|
|
Search Results: easycom
Blero bëhet kumbar i Gentës dhe Dafinës, “Së shpejti do t’i shihni në duet”Besfort Hasanaj zbulon kontratën e nënshkruar nga ana e
ish menaxherit Drin Zatriqi dhe kompanisë për të drejta autoriale
“Esasycom”
Pasi ka treguar gjithmonë për tradhëtinë që i bëri stafi i
Dafina Zeqirit, bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i familjes së
Dafinës, Besfort Hasanaj, ai i cili e promovoi dhe e bëri shumë të
famshme me klikime në internet duke ndjekur nga pas cdo lëvizje dhe cdo
paraqitje televizive të këngëtares, këto ditë ka publikuar edhe
kontratën të cilën ish menaxheri Zatriqi e kishte nënshkruar pa dijeninë
e Dafinës, me kompaninë për mbrojtjen e të drejtave autoriale “Easycom”
me seli në Gjermani.
E përfolur në shumë media, e pranishme kudo, edhe gjatë krizës në
lidhje ajo nuk ndalet, gjithmonë mbush faqet rozë por flet shumë pak në
media duke lënë hapësirë që ata të manovrojnë me lajmin. Dafina Zeqiri u
dha fund fjalëve duke pranuar që është ndarë nga i dashuri dhe nga
menaxheri. Këngëtarja ka filluar bashkëpunimin e saj me ish mikun e
vjetër, këngëtarin Blero, në studion e të cilit tash e tutje do të
gatuajë hitet e rradhës. Në këtë studio, këngëtaren e pret edhe një
surprizë e madhe, pasi sic flitet Blero kishte menduar gjatë për një
duet të cilin do të u’a ofronte Dafinës dhe Gentës, dy këngëtareve të
cilat ndiejnë një lloj rivalitetit mes veti.  E tash kur Dafina është shliruar nga Krenari dhe Drini, të cilët e
shfrytëzonin për marketing dhe famë, ajo mund të vazhdojë karierën e saj
akoma më të bujshme, pasi ish i dashuri dhe ish menaxheri kërkonin para
për shfaqjen e Dafinës në intervista, programe të ndryshme televizive
dhe kohës së fundit si duket këngëtares i zbehej fama të cilën e kishte
fituar me mish e me shpirt.
KUR ZBEHET DASHURIA DHE NUK PËRSHTATESH, LIDHJA MER FUND
Lidhja e saj që në fillim ka qenë në shënjestër të shtypit rozë sepse
vajza e famshme e ekranit nuk ka nguruar aspak dhe me Krenarin (ish të
dashurin) është shfaqur kudo, madje edhe në evente, pastaj edhe në
videoklipe, kurse Krenari ka lujatur rolin e menaxherit deri para një
kohe kur edhe Dafina kishte vendosur që për të qenë më e suksesshme të
angazhojë një menaxher më profesionist, në këtë rast Drin Zatriqin, i
cili në Kosovë së bashku me disa miq të tij të cilët kanë dhe një
kompani organizimi të eventeve kanë sjellë shumë yje të njohur në botë.
Dafina kishte vendosur që gjatë javës që kaloi të tregojë hapur se pse
është ndarë nga Krenari. “Kur zbehet dashuria dhe nuk përshtatesh,
atëherë lidhja mer fund”, kështu është prononcuar këngëtarja duke mos
dhënë më shumë detaje se pse dashuria e saj me Krenarin me të cilin
ishte më shumë se dy vite në lidhje mori fund. Ndoshta ekspozimi i
tepërt në publik kanë bërë që dashuria mes tyre të zbehet dhe të fillojë
të bëhet pak si monoton.
