|
|
Search Results: besfort-hasanaj
Ashtu siq ju kemi paralajmeruar para sa diteve indirekt, sot edhe u konfirmue zyrtarisht nga vet kengetarja e famshme Dafina Zeqiri e cila pemes Twitter konfirmon se esht Single qe do te thot se definitif esht ndare nga Krenar Cocaj !Poashtu Dafina konfirmon se u nderpre edhe bashkepunimi me Babastars dhe poashtu e leshon edhe menaxherin manipulues Drin Zatriqin ! Sipas burimeve tona te sakta e ter kjo histori ka filluar para disa muajve deri sa Dafina me Krenarin ishin ne Australi.
Ne at kohe kompozitori Enis Preshave se bashku me Krenar Cocaj ju kishin imponuar Dafines per menaxher Drin Zatriqin, pa ju treguar planet e tyre qe kishin me ket angazhim te menaxherit Drin Zatriqi i cili esht i njohur edhe neper media si konzumues i mjeteve narkotike dhe manipulues ! Qellimi i Krenarit dhe Enisit ishte qe permes Drin Zatriqit ta ndajne Dafina Zeqirin nga bashkepunimi me M1, dhe te ja "shesin" klipin kundershtarit te "M1"-shit, ne Youtube Easycomit, dhe njiherit ta inkasojne sa ma shume finansiarisht, dhe te ja humbin karieren, pasi qe ai grup funksionon sikur bastoret sportive, dhe njiherit i menaxhojne organizimet e mbramjeve neper diskotekat me te njohura ne Kosove, Shqiperi dhe Diaspore ! Arsyet pse erdhi tek ndamja me Krenarin dhe menaxherin:
- Ne fillim te muajit Tetor e tradhetuan Dafinen per klipin "My Swag" ne YouTube duke ja shitur videoklipin grekut,
- Drin Zatriqi ka tentuar ta fus Dafinen ne grup te "Babastars" me Getin, sipas porosis te dikujt ...
- Drin Zatriqi e Krenari me dhune e kan futur Dafinen ne Studio te Enis P. ta inqizoj Videon per Facebook Fan Page te cilen e menaxhon vetem Drin Zatriqi per qellime propagandistike, edhe pse Dafina kurre nuk ka hyre ne at Fan faqe te komumikoj me fansa !
- Gjate veres Drin Zatriqi se bashku me Krenar Cocaj, kan qen ne Ulqin kinse per biznes, dhe jan kapur ne flagrance me femra nga Polonija dmth i Krenari ka tradhetuar Dafinen !
- Ne nje gazete te Tiranes Drin Zatriqi ka deklarue me disa foto fakte fallso, kinse promotori i Dafines ne 4 vitet e fundit Besforti ka perfituar Lek nga Videot e Dafines !? Qellimin e ka pasur ta mashtrojne Dafinen dhe ta arsyetojne kontraten e mshefte qe kan ber me Easycomin !
- Poashtu u konfirmue se vitin e kaluar ne Suedi dashnori i Dafines kishte pasur maredhenje me modelisten Xhulijen ....
dhe te gjitha keto fakte i ka verifikuar Dafina, dhe ka vendosur ti jap fund tradhetareve dhe manipulueseve ! I tha ma ne fund STOP !
Shpresojme mos ta mashtrojne prap sikur heren e fundit, kur para sa muajave u ndan Dafina nga Krenari dhe pas 10 dite e mashtroj Krenari duke ju gjunjezuar dhe duke i premtuar se nuk do bejn prap gabime ....
Keto jane detaje te cilat ne i kemi nga burimet e aferta me Drinin-Krenarin-Dafinen, dhe se Dafina ne Twitter, nuk ka cekur asgje nga keto argumnente, perveq se ka konfirmue se mori fund lidhja me Krenar Cocajn, dhe mori fund me Drinin si menaxher, kur dihet se nga momenti qe esht lidhur me at menaxher ka filluar ti humbe fama !!!
Sa per info Dafina Zeqiri ka realizuar nje Video klip ne Suedi para disa diteve dhe do publikoj shume shpejt ne version Anglisht dhe shqip. Shpresojme se shume shpejte Dafina Zeqiri do vazhdoj sukseset solo, sikur ma heret, dhe famen e humbur gjate kohes me diler menaxherin do ta rikthej se shpejti !
Per Dafina Zeqirin jan te interesuar shume Producent te njohur dhe profesional nga Suedia, Franca dhe Amerika ! Tani kur u pastrue nga "berllogu" shpresojme se Dafina Zeqirin shume shpejte do ta percjellim neper Televizionet boterore ku edhe i takon vendi !Stafi M1
Read more »
Comments (0) »
INFO dhe sqarim per media rreth rastit Vesa Luma nga M1 Per
hire te informimit objektiv te opinionit, ne si staf po ju drejtohemi
me sqarime dhe fakte lidhur me rastin e fundit, ku sulmohemi nga banda
familjare Nini (Easycom) dhe vegla e saj e re Vesa Luma. Pabesia e Vesa Lumes Si
rezultat i ketyre sulmeve ju kemi drejtuar kengetareve te estrades me
kerkesen per realizimin e kontrates me ta ne rast te publikimit te
kengeve dhe spoteve te tyre. Keshtu ka ardhur edhe deri te kontrata me
Vesa Lumen, e cila prapa kraheve tone ka vepruar me ta kunder neve, pa
na njoftuar per nderprerjen e kontrates me ne, te cilen do e kishim bere
menjehere. Me kohe ja kemi bere te njohur si kesaj ashtu edhe artisteve
tjere Shqiptare, se ne rast se deshirojne ta nderpresin kontraten me
ne, jemi ta gatshem ta bejme kete menjehere. Arsyeja eshte e thjeshte.
