Members

Remember Me

Search Results: dafina-zeqiri

Supernova e Dafina Zeqirit ne TOP 15 Videot Evropiane !

Published: Dec 28, 2011 by BESFORTde Filed under: Musik - VIP Dafina Zeqiri
Supernova e Dafina Zeqirit ne TOP 15 Videot Evropiane !
Sipas revistes The Hollywood reporter !



Nje nga revistat me te shitura te filmit ne bote "The Hollywood Reporter" ka ber analizat e skenes muzikore boterore dhe asja Evropiane.

Ne baze te analizave te hollesishme zgjodhi 15 Hitet e shfaqura per vitin 2011 ne Evrope, dhe ne mesin e tyre esht ylli shqiptar Dafina Zeqiri me hitin me te ri te saj "Supernova"

Ajo madje esht nje pozite me larte se Hiti Spanjoll "Loca People"

Listes i prin artisti italian Tizziano Ferro me singlin "La diferenza Tra me e te"

Artikullin e plote te revistes Hollywood Reporter mund ta lexoni ne linkun me poshte !

http://www.hollywoodreporter.com/news/europe-best-songs-2011-brad-pitt-bruno-mars-276264



Teksti tek The Hollywood Repeorter

Kosovo/Albania

One of the best up-and-comers from this part of Europe is Dafina Zaeqiri. The singer boasts both Swedish and Kosovar roots, and is big in Kosovo and Albania. She put out several songs in 2011 (including one simply called “My Swag”) but the best was a just-released offering called “Supernova.” An English version of this song is forthcoming and it already features an English vocal hook. The clip was shot in Stockholm.




Me poshte mund ta shikoni edhe mega Hitin e Dafina Zeqirit Supernova

Per cdo risi rreth Dafina Zeqirit mund te informoheni ne Fan Faqen e saj ne Facebook "DafinaDuffyeM1" ne ket link:
http://www.facebook.com/pages/DafinaDuffye-M1/233814406644964


Supernova >>> Video



-------



Read more »
Comments (0) »

Vazhdon manipulimi nga ish menaxheri Zatriqi- Zeqiri: “Nuk kam fituar asnjë gjyq në Gjermani"

Published: Dec 10, 2011 by kosova Filed under: Musik - VIP Dafina Zeqiri
Vazhdon manipulimi nga ish menaxheri Zatriqi, Zeqiri: “Nuk kam fituar asnjë gjyq në Gjermani"

Pasi është ndarë nga i dashuri dhe braktisur nga menaxheri, këngëtarja Dafina Zeqiri ka marrë një lajm të mirë. E këtë lajm i’a ka kumtuar vetë ish menaxheri i saj nëpërmjet një statusi në facebook. Drin Zatriqi që e quan vetën menaxher të dorëhequr të Dafina Zeqirit ka shkruar para disa ditëve në faqen e tij se Gjykata Gjermane në Hamburg ka marrë vendim kundër “Dailymotion” të cilët ishin paditur për shkelje të të drejtave të autorit.

Sipas Zatriqit, bëhet fjalë për klipin e këngës “My sëag” të cilën “Dailymotion” edhe pas kërkesës për ta hequr nuk e ka bërë këtë. Ish menaxheri Drin Zatriqi ka shkruar se i kanë kërkuar gjykatës dëmshpërblim prej 250 mijë eurove, por kjo e fundit e ka zbritur shumën në 45 mijë euro.  Ja se cfarë ka shkruar Zatriqi në profilin e tij si dhe në disa faqe të fansave që i ka mbajtur në emër të Dafinës. “Gjykata Gjermane në Hamburg ka marrë vendim kundër Dailymotion-it të cilët i kemi paditur për shkeljen e të drejtave të autorit, vendimi u bazua në provat të cilat i kemi dërguar për videoklipin “My Swag” të cilin Dailymotion edhe pas kërkesës sonë nuk e kishte hequr. Shuma e dëmshpërlbimit të cilën në e kemi kërkuar ishte 250.000 euro, mirëpo gjykata ka vendos që Dailymotion duhet të paguaj 45.000, dhe ky është vendim i formës se prerë.


