Blerim Destani “Get Low” Një film në Hollywood
“Get Low” është filmi më i ri i aktorit Blerim Destani, i cili sapo mbaroixhirimet në Atlanta. I njohur tashmë si kapiten Shestani në filmin“Koha e Kometës” aktori shqiptar është pjesë e një kasti të aktorëve tëHollywood-it, ku magjia e Robert Duvall mbetet emblema e këtij filmi.Një film nga regjisori Aaron Schneider dhe producenti Dean Zanuck Milena Selimi /Revista Kult/Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs. 23 ditë xhirime në 120 minuta film, për të shënuar një pikë të re në karrierën e aktorit Blerim Destani. Rrëfen për revistën KULT, në këtë intervistë ekskluzive marrëdhëniet me regjisorin, thjeshtësinë e Robert Duvall dhe infrastrukturën e mrekullueshme të xhirimeve të filmit “Get Low”. Planet dhe kontratat e kinemasë evropiane dhe dëshirën për të qenë prezent në projektet filmike shqiptare.“Të jesh pjesë e xhirimeve të asaj industrie është dëshirë që e ka secili aktor në këtë botë”-shprehet Destani, aktori shqiptar që po tenton çdo ditë e më shumë të prekë maja të reja në karrierën e tij kinematografike.Revista Kult: “Get Low” është filmi i cili sapo mbaroi xhirimet në Atlanta?Një eksperiencë e jashtëzakonshme me Robert Duvall..Si ndodhi dhe sa është e rëndësishme kjo për karrierën tënde kinematografike? Blerim Destani: Vërtetë ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të luash përkrah një
ikone të aktrimit siç është Robert Duvall. Në “Get Low” ishin të angazhuar edhe yjet: Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs, por magjia e Robert Duvall ishte emblema e këtij filmi. Angazhimi im në këtë projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për karrierën time, pasi mu dha rasti që të jem pjesë e një kasti të tillë aktorësh në
një projekt me përmasa të tilla.
Jemi mësuar të themi se një aktor shqiptar po xhiron me aktorë të Hollywood-it. Sa ditë ka qëndruar Destani nëxhirime?Unë kisha pesë ditë xhirim. Ndërsa isha atje dy javë para xhirimeve për përgatitje bashkë me gjithë ekipin e aktorëve. Ndërsa i gjithë filmi u xhirua për njëzetetre ditë.
Blerim Destani dhe Robert Duvall
Si ishte Duvall nga afër? Po regjisori Aaron, Bill Murray dhe të mëdhenjtë e kinemasë amerikane? Duvall ishte i madh në thjeshtësinë e tij.Kooperativ, i sinqertë dhe shumë dashamirës.Në asnjë çast nuk sillej si yll, që në fakt është. Gëzohej për secilën skenë që realizohej, thuajse është në fillim të karrierës. Kjo më la shumë përshtypje. Jashtë skenave ku luanim, bisedonim për shumëçka. Në kohën kur kishte përgatitur rolin e Stalinit më tregonte se kishte studiuar gjithë diktatorët e atij sistemi, përfshi këtu edhe Enver Hoxhën. I pëlqente shumë futbolli. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte se ai asnjëherë nuk fliste pa e pyetur. Pa e pyetur, fliste vetëm për skenat që përgatiteshim t’i xhirojmë, atëherë afrohej dhe tregonte për ndjenjën që kishte për skenën që duhej ta xhironim. Ndërsa regjisori Aaron Schneider komunikimin me aktorët e përfundoi në fazën përgatitore, gjatë xhirimeve ai merrej vetëm me elementet e tjera të
filmit që në fakt ishin në shërbim të aktorëve.Aaron ishte kapiten i mirëfilltë i skuadrës, i qetë dhe përherë i qeshur. Pas përfundimit të skenave të cilat i aprovonte me shumë entuziazëm, përherë na pyeste neve aktorëve për ndjenjën dhe mendimin tonë për skenën. Asnjëherë nuk kalonte në skenën tjetër nëse edhe ne aktorët nuk e kishim atë mendim.