Sepse nuk kemi marre kurre nga asnje artiste asnje qindarke, por krejt
puna qe eshte bere deri me tani ( e jane me se 3000 klipe!) ne baza
vullnetare dhe pa asnje kushtezim !!! Edhe ajo tradheti nga ana e Vesa
Lumes nuk doishte fare problem per stafin tone sikur mos ta fshinte nje
video te saj nga kanali yne ne YouTube („BESFORTde“) pa paralajmerim ! Ne
pyetjen tone pse e ka ber ket veprim Vesa, ajo pergjigjet se nuk e ka
ber ajo, por avokati i saj (?) ne Tirane Beni, e ku tenton
te ja hudh fajin atyre, dhe pas komuniimit te Besfortit me Veses,
e avokatit Benit permes telefonit, sms-a Skypes e Facebookut, si rezulltat
del se ata kann programue arsyetimin si ti ikin pergjegjesis, e nje
pjese te ketye bisedave mund ti shikoni ne ket artikull: http://www.besfort.de/articles/read-vesa-luma-tradheton-kosovarin-per-grekun_358.html Si rezultat i kesaj pabesie te ndyre te saj, jemi sulmuar prap nga ajo familja !!! Pse
e ka bere kete Vesa Luma e din ajo!! Por punen kolosale prej profesionisti nuk kane mundur
ta ndalin, sepse Besforti ka vazhduar punen e tij
personale duke krijuar nje staf te pregatitur si eshte me se miri. Si
rezultat i kesaj pune BESFORT VIDEO M1 ka arritur te jete kompania
mediale private me e sukseshme Shqiptare ne You Tube, per çka deshmojne
me se miri shperblimet zyrtare nga vet YouTube. Me mbi se 60 milion
klikime mbrenda vitit 2009 e vertetojne kete me se miri. Ky fakt eshte
paraqitur edhe nga shume media Shqiptare. Ne kohen kur kjo kompani
kishte arritur majat me te larta ne You Tube, doli nje bande familjare nga Tirana e cila filloj sulmet me te egra per shkaterrimin e
veprimtarise sone. Ate qe nuk kishin mundur ta realizonin
titisto-enveristet e Shqiperise Etnike, e morren persiper ta realizojne
bastardet e ketyre regjimeve shkaterrimtare te Shqiptareve ne disapore
!!! D.m.th ashtu si vellezerve te tyre greko-sllave edhe kesaj bande
familjare ju pengoj suksesi i nje Shqiptari qe arriti keto suksese
nderkombetare!!! Gjithe keto pengesa i kane bere duke shfrytezuar
dobesite administrative te You Tubes-es, si rezultat i te cilave edhe
kengetare dhe artiste te tjere te njohur jane demtuar shume (rasti me i
fresket eshte ai i kengetares Lady Gaga, dhe kengetaret tona te
mirenjohura si Shkurte Fejza, Genta Ismajli, e shume tjera )!!! Por
sapo te eliminohen keto pengesa, keta bastarde do e hane me se keqi
vete, sepse do te vije koha kur keta as qe do te guxojne te paraqiten
aty.! Qyshe se kur kane filluar sulmet e tyre te peshtira, kemi
kerkuar ne formen me te civilizuar sqarime duke i pyetur se pse po e
bejne kete? Pergjigja ka qene e qarte: Sukseset tona nuk kane mundur t`i
perballojne keta
Ne vend qe te gezohen ketyre ju kane penguar
sukseset e nje Shqiptari!! Kete e kane shprehur edhe permes bisedes
telefonike qe eshte bere me avokatin e tyre – nje avokat i njejte sikur
klientet e tije! Me kohe ju kemi treguar se nuk deshirojme te kemi
probleme, te na lejne te qete ne punen tone, sepse ne armiq i llogarisim
armiqte e shqiptareve. Por me vepren e tyre treguan se jane vete te
tille. Krejt kete e kane bere per te na shkaterruar ne,
per te na zene vendin e rekordeve permes manipulimeve si dhe ne fund
duke keqperdorur estraden ne emer te autorsise dhe mbrojtjes kunder
piraterise per tu pasuruar per vehte. Nuk jemi vetem ne viktima, por
jemi viktimat me te medha te ketyre çakejve!!! Kurse
pjesetaret e estrades qe jane bere pjese e tyre, shume shpejt do e
kuptojne se çfare demi i kane bere vehtes, por do te jete teper vone. Kur
kane filluar me sulmet para dy viteve ne gjykatat gjermane, nuk kemi
dashur te merremi me ta, duke shpresur se do e kuptojne se e kane te
kote si baballaret e tyre titisto-enveriste, si dhe duke ju treguar se
nuk jane te nje niveli me ne. Prandaj kane shfrytezuar disa kengetare
servila te tyre per te na suspenduar Accountet tona ne You Tube, me
qellim qe te na largojne nga ky pasion, dhe kan tentuar edhe gjyqet
Gjermane ti mashtrojne, por qe Gjyqet ja kan rrefuzuar kerkesat e tyre
pasi ato kan qen te pa baza Populli
thote se me se miri qeshe ai qe qeshe i fundit. Ne baze te kesaj kemi
vepruar edhe ne. Si rezultat i pastertise sone profesionale, njerezore
dhe morale ka ardhur deri te demaskimi i ketyre para
opinionit gjerman. Informatat dhe linqet e
abuzimeve te tyre ne tregun Gjerman duke shitur Softwera pirat mund ti
lexoni neper forumet me te njohura Gjermane ne keto lenqe: (jane te
shumta por ne i zgjodhem vetem disa me te njohura) : http://forum.computerbetrug.de/threads/overnext-macht-druck.24360/ http://www.netzwelt.de/forum/vermeintliche-gratisdienste-abofallen/51627-overnext-neuer-stern-abo-z-cker-himmel-11.html http://www.balkanforum.info/f41/easycom-overnext-abzockefirma-albanien-184950/ e
shume faqe tjera … por edhe ky link me poshte esht argument bindes
raporti zyrtar I organizates te Internetit, ku ne listene zeze te
firmave manipuluese esht edhe Easycomi i cili ne Gjermani esht i njohur
me emrin „Overnext“ ! http://87.106.33.104/downloads/hosts.txt (momentalisht esht si firme manipulues ne ket renditje: 3494: overnext.com
Ashtu si nuk ju ka mbetur
vend ne Gjermani, nuk do ju mbetet vendi as ne trojet Shqiptare dhe do
te perfundojne ashtu si e meritojne – si perfundojne çakejte, sepse
ashtu na kane sulmur ne.
Kete na e meson historia boterore dhe Shqiptare
te cilen ata do e mesojne shume shpejte. Sukseset tona te metutjeshme nuk do na ndalen kurre ashtu si deri me tani. Me respekt Stafi M1
Read more »
Comments (5) »
Blerim Destani “Get Low” Një film në Hollywood “Get Low” është filmi më i ri i aktorit Blerim Destani, i cili sapo mbaroixhirimet në Atlanta. I njohur tashmë si kapiten Shestani në filmin“Koha e Kometës” aktori shqiptar është pjesë e një kasti të aktorëve tëHollywood-it, ku magjia e Robert Duvall mbetet emblema e këtij filmi.Një film nga regjisori Aaron Schneider dhe producenti Dean Zanuck Milena Selimi /Revista Kult/Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs. 23 ditë xhirime në 120 minuta film, për të shënuar një pikë të re në karrierën e aktorit Blerim Destani. Rrëfen për revistën KULT, në këtë intervistë ekskluzive marrëdhëniet me regjisorin, thjeshtësinë e Robert Duvall dhe infrastrukturën e mrekullueshme të xhirimeve të filmit “Get Low”. Planet dhe kontratat e kinemasë evropiane dhe dëshirën për të qenë prezent në projektet filmike shqiptare.“Të jesh pjesë e xhirimeve të asaj industrie është dëshirë që e ka secili aktor në këtë botë”-shprehet Destani, aktori shqiptar që po tenton çdo ditë e më shumë të prekë maja të reja në karrierën e tij kinematografike.Revista Kult: “Get Low” është filmi i cili sapo mbaroi xhirimet në Atlanta?Një eksperiencë e jashtëzakonshme me Robert Duvall..Si ndodhi dhe sa është e rëndësishme kjo për karrierën tënde kinematografike? Blerim Destani: Vërtetë ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të luash përkrah një ikone të aktrimit siç është Robert Duvall. Në “Get Low” ishin të angazhuar edhe yjet: Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs, por magjia e Robert Duvall ishte emblema e këtij filmi. Angazhimi im në këtë projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për karrierën time, pasi mu dha rasti që të jem pjesë e një kasti të tillë aktorësh në një projekt me përmasa të tilla. Jemi mësuar të themi se një aktor shqiptar po xhiron me aktorë të Hollywood-it. Sa ditë ka qëndruar Destani nëxhirime?Unë kisha pesë ditë xhirim. Ndërsa isha atje dy javë para xhirimeve për përgatitje bashkë me gjithë ekipin e aktorëve. Ndërsa i gjithë filmi u xhirua për njëzetetre ditë. Blerim Destani dhe Robert Duvall
