|
|
Search Results: getoar-selimi
10 Artistet më me Influence ne Shqiperi
1. Adelina Ismajli
Nëse ka një këngëtare në Shqipe që meriton të quhet “Pop Icon” është
pikërisht Adelina. E kopjuar nga të gjithë, me provokimet dhe tendencat e
saj për t’i sjellë publikut shqiptarë atë çka gjithmonë është dukur si e
paarritshme, Adelina i ka bërë t’ju bjerë goja në tokë shumë njerëzve. Kur shumica e
këngëtarëve të sotëm, ishin ende në shkollë të mesme dhe e ndiqnin
nëpërmjet televizorit, këngëtarja kërcente me publikun e “Festivalit të
Këngës në RTVSH”, u zhvesh në skenën e tij dhe i dërgoi një “F.U” të
madhe serbëve dhe rusëve. Ajo tashmë është shndërruar në masën kryesore
të matjes së famës në Shqipe, dhe në forume, ku gjithmonë suksesi i një
këngëtareje të re peshohet me suksesin e Adelinës. 2. Ardit Gjebrea
Influenca e Arditit në tregun muzikor shqiptar është më se e
kuptueshme. Përveçse këngëtar dhe kompozitor, Arditi ka nën firmën e tij
një spektakël të përjavshëm dhe festivalin më të suksesshëm në Shqipe.
Mjafton që të ketë dëshirë të bëj dikë të njohur dhe… abrrakadabrra! Rasti më i fundit është ai i Juliana Pashës, e cila, pavarësisht se
mjaft e njohur në qarqet muzikore, nuk gëzonte të njëjtin sukses në
publikun shqiptar. Sot, një Eurovizion më vonë, Juliana është një prej
këngëtareve më të njohura në vend, pritet të realizoj një album të ri
dhe pretendente për çmimin e madh të edicionit të ri të “Kënga Magjike”.
The Power of Gjebrea! 3. Flori Mumajesi
Pyet çdo këngëtar me kë do të bashkëpunojë dhe nga të gjithë do të
dëgjosh se duan të bëjnë këngë me Florin. Nëse dikush nuk të thotë
kështu, ndodh pasi mund të jetë refuzuar nga Mumajesi Arsyeja që është kaq i kërkuar, ka të bëjë me faktin se pothuajse çdo
këngë e tij shndërrohet në hit. Flori i njeh mirë kërkesat e publikut
shqiptar dhe gjithmonë i servir atë që kërkon për momentin.
Ndryshueshmëria në ritmet muzikore dhe shumëllojshmëria e gjinive
muzikore, në të cilat ai kompozon, e kanë veçuar atë nga kompozitorët e
tjerë. Gjithashtu, ai njihet për “syrin” e mirë në spikatjen e talenteve
të reja, duke bërë të suksesshëm shumë prej këngëtarëve të rinj në
Shqipe.  4. Armend Rexhepagiq & Aida Baraku
Të gjithë në Kosovë e dinë, se kur duan të realizojnë një këngë me
tekst dhe muzikë perfekte, duhet të drejtohen tek Armendi dhe Aida. Pas
një karriere të gjatë së bashku, ata vazhdojnë të mbeten një prej
çifteve më kreativ dhe më profesionalë në të dyja anët e kufirit.
Kompozimet e tyre janë gjithmonë të vlerësuara maksimalisht, si nga
kritikët edhe nga publiku dhe gjithmonë janë shquar për përzgjedhjen e
artistëve që në vitet pasuese do të shquhen për vlerat e tyre artistike
në skenën shqiptare.   5. Besa Kokedhima
Besa është nga ato këngëtare, zërin e së cilës të ndodh rrallë ta
dëgjosh. Është nga ato këngëtare që asnjëherë nuk ka përdorur (zh)
veshjet ( si shumë këngëtare të tjera) për të rrokur zemrat e publikut. Shumë shpejt, këngët e saj janë kthyer në hite dhe kanë rezultuar të
suksesshme. I tillë është dhe hiti i fundit, në të cilin ajo ka zgjedhur
të ketë si bashkëpunëtore këngëtaren kosovare, Jehona Sopin.