Është hera e parë që ngrihet padi dhe fitohet kundër DailyMotion, duke mbrojtur një vepër shqiptare. Respekt, Drin Zatriqi (menaxheri i dorehequr)”, kështu shkruhet në portalin lajmeshqip të cilët në shkrim janë bazuar në letrën dëguar në disa medium nga ana e ish menaxherit Drin Zatriqi. Ndërkohë në anën tjetër menjëherë ka reaguar edhe vet këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e cila sic ka theksuar se momentalisht përdor vetëm një profil në Tëitter duke u munduar që të sqarojë të gjithë situatën. “Sa i përket aktgjykimit kinse unë kam fituar 45.000 euro nga Dailymotion (Gjyqi në Gjermani), asgjë nuk ka të vërtetë”, është shprehur Dafina.




Read more »
Comments (0) »

Dafina Zeqiri Mohon te kete Fituar Demshperblim nga Dailymotion.

Published: Dec 9, 2011 by kosova Filed under: BESFORT VIDEO INFO Dafina Zeqiri
Fallsifikimi i dokumentave nga Ex menagjeri Drin Zatriqi del ne shesh !

Koheve te fundit eshte perhapur ne internet lajmi se Dafina Zeqiri ka perfituar 45.000 euro demshperblim nga "Dailymotion" pasi kjo kompani ka publikuar ne kanalin "chibis" (M1) videoklipin e saj "My Swag" pa pelqimin e saj.

Ky lajm fillimisht erdhi nga ish menaxheri i suspenduar i Dafines, Drin Zatriqi i cili per gazeta ka deklaruar se ka iniciuar kete padi kunder kesaj kompanie duke fituar gjyqin ne Hamburg te Gjermanis ne favor te Dafines dhe Drinit !?
Ish menaxheri ka thene se parat e fituara do te ndahen mes tij dhe kengetares.


Por ne rrjetin social Twitter, Dafina ka mohuar te kete fituar para, apo te ket ngre padi ndaj Dailymotion apo postuesit te kanalit "chibis" dhe thote se asgje nga kjo nuk eshte e vertete:


"Sa i perket aktgjykimit kinse une kam fituar 45.000 euro nga Dailymotion (gjyqi nga Gjermania), asgje nuk ka te vertete!" - ka thene ajo.



Si duket me te vertete puna e Drin Zatriqit  tani me eshte shnderruar ne nje telenovele te vertete, pasi qe nuk mund te pajtohet me suspendimin si menaxher, tani perveq se ka qen i njohur ne opinopn si diler droge, ai ka filluar te njifet edhe si falsifikues dokumentash ! ...


Read more »
Comments (0) »

Dafina Zeqiri dhe Genta Ismajli startojne mne duet bashke !

Published: Dec 7, 2011 by kosova Filed under: Musik - VIP Dafina Zeqiri Genta Ismajli

Blero bëhet kumbar i Gentës dhe Dafinës, “Së shpejti do t’i shihni në duet”

Besfort Hasanaj zbulon kontratën e nënshkruar nga ana e ish menaxherit Drin Zatriqi dhe kompanisë për të drejta autoriale “Esasycom”

Pasi ka treguar gjithmonë për tradhëtinë që i bëri stafi i Dafina Zeqirit, bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i familjes së Dafinës, Besfort Hasanaj, ai i cili e promovoi dhe e bëri shumë të famshme me klikime në internet duke ndjekur nga pas cdo lëvizje dhe cdo paraqitje televizive të këngëtares, këto ditë ka publikuar edhe kontratën të cilën ish menaxheri Zatriqi e kishte nënshkruar pa dijeninë e Dafinës, me kompaninë për mbrojtjen e të drejtave autoriale “Easycom” me seli në Gjermani.