Si ishte Duvall nga afër? Po regjisori Aaron, Bill Murray dhe të mëdhenjtë e kinemasë amerikane? Duvall ishte i madh në thjeshtësinë e tij.Kooperativ, i sinqertë dhe shumë dashamirës.Në asnjë çast nuk sillej si yll, që në fakt është. Gëzohej për secilën skenë që realizohej, thuajse është në fillim të karrierës. Kjo më la shumë përshtypje. Jashtë skenave ku luanim, bisedonim për shumëçka. Në kohën kur kishte përgatitur rolin e Stalinit më tregonte se kishte studiuar gjithë diktatorët e atij sistemi, përfshi këtu edhe Enver Hoxhën. I pëlqente shumë futbolli. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte se ai asnjëherë nuk fliste pa e pyetur. Pa e pyetur, fliste vetëm për skenat që përgatiteshim t’i xhirojmë, atëherë afrohej dhe tregonte për ndjenjën që kishte për skenën që duhej ta xhironim. Ndërsa regjisori Aaron Schneider komunikimin me aktorët e përfundoi në fazën përgatitore, gjatë xhirimeve ai merrej vetëm me elementet e tjera të filmit që në fakt ishin në shërbim të aktorëve.Aaron ishte kapiten i mirëfilltë i skuadrës, i qetë dhe përherë i qeshur. Pas përfundimit të skenave të cilat i aprovonte me shumë entuziazëm, përherë na pyeste neve aktorëve për ndjenjën dhe mendimin tonë për skenën. Asnjëherë nuk kalonte në skenën tjetër nëse edhe ne aktorët nuk e kishim atë mendim. A ndryshon Hollywood-i nga afër? Si ishte të ishe pjesë e xhirimeve të tij? Thjesht gjithçka ishte si një orkestër e akorduar mirë gjatë përgatitjeve. Xhirimi ishte vetëm faza e fundit e filmit, gjithçka në mënyrën më të përsosur ishte përgatitur më parë. Për mua përvoja nga projektet e mëparme në filmat “Truth About Men” dhe “At World's End”, ishte shumë dobiprurëse pasi në mënyrë graduale u njoftova me atë industri kinematografike. Të jesh pjesë e xhirimeve të asaj industrie është dëshirë që e ka secili aktor në këtë botë. Përse flet ky film? Një njeri i moshuar, Felix Bush (Robert Duvall) pas 45 vjetëve jetë në izolim në kasollen e tij në mes të pyllit, trondit qytetin me idenë qëdëshiron të organizojë funeralin e tij. Dëshiron që vetë të jetë prezent gjatë funeralit të tij dhe ti dëgjojë gjithë fjalimet që do të mbahen për jetën e tij. Kuptohet që edhe vetë ai do të mbajë fjalimin e tij gjatë ceremonisë. Ai për këtë ka një arsye të thellë, pasi ka një brerje të ndërgjegjes, për një fatkeqësi që ka ndodhur para 45 vjetëve ku kanë humbur jetën një grua dhe një burrë gjatë djegies së një shtëpie. Për atë ngjarje atëbotë ai ka qenë i akuzuar si shkaktar i tragjedisë. Kjo edhe e ka bërë që të jetojë i tërhequr në kasollen e tij i shoqëruar vetëm nga mushka e tij. Kjo, e ndan qytetin në përkrahës dhe kundërshtarë të idesë për një ceremoni të tillë. Gary, roli të cilin e luajta unë, është në anën e kundërshtarëve dhe mundohen ta pengojnë. Filmi mbaron me fjalimin e Plakut Bush, ku ai i shpalos motivin e tij kryesor që e ka shtyrë drejt një ideje të tillë. Ajo është dashuria e parealizuar pikërisht nga gruaja që e ka humbur jetën në atë tragjedi 45 vjet më parë. A mund të quhet kjo pika më e lartë e karrierës tënde kinematografike?Kjo është pikë shumë e rëndësishme në karrierën time. Kjo përvojë e imja do të marrë formë në projektet e ardhshme që i kam në plan. Besforti dhe Blerim Destani USA
Përse të zgjodhën ty, kishe rekomandime të mira? A punon me ndonjë agjenci, si quhet ajo? Nëse jo si ndodh që të ‘zbulojnë’?Isha i rekomanduar nga kompania “K5” me të cilën kam bashkëpunim. Në këtë rast rekomandimi ishte vetëm nisma e parë, më pas kam qenë tri herë në kinoprova me disa nga aktorët. A mund të quhet “Get Low” një pasaportë e mirë për të vazhduar në Hollywood? Sigurisht që po. Në listën time të miqve u shtuan shumë figura të rëndësishme të kinematografisë. Ndër ta përveç aktorëve të rëndësishëm që i përmenda, janë regjisori Aaron Schneider si dhe producenti Dean Zanuck. Ditën e fundit të xhirimeve producenti, mi dha tre skenarë për t’i lexuar. Janë planet e ardhshme të tij. Kështu që shpresoj se së shpejti do të paraqitem në një projekt të ri. Sa ndryshon një sheshxhirim përtej oqeanit me stafet shqiptare, psh. Me “Koha e kometës”? Ku ndihet dallimi?Në të vërtetë nuk ndryshon vetëm çasti i aktorëve para kamerës, gjithçka tjetër është shumë më ndryshe. Fjala është për një infrastrukturë të mrekullueshme. Pas komandës “cut” kur mbaron xhirimi i skenës, sheshi i xhirimit mbushet me njerëz që si bletë lëvizin secili sipas detyrave të veta. Ndërsa në komandën “gati për xhirimi” të gjithë zhdukeshin në çast. Ajo që më së shumti më bëri përshtypje ishte mënyra se si gjithçka organizohej. Keni parasysh “Get Low” është skenar me 126 faqe, që përafërsisht do të thotë edhe 120 minuta fi lm. Dhe gjithçka u xhirua për njëzetetre ditë. Kjo në rrethana jashtë Hollywood-it është thjesht e pamundur. Çdo skenë xhirohej me më së paku katër kamera, kështu që ne si aktorë kishim komoditetin që të luajmë gjithë skenën në kontinuitet. Ndërsa të gjitha planet e nevojshme xhiroheshin ashtu siç ishte planifi kuar. Në rrethanat tona kjo tani për tani mund të them se është ende e pamundur, pasi mungon infrastruktura e nevojshme. Çfarë ndodh realisht aty? Sa kohë harxhohet dhe sa energji humbet në një skenë filmi?Xhirimi në fakt është faza e fundit e fi lmit, kuptohet këtu hyn edhe faza e postproduksionit.Gjithçka tjetër bëhet në fazën përgatitore.Nuk harxhohet aspak energji kotë së koti. Nuk dëgjohen fjalë, debate. Askush nuk fl et për atë që duhet ta bëjë, të gjithë e bëjnë atë që në fakt e kanë detyrë ta bëjnë. Aktorët e kanë komoditetin më të madh të mundshëm, gjithçka është në funksion të tyre. Si kanë qenë përballjet me gjuhën angleze? A kishte ndonjë problem gjuha?Unë nuk kam probleme me gjuhën angleze.Por në “Get Low” me gjuhën e kishim probleme të gjithë, pasi në fi lm fl itej dialekti i Xhorxhias në vitin 1930. Kishim Trajner për dialektin. Ajo pasi e mbaroi punën e vetë në fazën përgatitore, ndiqte çdo skenë duke kontrolluar shqiptimin e saktë të batutave. Mendon se kapiten Shestani tek “Koha e Kometës” ishte një rol që i parapriu suksesit tënd?Mund të thuhet që Shestani i parapriu sukseseve të mia. Shestani ishte roli im i tretë, ndërsa Gary në “Get Low” është roli i gjashtë.Me rolin e Shestanit unë bërë nja rrumbullakim të përvojës sime nga projektet paraprake, dhe realizim i Shestanit, më hapi dyer të reja. Pasi me këtë rol u dëshmua edhe potenciali im. Mendon se portreti yt është interesant për ekranin e madh?Mendoj që po. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Përveç portretit ekrani i madh kërkon edhe dimensionet tjera që janë të domosdoshme. Sa të është dashur të fi tosh mbi aktorin, apo është një proces ‘ripërtypje’ aktori e mund Blerimin..çfarë ndodh realisht?Është një proces permanent. Mendoj se Blerimi shpesh bën lëshime në dobi të aktorit. Çmenduria më e madhe përse dhe për kë ka qenë?“Çmenduritë” janë të nevojshme në jetë.Një “çmenduri” të tillë e llogarisja edhe orientimin tim drejt aktrimit në moshën shumë të re. Atëbotë ishte vetëm një “çmenduri” e imja, dhe tani e shoh se ajo ka qenë shumë e nevojshme në jetën time. Kam edhe disa “çmenduri” të tilla në këtë kohë, por nuk dua të fl as për to tani për tani. Çfarë ëndrra ka Blerimi për të arritur?Çfarë pret që të ndodhë me aktorin brenda tij? Ëndrra ime ka kohë që nuk është më në sirtar, ajo po realizohet në mënyrat më të mira të mundshme. Kjo më bën të gëzuar. Ndërsa, aktori brenda meje vetëm po i rregullon planet e ardhshme. Jeton të sotmen, apo të shkuarën? Jetoj të sotmen. E shkuara nuk mund të jetohet, mund vetëm të kujtohet. Dashuria jote çfarë emri ka? Profesion, grua, fëmijë, vendlindje...???Dashuria e ka emrin e vet, edhe atë shumë të mirë. Përherë kur pranon emocione nga dikush apo diçka, brenda vetes ndjen se si mbushesh me dashuri. Deri tani, këtë e kam të përmbushur nga familja, nga profesioni, nga vendlindja, nga shumë miq dhe kolegë...Ndërsa sa i përket asaj që pretendoni në pyetjen tuaj, nuk mund të them që jam i vetmuar. Sa e rëndësishme është një femër për jetën? E ke gjetur femrën e jetës? Si mundesh ta mbash? Nëse jo..përse ka ikur?Nuk më ka ikur. Dhe besoj se nuk do të më ikë nëse e takoj. Femra është shumë e rëndësishme për jetën. Çfarë tjetër të duhet të mbash..të mos ikë nga jeta jote? Vetvetja. Nëse në jetë nuk je ai që në vërtetë je, nuk mund të thuash se ke gjë tjetër, gjithçka ke humbur. Sa e ke provokuar shansin dhe fatin tënd ?Guximin e babait për gjatë ballafaqimit me të gjitha sfi dat në jetë e kam pasur udhërrëfyes. Kjo më ka bërë që të kem guxim për të gjitha shanset në jetë. Shanset e realizuara falë guximit, zakonisht quhen fat. John Malkovich shprehet se ‘teatri është i gjallë, filmi diçka e vdekur’…..të vjen keq që nuk e ke shkelur teatrin ?Teatri është disi “i gjallë” pasi akti i krijimit ndodh me pjesëmarrje të shikuesve. Pra ndodh aty për aty para shikuesve. Ndërsa fi lmi këtë proces e ka pasi të mbarojë të gjitha fazat e realizimit. Filmi ka magjinë e vet që i mungon teatrit dhe anasjelltas. John Malkovich nuk do ta thoshte këtë nëse kishte mbetur vetëm me përvojën e teatrit. Unë shpresoj se në të ardhmen e afërt do të paraqitem edhe në një projekt teatri, dhe ndoshta atëherë do ta krahasoj përvojën time me këtë që thotë John Malkovich. Aktorja që të ka lënë ‘pamend’ gjatë xhirimeve ? Po aktori, regjisori ?Nga përvoja ime e deritanishme mendoj se në këtë kategori hyjnë Robert Duvall dhe Bill Murray. Kam një respekt të veçantë për aktorin me të cilin po ashtu luajta në “Get Low” Scot Cooper i cili ka të realizuar edhe katër fi lma si regjisor. Më ka impresionuar profesionalizmi i tij. Ndërsa për Robert Duvall mund të them që përkushtimi i tij total ndaj rolit ka qenë ajo që më ka lënë “pamend”. Sa i suksesshëm ndihet Blerim Destani?Ndjehem i suksesshëm mjaftueshëm. Thjesht jam i gëzuar që puna ime po vlerësohet. I lumtur ? I realizuar ? I dashuruar ? I famshëm ?Punët e deritanishme më kanë bërë: të lumtur, të realizuar, të dashuruar dhe të famshëm. Shpresoj se punët e mia të ardhshme do të mi thellojnë edhe më tej këto ndjenja, dhe do më shtyjnë edhe më përpara në jetë dhe karrierë. Sa ide të reja presin të realizohen ? Shumë. Për këtë vit kam disa kontrata të përmbyllura. Së shpejti duhet të fi lloj me një fi lm evropian, por kontrata më obligon të mos fl as në media për këtë derisa nuk jepen infot në press konferencë nga ana e producentëve. Çfarë mendon se do të ndodhë nesër ? Do të lindë dielli, dhe do të fi llojë një ditë e re. Ajo ditë kur do të fi llojë do të quhet “sot”.Nga ajo ditë do të pritet përsëri e nesërmja ku do të ndodhin gjërat që e kanë të ndodhin. Kur do të të të shohim në Shqipëri dhe sa projekte të ofrohen nga këtej ?Kam disa oferta që ende janë të hapura. Shpresoj që të kem një projekt dhe të jem në Shqipëri. Aty të pres që të lindë dielli.
Read more »
Comments (0) »
ADELINA si POP ICON - (Huazuar nga revista Albaniac) Kjo eshte ndoshta nje prej intervistave me te gjata,publikuar
ndonjehere ne shtypin shqiptar e nese ju pelqen apo jo Adelina,ate ju e
dini vete, vec nuk mund te mohoni dot faktin qe dashuria e saj per
fansat eshte e jashtezakonshme! Imagjinoni! Ajo i eshte pergjigjur ne
detaje rreth 50 pyetjeve !!! te perzgjedhura prej Albaniac, gje qe
shumica e artisteve te tjere nuk do e kishin bere.Nuk po zgjatem me
tej,pasi Adelina ju flet vete me poshte,vec do doja te shtoja se ne
Shqipe nese ka nje kengetare-kengetar qe i permbush kerkesat per tu
quajtur POP ICON ajo eshte Adelina.Ndaj dhe ne i vume kete titull kesaj
Interviste :). Ps.Albumi me i fundit i kengetares gjendet
ne tregun muzikor.Ju rekomandojme titujt “U Kall Be Daj”,”Na Jena
Na”,”Trimit tim”. JU FLET ADELINA!Pershendetje
te gjithe fansave por edhe anti-fansave te mi kudo qe jane.Ju
falenderoj nga zemra per te gjithe pyetjet dhe komentet e juaja,ato me
bejne mua nje Fenix :) Falenderimet e veqanta le te jene per
albaniac.com te cilet asnjehere nuk harruan te permendin sukseset dhe
realitetin e cdo artisti shqiptar,gje qe sot siq e dijme te gjithe,pak
kush merr guximin dhe gjen ne vete pozitivitin te shkruaje ate qe te
gjithe e dijme por pak e shkruajme.Me nje lot gezimi dua ti pershendes
fansat e mi qe me bejne te jem kjo qe jam ne cdo moment te jetes.Per ju
dhe me ju gjithmone.Me nje buzeqeshje i pershedhendes edhe anti-fansat
e mi te cilet i falenderoj per kritikat nga te cilat mesoj dhe iu uroj
qe se paku njehere ne jete te perjetojne kenaqesite te cilat une i kam
me dekada.Ju do Adelina Ismaili. Elbino:
Nga hera e fundit qe biseduam bashke shume gjera kane ndodhur ne jeten
tuaj ndaj se pari desha te ju pyes si ndiheni shpirterisht,fizikisht
dhe artistikisht?Me lejo se pari te falenderohem per
respektin qe me eshte bere nga erevista juaj duke me nderuar si njeri
ne momente te veshtira jetesore per mua.Gje qe nuk do ta harroj kurr.Po
ashtu te falenderoj per mundesine qe te kontaktoj personalisht me
fansat e mi,pa rrezikun e shtremeberimit te pergjigjeve.Kjo mundesi nuk
me eshte dhene kurr,dhe jam e lumtur te jem prane fansave,qofte
virtuelisht. Tani te pergjigjem:Shpirterisht jam ne kete moment ne mes
dy boterave ku njera perballet me nje dhembje dhe tjetra nuk me lejon
te dorezohem para fatit.Sikur nje i plagosur qe me cdo kusht do ti
sheroje plaget,por vazhdojne ende goditje te uleta.E quditshme eshte qe
sa me shume goditje reale (jo virtuele) pranoj,aq me e forte me behet
vetja.Praaaaa,jam ne fazen "Fenix" :)Fizikisht hmm...ne jeten time nuk
kam pasur me shume energji te akumuluar sesa ne kete moment,pres ta
deshmoj ne koncerte hahaha.Ndersa artistikisht e them me sinqeriteti me
te madh,ndjehem si asnjehere ne jeten time sepse jam perballur me nje
dashuri te pakompromis te publikut,qe nuk me kishte ndodhur kurr dhe
mezi pres ta deshmoj edhe sa jam ne gjendje te jap.Mund te them qe te
gjitha keto qe i ceka me lart jane merite e atyre qe me duan, sepse me
rilinden atehere kur cdo gje ne mua po mbaronte.Kenga ime rrjedh nga
shpirti,shoqerohet me fiziken.Te gjitha ua kam falur atyre qe me
duan,sepse konsideroj qe vetem ata e meritojne. Albumi i ri titullohet "Fenix", qe ka kuptimin e nje ringjalljeje e ne te njejten kohe te perjetesise. Me pelqen ideja...Edhe
mua me pelqen Dua dhe mundem te jem nje Fenix i cili zhduket kur
perballet me te tmerrshmen,por kthehet kur duhet t'iu dhuroje atyre qe
meritojne dhe me nderojne.Dhe Fenixi gjithmone kthehet pavaresisht
sfidave
Na
tregoni dicka me specifike rreth albumit.Di qe ka qene shume i veshtire
per tu realizuar, por me ne fund publiku arriti ta kete ne duar...Nuk
ishte lehte.Pavaresisht dhembjes se nje plage,gjate punes perballesha
me monstruma te cilet ne cdo lloj forme negative pengonin realizimin.Te
jem e qarte,nuk ishin vetem te lemise artistike.Fatkeqesia ishte qe
ishin njerez te cilet gezonin respektin tim dhe hiqeshin si perkrahes
te mi.Por fati deshi te punoj me njerez te cmuar te cilet ende njohin
njerezoren.Zoti me dha forcen qe te shendrroj vajin ne kenge
gazmore.Kenge te cilat dua ti gezojne dhe ti lumturojne ata qe me
besuan dhe me perkrahen ne ditet e erreta.Dhe erdhi,jam teper e lumtur
qe po pelqehet jashtezakonisht shume,nuk po e them une,ma ka thene
producenti hihihi.Une me zemer dua ti falenderoj kompozitoret qe me
ndihmuan,producentet e mi,mediat per perkrahjen,ne veqanti
adhuruesit.Ky album nuk eshte i Adelines,por i atyre qe duan Adelinen. Kam
pare videot e tua ne YouTube, kur ishit femije …Sinqerisht keni qene e
destinuar per tu bere nje artiste e njohur.Jo vetem kenget dhe
interpretimet,por dhe intervistat qe ke dhene kur ishe femije…shume
mbreslenese.Si ndihesh kur i shikon tani ato video?I kam
shikuar me shume lot gezimi,sepse isha e bindur qe jane zhdukur.Nuk i
kam permendur asnjehere ne jeten time,sepse do te tingelloja
jomodeste.Cfare te them? Jam shqiptarja me krenare qe kisha nje
femijeri te tille te cilen tash e shohin te gjithe,edhe ata qe nuk
kishin lindur kur une kam krijuar kenge,intervista,moderime ne
radio,aktrime,emisione,madje 9 vjeqare pata fatin qe te jem mysafire ne
lajmet qendrore te Vitit te Ri .Dhe me lejoni qe te shfrytezoj rastin
qe te tregoj se nuk kam fjale si ta falenderoj Besfortin - "Chibisen" i cili
beri publike keto inqizime.Ai njeri ka merita te veqanta ne karrieren
time dhe lus Zotin qe nje dite te arrij ta falenderoj me vepra.Eshte
njeri i madh.Nostalgji dhe mburrje e pafund.Pavarsisht
se jeni apo jo aktive ne skene,gjithmone shkruhet e flitet per juve.Nuk
besoj se ka artiste tjeter ne Shqipe, per te cilen mund te jete shkruar
kaq shume e kaq shpesh.Ju ka shkuar ndermend te publikoni nje
autobiografi tuajen?Hahahaha sa e vertete.Megjithe
momentet afektive kur me rrembejne emocionet,une falenderoj mediat qe
shkruajne per artistet.Jetojme ne nje kohe kur duhet te pajtohemi qe
shkruhet mire e keq,s'kemi zgjidhje,s'ka ligj,s'ka as rryme ne Kosove
:).Nje kengetar i shquar,Ilir Shaqiri ne nje koncert e stadium, tinez
me pate thene:"Adeline,nuk eshte me rendesi cfare flasin,jemi
kengetare,me rendesi le te flasin".Tash ia di vleren atyre fjaleve,dhe
e falenderoj kolegun tim Ilir Shaqirin per kete keshille kaq te
vlefshme qe ma ka dhene.Me ke dhene nje ide fantastike,te bej nje
autobiografi hahaha. A patet mundesi te lexonit te gjitha pyetjet e lexuesve tane drejtuar juve, e cfare pershtypje ju lane?Duke
lexuar,me ndodh te rrenqetem nga nje miresi e nje admirimi te paster te
cilin e lexoj dhe mbushem aq shume pozititvitet,saqe e kam patjeter ta
ndaj me juve, sepse do te pelcas nga lumturia qe me kaplon kur shoh
pyetje dhe komente aq te bukura,saqe me duken hyjnore.Kete pozitivitet
e kam patjeter ta ndaj me ju Atehere le te fillojme me pergjigjet qe ju keni kthyer Hmm...1...2..3...SHKOJME !1-Si
keni mundur ta ruani at bukuri prej feminis e deri me sot? Keni nje
bukuri engjellore! Kete pyetje ja ben Adelines mbretnesh (nga Genti nga
Peja) 1-Pershendetje te veqanta Genti,je fantastik.Te
falenderohem per epitetet.I kushtoj rendesi te posaqme
gjumit,mirembajtjes se lekures dhe i qofsha fale gjenetikes,ngjaj me
gjyshen time tashme te ndjere.Dua te pershendes ne menyre te veqante
dhe do te ishte nder per mua te takoja nje fans si je ti. 2-Pasi
qe Adelina ka shum fanse ne gjith boten doja te pyetja se kur do te
filloj me turnet e saja tash pas rikithimit. Te pershendes nga zemra te
duam shume! (nga Fansja e qmendur e Adelines !!)2-Fansja
ime e dashur,te falenderoj se pari.Pak jave pas publikmit te albumit,do
te nis turneun i cili se pari nis ne Evrope,pastaj do mundohemi ta
zgjerojme kudo qe ka shqiptare.Shpresoj te te takoj kudo qe te ndodhem. 3-Sipas
mendimeve të adhuruesve që kam lexuar në internet, thonë që Adelina
është këngëtarja e cila duhet ta përfaqësoj Kosovën ne Eurosong . A do
të pranonte Adelina diqka të tillë? (nga Dani)3-Opaaaaa!Me
befason dhe nderon kjo pyetje.Falenderoj nga zemra te gjithe ata qe
mendojne keshtu.Perveq faktit qe kurr nuk do te konkuroja per
perfqesimin e Kosoves ne Eurosong,sepse qe nga femijeria kam braktisur
festivalet,qendron edhe fakti qe edhe sikur te isha e zbritur nga
qielli,jam e bindur qe nuk do te fitoja te drejten per nje gje te
tille,nga "jurite" ne Kosove.:)))Sikur te ishte publiku juria,hm...