 6.Aurela Gace
Askush më mirë se Aurela nuk ka arritur të kalojë nga muzika, pop, në
baladë, folk, hip-hop, dance etj., apo të përshtatet (me) dhe të
respektohet si nga brezi i ri ashtu dhe nga brezi i vjetër i
këngëtarëve. Me pamjen dhe ritmet e saj gjithmonë në ndryshim, ajo është padyshim një
prej emrave më të respektuar dhe më me influencë në muzikën shqiptare e
të mos harrojmë…dhe një prej këngëtareve më të ndjekura në Shqipe, e
cila mban rekordin e mbi 3milionë shikuesve në “YouTube”.  7.Getoar Selimi (Tingulli 3nt)
Getoari përveçse një prej krijuesve më të mirë dhe më të suksesshëm
të hip-hopit në Shqipe, është shndërruar dhe në një prej personazheve që
shërbejnë për të “mjekuar” karrierën artistike të një këngëtari. Shumë artistë, të cilët dëshirojnë të “merren më seriozisht” nga publiku
dhe që kërkojnë një rikthim në karrierën muzikore apo të thyejnë pak
monotoninë e ritmeve të tyre i drejtohen…Getoarit! E ai asnjëherë nuk ka
zhgënjyer! Bashkëpunimet me emra të njohur si Elvana, Nora, Çiljeta,
Ermali, Genta, kanë bërë që kur vjen puna për duete…emri i tij të jetë i
pari në listë 8.Fadil Berisha
Shumë prej jush e njihni Fadil Berishën si fotografin e njohur, që
dërgon më të bukurën shqiptare në “Miss Universe”, por ju nuk dini që
Fadili është dhe një mbështetës i fortë i këngëtarëve shqiptarë, brenda
dhe jashtë vendit. Ai ka fotografuar pothuajse të gjithë artistët e
njohur, duke i ndihmuar të përmirësojnë imazhin e tyre përpara publikut
dhe duke i ndihmuar të zbulojnë bukurinë në vetvete Ky ndryshim është vënë re, pasi të gjithë që kanë pozuar për të më pas,
kanë vazhduar të kujdesen për fotografitë që prezantojnë në shtyp (Për
këtë mjafton të krahasosh fotot nga vitet e ndryshme). Gjithashtu, në
diasporë, Fadili gjithmonë organizon mbrëmje të ndryshme, të cilat
mbledhin artistët shqiptarë dhe i ndihmojnë ata për t’u njohur me
njëri-tjetrin. 9.Elvana Gjata
Nga brezi i ri i këngëtarëve, Elvana Gjata është ajo që spikat më
tepër. Stili i saj në paraqitje ka vendosur më shumë se një herë trendet
në shkollat e mesme shqiptare, e këngët ritmike nuk ju mungojnë
mbrëmjeve muzikore. Një prej këngëtareve më të kërkuara për bashkëpunime, Elvana vazhdon të
ketë sukses me çdo hit të sajin dhe të veçohet për videot super, të
cilat vendosin standardin e ri për këngëtarët e tjerë.  10.Edmond Zhulali & Adrian Hila
Çdo vend e ka një mbret, por “Festivali i Këngës në RTVSH” duket se i
ka dy. Shumë artistë e kanë ëndërr (dhe pse ndoshta nuk e pranojnë) të
shkojnë në “Eurovision”, e dyert për atje i hap ose Edmondi ose Adriani.
Kompozimet e tyre, gjithmonë arrijnë të seleksionohen në majën e listës
finale të “Festivalit të Këngës në RTVSH” e akoma më shpesh shpallen
fituese. Për këtë mjafton t’i hedhësh një sy të dhënave të përfaqësuesve
shqiptarë në Eurovison dhe do të bindeni.
Adelina dhe Geti ndër dhjetë artistët më me influencë në Shqipëri Suplementi SH2 i gazetës Shekulli ka përpiluar një listë me
dhjetë artistët të cilët konsiderohen se kanë ndikim më të madh në
Shqipëri.Listës me titullin “Dhjetë artistët më me influencë
në Shqipëri” i prin diva e muzikës kosovare, Adelina Ismaili, që sipas
përshkrimit është “kopjuar nga të gjithë, me provokimet dhe tendencat e
saj për t’i sjellë publikut shqiptar atë çka gjithmonë është dukur si e
paarritshme”, ndërkohë që “gjithmonë suksesi i një këngëtareje të re
peshohet me suksesin e Adelinës”.