E përfolur në shumë media, e pranishme kudo, edhe gjatë krizës në lidhje ajo nuk ndalet, gjithmonë mbush faqet rozë por flet shumë pak në media duke lënë hapësirë që ata të manovrojnë me lajmin. Dafina Zeqiri u dha fund fjalëve duke pranuar që është ndarë nga i dashuri dhe nga menaxheri. Këngëtarja ka filluar bashkëpunimin e saj me ish mikun e vjetër, këngëtarin Blero, në studion e të cilit tash e tutje do të gatuajë hitet e rradhës. Në këtë studio, këngëtaren e pret edhe një surprizë e madhe, pasi sic flitet Blero kishte menduar gjatë për një duet të cilin do të u’a ofronte Dafinës dhe Gentës, dy këngëtareve të cilat ndiejnë një lloj rivalitetit mes veti.


E tash kur Dafina është shliruar nga Krenari dhe Drini, të cilët e shfrytëzonin për marketing dhe famë, ajo mund të vazhdojë karierën e saj akoma më të bujshme, pasi ish i dashuri dhe ish menaxheri kërkonin para për shfaqjen e Dafinës në intervista, programe të ndryshme televizive dhe kohës së fundit si duket këngëtares i zbehej fama të cilën e kishte fituar me mish e me shpirt.

KUR ZBEHET DASHURIA DHE NUK PËRSHTATESH, LIDHJA MER FUND

Lidhja e saj që në fillim ka qenë në shënjestër të shtypit rozë sepse vajza e famshme e ekranit nuk ka nguruar aspak dhe me Krenarin (ish të dashurin) është shfaqur kudo, madje edhe në evente, pastaj edhe në videoklipe, kurse Krenari ka lujatur rolin e menaxherit deri para një kohe kur edhe Dafina kishte vendosur që për të qenë më e suksesshme të angazhojë një menaxher më profesionist, në këtë rast Drin Zatriqin, i cili në Kosovë së bashku me disa miq të tij të cilët kanë dhe një kompani organizimi të eventeve kanë sjellë shumë yje të njohur në botë. Dafina kishte vendosur që gjatë javës që kaloi të tregojë hapur se pse është ndarë nga Krenari. “Kur zbehet dashuria dhe nuk përshtatesh, atëherë lidhja mer fund”, kështu është prononcuar këngëtarja duke mos dhënë më shumë detaje se pse dashuria e saj me Krenarin me të cilin ishte më shumë se dy vite në lidhje mori fund. Ndoshta ekspozimi i tepërt në publik kanë bërë që dashuria mes tyre të zbehet dhe të fillojë të bëhet pak si monoton.

Dafina gjithashtu ka hedhur poshtë zërat se ajo asnjëherë nuk ka qenë pjesë e produksionit “Baba Stars” sic flitej në media, produksion ky i formuar nga Getoar Selimi dhe grupi i tij, anëtarët e grupit Skillz, Drin Zatriqi dhe disa të tjerë që si qëllim kanë pasur afrimin e sa më shumë yjeve të estradës për të krijuar një monopol në muzikë. “Unë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e Baba Stars”, ka thënë Dafina. Edhe përkundër krizës në lidhje, këngëtarja ka qenë e detyruar që të mbajë premtimet e dhëna dhe disa koncerte të aranzhuara më parë është dashur t’i realizojë edhe në ditët më të vështira të saj, derisa lidhja e dashurisë merte fund. Kështu, një javë para se të bëhet publike ndarja nga Krenari, Dafina është shfaqur në një mbrëmje muzikore në Tiranë.