:)Por mos te harrojme qe ne Eurosong gjithmone fiton ose nje shtet
sllav ose nordik ;)Nese hyj ne gare,hyj per te fituar,perfaqesuar
denjesisht Kosoven dhe jo te nencmohet vendi im e une vet.Nuk
parapelqej festivalet politike,me nje fjale.Me me deshire do ta
perserisja Diten e Pavaresise :).Aty mora voten time une. 4-Mendon
Adelina se pas nderprerjes per nje kohe te karrieres se saj tani
njerzit po thone “Adelina motra e Zanfines” e jo "Zanfina motra e
Adelines"? (nga Mendimi)4-Hahahahaha Mendimi,e
lezeqme,te falenderoj.Nuk mund ti ik faktit te nenes natyre qejam motra
e Zanfines,dhe ajo eshte motra ime.Me pelqejne keto batutadhe gezohem
kur i degjoj.Sa bukur eshte kur nderron vendet ne skeneme...loqken time
Zanin :) Dyja kemi vendet tona dhe vet i aranzhojme ku duamte jemi ;)
Te falenderoj shume shume,eshte kenaqesi kur me thone:"Shiko,motra e
Zanfiiineees!" Kenaqem,me beso. 5-Adelina
si mbretesh e muzikes se lehte shqiptare cfar’ mendo per nje duet
featuring mbretin e muzikes rap pra me Rebel aka Unikkatilin? (nga
Dardan K)5-Tung Dardan K,te falenderoj nga zemra per
titullin mbretereshe,dhe te jeshi sigurt qe nuk falenderohem pa e ndier
vertet ashtu.Cmoj punen eUnikkatilit,dhe...pse jo? I dua sfidat,puna me
Unikkatilin eshte sfide e veqante. 6-A do te kete nje duet mes Adelines dhe Gentes ?? Pasi jane dy shoqe shum te mira? (nga Mendimi) 6-Pershendetje
Mendimi.Hmm...Nga zemra e falenderoj Genten per admirimin publik qe e
shpreh pa komplekse,e kam bebushe te zemres.Nuk kam idene te them te
drejten a do bejme dicka,por edhe nese bejme,nuk do jete "alla"
Beyonce-Shakira.Vertet nuk di si tepergjigjem,na jepni pakez kohe te
dyjave :)).
7-Cilen gje e cmoni me shume , pronen tuaj materiale apo privilegjin tuaj ti kontrolloni mendimet tuaja? (nga Derrty)
7-Tung
Derrty,te pershendes shume.Natyrisht qe me shume cmoj "pronentime
mendore" sesa ate materiale.Nuk diskutohet kjo qeshtje,dhe te
falenderoj per pyetjen.Besoj qe pajtohesh me mua.
8-Cila eshte enderra e juaj,qe ndoshta akoma nuk e keni plotesuar.Po muzika juaj e preferuar per momentin? (nga Melisa)
8-Pershendetje
Melisa,dhe te falenderoj per pyetjet e bukura.Endrraime e paplotesuar
eshte te behem nje plake e trashe,faqekuqe dhe elumtur.Sa per muziken e
preferuar,rock baladat dhe kenget kosovare vetem me fyell ose Qifteli
jane veretet dicka qe nuk i zevendesoj me asgje,por pa i ikur edhe
kenaqesise se degjimit te zhanreve te ndryshme nga Augustin Uka deri
tek Timbaland.
9-A ndikojne te tjeret lehte ne juve dhe a ju bejne qe ta nderoni mendimin? (nga Kita)
9-Tung
Kita,te pergezoj per pyetjet e bukura.Jo,nuk ka shanse qe te
ndikohetlehte ne ndryshimin e mendimit tim.Kete e kam deshmuar shume
here edhe ne skene,aq saqe nganjehere edhe nena ime rrotullon syte
hihihi.Pershendetje!
10-Pse Adelina nuk ka webfaqe personale si krejt yjet e botes? (nga Valon)
10-Pershendetjet
e mia Valonit.Me bere nje pyetje shume te qelluar te cilen shpesh ia
bejedhe une vetes.Ndoshta nga deshperimi qe i tere materiali i
krijimtarise sime qe nga mosha 6 vjeqare me eshte shkaterruar ne
lufte,asnjehere nuk kam dashur web personal,me dukej se do ishte i
gjymtuar.Ose mire ose fare.
11-Me
qene se jeni kengetarja më me fame ne Kosove. Keni patur pune
ndonjehere me adhurues te fiksuar ne ty psh. ku ju kane kercenuar se do
te ju rrembejne , ju kane derguar letra qe te kane shqetesuar ty etj?
(nga Beba)
11-Pershendetje Beba,me lejo te falenderoj
perzemersisht per fjalet e bukura.Po,ka raste te tilla dhe asnjehere
njeriu nuk mund te mbetet indiferent para rrezikut.Asnjehere nuk kam
preferuar truproje rreth vetes,por ka kohe qe njerez te kualifikuar
merren me sigurimin tim.Nuk do i shihni rreth meje. Nuk jane per
marketing,por per siguri,ata njerez nuk i reklamoj rreth vetes.Poashtu
kam fatin qe jetoj ne nje vend ku policia ne keto raste me mua, ishte
shume efikase dhe profesionale ndaj meqe me jepet rasti dua ti
falenderoj.
12-E
vertet qe keni bere revolucion ne gjith trojet shqiptare, por si duket
tash keni vendosur perseri te dukeni sa me ndryshe nga koleget e juaja
sepse ato pernjehere u imitojne, eshte e vertet qe tash doni te dukeni
pak si Japoneze :) (nga Linda)
12-Tung Linda hahahahaha
sa jam kenaqur me konstatimin qe dukem si japoneze.Eshtekompliment i
madh per mua.Ne klipe te ndryshme kam bere transformimeduke dashur te
dukem si mulate,bionde,flokekuqe per te dhene porosine qenuk guxojme te
bejme dallime raciale.Por dukja ime prej "japonezeje"eshte pasoje e
perdorimit minimal te grimit dhe shpesh ne emisione ishae enjtur nga
syte,sigurisht e din pse.Por meqe qenka krijuar kjopershypje,me vie
mire sepse japonezet jane uhuhuuuuuu te bukuraaaaa.Flm edashur per
komplimentet.
13-Kisha dasht qe t'ua bej nje pyetje se nga e ka prejardhjen familja juaj? (nga Lilly)
13-Pershendetje
Lili dhe falenderime per pyetjen.Po filloj nga nena.Nenaime eshte
pejane,pra dukagjinase.Babai eshte ferizajas.Dhe krenohem qeasnjehere
nuk bej dallime regjionesh,pa marrur parasysh prejardhjen.
14-Si
e ndjehe veten diten e pavaresise kur nga brohoritjet nuk u ndegjojke
kenga fare? Dhe desha me then se Adeline ti edhe Nexhmije Pagarusha
jeni te vetmet kengetare qe nuk do vdesni kurr ne zemrat tona! (Zana
nga Londra)
14-Tung Zana,te falenderoj per pyetjen e
mrekullueshme.Cfare te them? Eshte e veshtire te pershkruhet me
fjale.Kam nje jete qe kam degjuar si eshte
luftuar,sakrifikuar,kontribuar,thjesht jetuar qe vendi im te behet
shtet.Te jem e sinqerte,nuk e kam menduar ndonjehere qe do ta
perjetoj,jo pse ishte e parealizueshme,por te lindesh,rritesh dhe te
jetosh nen trysni,mbetet vetem shpresa qe nje dite pasardhesit tone ta
perjetojne madheshtine e te qenit qytetar i nje shteti te pavarur.Fola
pak per te kaluaren,per te rikujtuar neper cka kane kaluar te paret
tone dhe ne vet.Qe te vetedijesohemi cfare eshte te jesh shtetas,sepse
edhe une vet e kam problem e adataptohem me realitetin e ri.Duket
enderr.Dhe erdhi ajo dite.Askush nuk do ta kuptoje ndjenjen qe te jesh
kengetarja e cila ka pasur fatin qe nje muaj te tere te shikoje
televizorin ne shtepi duke qajtur nga emocioni qe vendi im po behet
shtet ne kohen kur po jetoj.Dhe ne mbremje te dale e te kendoje per tu
ballafaquar me nje popull te tere te cilet me mbulojne kengen ne diten
me te madhe historike te Kosoves me ovacione admirimi te tyre.Sot po te
vdes,ndjej qe do te vdes e lumtur qe perjetova ate qe as ne endrrat me
hyjnore nuk do ta shihja.E sheh,e degjon,e ndjen qe je bere pjese e
histoise sepse fati te destionoi.Nuk di c'te them me teper.Ndjenje
hyjnore.Qofsh e bekua per krahasimin me Nexhmije Pagrarushen,ajo
madheshti kombetare jeton ne emrin e cdo shqiptari.Vertet te falenderoj
perzemersisht. 15-Do
jepja gjithcka te te shihja dhe nje here udke kenduar me te madhin
Sabri Fejzullahu.A do ndodh nje duet i tille? (Bora nga Italia)
15-Pershendetje
Bora.Kam pasur fatin te jetoj ne kohen e legjendes se galle te muzikes
se lehte,Sabri Fejullahu.Fati me beri nder duke me dhuruar dy potpuri
te mrekullueshme me kengetarin e te gjitha gjeneratave.Madje potpuri te
tera.Dhe a do te kem apo jo duet,nuk di te pergjigjem,nuk kemi
diskutuar ende asgje,per faktin qe potpuria e fundit ende po perjeton
suksesin e vet.Pra,cdo gje eshte e mundur.