Në listë është përfshirë edhe reperi nga “Tingulli i 3nt”, Getoar
Selimi, i cili konsiderohet si njëri prej krijuesve më të mirë dhe më të
suksesshëm të hip-hopit shqiptar. Ai po ashtu shërben si shtytës për
shumë artistë, të cilët dëshirojnë të “merren më seriozisht” nga publiku
dhe që kërkojnë një rikthim në karrierën muzikore apo të thyejnë pak
monotoninë e ritmeve të tyre.
Çifti i njohur kosovar, Armendi dhe Aida, janë po ashtu pjesë e kësaj
liste duke qenë se “të gjithë në Kosovë e dinë, se kur duan të
realizojnë një këngë me tekst dhe muzikë perfekte, duhet të drejtohen
tek Armendi dhe Aida”, duke qenë se ata vazhdojnë të mbeten kreativë dhe
profesionalë në të dyja anët e kufirit.
Ndërkohë, listën prej dhjetë artistëve më me ndikim në Shqipëri e
plotësojnë: Flori Mumajesi, Ardit Gjebrea, Besa Kokëdhima, Aurela Gaçe,
Elvana Gjata, Fadil Berisha dhe dyshja Edmond Zhulali & Adrian Hila.
/Telegrafi/
Read more »
Comments (1) »
Janë këngëtarë të fam shëm, të bukur e të talentuar, por dhe shumë
kapriçoz, te kanjoz dhe me raste dhe deri në agresivitet. Shumë prej
tyre janë të famshëm, jo vetëm për këngët që shpesh herë entuziazmojnë
publikun, por dhe sherret e përfolura që kanë pasur mes tyre. Disa kanë
qenë thjesht verbalë, me kunja dhe thumba të kombinuara e ndërthurura
nëpër këngët e tyre, por ka pasur dhe nga ata më të dhunshmit, që nuk
kanë kursyer aspak edhe grushte, e në këtë kategori nuk futen vetëm
meshkuj... Kështu, këngëtarët e muzikës shqiptare, si të asaj brenda
kufijve shqiptarë, ashtu dhe ata në trojet kosovare, kanë shkaktuar dhe
ata skandale dhe sherre për t’u pasur “zili” edhe nga VIP-at
ndërkombëtarë, të cilët këtë mënyrë sjelljeje e kanë mjaft të
zakonshme. E në këto raste, çuditërisht femrat këngëtare janë paska më
të dhunshme dhe më agresive mes tyre. Kjo ka bërë që edhe zënkat që ato
kanë bërë me njëra-tjetrën të mbahen mend për një kohë të gjatë dhe të
përfliten edhe më shumë. Në retrospektivë po kujtojmë disa prej tyre,
që nga ai më i famshmi, mes Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit, ai i
përfoluri mes Çiljetës dhe Zajminës me çështjen e një djali, e deri tek
ato më të fundit mes reperit kosovar nga Prishtina, Getoar Selimi
dhe një tjetër reperi po nga Kosova, atij nga Presheva Gold AG.
Gjithashtu, nuk do të lëmë pa përmendur dhe ato verbalët nëpërmjet mes
Dudës, këngëtarit reper nga Gjilani i Kosovës dhe reperit tjetër, Rebel
a.K.a UniKKatil. LEONORA JAKUPI DHE ADELINA ISMAJLIPara
disa vitesh bëri bujë skandali i madh i rrahjes së dy këngëtareve të
njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit. Një
histori që ndodhi në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin
parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri.
Çështja u bë vërtet serioze, sepse e lënduara Leonora Jakupi, sipas saj
qëndroi rreth 2 muaj në shtrat prej dëmtimeve të marra gjatë kësaj
zënke. Në një intervistë të dhënë për këtë ngjarje në “Radio Kosova”,
këngëtarja Leonora Jakupi u prononcua publikisht dhe nuk e cilësoi
rrahje atë që kishte ndodhur mes saj dhe Adelinës, por një sulm të
paramenduar ndaj saj, e gjithashtu ka shtuar se përpara këtij
incidentin ka pasur dhe kërcënime të mëparshme. Ajo pretendon që është
sulmuar nga Adelina së bashku me njerëzit e saj dhe se ka qenë e
detyruar të qëndrojë rreth dy muaj më shtrat si pasojë e sulmit. Ajo e
ka cilësuar këtë sulm, me synimin për të shkaktuar skandal e për të
provokuar bujë. Çështja përfundoi në gjykatë dhe në atë kohë, Adelina
ka deklaruar se gjykata e ka shpallur të pafajshme. Nga ana tjetër,
Leonora deklaron se ka qenë pikërisht e ëma e saj ajo që ka kërkuar që
të mbyllet ky gjyq dhe e bija të mos ketë më asnjë kontakt me Ismajlin.
