Members

Remember Me

Search Results: blerim-destani

Zbulojmë konkurentët e edicionit të tretë të ‘’Dancing with the stars’’

Published: Jan 22, 2012 by BESFORTde Filed under: Musik - VIP Blerim Destani

Zbulojmë konkurentët e edicionit të tretë të ‘’Dancing with the stars’’

Organizatorët ftojnë: ‘’Nora Istrefin, Big Mamën, Yllka Gashin, Blerim Destanin, Bleona Qeretin, Adrian Gaxhën, Adelina Tahirin”

Oni Pustina dhe Enver Petrovci janë dy fituesit e dy edicioneve të kaluara të spektaklit ‘’Dancing with the stars Albania’’ që trasmetimin e ka pasur në ‘’Vision plus’’. Tashmë organizatorët e këtij spektakli po pregaditen për rradhën e tretë të edicionit që pritet të fillojë së shpejti. Sikurse edhe herët e kaluara, edhe për këtë edicion ofertat ndaj fytyrave publike kanë arritur, ndërsa ne zbulojmë disa nga pretendentët për të cilët thuhet se mund të jenë në garën e madhe të kërcimit. Edhe këtë edicion mes të konkurentëve do të ketë këngëtarë shumë të njohur të cilët edhe pse disponojmë informacione se do të jenë pjesë e spektaklit për shkak se nuk kanë marë konfirmimin përfundimtarë nuk dëshirojnë të japin detaje.

Nga hulumtimet të cilat i kemi bërë, gjithmonë bazuar në informacione të sakta mësojmë se organizatorët e këtij spektakli kanë dërguar ofertat në adresë të këtyre artistëve. Në Maqedoni, ata kanë zgjedhur tre protagonistë, aktorin e njohur Blerim Destani si dhe këngëtarët Adrian Gaxha, Big Mama si dhe Adelina Tahiri. Në Kosovë oferta ka arritur në adresë të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu, kurse gjithashtu një ofertë i është bërë dhe aktores së njohur Yllka Gashi. Akoma nuk është konfirmuar lista përfundimtare sepse nuk janë bërë të ditur emrat nga Shqipëria që do të konkurojnë në këtë edicion të Dancing ëith the stars, pasi në dy edicionet e kaluara kanë konkuruar shumë emra të njohur pritet që edhe në këtë edicion të ketë këngëtarë të njohur, aktorë dhe fytyra të tjera publike. Flitet me të madhe se edhe këngëtarja Bleona Qereti ka marë një ofertë për të qenë pjesë e kërcimit por akoma nuk është konfirmuar as nga këngëtarja e as nga organizatorët. Deri në vendimin përfundimtarë,


PJESMARËSIT E DY EDICIONEVE TË KALUARA!

Rovena, Soni Malaj, Julian Deda, Eli Fara dhe Oni Pustina ishin pjesmarësit e edicionit të parë nga Shqipëria, ndërsa këngëtarja e njohur Genta Ismajli ishte e vetmja konkurente nga Kosova e cila arriti deri në finale por nuk fitoi. Cmimin e parë e rrëmbeu Oni Pustina. Në edicionin e dytë konkurentë ishin: Arian Konomi, Big Basta, Mimoza Ahmeti, Ciljeta Xhilaga Eloise le Petit, Hervin Culi, Olsi Mingomataj, Olta Gixhari, ndërsa konkurentë nga Maqedonia ishte këngëtari Shpat Kasapi, kurse nga Kosova ishin këngëtarja V L, missi Agnesa Vuthaj si dhe aktori Enver Petrovci i cili edhe fitoi cmimin e parë në kërcim.

/Editorial MK/


Read more »
Comments (0) »

Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania

Published: Aug 15, 2011 by wwwbesfortde Filed under: Kinematografi Blerim Destani
Blerim Destani gostit aktoren e famshme Eliza Dushku ne Tetove



Eliza Dushku në Tetovë viziton monumentet kulturore dhe kompaninë Ecolog

Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj Korçës ku edhe u nderua me titullin ambasadore për kulturë dhe pas marrjes së nënshtetësisë nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ylli shqiptar i Holivoodit Eliza Dushku, ka vizituar sot edhe Tetovën.

Eliza Dushku e mbuluar me shami dhe në shoqëri të aktorit Tetovar Blerim Destani vizitoi Xhaminë e larme dhe më pas edhe teqenë Arabati BABA në Tetovë, kjo në kuadër të projektit “Discover Albania”.