BLERO BASHKON GENTËN DHE DAFINËN NË DUET

Gjithcka në fillim kthehet përsëri në vend të vet! Kështu thonë të tjerët, pasi Dafina është rikthyer përsëri në një shoqëri të vjetër të cilën e kishte në fillim të karierës, atëherë kur askush nuk e njihte. Ishte Blero dhe miku i tij Cekic, ata të cilët kishin filluar t’i ndihmonin Dafina Zeqirit për të filluar një karierë të bujshme, por këtë ndihmë si duket këngëtarja u’a ktheu me të keq sepse shumë shpejt ndërpreu bashkëpunimin me ta, duke vazhduar më disa kompozitor dhe miq të tjerë. Pas ndarjes nga i dashuri dhe menaxheri, Dafina përsëri hidhet në krahët e shoqërisë së vjetër. Këngëtarja tashmë është bërë pjesë e produksionit “Str8Dope”, pronar të të cilit janë Blero dhe Cekic. Shumë fansa kanë kritikuar këtë vendim të Bleros për të pranuar Dafinën përsëri pas tradhëtisë që ajo i bëri disa vite më herët, por si duket këto fjalë Blero nuk i ka dëgjuar dhe tashmë ka filluar edhe me menaxhimin e këngëtares së bashku me Cekic, sic thuhet në mediat kosovare.

Gjithashtu ne mësojmë se Blero është në pregaditje e sipër të një surprize të madhe, duke bashkuar në një duet dy këngëtaret e njohura njëherit edhe tash mikesha të tij Genta Ismajlin dhe Dafina Zeqirin, për të cilat me të madhe flitet se nuk e duan njëra tjetrën dhe për shkak të rivalitetit dhe xhelozisë këto dy këngëtare asnjëherë nuk mund të bëjnë paqe. Nëse ky bashkëpunim do të realizohet, atëherë definitivisht ajo këngë do të jetë një megahit që do të mbahet mend përgjithmonë dhe se dy këngëtaret e njohura me shumë fansa mes veti do të bëjnë boom-in e rradhës.


BIG BASTA I DEL NË KRAH, BASHKËPUNON NË ALBUMIN E RI

Albumi i saj i shumëpritur që do të titullohet “Just me” së shpejti do të ketë premierën, por Dafina nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të del ai, por vetëm ka thënë se gjithcka është gati dhe së shpejti ky album do të jetë në treg pas një pause tri vjecare që këngëtarja nuk ka realizuar album, dhe ky do të jetë i dyti me rradhë. Ngjarjet e shumta të cilat kanë ndodhur në jetën e këngëtares, kanë detyruar që për një kohë të anashkalojë punën e albumit. Kënga në duet me Getoar Selimin “D&G” gjithashtu do të jetë pjesë e albumit, por kjo këngë nuk do të realizohet me videoklip, pasi Dafina ka vendosur që një tjetër këngë me titull “Supernova” të realizojë “solo” dhe të shoqërojë edhe me videoklip. Për gjithë albumin të cilin do të editojë së shpejti, ajo ka punuar me Big Bastën, për të cilin thotë se i ka dalur shumë në ndihmë për përfundimin e këtij projekti sic e quan ajo të madh. “Falenderim i madh shkon tek Big Basta me të cilin kam punuar gati në gjithë albumin, ai është më meritori në këtë projekt”, ka thënë këngëtarja.

/Burimi: http://editorial.mk/editorial/2011/12/blero-behet-kumbar-i-gentes-dhe-dafines-%E2%80%9Cse-shpejti-do-t%E2%80%99i-shihni-ne-duet%E2%80%9D.html)




Read more »
Comments (0) »

Exkluzive - Dafina Zeqiri i thot: Adios Drogirasha !

Published: Nov 22, 2011 by BESFORTde Filed under: BESFORT VIDEO INFO Dafina Zeqiri
Ashtu siq ju kemi paralajmeruar para sa diteve indirekt, sot edhe u konfirmue zyrtarisht nga vet kengetarja e famshme Dafina Zeqiri e cila pemes Twitter konfirmon se esht Single qe do te thot se definitif esht ndare nga Krenar Cocaj !
Poashtu Dafina konfirmon se u nderpre edhe bashkepunimi me Babastars dhe poashtu e leshon edhe menaxherin manipulues Drin Zatriqin !
Sipas burimeve tona te sakta e ter kjo histori ka filluar para disa muajve deri sa Dafina me Krenarin ishin ne Australi.