Dafina gjithashtu ka hedhur poshtë zërat se ajo asnjëherë nuk ka qenë
pjesë e produksionit “Baba Stars” sic flitej në media, produksion ky i
formuar nga Getoar Selimi dhe grupi i tij, anëtarët e grupit Skillz,
Drin Zatriqi dhe disa të tjerë që si qëllim kanë pasur afrimin e sa më
shumë yjeve të estradës për të krijuar një monopol në muzikë. “Unë
asnjëherë nuk kam qenë pjesë e Baba Stars”, ka thënë Dafina. Edhe
përkundër krizës në lidhje, këngëtarja ka qenë e detyruar që të mbajë
premtimet e dhëna dhe disa koncerte të aranzhuara më parë është dashur
t’i realizojë edhe në ditët më të vështira të saj, derisa lidhja e
dashurisë merte fund. Kështu, një javë para se të bëhet publike ndarja
nga Krenari, Dafina është shfaqur në një mbrëmje muzikore në Tiranë. BLERO BASHKON GENTËN DHE DAFINËN NË DUET Gjithcka në fillim kthehet përsëri në vend të vet! Kështu thonë të
tjerët, pasi Dafina është rikthyer përsëri në një shoqëri të vjetër të
cilën e kishte në fillim të karierës, atëherë kur askush nuk e njihte.
Ishte Blero dhe miku i tij Cekic, ata të cilët kishin filluar t’i
ndihmonin Dafina Zeqirit për të filluar një karierë të bujshme, por këtë
ndihmë si duket këngëtarja u’a ktheu me të keq sepse shumë shpejt
ndërpreu bashkëpunimin me ta, duke vazhduar më disa kompozitor dhe miq
të tjerë. Pas ndarjes nga i dashuri dhe menaxheri, Dafina përsëri hidhet
në krahët e shoqërisë së vjetër. Këngëtarja tashmë është bërë pjesë e
produksionit “Str8Dope”, pronar të të cilit janë Blero dhe Cekic. Shumë
fansa kanë kritikuar këtë vendim të Bleros për të pranuar Dafinën
përsëri pas tradhëtisë që ajo i bëri disa vite më herët, por si duket
këto fjalë Blero nuk i ka dëgjuar dhe tashmë ka filluar edhe me
menaxhimin e këngëtares së bashku me Cekic, sic thuhet në mediat
kosovare.
Gjithashtu ne mësojmë se Blero është në pregaditje e sipër të një
surprize të madhe, duke bashkuar në një duet dy këngëtaret e njohura
njëherit edhe tash mikesha të tij Genta Ismajlin dhe Dafina Zeqirin, për
të cilat me të madhe flitet se nuk e duan njëra tjetrën dhe për shkak
të rivalitetit dhe xhelozisë këto dy këngëtare asnjëherë nuk mund të
bëjnë paqe. Nëse ky bashkëpunim do të realizohet, atëherë definitivisht
ajo këngë do të jetë një megahit që do të mbahet mend përgjithmonë dhe
se dy këngëtaret e njohura me shumë fansa mes veti do të bëjnë boom-in e
rradhës.
BIG BASTA I DEL NË KRAH, BASHKËPUNON NË ALBUMIN E RI
Albumi i saj i shumëpritur që do të titullohet “Just me” së shpejti
do të ketë premierën, por Dafina nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar se
kur do të del ai, por vetëm ka thënë se gjithcka është gati dhe së
shpejti ky album do të jetë në treg pas një pause tri vjecare që
këngëtarja nuk ka realizuar album, dhe ky do të jetë i dyti me rradhë.
