Members

Remember Me

Search Results: intervista

Genta Ismajli: Nuk dal me asnjë mashkull…!

Published: Oct 6, 2010 by kosova Filed under: Genta Ismajli

Genta Ismajli: Nuk dal me asnjë mashkull…!

Për herë të parë këngëtarja rrëfen të vërtetën e ndarjes me të fejuarin, me të cilin bashkëjetoi për 6 vjet, por për momentin, në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull…

Sa herë që takohemi me Genta Ismajlin, planifikojmë që biseda të përfundojë për gjysmë ore. Por, kur fillojmë, koha ikën aq shpejt sa harrojmë orën. Genta gjithmonë është e thjeshtë dhe e sinqertë. Për herë të parë këngëtarja pranon të rrëfejë të vërtetën e ndarjes me ish-të fejuarin e saj, Milotin, me të cilin bashkëjetoi prej gjashtë vitesh, por duket se për momentin, në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull. Madje, ajo mjaftohet duke thënë se nuk po del me asnjë djalë, por rri gjatë gjithë kohës me tezen e saj…!

Ndryshe nga herët e tjera, kur keni qenë e pranishme në media, kohët e fundit më pak. Pse?

Kam qenë e pranishme në koncerte, por arsyeja pse jo si me parë, është sepse u shpërngula në Tiranë për gjashtë muaj.

Ju thoni se ka njerëz që bëjnë presion që këngët tuaja të mos transmetohen, cilët janë ata?

As që dua t’ia di. Jam e bindur se e meritoj të jem më shumë e pranishme në media, këtë kërkon edhe publiku, pasi çdo ditë marr qindra mesazhe nga adhuruesit.

A mendoni se ndarja me Milotin e ka dëmtuar promovimin tuaj në publik?

Absolutisht. Kjo nuk ka të bëjë me Milotin. Jeta ime private nuk përzihet me atë profesionale. Ajo është e kaluar dhe nuk kam dëshirë të flas për Milotin.

E dimë që nuk ju pëlqen të flisni për të kaluarën, por lexuesit duan të vërtetën…

Që nga fillimi kam qenë shumë e hapur me publikun për gjithçka ka ndodhur në jetën time. Ka një vit që jam ndarë me Milotin.

Cili ishte shkaku?

Thjesht kishim mendime të kundërta, nuk gjetëm mirëkuptim dhe menduam se më e mira ishte ndarja.

U ndatë me grindje apo në heshtje?

Shumë miqësisht.

Flitet se ndarja ka ardhur për shkak të një tradhtie të Milotit me një modele, të tjerë thonë se e keni tradhtuar ju. Ka pasur vërtet tradhti në këtë ndarje?

Ndarja ka ndodhur për shkaqe të tjera dhe jo për tradhti. Nuk kam fakte që Miloti më ka tradhtuar.

Cila ishte fjala e fundit që i keni thënë njëri-tjetrit?

Ka qenë një përshëndetje normale, siç mund të përshëndeten dy persona të zakonshëm.

A ju ka rastisur të takoheni?

Po, jemi takuar disa herë rastësisht. Jemi përshëndetur dhe asgjë më shumë.

Keni pasur ndonjëherë telefonata apo mesazhe prej tij?

Asnjëherë.

Pas ndarjes, çfarë fjalësh keni dëgjuar që ka thënë Miloti për ju?

Vetëm fjalë të mira. Nuk besoj se do të thotë ndonjëherë fjalë të këqija për mua.

Keni bërë më shumë emër ju në krah të Milotit apo ai në krahun tuaj?

Kemi qenë bashkë në çdo kohë dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin, prandaj nuk më pëlqen të bëj krahasime të tilla.

Ju edhe keni bashkëjetuar. Si kanë qenë gjashte vite bashkëjetese?

Natyrisht, kemi kujtime të bukura, por kur raportet tona filluan të merrnin kahe të kundërta, erdhi ndarja.

A keni ruajtur ndonjë dhuratë apo ndonjë sms nga Miloti?

Jo, nuk kam asgjë.

Tani ku dhe me kë po jetoni?

Me tezen time, por muajt e fundit është kthyer nëna ime nga Amerika dhe po banojmë përkohësisht me qira në Prishtinë. Jemi duke ndërtuar shtëpi në lagjen “Marigona”.

Jeni akuzuar për këngë të vjedhura, është e vërtetë apo vetëm xhelozi?

Këngët e huazuara kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në Ballkan. Jam tip që shoqërohem me njerëz, e dua jetën dhe nuk kam xhelozi për askënd.

Keni jetuar në Amerikë. Kush ju shtyu të ktheheshit në Kosovë?