Zgjodha të vizitoj edhe Maqedoninë sepse Maqedonia është shtëpia e disa shqiptarëve të mëdhenj siç është Nënë Tereza, Aleksandri i madh etj, deklaroi Eliza Dushku


Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania

“Deshëm të bëjmë një dokumentar për Shqipërinë dhe e dimë se Maqedonia është shtëpia e shumë shqiptarëve si Nënë Tereza , Aleksandri i Madh, dhe jam shumë krenare ta tregoj këtë në dokumentar pra të tregoj përvojën time këtu. Me mua është vëllai, i dashuri dhe grupi i mrekullueshëm nga Los Angelos dhe është shumë mirë të jemi këtu, do shkojmë edhe në Kosovë dhe është një privilegj të jem këtu, falënderoj Blerim Destanin”

Eliza Dushku dhe Fadil Berisha bashkë me ekipin e projektit “Discover Albania” kanë qenë mysafir të familjes Destani në kompaninë Ecolog.
Aktori Blerim Destani foli për rëndësinë e dokumentarit “Discover Albania” i cili do të prezantoj të gjithë shqiptarët në botë me kulturën dhe të traditat e tyre.

“Do jetë edhe Xhamia e Pashës në dokumentarin që jemi duke përgatitur, sepse kemi xhiruar edhe një kishë, kështu që është një kënaqësi për mua ti prezantoj xhaminë 500 vjet të vjetër të Tetovës. Dokumentari që jemi duke përgatitur ne së shpejti do del dokumentari që do e shoh e tërë bota sa të bukura janë vendet shqiptare”
Eliza Dushku u shpreh se ndjehet krenare që është pjesë e projektit “Discover Albania” dhe që është shqiptare.


Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania

“Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku është Shqipëria. Ata se gjenin dot as edhe në Hartë më thonin je Ermene, ju thoja jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë. Jam shumë krenare gjithnjë e kam ditur që kam gjak shqiptar në trup por tash e ndjej edhe në zemrën time dhe jam krenare për këtë.”

Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania

Eliza Dushku, Blerim Destani dhe Fadil Berisha, bashkë me ekipin “Discover Albania do të vazhdojnë vizitën në Kosovë ku edhe atje do bëhen disa xhirime për projektin Discover Albania.

Përndryshe Eliza Dushku është një aktore me famë e Holivoodit e cila ka realizuar projekte të mëdha me aktorë të famshëm si Robert Deniro, Shfarzeneger etj.

Në fund zonja Dushku për adhuruesit e saj shqiptarë tregoi edhe tatuazhin e saj Shqiponjën që kishte bërë gjatë vizitës së saj të fundit në Shqipëri.

YllPress.com ju sjell një fotoreportazh të Eliza Dushkut në kompaninë Ecolog dhe gjatë vizitës në Xhaminë e Pashës në Tetovë.

Eliza Dushku vizitoi kompanine Ecolog















Read more »
Comments (1) »

Blerim Destani: Lidhja ime me Aritën ka ekzistuar vetëm në fantazinë e saj

Published: Aug 1, 2011 by kosova Filed under: Blerim Destani

Blerim Destani: Lidhja ime me Aritën ka ekzistuar vetëm në fantazinë e saj

Aktori i njohur Blerim Destani gjithmonë zë vend në media për projektet e mëdha të cilat i lançonh herë pas here, por shpesh herë edhe për thashetheme të ndryshem të cilat lidhen me jetën e tij private. Në një intervistë që “Panorama plus“ realizoi me aktorin, ai tregon për projektin
filmik në Holandë, kampanjën për “Red&Black“ së bashku me Lorik Canën
dhe Eliza Dushkun, pastaj rrëfehet edhe mbi intervistën e Arita Fejzullahut dhënë javë më parë, për marrdhënien me Albana Osmanin dhe shumë gjëra të tjera. T’i zbulojmë së bashku…

Blerim si ishte të pozoje krah një modeleje seksi?
Ishte një angazhim profesional, dhe si çdo angazhim për mua, përkushtimi maksimal është i domosdoshëm. Në fillimet e karrierës sime kam pasur momente kur ndjenjat më duhej t’i kontrolloja më shumë, por tani jam në
një fazë kur ato më janë bërë pjesë e punës. Edhe unë edhe modelja seksi, e bëmë punën që dimë ta bëjmë, më së miri.

A do ju kishte penguar fakti që femra me të cilën do të lidheshit në martesë të jetë e njohur?
Vetë fakti që ajo do të jetë gruaja ime, edhe po të mos ishte e njohur do bëhej falë meje.