Ngjarjet e shumta të cilat kanë ndodhur në jetën e këngëtares, kanë
detyruar që për një kohë të anashkalojë punën e albumit. Kënga në duet
me Getoar Selimin “D&G” gjithashtu do të jetë pjesë e albumit, por
kjo këngë nuk do të realizohet me videoklip, pasi Dafina ka vendosur që
një tjetër këngë me titull “Supernova” të realizojë “solo” dhe të
shoqërojë edhe me videoklip. Për gjithë albumin të cilin do të editojë
së shpejti, ajo ka punuar me Big Bastën, për të cilin thotë se i ka
dalur shumë në ndihmë për përfundimin e këtij projekti sic e quan ajo të
madh. “Falenderim i madh shkon tek Big Basta me të cilin kam punuar
gati në gjithë albumin, ai është më meritori në këtë projekt”, ka thënë
këngëtarja. /Burimi: http://editorial.mk/editorial/2011/12/blero-behet-kumbar-i-gentes-dhe-dafines-%E2%80%9Cse-shpejti-do-t%E2%80%99i-shihni-ne-duet%E2%80%9D.html)
Read more »
Comments (0) »
Ashtu siq ju kemi paralajmeruar para sa diteve indirekt, sot edhe u konfirmue zyrtarisht nga vet kengetarja e famshme Dafina Zeqiri e cila pemes Twitter konfirmon se esht Single qe do te thot se definitif esht ndare nga Krenar Cocaj !Poashtu Dafina konfirmon se u nderpre edhe bashkepunimi me Babastars dhe poashtu e leshon edhe menaxherin manipulues Drin Zatriqin ! Sipas burimeve tona te sakta e ter kjo histori ka filluar para disa muajve deri sa Dafina me Krenarin ishin ne Australi.
Ne at kohe kompozitori Enis Preshave se bashku me Krenar Cocaj ju kishin imponuar Dafines per menaxher Drin Zatriqin, pa ju treguar planet e tyre qe kishin me ket angazhim te menaxherit Drin Zatriqi i cili esht i njohur edhe neper media si konzumues i mjeteve narkotike dhe manipulues ! Qellimi i Krenarit dhe Enisit ishte qe permes Drin Zatriqit ta ndajne Dafina Zeqirin nga bashkepunimi me M1, dhe te ja "shesin" klipin kundershtarit te "M1"-shit, ne Youtube Easycomit, dhe njiherit ta inkasojne sa ma shume finansiarisht, dhe te ja humbin karieren, pasi qe ai grup funksionon sikur bastoret sportive, dhe njiherit i menaxhojne organizimet e mbramjeve neper diskotekat me te njohura ne Kosove, Shqiperi dhe Diaspore ! Arsyet pse erdhi tek ndamja me Krenarin dhe menaxherin:
- Ne fillim te muajit Tetor e tradhetuan Dafinen per klipin "My Swag" ne YouTube duke ja shitur videoklipin grekut,
- Drin Zatriqi ka tentuar ta fus Dafinen ne grup te "Babastars" me Getin, sipas porosis te dikujt ...
- Drin Zatriqi e Krenari me dhune e kan futur Dafinen ne Studio te Enis P. ta inqizoj Videon per Facebook Fan Page te cilen e menaxhon vetem Drin Zatriqi per qellime propagandistike, edhe pse Dafina kurre nuk ka hyre ne at Fan faqe te komumikoj me fansa !
- Gjate veres Drin Zatriqi se bashku me Krenar Cocaj, kan qen ne Ulqin kinse per biznes, dhe jan kapur ne flagrance me femra nga Polonija dmth i Krenari ka tradhetuar Dafinen !
- Ne nje gazete te Tiranes Drin Zatriqi ka deklarue me disa foto fakte fallso, kinse promotori i Dafines ne 4 vitet e fundit Besforti ka perfituar Lek nga Videot e Dafines !? Qellimin e ka pasur ta mashtrojne Dafinen dhe ta arsyetojne kontraten e mshefte qe kan ber me Easycomin !
- Poashtu u konfirmue se vitin e kaluar ne Suedi dashnori i Dafines kishte pasur maredhenje me modelisten Xhulijen ....
dhe te gjitha keto fakte i ka verifikuar Dafina, dhe ka vendosur ti jap fund tradhetareve dhe manipulueseve ! I tha ma ne fund STOP !
Shpresojme mos ta mashtrojne prap sikur heren e fundit, kur para sa muajave u ndan Dafina nga Krenari dhe pas 10 dite e mashtroj Krenari duke ju gjunjezuar dhe duke i premtuar se nuk do bejn prap gabime ....