Ishte nëna ime që gjithmonë më ka thënë të vija në Kosovë për të filluar karrierën, por ashtu edhe miqtë e mi. Isha shumë e re dhe kisha frikë. Erdha pas 7 vitesh në Kosovë për të qëndruar përkohësisht, por publiku më bëri të rri këtu.

Sa ishte pagesa e parë që morët?

Ka qenë e njëjta pagesë që marr edhe tani.

A jeni artistja më e paguar dhe sa është çmimi?

Çmimin nuk besoj se e tregon askush, ndërsa nuk e di a jam apo jo më e paguara, sepse nuk ua di çmimin këngëtarëve të tjerë.

A ka pasur raste kur nuk ju kanë paguar?

Në fillim ka pasur raste, por vitet e fundit nuk më ka ndodhur.

Thuhet se keni filluar një “luftë” me një artist, sa është e vërtetë?

Nuk jam në luftë me askënd. Por a është dikush më mua? Këtë nuk e di, sepse askush e ka deklaruar.

Këngën “Game over” flitet se ia keni kushtuar Dafina Zeqirit. Komenti juaj?

Nuk është e vërtetë. Kohët e fundit kam dëgjuar këngë, si “Unë jam nr. 1”. Si mund të jetë më i miri apo më e mira një artist me një këngë? Publiku është ai që vendos kush është numër 1.

Cili është raporti juaj me Dafina Zeqirin?

Jo vetëm me Dafinën, por edhe me kolegët e tjerë kam raporte të mira.

Ka kaluar një vit që jeni ndarë nga Miloti. A jeni “singëll”?

Njëzet e katër orë rri me tezet e mia, nuk kam as ku më dal, as me kë të dal.

A ju ka ftuar ndonjë person i thjeshtë, publik apo politikan për t’u njohur?

Jo. Nuk mund të mendoj të më thërrasë dikush në telefon për njohje.

Duket se nuk ju intereson politika?

I respektoj politikanët, por nuk më intereson asgjë më shumë për të.

Keni publikuar 4 albume. A keni menduar ndonjëherë një koncert tëndin?

E kam ëndërr një koncert dhe shumë shpejt do ta bëj. Kam dashur para 3 vitesh, por nuk ishin të gatshëm bashkëpunëtorët e mi.

Cilën pjesë të trupit do të donit ta ndryshonit?

Hëm, gishtat e këmbës.

Këngët tuaja shiten edhe në “iTunes” në internet. Si po ecën shitja?

Kënga “Planet me” është blerë 63 herë dhe së shpejti do të nxjerr në shitje këngët shqip.

Keni premtuar një këngë me këngëtarin turk Cakim, kur do ta realizoni?

Cakim është në Zvicër dhe sapo të kthehet në Turqi, do të udhëtoj atje për të realizuar një këngë.

Cilat janë projektet tuaja për këtë vjeshtë?

Jam duke përgatitur disa këngë të reja. Njëra është për femrat shqiptare dhe titullohet “Numër 1”.

Mbeti diçka pa u thënë?

Mendoj se folëm shumë…!




Read more »
Comments (0) »

Genta Ismajli: Ja pse u ndava nga Miloti.

Published: Feb 8, 2010 by kosova Filed under: Genta Ismajli
Genta Ismajli : Ja pse u ndava nga Miloti...

Ditët e pata te fillimvitit kengetaren Genta Ismajli e kane gjetur ne Shqiperi,atje ku me perkushtimin me te madh,eshte duke punuar drejt realizimit te endrres se saj te kamotshme.Ajo po ushtron vallezimin profesional.E nderkohe,ngado neper media qarkullonte lajmi per ndarjen e saj me te dashurin Milotin,por mungonte e verteta e thene nga goja e saj.Per "Infopress",Genta e pranon se eshte ndare nga Miloti,por mohon te jene ndare shkaku i nje tradhtie nga ana e tij,siç shkruanin mediat.Per arsyen e ndarjes me Milotin,angazhiimin e saj ne spektaklin "dancing With The Star",dhe shume te reja nga jeta e saj,Genta flet ne kete interviste ekskluzive per "Infopress".


"Ndarja me Milotin eshte ndarje definitive.Nuk eshte e vertete qe me ka tradhetuar.Ndarja ka ndodhur me marreveshje."




Infopress : Fillimisht donim te dinim se si ishte viti 2009 per ju,me gjithe angazhimet dhe sukseset qe perkufizuan kete vit ?