A ndryshon Hollywood-i nga afër? Si ishte të ishe pjesë e xhirimeve të tij? Thjesht gjithçka ishte si një orkestër e akorduar mirë gjatë përgatitjeve. Xhirimi ishte vetëm faza e fundit e filmit, gjithçka
në mënyrën më të përsosur ishte përgatitur më parë. Për mua përvoja nga projektet e mëparme në filmat “Truth About Men” dhe “At World's End”, ishte shumë dobiprurëse pasi në mënyrë graduale u njoftova me atë industri
kinematografike. Të jesh pjesë e xhirimeve të asaj industrie është dëshirë që e ka secili aktor në këtë botë.
Përse flet ky film? Një njeri i moshuar, Felix Bush (Robert Duvall) pas 45 vjetëve jetë në izolim në kasollen e
tij në mes të pyllit, trondit qytetin me idenë qëdëshiron të organizojë funeralin e tij. Dëshiron që vetë të jetë prezent gjatë funeralit të tij dhe ti dëgjojë gjithë fjalimet që do të mbahen për jetën e tij. Kuptohet që edhe vetë ai do të mbajë fjalimin
e tij gjatë ceremonisë. Ai për këtë ka një arsye të thellë, pasi ka një brerje të ndërgjegjes, për një fatkeqësi që ka ndodhur para 45 vjetëve ku kanë humbur jetën një grua dhe një burrë gjatë djegies së një shtëpie. Për atë ngjarje atëbotë ai
ka qenë i akuzuar si shkaktar i tragjedisë. Kjo edhe e ka bërë që të jetojë i tërhequr në kasollen e tij i shoqëruar vetëm nga mushka e tij. Kjo, e ndan qytetin në përkrahës dhe kundërshtarë të idesë për një ceremoni të tillë. Gary, roli të cilin
e luajta unë, është në anën e kundërshtarëve dhe mundohen ta pengojnë. Filmi mbaron me fjalimin e Plakut Bush, ku ai i shpalos motivin e tij kryesor që e ka shtyrë drejt një ideje të tillë. Ajo është dashuria e parealizuar pikërisht nga gruaja që e ka humbur jetën në atë tragjedi 45 vjet më parë.
A mund të quhet kjo pika më e lartë e karrierës tënde kinematografike?Kjo është pikë shumë e rëndësishme në karrierën time. Kjo përvojë e imja do të marrë formë në projektet e ardhshme që i kam në plan.
Besforti dhe Blerim Destani USA
Përse të zgjodhën ty, kishe rekomandime të mira? A punon me ndonjë agjenci, si quhet ajo? Nëse jo si ndodh që të ‘zbulojnë’?Isha i rekomanduar nga kompania “K5” me të cilën kam bashkëpunim. Në këtë rast rekomandimi ishte vetëm nisma
e parë, më pas kam qenë tri herë në kinoprova me disa nga aktorët.
A mund të quhet “Get Low” një pasaportë e mirë për të vazhduar në Hollywood? Sigurisht që po. Në listën time të miqve u shtuan shumë figura të rëndësishme të kinematografisë.
Ndër ta përveç aktorëve të rëndësishëm që i përmenda, janë regjisori Aaron Schneider si dhe producenti Dean Zanuck. Ditën e fundit të xhirimeve producenti, mi dha tre skenarë për t’i lexuar. Janë planet e ardhshme të tij. Kështu që shpresoj
se së shpejti do të paraqitem në një projekt të ri.
