Zbulojmë konkurentët e edicionit të tretë të ‘’Dancing with the stars’’
Organizatorët ftojnë: ‘’Nora Istrefin, Big Mamën, Yllka Gashin, Blerim Destanin, Bleona Qeretin, Adrian Gaxhën, Adelina Tahirin”
Oni Pustina dhe Enver Petrovci janë dy fituesit e dy edicioneve të
kaluara të spektaklit ‘’Dancing with the stars Albania’’ që trasmetimin e
ka pasur në ‘’Vision plus’’. Tashmë organizatorët e këtij spektakli po
pregaditen për rradhën e tretë të edicionit që pritet të fillojë së
shpejti. Sikurse edhe herët e kaluara, edhe për këtë edicion ofertat
ndaj fytyrave publike kanë arritur, ndërsa ne zbulojmë disa nga
pretendentët për të cilët thuhet se mund të jenë në garën e madhe të
kërcimit. Edhe këtë edicion mes të konkurentëve do të ketë këngëtarë
shumë të njohur të cilët edhe pse disponojmë informacione se do të jenë
pjesë e spektaklit për shkak se nuk kanë marë konfirmimin përfundimtarë
nuk dëshirojnë të japin detaje.
Nga hulumtimet të cilat i kemi bërë, gjithmonë bazuar në informacione
të sakta mësojmë se organizatorët e këtij spektakli kanë dërguar
ofertat në adresë të këtyre artistëve. Në Maqedoni, ata kanë zgjedhur
tre protagonistë, aktorin e njohur Blerim Destani si dhe këngëtarët
Adrian Gaxha, Big Mama si dhe Adelina Tahiri. Në Kosovë oferta ka
arritur në adresë të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu,
kurse gjithashtu një ofertë i është bërë dhe aktores së njohur Yllka
Gashi. Akoma nuk është konfirmuar lista përfundimtare sepse nuk janë
bërë të ditur emrat nga Shqipëria që do të konkurojnë në këtë edicion të
Dancing ëith the stars, pasi në dy edicionet e kaluara kanë konkuruar
shumë emra të njohur pritet që edhe në këtë edicion të ketë këngëtarë të
njohur, aktorë dhe fytyra të tjera publike. Flitet me të madhe se edhe
këngëtarja Bleona Qereti ka marë një ofertë për të qenë pjesë e kërcimit
por akoma nuk është konfirmuar as nga këngëtarja e as nga
organizatorët. Deri në vendimin përfundimtarë,

PJESMARËSIT E DY EDICIONEVE TË KALUARA!
Rovena, Soni Malaj, Julian Deda, Eli Fara dhe Oni Pustina ishin
pjesmarësit e edicionit të parë nga Shqipëria, ndërsa këngëtarja e
njohur Genta Ismajli ishte e vetmja konkurente nga Kosova e cila arriti
deri në finale por nuk fitoi. Cmimin e parë e rrëmbeu Oni Pustina. Në
edicionin e dytë konkurentë ishin: Arian Konomi, Big Basta, Mimoza
Ahmeti, Ciljeta Xhilaga Eloise le Petit, Hervin Culi, Olsi Mingomataj,
Olta Gixhari, ndërsa konkurentë nga Maqedonia ishte këngëtari Shpat
Kasapi, kurse nga Kosova ishin këngëtarja V L, missi Agnesa Vuthaj
si dhe aktori Enver Petrovci i cili edhe fitoi cmimin e parë në kërcim.
/Editorial MK/
Read more »