-GENTA : Ne fakt,fillimisht dua te them se jam nje vajze e bekuar nga ZOTI,dhe kam pasur fat gjithnje.Edhe gjate vitit 2009 kam pasur shume fat.Kam pasur shume koncerte,kam realizuar shume kenge te reja,gati gjate gjithe kohes ishe me publikun dhe fansat e mi,njekohesishte kam realizuar klipin "Si panter i zi".Keto ishin sukseset dhe gjerat qe i pata gjate 2009 dhe pata nje oferte nga Shqiperia per spektaklin "Dancing with the star" apo "Vallezimi me yje".


Infopress : Nje oferte e cila ka prekur nje enderr tuajen te kamotshme,perkunder prformancave qe ke pasur,kohe pas kohe,si amatore e vallezimit,gjate kohes kur kendonit ?

GENTA : Po eshte e vertet,sepse kjo ka qene enderr e imja e cila tani po behet realitet.


" KUR KE SHPIRT ARTISTI IA DEL TA REALIZOSH ATE QE DO."

Infopress : Eshte i veshtire realizimi i endrrave ?

GENTA : Duke pasur parasysh kushtet ne te cilat punojme,duhet te medosh shume me shume dhe ta lodhesh trurin shume me shume se sa yjet qe jane ne Evrope apo Amerike.
Ne Amerike po pate,qofte edhe nje ide,e realizon shume lehte,sepse jane kushtet shume me te mira,kurse ne,edhe pse kemi shume ide,duhet te mendojme shume per te realizuar diçka te mire,madje asaj te mires qe e keni ne mendje duhet me iu sille rreth e rrotull,qe te pakten te realizojme nje pjese te gjithe asaj ideje qe keni ne mendje.
Eshte shume veshtire,me kushtet qe i kemi dhe me ate qe ofron ligji per mbrojtjen e te drejtave autoriale.Eshte shume veshtire te realizosh dhe te dalesh ndryshe ne skene.Por,sidoqofte kur ke shpirt artisti ia del disi ta realizosh ate qe do.


Infopress : Eshte e vetme Genta ne gjithe keto angazhime,apo ka njerez te cilet i ndihmojne gjate karrieres dhe angazhimeve te saj ?

GENTA : Njerezit qe gjithmone me qendrojne afer jane : Ismeti,tezja ime Alija,dhe Tina.Ata me ndihmojne,me tregojne çdo gjepor edhe me kritikojne kur eshte nevoja.Edhe mami me jep kritika nga Amerika,sepse eshte mesuar t`i sheh punet siç jane atje.Shpesh i them "hajde ne Kosove,dhe shih si jane punet e pastaj me kritiko".
Por,perkrahjen me te madhe e kam prej ketyre njerezve.


Infopress : Po per festat e fundvitit ku ishte Genta dhe si festoi?

GENTA : Si gjithmone,festat jane me publikun.Naten e pare ishe na Kerçove bashke me Alban Skenderaj.E festuam vitin e ri atje dhe kenduam.Kaluam nje mbremje shumje te mire.Te gjithe u ndame te kenaqur.Naten e dyte isha ne Zvicer dhe gjithçka shkoi mire.Por gjithsesi eshte normale sepse edhe une nganjehere merzitem.Edhe une dua te festoj ne shtepi,me familjen time,por prape se prape edhe te qendrosh ne shtepi te vret ndergjegjja pse nuk je me publikun dhe fansat qe deshirojne te festojne me ty.Shpesh jemi sa ne njeren,e sa ne anen tjeter,por gjithsesi e lidhur ngushte me publikun.

"KAM ENDERRUAR QE NJE DITE TE ME MESOJNE SI TE VALLEZOJ".

Infopress : Ky vit,si nisi ?

GENTA : Angazhimi me i rendesishem per mua,tani per tani,eshte ky emision qe do te transmetohet ne televizionin "Vizion +",e i cili do te transmetohet çdo te enjte nga ora tete apo nente ne mbremje,nuk jam e sigurt.
Eshte nje emision ne te cilin do te garojne yje.Profesionistet i mesojne yjet se si duhet te vallezojne me profesionalizem.Kjo eshte shume e veshtire per mua.Te gjithe po me thone se "Genta dine te vallezoje dhe nuk ka problem",por nuk eshte ashtu.Per faktin qe me thone "Genta do te fitoj",mua po ma shtojen dyfishë angazhimin dhe pergjegjesinë.Jane duke ma shtuar obligimin e dyfishte,dhe po me frikojne,sepse vallezimi im ne skene eshte shume ndryshe nga ky qe po e mesojme tani.Une zakonisht kam vallezuar koreografine time,e cila ka dale nga shpirti im,kurse kjo me shkulle eshte shume ndryshe.Duhet te mesojme edhe per levizjet e gishterinjeve e qendrimin.E kam enderruar gjithmone te me bertas dikush duke me treguar se si duhet te vallezoj me mire,dhe tani ketu po kenaqem.