16-Shpesh
kam degjuar se Shpat Kasapi te adhuron si kengetare dhe desha te dija
nese do pranoje te beje nje duet me te. (nga Muhameti)
16-Pershendetje
Muhamet.Falenderoj shume Shpatin.Eshte nje nder koleget e mi me te
suksesshem te gjenerates se vet dhe gjithmone ekziston mundesia te kem
nje kenge mete.Por,me kushtin qe pjese e bashkepunimit te jete
bukuroshja e tij 17-Shpesh
here neper interpretimet e Adelines shikon ca sjellje prej "gangsta"
ose prej rebeleje. Po ne jete, a eshte po kaq rebele sa duket edhe ne
interpretime? Je shume e madhe!!! (nga Dinonixhi)
17-Hahahaha
Dionixhi,faleminderit.Vertet ne skene nganjehere dukem e rebeluar,varet
ngaporosia qe bart kenga.Rebelimin nuk e shoh si dicka negative,po te
mosndodhte ne Kosove ajo qe dikush e quante "rebelim" e une e quaj
CLIRIM,sot do te ishim province e mjere e nje shteti te cmendur.Nuk
jamrebele,as gangsta,edhe pse shpesh me pelqen te bej shaka ne llogari
teketyre epiteteve qe mi "dhuruojne" ne momentet kur mbroj mendimin
tim,dheate qe une e quaj te drejte.Pra,nuk jam rebele as gangsta,por
jam shume epameshirshme para padrejtesise,luftoj deri ne atomin e
fundit.Ne jeten private nuk ka as "g" prej "gangsta" ne mua.Jam femer
:),por nuk di pse ngaterrohen fjalet "Rebelim,gangsta" me fjalen "Ngre
zerin kunder se keqes!" :)Te falenderoj shume.
18-Pershendetje
Adelina, kisha desht te na tregojsh pak per sekretet e bukuris tande
meqense cdo vajz shqipetare mendoj se ka deshire te dij me thelle cfare
perdor per grim e cilat emra i preferon dhe cfar kremash etj? (nga
Adelina)
18-Pershendetjet e mia.Nuk ka ndonje sekret te
veqante.Bej gjumin erregullt,kaloj shume kohe ne vende malore ku eshte
ajri i paster,ushqimin epreferoj natyral,mendoj ne ate qe gjithmone
tentoj ti ik "fastfood".Kremerat per fytyre i preferoj te markes
"Chanel",grimin per perditshmeriperdor vetem nje shkelqim per buze
ngjyre e hapur,ose buzekuq mat temarkes "Dior".Nganjehere i lyej edhe
qerpiket me rimelin e pare qe mevie ne dore :))).Sekreti eshte tek uji
mendoj.Pastrimi i fytyres me ujedhe 2-3 litra uje qe pi gjate dites.
19-A
do te besh se shpejti ndonje kenge tekno , sepse ketu ne SH.B.A te
gjithe shoket e mi AMERIKAN vdesin pas teje dhe muzikes tende dhe ku
une punoj ne nje klub nate shume here degjohet muzika jote .Do kisha
deshir te takoja nje here pare se te vdes.Te dua shume! (nga BLEDI)
19-Pershendetje
Bledi.Vertet u befasova kur lexova c'paske shkruajtur.Deri tani
koncertin ne New york e kam ditur si gjene me te sukseshme qe na ka
ndodhur mua dhe Zanfines ne U.S.A,por te jem e degjuar ne klube te
rinjeve amerikan? Tingellon si enderr e bukur per nje kengetare qe
kendon shqip.Kenget techno gjithmone kane qene pjese e krijimtarise
sime,thjesht e pelqen si haner,dhe patjeter qe kam ne plan ne te
ardhmen nje kenge te tille,por natyrisht shume me profesionalisht te
punuar sesa te kaluarat.Ne ato kohera ishim te limituar nga kushtet
"piroteknike" :))).Dhe nuk dua qe te vdesesh per te me takuar,dhashte
Zoti takoj adhurues te tille ne cdo koncert.Te pershendes fort.
20-Kisha
pasur shume deshire te marre nje opinion te Adelines se si mendon rreth
tipave gay. Si do te reagonte Adelina nese nje mik apo shok i saj i
thot se eshte gay? (Leo nga Barcelona)
20-Tung Leo.Pyetje
interesante,te falenderoj qe me bere te mendoj mire e mire para se te
pergjigjem.Une absolutisht nuk kam kurrfare paragjykimi rreth
afeksionit seksual te askujt,mos harro ne Kosoven e pavarur eshte e
lejuar edhe martesa mes dy njerezve te gjinise se njejte.Perderisa
dikush e ndjen veten mire dhe nuk me rrezikon mua me menyren e jeteses
se vet,nuk kam asgje kunder.Une kam pasur nje shok gay i cili
fatkeqesisht me nuk eshte ne kete bote.Kur me tregoi qe eshte
gay,reagimi im ka qene:"Sigurohu te jesh i lumtur,gay ka pasur edhe do
kete gjithmone".Pra harrojeni qe une jam kunder qe dikush te beje ate
qe e ndjen perderisa nuk ka rrezik aty.Besoj qe me aprovimin e nenit 24
ne Kushtetuten tone,cdo politikan kosovar pajtohet me mua.
21-Eshte
e vertete qe ka filluar te te bojkotoje RTV21-shi i cili ne kengen
kushtuar Kosoves nuk te kishte ftuar ty , Zanfinen edhe shume kengetare
te tjere qe te pakten e kishin meritu te jene aty? Kishte persona qe
ndoshta nuk e meritonin te jenin aty por vetem si statista i kishin
vendosur.Mos valle ka qene prezenca e Leonora Jakupit ne mos pranimin e
fteses nga ana jote apo dicka e ngjajshme? Te lutem sinqerisht... (nga
Jehona)
21-Jehones pershendetje.Kete pyetje duhet ta besh
ne TV21,sepse do te me ndihmosh edhe mua qe ta kuptoj se cfare ka
ndodhur.E them shume seriozisht.Dhe te falenderoj nga zemra per nje
pyetje kaq te qelluar.Beje per mua,pyet cfare po ndodh, betohem qe nuk
e di.Me lejo qe te perqafoj se paku nga largesia qe bere kete pyetje.
22-A do te jete Adelina Ismaili ne ceremonine e dhenies se cmimeve “Video Fest Muzikor” ne Kosove? (nga Adelina nr 1)
22-Sa
me pelqen kjo pyetje hihihi.Asnjehere nuk do te me shohesh ne
Videofest,qe nga viti 2004,kur e kam braktisur.Nuk e percmoj aspak kete
eveniment,por e percmoj si "festival"sepse nuk jam e vetmja qe e kam
braktisur,ka shume artiste meritor qe jane fyer madje edhe ne
prezantime e komentime ne kete ngjarje.Ju kujtohet kur "ELITA 5"
braktisi sallen ne momentin e fundit?Une duhet ti prezantoja,dhe ngela
me zarf ne dore.Nuk di pse ndodhi qe ne sekondin e fundit atyre te iu
merret cmimi!Ka dhe shume te tjere.Por ata nuk humben asgje,publiku i
do dhe me shume.E shume te tjere dhe aspak nuk me imponon ecja neper
qilimin e kuq,sot mund ta blej nje te tille,ta ve ne shkallet e baneses
sime dhe do te ndjehem si nje "yll" hihiihi.Shkoj aty ku realisht
vleresohet puna e dikuj dhe e imja.