Keto jane detaje te cilat ne i kemi nga burimet e aferta me Drinin-Krenarin-Dafinen, dhe se Dafina ne Twitter, nuk ka cekur asgje nga keto argumnente, perveq se ka konfirmue se mori fund lidhja me Krenar Cocajn, dhe mori fund me Drinin si menaxher, kur dihet se nga momenti qe esht lidhur me at menaxher ka filluar ti humbe fama !!!
Sa per info Dafina Zeqiri ka realizuar nje Video klip ne Suedi para disa diteve dhe do publikoj shume shpejt ne version Anglisht dhe shqip. Shpresojme se shume shpejte Dafina Zeqiri do vazhdoj sukseset solo, sikur ma heret, dhe famen e humbur gjate kohes me diler menaxherin do ta rikthej se shpejti !
Per Dafina Zeqirin jan te interesuar shume Producent te njohur dhe profesional nga Suedia, Franca dhe Amerika ! Tani kur u pastrue nga "berllogu" shpresojme se Dafina Zeqirin shume shpejte do ta percjellim neper Televizionet boterore ku edhe i takon vendi !Stafi M1
Read more »
Comments (0) »
(Gazeta Standard Tirane)Sipas disa informatave, videoklipi më i ri i këngëtares së njohur të
muzikës R’N’B, Dafina Zeqiri, që pritej të dilte këto ditë në treg, të
shtyhet pambarimisht për shkak se menaxheri i këngëtares, Drin Zatriqi,
është arrestuar nga policia e Kosovës, për lëndë narkotike. Për klipin,
edhe vetë Duffy ka njoftuar në FB se do të ketë vonesa, sepse sipas saj,
produksioni që ka realizuar klipin, thotë se nuk ka mbaruar ende punë
me montazhin. Përtej këtij argumenti, është mësuar se menaxheri i
Dafinës (e cila thuhet se është ndarë nga i fejuari, Krenari dhe se ka
krijuar një lidhje pikërisht me menaxherin, Drinin- i cili nga ana e tij
i ka mohuar këto thashetheme), është vënë nën pranga. Drin Zatriqi
është një figurë e njohur në Kosovë, pasi veç faktin se menaxhon disa
klube nate në Prishtinë, është edhe i biri Agim Zatriqit, ish-drejtorit
të RTK-së.
http://www.standard.al/index.php/kiosk/gossip/9531-%EF%BB%BFdafina-zeqiri-mbetet-pa-menaxher,-drini-arrestohet-p%C3%ABr-drog%C3%AB.html  Drin Zatriqi i njohur tash me si diler droge
Read more »
Comments (1) »
Drin Zatriqi, menaxheri i Dafinës i shet klipin “Easycom” pa dijen e saj
Panorama Plus
e Shtunë, Tetor 15th, 2011
”Menaxheri i Dafina Zeqirit, me emrin Drin Zatriqi, ka tradhëtuar
edhe Dafina Zeqirin, edhe bashkëpunëtorin më të afërt të Duffy-t,
Produksionin M1, i cili ka pothuajse meritën më të madhe sa i përket
famës së Dafina Zeqirit në internet”. Kështu thuhet në kumtesën lëshuar
nga produksioni M1 në lidhje me tradhtinë që stafi i këngëtares i ka
bërë këtij produksioni, duke i shitur klipin e fundit te Dafinës
“My swag” një produksioni tjetër “Easycom”, që njëkohësisht është në
konflikt me produksionin që ka ndihmuar këngëtaren Zeqiri prej vitesh.
Kontrata që nënshkroi këngëtarja Zeqiri me produksionin M1, vlen deri në
vitin 2015, por si duket kjo punë nuk i ka interesuar shumë menaxherit
të Dafinës, por as edhe vetë këngëtares, e cila për momentin nuk ka në
dorë asnjë kompetencë. “Edhe pse Dafina Zeqiri ka kontratë me BESFORT
VIDEO M1, e cila vlen deri në vitin 2015, si duket menaxherit të saj nuk
i ka interesuar, siç nuk i intereson as karriera e Dafina Zeqirit.
