nga Shkupi se në Prishtinë ishin vrarë edhe 5000 shqiptar pas pushtimit të qytetit.
Pas pushtimit të Prishtinës nga armata serbe në vitin 1913, argjipeshkvi Mjeda bëri ankesë se 1200 besimtarë të tij ishin konvertuar me dhunë në ortodoksë. Në maj të vitit 1913 komandanti serb i zonës së Prishtinës e informonte me mburrje Beogradin se 195 shqiptarë mysliman ishin konvertuar në Prishtinë.

Pllakë mbivarrore me mbishkrim Hebrenj, e gjetur në Tophane

Në fillim të vitit 1913 u bë regjistrimi i popullatës dhe në Prishtinë nuk regjistrohet asnjë shqiptar. Në vitin 1915 një gazetar rus kishte raportuar se gjysma e popullatës ishte shqiptare. Në vitin 1916 sipas regjistrimit bullgar në Prishtinë u regjistruan 11.486 shqiptar.

Në muajin shkurt të vitit 1914 Qeveria Serbe e nxori dekretligjin për rregullimin e rajoneve të porsaçliruara, kështu për vendosje të kolonëve serb Nikolla Pashiqi i bleu 3000 hektar tokë afër Prishtinës. Në fshatrat e kolonizuara u dëbuan shqiptarët dhe përveç këtyre serbet ndërtuan edhe fshatra të reja për kolon serb dhe i emërtuan sipas mitologjisë serbe. Në afërsi të Prishtinës themelohet Çakllavica, Devet Jugoviqi etj. Pas luftës së dytë botërore
Në mes dy luftërave, nuk kishte ndonjë zhvillim të hovshëm. Në Prishtinë dhe rrethinë u vendosën shumë kolonë, u përvetësuan tërësisht objektet e kultit ortodoks dhe filloi shpërngulja e popullatës shqiptare për Turqi. U ndërtuan objekte për pushtetarë serbë dhe argëtim të tyre. Shumë shtëpi qytetare shqiptare u bënë prona të serbëve kolon. U ndërtua ndërtesa e sotme e Unionit në vitin 1927, sipas stilit barok perëndimor, e cila përdorej si hotel për argëtimin e pushtetarëve nga garda ushtarake muzikore e Mbretërisë SKS.

Si pas shumë qytetarëve të Prishtinës që përjetuan dhunën në atë kohë, në pjesën e prapme të këtij objekti, torturoheshin për vdekje shqiptarët.

Akademiku bullgar Stefan Karastefanovi në librin e tij “Kosova” përshkruan shum detaje të dhunës dhe urrejtjes së pushtetit Serb ndaj shqiptarëve pas luftës së dytë botërore, unë po veçoj vetëm dy raste të shkruara në ketë libër: Eduard Kardeli duke i pranuar shfaqjet e nacionalizmit serb pas luftës së dytë botërore tha në vitet gjashtëdhjeta: 1. Edhe shokët tanë të partisë u përfshinë në persekutimet shoviniste ndaj shqiptarëve, grave dhe fëmijëve të tyre. 2. Urrejtja ndaj shqiptarëve në Prishtinë u arrit në atë pikë, saqë në vitin 1992 në Grand Hotel u var një shkrim i poshtër “për kroat, shqiptar dhe qen ndalohet hyrja”.

Prishtina u bë qendër administrative e Kosovës në vitin 1947, dhe u zhvillua me një dinamikë të shpejtë duke mos i ruajtur objektet tradicionale të periudhës osmane. Sot Prishtina si qytet urban i kësaj periudhe ka ndryshuar plotësisht, në përjashtim të disa rrugëve të ngushta, ku kanë mbetur disa ndërtesa të rralla me vlerë arkitektonike të periudhës osmane.

Në Prishtinë, pas Luftës së Dytë Botërore, filloi të ndërtohet infrastruktura institucionale dhe urbane, me moton e ndërtimit të një qyteti me pamje urbane. Me planin urban të qytetit të vitit 1953, u rrënuan lagje të tëra së bashku me çarshinë e vjetër, duke e shkatërruar arkitekturën popullore shqiptare të periudhës turke. Në këtë periudhë, shumë pak shtëpi qytetare arritën të shpëtojnë nga planet e qëllimshme urbane, të përpunuara në Beograd.

Me këtë plan u rrënua kisha katolike e Prishtinës, Xhamia e Llokaqit, Sinagoga e hebrenjve etj. Në vend të xhamisë u ndërtua Teatri i Kosovës sipas arkitekturës dhe modelit sllavo-rus. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, filloi edhe rrënimi i varrezave të vjetra të qytetit.