Pajtoheni me thënien se një mashkull kur ka në krah një femër ndihet i sigurtë?
Nuk di a mund të thuhet më i sigurt, por më i plotësuar, po. Mashkulli kur ka në krah një femër ndjehet më i plotë pasi femra i plotëson disa dimensione që i mungojnë. Më pëlqen mendimi që çdo mashkull apo femër në jetë e kërkon atë gjysmën që i mungon. E kërkon për t’u ndjerë i plotë.

Çfarë jeni duke punuar momentalisht, cilët janë projektet të cilat do t’i shpalosni së shpejti?

Sapo kam perfunduar xhirimet në Holandë të filmit “Gone back” Të regjisorit
Ernest Meholli dhe jam në përgatitje të një filmi gjermano austriak që do xhirohet në Vjenë. Së shpejti do të fillojë prezantimi i filmit “Berlin
Project” dhe jam shumë kureshtar të shoh se si do të komunikoj ky film me publikun pasi fjala është për një film shumë jokoncencional. Gjithashtu jam në negociata për një mega – film me përmasa të mëdha edhe nga ana e produkcionit edhe nga ana tematike. Por për këto kur të vijë koha, nuk dua të flas para kohe.

Po në biznesin e tekstilit si ecën puna, sa është zgjeruar ky biznes dhe sa fitimprurës është këtu tek ne kur dihet që kriza ekziston gjithandej?
Jam shumë i kënaqur me zgjerimin e punës dhe prezantimin e prodhimeve nëpër tregje ndërkombëtare. Është një sferë e biznesit që nuk ka krizë asnjëherë dhe jam i  lumtur për këtë.

Keni thënë se si imazh tek “Red&Black” do e merni edhe Eliza Dushkun dhe Lorik Canën, deri ku kanë arritur bisedimet me ta dhe kur do të realizohet kampanja?

Patjetër. Kampanja promovuese do të realizohet së shpejti.



Njëherë Angela, e tani Albana Osmani, cilën do e kishit zgjedhur si person të jetës?
Këto janë gjëra që përfolen nëpër media, ajo që mua do të ma rrëmbejë zemrën, apo atë që unë do e kisha zgjedh, së pari do ia them asaj, e më
pas mediave. Prandaj për gjëra të tilla nuk deklarohem përderisa asnjëra nuk e ka marrë këtë lajm nga unë.

Përveç se e keni mikeshë, çfarë tjetër ju lidh me Albana Osmanin? Ju tërheq si femër?
Albanën e kam mikeshë, e respektoj si person me shumë integritet personal dhe profesional.

Këto ditë është bërë përsëri aktuale mardhënia juaj me Arita Fejzullahun, ajo ka deklaruar se keni qenë në lidhje dhe se ka shumë dëshmi dhe është ndarë se e keni tradhëtuar. Si është e vërteta?
Ajo në media është prezente vetëm me deklarata të tilla. Jam i lumtur që në
deklaratën e fundit emri im u përmend në kohë të shkuar pra sipas asaj “lidhja jonë imagjinare paska përfunduar”. Sipas asaj deklarate del se unë në dy vitet e fundit nuk paskam bërë gjë tjetër vetëm se qenkam ndarë prej saj “duke e tradhëtuar” dhe përsëri ribashkuar!? Vërtetë për të qeshur! Por, edhe kjo
deklaratë më bëri të lumtur pasi emri im nuk do të përmendet më në kontekste të tilla, pasi vendin tim e paska zënë Loriku. Nëse edhe kjo
lidhje është e vërtetë atëherë u dëshiroj gjithë të mirat.

“Ai është një ujk dhe do të mbetet i tillë. Edhe nëse martohet tradhëtari mbetet tradhëtar”, kështu ka deklaruar ajo në një gazetë, çfarë do i komentoni asaj në këtë rast?
E thashë edhe më lart, kjo ka qenë një lidhje imagjinare në fantazinë e saj. Dhe çdo gjë që përmendet mbi një lidhje të tillë imagjinare është fryt i fantazisë së bujshme.

BLERAND REXHEPI /Panorama Plus/





Read more »
Comments (0) »

Anxhela Martini flirton me Blerim Destanin !

Published: Jun 22, 2011 by admin Filed under: Musik - VIP Blerim Destani

Anxhela Martini në Tiranë pa të dashurin, flirton me Blerim Destanin

Ka mbërritur si një yll i vërtetë në Tiranë, Anxhela Martini, vajza që para një viti kur u shpall “Miss Univers Albania 2010” pothuaj nuk njihej aspak. Por, për një kohë kaq të shkurtër as do t’ia kishte marrë mendja, që fotot e saj ku shfaqej me një fustan ngjyrë vjollcë e pa të brendshme do të bënin xhiron e botës.