Atij i intereson vetëm të përfitojë ndonjë lek nga fama e gatshme e
Dafinës”,- thuhet më tej në kumtesën e lëshuar. Nëse ju kujtohet, ishte
pikërisht Besfort Hasanaj ai që e bëri shumë të famshme Dafina Zeqirin
me klikime në internet, si një nga këngëtaret më të kërkuara të
momentit. Nga ajo që kemi mësuar, Besfortin me Dafinën nuk e lidh asgjë,
madje këngëtarja nuk i ka paguar asnjë cent Besfortit për gjithë këtë
promovim që ai i bënte në internet, por një miqësi që Besforti kishte me
djalin e tezes së Dafinës, ka bërë që ky bashkëpunim të ecë suksesshëm
deri para disa ditësh, kur edhe është prishur. Hasanaj është shumë i
revoltuar me këtë veprim të këngëtares dhe stafit të saj, përfshirë këtu
menaxherin Zatriqi dhe të dashurin Krenar Cocaj. Këta dy të fundit e
kanë akuzuar Besfortin se është duke përfituar materialisht me reklama
nga videot e Dafinës, gjë që është hedhur poshtë nga ai. Madje, Besforti
ka larguar nga llogaria e tij në Youtube të gjitha videot e Dafina
Zeqirit, siç veproi më herët edhe me videot e Vesa Lumës, e cila edhe
pse kishte kontratë me të, e kishte tradhtuar duke iu bashkuar së
njëjtës kompani që është bashkuar edhe Dafina së fundi. Suksesi i klipit
“My swag” nuk ishte ai që priste stafi i këngëtares, pasi brenda një
jave që nga publikimi, ka arritur 100 mijë klikime, gjë që nuk është e
kënaqshme për Dafinën, e cila me klipin “Dangerously in love” që i
publikoi Besforti, brenda një kohe rekord arriti mbi 1 milion klikime.
BLERAND REXHEPI
Read more »
Comments (9) »
Drin Zatriqi mashtron Dafina Zeqirin, ja shet klipin "My Swag" Easycom, dhe komunikon me fansa ne Facebook ne emer te Dafines !
I ashtuquajturi menagjer i Dafina Zeqirit, me emrin Drin Zatriqi, ka tradhetuar Dafina Zeqirin edhe bashkepuntorin me te afert te Dafines: Produksionin M1, i cili pothuaj se esht me i meritueshmi sa i perket fames te Dafina Zeqirit ne Internet se bashku me RTV21!
Edhe pse Dafina Zeqiri ka kontrat me M1 e cila vlen deri ne vitin 2015, si duket Menagjerit te tij nuk i ka interesuar, siq nuk i intereson as kariera e Dafina Zeqirit, por atij i interesojne vetem te perfitoj materialisht nga fama e gatshme e Dafines.
Por si u be qe Drin Zatriqi te bashkepunoj me Easycom? Sipas informatave qe posedojme, Easycomi ka bashkepuntorin e tij ne Kosove, kompozitorin Enis P., i cili ka ber disa kenge te Dafines, dhe me propozimin e tij, ju esht ofruar Dafines si menagjer Drin Zatriqi, (deri sa Dafina ishte ket vere ne Australi).
Qellimi i Enis P. ishte qe ti realizojne planet e tyre me Easycomin, permes Drin Zatriqit, ne rend te pare ta ndajne Dafinen nga M1 i cili esht pengesa kryesore i manipulimeve te Easycom-it dhe Enis P. ne Youtube, pasi qe M1-shi esht i vetmi Produksion qe me kohe ka zbuluar synimet e atyre manipulueseve te cilet kan vetem nje qellim: kinse per ti mbrojte te drejtat autoriale apo klipet, e ne anen tjeter te perfitojne materialisht duke i shitur muziken e estrades neper faqet e tyre me Lek. Sipas ketij plani edhe Enis P. ka mashtruar edhe disa kompozitore tjere dhe kengetar, dhe me ket qellim edhe ka qen iniciator ne formimin e nje shoqaten private per te drejtat autoriale ne Kosove per te duke e mos ju treguar anetareve qellimet e tij te pista qe ka per ma vone me internet.