Sa ndryshon një sheshxhirim përtej oqeanit me stafet shqiptare, psh. Me “Koha e kometës”? Ku ndihet dallimi?Në të vërtetë nuk ndryshon vetëm çasti i aktorëve para kamerës, gjithçka tjetër është shumë më ndryshe. Fjala është për një infrastrukturë të mrekullueshme. Pas komandës “cut” kur mbaron xhirimi i skenës, sheshi i xhirimit mbushet me njerëz që si bletë lëvizin secili sipas detyrave të veta. Ndërsa në komandën “gati për xhirimi” të gjithë zhdukeshin në çast. Ajo që më së shumti më bëri përshtypje ishte mënyra se si gjithçka organizohej. Keni parasysh “Get Low” është skenar me 126 faqe, që përafërsisht do të thotë edhe 120 minuta fi lm. Dhe gjithçka u xhirua për njëzetetre ditë. Kjo në rrethana jashtë Hollywood-it është thjesht e pamundur. Çdo skenë xhirohej me më së paku katër kamera, kështu që ne si aktorë kishim komoditetin që të luajmë gjithë
skenën në kontinuitet. Ndërsa të gjitha planet e nevojshme xhiroheshin ashtu siç ishte planifi kuar. Në rrethanat tona kjo tani për tani mund të them se është ende e pamundur, pasi mungon infrastruktura e nevojshme.
Çfarë ndodh realisht aty? Sa kohë harxhohet dhe sa energji humbet në një skenë filmi?Xhirimi në fakt është faza e fundit e fi lmit, kuptohet këtu hyn edhe faza e postproduksionit.Gjithçka tjetër bëhet në fazën përgatitore.Nuk harxhohet aspak energji kotë së koti. Nuk dëgjohen fjalë, debate. Askush nuk fl et për atë që duhet ta bëjë, të gjithë e bëjnë atë që në fakt e kanë detyrë ta bëjnë. Aktorët e kanë komoditetin më të madh të mundshëm, gjithçka është në funksion të tyre.
Si kanë qenë përballjet me gjuhën angleze? A kishte ndonjë problem gjuha?Unë nuk kam probleme me gjuhën angleze.Por në “Get Low” me gjuhën e kishim probleme të gjithë, pasi në fi lm fl itej dialekti i
Xhorxhias në vitin 1930. Kishim Trajner për dialektin. Ajo pasi e mbaroi punën e vetë në fazën përgatitore, ndiqte çdo skenë duke kontrolluar shqiptimin e saktë të batutave.
Mendon se kapiten Shestani tek “Koha e Kometës” ishte një rol që i parapriu suksesit tënd?Mund të thuhet që Shestani i parapriu sukseseve të mia. Shestani ishte roli im i tretë, ndërsa Gary në “Get Low” është roli i gjashtë.Me rolin e Shestanit unë bërë nja rrumbullakim të përvojës sime nga projektet paraprake, dhe realizim i Shestanit, më hapi dyer të reja. Pasi me këtë rol u dëshmua edhe potenciali im.
Mendon se portreti yt është interesant për ekranin e madh?Mendoj që po. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Përveç portretit ekrani i madh kërkon edhe dimensionet tjera që janë të domosdoshme.
Sa të është dashur të fi tosh mbi aktorin, apo është një proces ‘ripërtypje’ aktori e mund Blerimin..çfarë ndodh realisht?Është një proces permanent. Mendoj se Blerimi shpesh bën lëshime në dobi të aktorit.
Çmenduria më e madhe përse dhe për kë ka qenë?“Çmenduritë” janë të nevojshme në jetë.Një “çmenduri” të tillë e llogarisja edhe orientimin tim drejt aktrimit në moshën shumë të re. Atëbotë ishte vetëm një “çmenduri” e imja, dhe tani e shoh se ajo ka qenë shumë e nevojshme në jetën time. Kam edhe disa “çmenduri” të tilla në këtë kohë, por nuk dua të fl as për to tani për tani.
Çfarë ëndrra ka Blerimi për të arritur?Çfarë pret që të ndodhë me aktorin brenda tij? Ëndrra ime ka kohë që nuk është më në sirtar, ajo po realizohet në mënyrat më të mira të mundshme. Kjo më bën të gëzuar. Ndërsa, aktori brenda meje vetëm po i rregullon planet e ardhshme.
Jeton të sotmen, apo të shkuarën? Jetoj të sotmen. E shkuara nuk mund të jetohet, mund vetëm të kujtohet.