Dy vite pas luftës, në kompleksin e varrezave, filloi të gërmohet dheu dhe me vagonë të dërgohet në tjegulloren e Shkupit. Në vitin 1947 u hartua plani që në këtë lokalitet të ndërtohet tjegullorja e Prishtinës . Punëtorët që kanë punuar në atë kohë, mbanin mend se gjatë gërmimit kanë hasur në varreza. Gërmimet i filluan edhe nën kompleksin e varrezave te shkolla e sotme fillore “Asim Vokshi” në qytet tej urës së gurit mbi hekurudhë në rrugën Prishtinë-Podujevë.


Faza e rrënimit të varrezave shqiptare në Prishtinë ka vazhduar edhe në vitet shtatëdhjeta, në kohën kurë ndërtohet tjegullorja e re e qytetit. Më kujtohet që si fëmijë i kemi parë buldozerët kur rrokullisën në oborrin e sotëm të tjegullores, disa dhjetëra varreza të vjetra me epitafe të shkruara në gjuhën osmane. Aty ishte edhe një varr i punuar shumë mirë me një kapak të rëndë prej metali. Prej këtyre varrezave, vetëm një familje arriti të zhvarrosë të afërmit e vetë atë kohë. Edhe gjatë viteve të nëntëdhjeta, në greminën e gërmimeve të kësaj tjegulloreje u shembën afër 100 varreza të shqiptarëve nga kompleksi i varrezave të sotme të qytetit.

Sipas Shaip Berilës, katër lagjet e Prishtinës së vjetër i kishin edhe varrezat e veta. Varrezat ishin përmbi Varosh, te oxhaku i fabrikës së tjegullave, te Xhamia e Llapit… Këto varreza u rrafshuan dhe këto toka ju dhanë serbëve, por atë kohë askush nuk guxonte as të pyeste pse po bëhej kjo- thotë Berila. Poashtu edhe parku i sotëm i qytetit të Prishtinës, ishte kompleks i varrezave të shqiptarëve, e sidomos atyre që ishin shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit. Varreza të sheshta janë hasur edhe te “Fusha e Pajtimit”, afër bunarit të hajratit.

Në Prishtinë janë dy lokalitete me varreza të hebrejëve, varret e vjetra në Tauk Bahçe në madhësi 10 ari, në të cilën janë varrosur 800 hebrej të varrosur që nga vitet 1850. Në varrezat e reja janë varrosur 200 hebrej prej vitit 1922.


Kisha katolike në Prishtinë

 

Fatin e varrezave të vjetra të Prishtinës, e përjetuan shumë lokalitete dhe qytete të Kosovës. Lokalitetet me kulturë materiale jo sllave, u kolonizuan me kolon të sjellë nga Serbia, të cilët ndërtuan objekte banimi mbi kulturat e qytetërimit dhe civilizimeve më të hershme në këto troje. Pas pushtimit të Kosovës, kolonët u vendosen në tërë territorin e saj, në rrethin e Prishtinës përveç qytetit, kolon u vendosen edhe në Graqanicë.

Bërrnicë, Bardhosh, ku u përvetësuan varrezat, pronat, shtëpitë e banimit dhe objektet e kultit. Në Berrnicë, u përvetësuan varrezat e hershme të shqiptarëve, që sipas popullatës vendore ishin të shqiptarëve, u morën gurë varresh, pjesërisht u falsifikuan dhe me to serbët krijuan mitin për Nëntë Jugoviqët. Këta gurë janë të publikuar edhe në librin e Dragan Cukiçit dhe Milan Ivanoviqit të botuar nga Enti për Përmendore të Kulturës së qytetit të Prishtinës në vitin 1996. Përshkrimi i autorëve është shumë i dyshimtë, prandaj kjo çështje mbetet të studiohet nga ekspertët eminentë të kësaj fushe. Popullata autoktone shqiptare e fshatrave përreth, ka ruajtur të dhënat se raja e Kolovicës dhe e Bërrnicës, të cilët kishin jetuar edhe gjatë sundimit osman në këto fshatra, janë shqiptarë, të fisit Krasniqe dhe vëllazëri me shqiptarët e fshatit Makoc e Llukar.

Prishtina, pas Luftës së Dytë Botërore, e fitoi funksionin e qytetit të rëndësishëm ekonomik dhe administrativo-politik, që i krijuan bazë materiale solide. Madhësia e qytetit matej me shkallën e inkuadrimit, numrin e kuadrove, specialistëve, shkencëtarëve, politikanëve dhe profesioneve të lira intelektuale

Mr. Qazim Namani

(nga Yll Press)

 



Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1