Menagjeri (pa kontrat) i Dafines, ky far Drin Zatriqi, duke pa se ne ket menyre mund te perfitoj materialisht me Easycomit, dhe duke e ditur qe M1 esht pengesa kryesore e synimeve te tyre te pista, Drini ka filluar te hy para pak kohesh disa here ne Fan faqen Official te te Dafines ne Facebook "DafinaDuffye M1" pasi qe ja kishte vjedhe Paswordin dhe duke i hiqur postimet nga faqje, dhe pastaj duke komentuar ne emer te Dafines me Fansa ! Posa e kemi verejte ne si Admin ket manipulim, menjihere kemi reague ashper tek Dafina, ku nuk kemi lejue qe dikush tjete perveq Dafines dhe M1 te perzihet ne mbajtjen e faqes tone te perbashket ne Facebook!
Shikoni argumentin Emaili nga Drin Zatriqi i cili e pranon manipulimin, tek pasi e kemi zbulue e kerkon falje!
Ky esht komunikimi im ne Facebook me Dafina Zeqirin e cila nuk ka dijeni se kush po i fshin postimet tona ne Fan faqen ne facebook "DafinaDuffye M1" !!! (Paswordin ja ka vjedh menagjeri pasi ja mban IPhonin)
Kurse sot me daten 08.10.2011 edhe nje argument nga Twitter-i i Dafina Zeqirit, ku edhe aty i ka futur hundet Drin Zatriqi dhe shkruan ne emer te Dafines qe ta raportojne Fan faqen e Dafines !
Vetem shikojeni shkrimin e ketij komenti me komentet tjera te Dafines, ku nga aeroplani shifet se ky nuk esht shkrimi i Dafines ku edhe vet Dafina e konfirmon !!! Poashtu ne at Profilin privat te Dafines ne Facebook, ky manipules Drin Zatriqi ja ka ndrue Paswordin dhe ka dezinformue publikun dhe Dafinen se kinse Besforti ja ka ndrue Paswordin!?! Vertet ky njeri i çmendur, nuk din me u ndal nga manipulimet e tij per qellimet e tija perfituese me çdo çmim, dhe per ta shkateruar karieren Dafines per ca Lek ku e ka provizionin 15% nga perfitimet .
Pas ketij rasti, Drin Zatriqi komunikonte me fansa dhe tentonte te na cenzuroj Fan faqen tone ne facebook, dhe pas nje debati mes meje dhe Dafines, e vendosem qe qe fan faqen ta administroj vetem Dafina dhe M1, kurse Drin Zatriqi mos te ket Acces ne faqe si Admin ! Poashtu ai Drin Zatriqi, deri diten e fundit kur esht krye klipi "My Swag" dhe ka publikue ne Youtube, nuk i ka tregue Dafines qe ka ba kontrate me grekun Easycom ne Tirane, duke e genjye se ka ber kontrat me nje Gjerman, e poashtu njiheri ka tradhetuar edhe M1 si perfaqesues legjitim i klipeve te Dafines ne Internet,
Çmendurija i ketij far menagjeri ska te ndalur, dhe nga ne personalisht kerkon Paswordin e Fan faqes duke na jep ultimatum 2 ore, ose ne te kunderten betohet se do na mbylle kanalet ne YouTube !?! Si duket ky kalamaj ishte mesuar me kalamajet tjere kesi lojra te pista, dhe ne, natyrisht qe ultimatumin e tij ja quam ne R.S. por ky shkoj edhe ma large, duke e hapur nje Fan Page tjeter nga Faceboku ne emer te Dafines dhe duke komentuar prap ne ne emer te Dafines ! (te gjoret fansa qe nuk e kuptojne)
Kjo ishte shkurte sa i perket ketij menagjeri dhe genjeshtrave te tij.