Në një farë mënyre i bie që Leonora ta këtë falur, por ajo pretendon se
me zemër nuk e ka bërë kurrë. ZAJMINA DHE ÇILJETA, DASHURI URREJTJEHistoria
e dy këngëtareve të reja të botës së këngës shqiptare, që u lançuan të
dyja në skenën e spektaklit falë një konkursi bukurie, shkaktoi shumë
fjalë rreth asaj që kishte ndodhur mes tyre. Në fillimet dy këngëtaret
kanë pasur mes tyre një shoqëri, prej “shoqesh të ngushta”, po më pas
plasi “boom-i”... U ndanë dhe arsyeja që u përfol ishte pikërisht një
mashkull... Gjithçka shumë shpjet u bë mediatike. Thashetheme për
djalin dhe për zënkën mes vajzave dikur mike dhe më pas armike, mbushën
shtypin rozë. Por pas disa kohësh gjithçka ndryshoi… Gjithçka kaloi në
paqe dhe ato u bashkuan sërish për një koncert dhënë në qytetin e
Pukës. Të dyja vajzat u bënë sërish mikesha dhe këtë gjë e bënë publike
pikërisht në koncertin e organizuar në qytetin verior, mes puthjeve e
përqafimeve të dhuruara nga të dyja palët. Me këtë gjest ato përcollën
qartë mesazhin se sherri mes tyre, tashmë ishte një histori që i
përkiste së shkuarës. Më pas, edhe pse mes tyre dukej se vazhdonte
miqësia, një luftë e ftohtë vazhdojë në hije mes të dyjave, kësaj here
për pamjen e tyre fizike. Zajmina u
bë brune dhe gojët e ligat, gjithmonë e më shumë e theksonin faktin se
bukuroshja Vastjari kërkonte t’i përgjasonte “mikes-rivale” Ciljeta .
Sot duket se gjakrat janë qetësuar dhe se ajo histori është harruar
fare, ato janë sërish mike, ndoshta jo më si dikur... Gjithsesi, në
festën e promovimit e videoklipit “Puçi-Puçi”, një realizim i Ciljeta dhe Ingrid Gjonit, ishte e ftuar dhe këngëtarja Zajmina Vastjari. REPERAT KOSOVAR, GETOAR SELIMI DHE GOLD AGKëtë radhë grushtet vijnë nga meshkuj, e pikërisht nga dy reper kosovarë. Getoar Selimi,
këngëtari i njohur, lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records”
dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, ka shkëmbyer disa
grushte me reperin nga Presheva, Gold AG. Miqtë e Getoarit tregojnë se
ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG, që
këndon muzikë Undergraund dhe se zënka e ka zanafillën nga një mëri e
vjetër mes dy reperave dhe është rihapur pak ditë para publikimit të
albumit të fundit të “Tingulli i 3NT”. Një këngë e titulluar “Qyr”, ka
qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur
këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në
Tiranë. Duket se tashmë çdo gjë është sistemuar mes dy këngëtarëve nga
Kosova dhe tashmë ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Kështu,
pavarësisht incidentit që ka ndodhur, djemtë duket se kanë kërkuar të
lënë prapa këtë episod dhe të pajtohen në mënyrë paqësore. DUDA, NJË KËNGË ME KRITIKA KUNDREJT REBEL A.K.A UNIKKATILDuda,
këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të
qetë, duke qene se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me
policinë. Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në
grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një
tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil. Kështu, kënga e tij
“Jeta jem”, përmban në vargjet e saj disa kritika për këngëtarin tjetër
të së njëjtës rrymë muzikore, Rebel a.K.a UniKKatil. Shkaku i këtyre
kritikave ende nuk dihet, por ndoshta ky i fundit mund t’i përgjigjet
Dudës me të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, kënga “Jeta jem” gjithmonë e më
shumë po bëhet hit nëpër qytetet kosovare, sidomos në qytetin e lindjes
se këngëtarit, ku fansat e tij e mbrojnë së tepërmi nëpër forume, duke
ironizuar Rebel a.K.a UniKKatil. (shqiperiacom)
Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1 |
|
|