Ne at kohe kompozitori Enis Preshave se bashku me Krenar Cocaj ju kishin imponuar Dafines per menaxher Drin Zatriqin, pa ju treguar planet e tyre qe kishin me ket angazhim te menaxherit Drin Zatriqi i cili esht i njohur edhe neper  media si konzumues i mjeteve narkotike dhe manipulues !
 

Qellimi i Krenarit dhe Enisit ishte qe permes Drin Zatriqit ta ndajne Dafina Zeqirin nga bashkepunimi me M1, dhe te ja "shesin" klipin kundershtarit te "M1"-shit, ne Youtube Easycomit,  dhe njiherit ta inkasojne sa ma shume finansiarisht, dhe te ja humbin karieren, pasi qe ai grup funksionon sikur bastoret sportive, dhe njiherit i menaxhojne organizimet e mbramjeve neper diskotekat me te njohura ne Kosove, Shqiperi dhe Diaspore !

Arsyet pse erdhi tek ndamja me Krenarin dhe menaxherin:

- Ne fillim te muajit Tetor e tradhetuan Dafinen per klipin "My Swag" ne YouTube  duke ja shitur videoklipin grekut,

- Drin Zatriqi ka tentuar ta fus Dafinen ne grup te "Babastars" me Getin, sipas porosis te dikujt ...

- Drin Zatriqi e Krenari me dhune e kan futur Dafinen ne Studio te Enis P. ta inqizoj Videon per Facebook Fan Page te cilen e menaxhon vetem Drin Zatriqi per qellime propagandistike, edhe pse Dafina kurre nuk ka hyre ne at Fan faqe te komumikoj me fansa !

- Gjate veres Drin Zatriqi se bashku me Krenar Cocaj, kan qen ne Ulqin kinse per biznes, dhe jan kapur ne flagrance me femra nga Polonija dmth i Krenari ka tradhetuar Dafinen !

- Ne nje gazete te Tiranes Drin Zatriqi ka deklarue me disa foto fakte fallso,  kinse promotori i Dafines ne 4 vitet e fundit Besforti  ka perfituar Lek nga Videot e Dafines !? Qellimin e ka pasur ta mashtrojne Dafinen dhe ta arsyetojne kontraten e mshefte qe kan ber me Easycomin !

- Poashtu u konfirmue se vitin e kaluar ne Suedi dashnori i Dafines kishte pasur maredhenje me modelisten Xhulijen ....

dhe te gjitha keto fakte i ka verifikuar Dafina, dhe ka vendosur ti jap fund tradhetareve dhe manipulueseve !
I tha ma ne fund STOP  !

Shpresojme mos ta mashtrojne prap sikur heren e fundit, kur para sa muajave u ndan Dafina nga Krenari dhe pas 10 dite e mashtroj Krenari duke ju gjunjezuar dhe duke i premtuar se nuk do bejn prap gabime ....

Keto jane detaje te cilat ne i kemi nga burimet e aferta me Drinin-Krenarin-Dafinen, dhe se Dafina ne Twitter, nuk ka cekur asgje nga keto argumnente, perveq se ka konfirmue se mori fund lidhja me Krenar Cocajn, dhe mori fund me Drinin si menaxher, kur dihet se nga momenti qe esht lidhur me at menaxher ka filluar ti humbe fama !!!

Sa per info Dafina Zeqiri ka realizuar nje Video klip ne Suedi para disa diteve dhe do publikoj shume shpejt ne version Anglisht dhe shqip.

Shpresojme se shume shpejte Dafina Zeqiri do vazhdoj sukseset solo, sikur ma heret, dhe famen e humbur gjate kohes me diler menaxherin do ta rikthej se shpejti !

Per Dafina Zeqirin jan te interesuar shume Producent te njohur dhe profesional nga Suedia, Franca dhe Amerika !


Tani kur u pastrue nga "berllogu" shpresojme se Dafina Zeqirin shume shpejte do ta percjellim neper Televizionet boterore ku edhe i takon vendi !


Stafi M1



Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 3