Janë këngëtarë të fam shëm, të bukur e të talentuar, por dhe shumë
kapriçoz, te kanjoz dhe me raste dhe deri në agresivitet. Shumë prej
tyre janë të famshëm, jo vetëm për këngët që shpesh herë entuziazmojnë
publikun, por dhe sherret e përfolura që kanë pasur mes tyre. Disa kanë
qenë thjesht verbalë, me kunja dhe thumba të kombinuara e ndërthurura
nëpër këngët e tyre, por ka pasur dhe nga ata më të dhunshmit, që nuk
kanë kursyer aspak edhe grushte, e në këtë kategori nuk futen vetëm
meshkuj... Kështu, këngëtarët e muzikës shqiptare, si të asaj brenda
kufijve shqiptarë, ashtu dhe ata në trojet kosovare, kanë shkaktuar dhe
ata skandale dhe sherre për t’u pasur “zili” edhe nga VIP-at
ndërkombëtarë, të cilët këtë mënyrë sjelljeje e kanë mjaft të
zakonshme. E në këto raste, çuditërisht femrat këngëtare janë paska më
të dhunshme dhe më agresive mes tyre. Kjo ka bërë që edhe zënkat që ato
kanë bërë me njëra-tjetrën të mbahen mend për një kohë të gjatë dhe të
përfliten edhe më shumë. Në retrospektivë po kujtojmë disa prej tyre,
që nga ai më i famshmi, mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit, ai i
përfoluri mes Çiljetës dhe Zajminës me çështjen e një djali, e deri tek
ato më të fundit mes reperit kosovar nga Prishtina,
Getoar Selimi
dhe një tjetër reperi po nga Kosova, atij nga Presheva Gold AG.
Gjithashtu, nuk do të lëmë pa përmendur dhe ato verbalët nëpërmjet mes
Dudës, këngëtarit reper nga Gjilani i Kosovës dhe reperit tjetër, Rebel
a.K.a UniKKatil.
LEONORA JAKUPI DHE ADELINA ISMAJLIPara
disa vitesh bëri bujë skandali i madh i rrahjes së dy këngëtareve të
njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit. Një
histori që ndodhi në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin
parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri.
Çështja u bë vërtet serioze, sepse e lënduara Leonora Jakupi, sipas saj
qëndroi rreth 2 muaj në shtrat prej dëmtimeve të marra gjatë kësaj
zënke. Në një intervistë të dhënë për këtë ngjarje në “Radio Kosova”,
këngëtarja Leonora Jakupi u prononcua publikisht dhe nuk e cilësoi
rrahje atë që kishte ndodhur mes saj dhe Adelinës, por një sulm të
paramenduar ndaj saj, e gjithashtu ka shtuar se përpara këtij
incidentin ka pasur dhe kërcënime të mëparshme. Ajo pretendon që është
sulmuar nga Adelina së bashku me njerëzit e saj dhe se ka qenë e
detyruar të qëndrojë rreth dy muaj më shtrat si pasojë e sulmit. Ajo e
ka cilësuar këtë sulm, me synimin për të shkaktuar skandal e për të
provokuar bujë. Çështja përfundoi në gjykatë dhe në atë kohë, Adelina
ka deklaruar se gjykata e ka shpallur të pafajshme. Nga ana tjetër,
Leonora deklaron se ka qenë pikërisht e ëma e saj ajo që ka kërkuar që
të mbyllet ky gjyq dhe e bija të mos ketë më asnjë kontakt me Ismajlin.
Në një farë mënyre i bie që Leonora ta këtë falur, por ajo pretendon se
me zemër nuk e ka bërë kurrë.
ZAJMINA DHE ÇILJETA, DASHURI URREJTJEHistoria
e dy këngëtareve të reja të botës së këngës shqiptare, që u lançuan të
dyja në skenën e spektaklit falë një konkursi bukurie, shkaktoi shumë
fjalë rreth asaj që kishte ndodhur mes tyre. Në fillimet dy këngëtaret
kanë pasur mes tyre një shoqëri, prej “shoqesh të ngushta”, po më pas
plasi “boom-i”... U ndanë dhe arsyeja që u përfol ishte pikërisht një
mashkull... Gjithçka shumë shpjet u bë mediatike. Thashetheme për
djalin dhe për zënkën mes vajzave dikur mike dhe më pas armike, mbushën
shtypin rozë. Por pas disa kohësh gjithçka ndryshoi… Gjithçka kaloi në
paqe dhe ato u bashkuan sërish për një koncert dhënë në qytetin e
Pukës. Të dyja vajzat u bënë sërish mikesha dhe këtë gjë e bënë publike
pikërisht në koncertin e organizuar në qytetin verior, mes puthjeve e
përqafimeve të dhuruara nga të dyja palët. Me këtë gjest ato përcollën
qartë mesazhin se sherri mes tyre, tashmë ishte një histori që i
përkiste së shkuarës. Më pas, edhe pse mes tyre dukej se vazhdonte
miqësia, një luftë e ftohtë vazhdojë në hije mes të dyjave, kësaj here
për pamjen e tyre fizike.
Zajmina u
bë brune dhe gojët e ligat, gjithmonë e më shumë e theksonin faktin se
bukuroshja Vastjari kërkonte t’i përgjasonte “mikes-rivale”
Ciljeta .
Sot duket se gjakrat janë qetësuar dhe se ajo histori është harruar
fare, ato janë sërish mike, ndoshta jo më si dikur... Gjithsesi, në
festën e promovimit e videoklipit “Puçi-Puçi”, një realizim i
Ciljeta dhe
Ingrid Gjonit, ishte e ftuar dhe këngëtarja
Zajmina Vastjari.
REPERAT KOSOVAR, GETOAR SELIMI DHE GOLD AGKëtë radhë grushtet vijnë nga meshkuj, e pikërisht nga dy reper kosovarë.
Getoar Selimi,
këngëtari i njohur, lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records”
dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, ka shkëmbyer disa
grushte me reperin nga Presheva, Gold AG. Miqtë e Getoarit tregojnë se
ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG, që
këndon muzikë Undergraund dhe se zënka e ka zanafillën nga një mëri e
vjetër mes dy reperave dhe është rihapur pak ditë para publikimit të
albumit të fundit të “Tingulli i 3NT”. Një këngë e titulluar “Qyr”, ka
qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur
këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në
Tiranë. Duket se tashmë çdo gjë është sistemuar mes dy këngëtarëve nga
Kosova dhe tashmë ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Kështu,
pavarësisht incidentit që ka ndodhur, djemtë duket se kanë kërkuar të
lënë prapa këtë episod dhe të pajtohen në mënyrë paqësore.
DUDA, NJË KËNGË ME KRITIKA KUNDREJT REBEL A.K.A UNIKKATILDuda,
këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të
qetë, duke qene se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me
policinë. Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në
grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një
tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil. Kështu, kënga e tij
“Jeta jem”, përmban në vargjet e saj disa kritika për këngëtarin tjetër
të së njëjtës rrymë muzikore, Rebel a.K.a UniKKatil. Shkaku i këtyre
kritikave ende nuk dihet, por ndoshta ky i fundit mund t’i përgjigjet
Dudës me të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, kënga “Jeta jem” gjithmonë e më
shumë po bëhet hit nëpër qytetet kosovare, sidomos në qytetin e lindjes
se këngëtarit, ku fansat e tij e mbrojnë së tepërmi nëpër forume, duke
ironizuar Rebel a.K.a UniKKatil.
(shqiperiacom)
Read more »