Anxhela Martini & Blerim Destani

Vetëm pak ditë pasi supermodelja shqiptare Anxheala Martini, e cila prej disa vitesh jeton në SHBA,
i la të gjithë me gojë hapur, ndërsa pozonte pa të brendshme. Ajo ka qenë e ftuar nga stilisti Joni Peçi në Tiranë, për t’i dorëzuar kurorën e “Miss Univers 2011”, të shtunën e kaluar në Tiranë, një tjetër vajze,
fitueses Xhesika Berberi. Anxhela nuk mundi dot të mbërrinte në kohë në spektaklin
“Miss Univers Albania” që po organizohej në “Tv Klan” me prezantimin e Bledi Strakoshës dhe
partneres së tij 17- vjeçare Jona Spahiaj. Modelja humbi avionin në Gjermani, ndaj së bashku me mikun
e saj janë detyruar të marrin avion privat për të mbërritur në Tiranë pas orës 21:00 të të premtes së kaluar.
Edhe pse nuk mundi dot të ishte në spektakël, ajo është takuar me organizatorët, vajzat konkurrente dhe fituesen Xhesika Berberi në after party-n e organizuar në club “Folie” në Tiranë, ku ishin mbledhur të festonin stafi
i “Joni Peçi fashion group”.


Anxhela Martini - Top Modele

Për këtë eveniment kishte udhëtuar dhe fotografi me famë botërore,
Fadil Berisha dhe shumë emra të njohur të artit, që ishin të pranishëm në jurinë përzgjedhëse, mes të cilëve
dhe aktori i njohur Blerim Destani. Anxhela u shfaq sharmante në Tiranë dhe kësaj here, e veshur me një fustan
të rëndë festash. Ndryshe kishte ndodhur në Amerikë disa ditë më parë, ku ajo gjatë evenimentit
“CFDA Fashion Awards” prezantohej me një fustan vjollcë që më shumë i nxirrte në pah pjesët intime të trupit. Poshtë fustanit mund të shikoje çdo gjë, sepse ajo ishte pa të brendshme, shkruan mediat e ndryshme. Disa e komentuan si një pakujdesi të modeles për veshjen e saj, ndërsa të tjerë e komentuan si një strategji të fortë marketingu, pasi pothuaj të gjitha gazetat shqiptare i kishin në kopertinë fotot e modeles seksi.
Fotot si fillim u publikuan në revistën prestigjioze italiane “GQ Italia” dhe më pas në të gjitha faqet e shtypit rozë. Dhe, me ardhjen në Tiranë, të gjithë miqtë nxitonin ta ngacmonin për famën e re të modeles, tashmë prezente në faqet gossip. Gjithasht, ky udhëtim në Tiranë ka qenë dhe një mundësi e bukur që modelja të takohej me aktorin e njohur, Blerim Destani, i ftuari special i “Miss Univers Albania 2011”.
Modelja ka pasur rast ta njohë aktorin më parë, ndërsa është takuar më shumë gjatë aktiviteteve të modës që ka organizuar Joni Peçi në Shqipëri, Kosovë apo Nju Jork.


Anxhela & Blerimi


Nga ana tjetër, kësaj here, aktori Blerim Destani mund të quhej “djali i çmimeve”, pasi ditët e fundit ka qenë i pranishëm në Tiranë për të dorëzuar kupa, siç ndodhi në “Top fest 8” dhe më pas në “Miss Univers 2011”. Paparaci ynë ka arritur t’i fotografojë në momente flirti me njëri-tjetrin, pasi kishin konsumuar pak alkool.
Anxhela udhëtoi drejt Tiranës me një mikun e saj amerikan, ndërkohë që ka kaluar disa momente argëtimi me aktorin e njohur dhe miq të përbashkët. Modelja shqiptare, pas prishjes së lidhjes së përfolur me këngëtarin
Kanye West, është lidhur me një tjetër këngëtar, Craig David, me të cilin ka realizuar dhe një set fotografish
me veshje të brendshme.
Nuk dihet se çfarë ka më shumë me 23-vjeçares me origjinë nga Shkodra, Martini dhe 30- vjeçarit nga Tetova, Blerim Destani .

/Panorama/



Read more »
Comments (1) »
Page 1 of 2