Infopress : Sa eshte interesimi i kengetareve te tjere qe te jene pjese e kesaj gare ?

GENTA : Ne Kosove dhe Shqiperi ende nuk e kane kuptuar sa duhet konceptin e ketij emisioni dhe aq sa kam ndegjuar secili ka pasur mendim jo pozitiv per kete emision.Ende nuk po e dine rendesine e emisionit.
Por besoj se ky mendim do te jete vetem derisa te filloj,sepse kur te filloj emisioni e di qe do te kete pritjen e duhur dhe do te pelqehet nga publiku.

Infopress : Cilet njerez profesioniste po punojne direkt me Genten ?

GENTA : Valltari qe merret direkt me mua eshte Dioni.Kemi krijuar raporte shume te mira mes vete.Sigurisht qe duhet te krijosh raporte shume te mira me njeriun qe ushtron,sepse suksesi nuk eshte i duhuri ndryshe.Aktualisht jemi duke u marre me shume me detajet dhe qendrimin.Deri tash kemi mesuar tri koreografi dhe besoj qe jane duke shkuar mbare.Ka qene enderr e imja qe te punoje me profesioniste dhe eshte kah me shkon shume mbare.

Infopress : Ky eshte i vetmi angazhim aktual apo keni edhe angazhime tjera ?

GENTA : Ky eshte i vetmi angazhim aktual.Gjithe diten jam ne prova,ndersa naten po flejë,apo ndonjehere edhe po dal.

Infopress : Kur do te filloje dhe kur do te mbaroje ?

GENTA : Transmetimi do te filoje me 21 te ketij muaji dhe do te vazhdoje deri ne muajin mars.

Infopress : Po gjate gjithe kesaj kohe do ta kemi ndonje klip apo kenge te re ?

GENTA : E kam shume te veshire.Jam duke menduar se si do t`ia arrij te realizoj kengen apo klipin.Kenget i kam,por nuk e di se si do t`ia beje.Ndoshta do te realizoj ndonje klip ne Tirane,sepse ndryshe nuk mundem.Gjate gjithe javes kam prova,keshtu qe e kam shume te veshtire.

Infopress: Ti kthehemi jetes private dhe thashethemeve qe jane perhapur koheve te fundit.Eshte shume e vertet qe publiku,por edhe gazetaret ju kane ndare e ju kane bashkuar permes fjaleve e shkimeve disa here.Realisht,kesaj rradhe,eshte thashetheme apo e vertete ndarja jote me Milotin ?

GENTA : Eshte e vertetë.!

Infopress : Eshte ndarje definitive apo mund te jete nje konflikt i zakonshem midis çifteve ?

GENTA : Eshte ndarje definitive.Pasi qe e kemi publikuar te dyte eshte ndarje definitive.

Infopress : Mund te na thuash pse ndodhi kjo ?

GENTA : Thjeshte nuk na shkoi.

Infopress : Eshte perfolur per nje tradheti nga ana e Milotit ?

GENTA : Nuk eshte e vertetë,qe me ka tradhetuar Miloti.Me marreveshje ka ndodhur ndarja jone.Shume mire e kemi kryer lidhjen.Tash dalin fjale te ndtryshme,por ajo nuk eshte e vertet.

Infopress : Ka mbetur shoqeri mes jush ?

GENTA : Ndoshta do ta pershendes kur ta shoh,sepse nuk kam asgje kunder tij,dhe as ai kunder meje.Te dy,njeri-tjetrit ia duam te miren.

Infopress : Diçka per fund qe doni ta shtoni e nuk u tha ?

GENTA : Shume suksese dhe pershendetje per publikun dhe lexuesit e gazetes !
Read more »
Comments (1) »

Videoklipi i ri i Adelinës - "Tribalb" Exkluzive per BESFORT VIDEO M1!

Published: Oct 13, 2009 by peking Filed under: Adelina Ismajli

Lansohet videoklipi i ri "Tribalb"i Adelinës

Të hënën në YouTube tek faqja jone BESFORT VIDEO M1
është lansuar videoklipi më i ri i si Exkluzivitet i këngëtares te madhe Adelina Ismaili.

Kënga titullohet “Tribalb”, ndërkohë që është një lloj ‘remiksi’ i muzikës popullore me ritme elektronike.

I gjithë klipi shfaq pamje nga një diskotekë, ku Adelina paraqitet në rolin e shumë karaktereve.

Exkluzivitetin e kesaj Video ne Internet - enkas nga Adelina : vetem per BESFORT VIDEO M1 !!!


/Foto nga: http://adelina01.skyrock.com /


Read more »
Comments (1) »
Page 1 of 1