Po kush jan Easycomi ? Jan babe e bir , shqipfoles nga Tirana, me prejardhje greke per te cilet i kemi informuar disa here fansat.Perdorin disa emra te firmave per manipulime, e per tu bindur lexuesit mund ti verifikoni ne linqet me poshte artikujt ku firme me emrin Easycom Acromax jan te njohur per abozime ne tregun Gjerman. PARAMENDONI HAJNAT PIRAT PRETENDOJNE ME I MBROJTE TE DREJTAT AUTORIALE ?!QE
MOS TE HUMBIM KOHE PAS KETYRE ABOZUESEVE NE VIJIM PO JU TREGOJME
ARGUMENTET DHE FAKTET NGA DISA FORUME GJERMANE
DHE ANKESAT E POPULLIT GJERMAN PER KET FIRME DHE MANIPULIMET E TYRE ne X RASTE !!!FAKTET
(Burimi: kerko ne Google : "Easycom Overnext ")
http://www.google.de/search?num=50&hl=de&newwindow=1&rlz=1G1GGLQ_DEDE333&&sa=X&ei=pAQRTNKDDoyLOK_8zIII&ved=0CBUQBSgA&q=easycom+overnext+abzocker&spell=1
dhe do bindeni sa raste jane te njohura qe keta i bejne duke i
manipulue Gjermanet dhe gjithemone kur te rrezikohen e perdorin nje
adrese anonime ne Tirane !!!
JU ARGUMENOJME FAKTET, JA VETEM
NJE LINK I NJE FORUMI SHUME TE NJOHUR GJERMAN, ME 27 FAQE RRETH MANIPULIMEVE TE KESAJ FAMILJE
EDHE KA SHUME E SHUME FAQE TJERA NE GJERMANI PER KETA MANIPULUES, JA
LINKU DHE VERIFIKONE PERSONALISHT:
http://forum.computerbetrug.de/allgemeines/53320-overnext-macht-druck-15.html
http://www.balkanforum.info/f41/easycom-overnext-abzockefirma-albanien-184950/
E POASHTU JA EDHE RAPORTI ME I RI I QERSHOR 2010 KU KJO FIRME
ESHT NE LISTEN E ZEZE TE FIRMAVE MANIPULUES NE GJERMANI JA LINKU:
http://87.106.33.104/downloads/hosts.txt
ATY NEN NUMRIN RENDOR : 2175: overnext.com ESHT
FIRMA E
TYRE E ARGUMENTUEM NGA EXPERTAT SI MANIPULUESE ! (PS: Lista nderon cdo
jave kekroni Search Overnext ju del pozita me e re e ketij manipuluesi
!)
POASHTU
EDHE NE KET LINK ME POSHTE TEK FORUMI I NJOHUR "NETZWERK" GJERMAN MUND TE
LEXONI PER ABOZIMET E TIJ ME EMRIN E FIRMES OVERNEXT, ACROMAX, EASYCOM
http://www.netzwelt.de/forum/vermeintliche-gratisdienste-abofallen/51627-overnext-neuer-stern-abo-z-cker-himmel-11.html
KA SHUME FAQE TJERA DHE ARGUMENTE TJERA NDAJ KETYRE MANIPULUESVE,
TE CILAT PO I RUAJME PER NJE KOHE MA VONE !
NJE SUGJERIM DASHAMIREVE DHE ADHURUESVE TONE: KENI KUJDES E MOS U "NGULUNI" ME VIZITUE FAQEN E TYRE www.overnext.com
APO NESE VEQ E VIZITONI MOS U REGJISTRONI SEPSE DO TE "NGULENI" NE
TRIKUN E TYRE DHE PASTAJ DO JU VIJNE LLOGARIT PER INKASIM NE BAZE TE
"IP" TUAJ !!!) STAFI I FAQES "M1" nga YOU TUBE - MitroviceFoto nga kanali yne "Chibis007" ne Youtube i cili ka qen kanali Nr.1 ne Evrope
Read more »
Comments (9) »
Page 1 of 3 |
|
|