Dashuria jote çfarë emri ka? Profesion, grua, fëmijë, vendlindje...???Dashuria e ka emrin e vet, edhe atë shumë të mirë. Përherë kur pranon emocione nga dikush apo diçka, brenda vetes ndjen se si mbushesh me dashuri. Deri tani, këtë e kam të përmbushur nga familja, nga profesioni, nga vendlindja, nga shumë miq dhe kolegë...Ndërsa sa i përket asaj që pretendoni në pyetjen tuaj, nuk mund të them që jam i vetmuar.
Sa e rëndësishme është një femër për jetën? E ke gjetur femrën e jetës? Si mundesh ta mbash? Nëse jo..përse ka ikur?Nuk më ka ikur. Dhe besoj se nuk do të më ikë nëse e takoj. Femra është shumë e rëndësishme për jetën.
Çfarë tjetër të duhet të mbash..të mos ikë nga jeta jote? Vetvetja. Nëse në jetë nuk je ai që në vërtetë je, nuk mund të thuash se ke gjë tjetër, gjithçka ke humbur.
Sa e ke provokuar shansin dhe fatin tënd ?Guximin e babait për gjatë ballafaqimit me të gjitha sfi dat në jetë e kam pasur udhërrëfyes. Kjo më ka bërë që të kem guxim për të gjitha shanset në jetë. Shanset e realizuara falë guximit, zakonisht quhen fat.
John Malkovich shprehet se ‘teatri është i gjallë, filmi diçka e vdekur’…..të vjen keq që nuk e ke shkelur teatrin ?Teatri është disi “i gjallë” pasi akti i krijimit ndodh me pjesëmarrje të shikuesve. Pra ndodh aty për aty para shikuesve. Ndërsa
fi lmi këtë proces e ka pasi të mbarojë të gjitha fazat e realizimit. Filmi ka magjinë e vet që i mungon teatrit dhe anasjelltas. John Malkovich nuk do ta thoshte këtë nëse kishte mbetur vetëm me përvojën e teatrit. Unë shpresoj se në të ardhmen e afërt do të paraqitem edhe në një projekt teatri, dhe ndoshta atëherë do ta krahasoj përvojën time me këtë që thotë John Malkovich.
Aktorja që të ka lënë ‘pamend’ gjatë xhirimeve ? Po aktori, regjisori ?Nga përvoja ime e deritanishme mendoj se në këtë kategori hyjnë Robert Duvall dhe Bill Murray. Kam një respekt të veçantë për aktorin me të cilin po ashtu luajta në “Get Low” Scot Cooper i cili ka të realizuar edhe katër fi lma si regjisor. Më ka impresionuar profesionalizmi i tij. Ndërsa për Robert Duvall mund të them që përkushtimi i tij total ndaj rolit ka qenë ajo që më ka lënë “pamend”.
Sa i suksesshëm ndihet Blerim Destani?Ndjehem i suksesshëm mjaftueshëm. Thjesht jam i gëzuar që puna ime po vlerësohet.
I lumtur ? I realizuar ? I dashuruar ? I famshëm ?Punët e deritanishme më kanë bërë: të lumtur, të realizuar, të dashuruar dhe të famshëm. Shpresoj se punët e mia të ardhshme do të mi thellojnë edhe më tej këto ndjenja, dhe do më shtyjnë edhe më përpara në jetë dhe karrierë.
Sa ide të reja presin të realizohen ? Shumë. Për këtë vit kam disa kontrata të përmbyllura. Së shpejti duhet të fi lloj me një fi lm evropian, por kontrata më obligon të mos fl as në media për këtë derisa nuk jepen infot në press konferencë nga ana e producentëve.
Çfarë mendon se do të ndodhë nesër ? Do të lindë dielli, dhe do të fi llojë një ditë e re. Ajo ditë kur do të fi llojë do të quhet “sot”.Nga ajo ditë do të pritet përsëri e nesërmja ku do të ndodhin gjërat që e kanë të ndodhin.
Kur do të të të shohim në Shqipëri dhe sa projekte të ofrohen nga këtej ?Kam disa oferta që ende janë të hapura. Shpresoj që të kem një projekt dhe të jem në Shqipëri. Aty të pres që të lindë dielli.
Read more »