23-Pse
Adelina nuk pranon mu fotografu me nje adhurus.Mua personalisht me ka
ndodhur se kam prit me sa ORE me be nje foto dhe ti s’ke pranu.A nuk po
don vet a nena jote nuk po te lejon.Pse? (nga Lora)
23-Pershendetje
Lora.Do te ishte per mua shume mire te shpjegoje me detajisht pse nuk
shkruan te verteten,sepse deri me sot asnjehere nuk kam refuzuar te
fotografohem me fans!Vetem ne raste kur kam qene e semure apo ndoshta
ndonje e papritur ku evakuohem nga sigurimi te cilet bejne punen e vet
ne menyre profesionale.Kjo qe po e thua eshte totalisht e pavertete,me
keqardhje te them.Nese je kengetare,eja moj fotografohemi kur te
duash,mami im te garanton qe ajo do te na fotografoje,sepse gjithmone
ajo me ben fotot me fansa ;)Nga kjo ide e "quditshme" qe mami im
perzihet ne keto gjera?Hihihi,e bukur kjo.Nick-u yt,duket si shkurtese
e nje emri te hmm...interesant ;) Eja te bejme foto kur te duash ne
koncertin tim e dashur.
24-Si
e ke ndjere veten ne emisionin "Top Rtk",kur ke kuptuar qe gjysma e
kengeve tua dhe imazhit kopjohet nga serbet dhe bullgaret? A krenoheni
apo pendoheni qe jeni model edhe per kengetaret ballkanase,perderisa
disa kengetare tona kopjojne kryekeput serbet dhe bullgaret? (Nga
ElbinoFan)
24-Tung Elbino-Fan (sa i lezeqem ky nick:).Po
kaloj ne teme.Te them te drejten,nuk e ndjeva veten aspak mire! Por
ngushellohesha me faktin qe kopjohem nga "fqinjet rajonal" dhe kjo do
te ndikoje ne "marredheniet bilaterale" hahaha.E them kete batute qe se
paku tjeret ti bej te qesh,sepse personalisht aspak nuk jam e lumtur qe
me kopjojne "ato".Vertet nuk krenohem qe kengetaret sllave kopjojne dhe
pas ca vitesh propagojne stilin tim sikur te ishte i tyre.Dikur nuk
flisja per keto tema,tash nuk do te hesht me.Si kolege e cila ka
perjetuar shume ne skene,une lus me dashamiresi kengetaret shqiptare
asnjehere te mos kopjone,se paku nga ata qe me shekuj na shkaterruan
kulturen,sepse ne kemi kulture e cila eshte shume me e nivelit sesa e
cdo populli ballkanas.Nuk eshte kjo folklorizem patriotik,por nje
realitet.
25-Meqenese
Adelina eshte nje kohe te gjate prezente ne skenen shqiptare, dhe gati
eshte e pamundur te dihet se sa kenge e ka Adelia. Mund te na tregoni
se sa kenge i keni deri tash? Pyetja e dyte… Ku e keni bere videoklipin
e kenges "Ushtarit tim"? (nga Teuta)
25-Pershendetje
Teuta dhe falenderime per pyetjet.Me vie keq qe as vet nuk e di sa
kenge i kam,lufta me mori shume informata,por qe nga mosha 6 vjeqare
besoj te jene diku mbi 600 kenge solistike.Sepse kisha 4 albume edhe si
femije.Klipi i kenges "Lavdi ushtari im" eshte bere ne fshatin Isniq ne
Kosove,dhe pas realizimit kur e pash nenen qe po qante,morra vesh qe
gjyshi im kishte lindur ne ate fshat.Perveq krenarise qe e para kisha
realizuar klip per nje ushtar te zakonshem,me nje embleme te
lavdishme,u gezova qe jeta me dergoi mu ne fshatin ku kishte lindur
gjyshi im,pa e ditur fare.Dhe kete klip ia kushtova gjyshes sime te
ciles qetniket ia vrane burrin,pra gjyshin tim nga Isniqi.
26-Neper
internet qarkullon nje video me disa foto qe ndoshta e ka bere ndonje
fansi yt, por se bashku me videon eshte edhe nje kenge "S'kam faj" cila
eshte e verteta e asaj kenge dmth a eshte kenge e jotja dhe pse
asnjehere nuk eshte perfshi ne ndonje album tendin ? A perdor internet
dhe a komunikon me fansat nepermjet internetit ( disa profile psh:
hi5.com, myspace.com etj etj qe jane me emrin tend a thua vertet je ti
apo dikush tjeter? (nga Fiona)
26-Tung Fiona.Nuk jam ne
dijeni per ate klip,por lus Zotin te jete i bukur.Kenga "S'kam faj"
eshte njera nder kenget e mia me te preferuara e cila u punua
mjeshterisht nga Naim Krasniqi per festat e fundvitit dhe vertet
krenohem me ate kenge.Fatkeqesisht,nuk eshte e publikuar askund,TV21 e
ka ne prone dhe nuk me lejohet ta publikoj.Internetin nuk e perdor
shume,gati fare,vetem per ndonje interviste sepse nuk kam kohe,por
ndoshta edhe jam pak "Tip tradicional" :))Per fat te keq kjo me
pamundeson kontaktin virtuel me fansat,prandaj vendosa qe te sakrifikoj
shume dite prane komjuterit qe te arrij sadopak virtuelisht te
komunikoj me fansat nepermes albaniac.com. Ato profile asnjera nuk jane
te miat dhe kushdo qe i ka bere e lus qe mos i keqperdorin.Une per
fansat jam ne koncerte,intervista,albume.Ndoshta nje dite kur te filloj
karriera te me shkaterrohet do te rri tere diten ne internet dhe do te
shkruaj mire e keq :)) Pak shaka,mos me keqkuptoni ju lutem,e them me
sinqeritet nuk preferoj internetin,merr shume kohe te cilen e
shfrytezoj per pune.
27-A
do ta shohi ndonje her kete YLL te muzikes ne nje interviste apo
shfaqje se bashku me Leonoren? Adelina je si nje shpirt lumja nena Mon
qe te ka! (Pa emer)
27-Pershendetje Pa Emer.Nese e ke
fjalen per Leonora Jakupin,mund te them qe ne kishim shfaqjen me
interesante te show-biznesit shqiptar ne fund te vitit 2003,shfaqje e
cila tundi mediat mbareshiptare.Dhe vendosa qe asnjehere me mos ta
permend ate shfaqje,sepse kishte arritur popullaritet shume te
madh.Kurse une nuk doja nje popullaritet te tille qe ta permend edhe
sot e kesaj dite,punoja kenge.Vendosa te bej kenge hite qe do te
permendeshin me shume se shfaqja.Dhe shfaqja per mua u harrua ,sepse
frigohem qe do te behem e popullarizuar ne tere boten,si Luan Krasniqi
:))))).Tash me lejo qe te falenderoj nga shpirti per urimin qe me bere
dhe faleminderit me zemer per fjalet e bukura.
28-A eshte zeri i Adelines kaq i mire per shkak te ndimave te studios apo eshte dhe live keshtu;) Tung te dua! (nga Ina)
28-Tung
Ina.Te puq synin qe ma ke mbyllur :))) Studio eshte moj studio,ne cdo
koncert une ngreh studion pas vetes,e mbaj lidhur ne koke :))))Eja ne
nje koncert,me degjo duke kenduar live, dhe vleresoje vet.Ose s'do,mos
eja.Tash une po e mbyll syrin dy here vetem per diturine tende mbi
studiot dhe zerat ;) ;) E tash pa shaka.Te falenderoj nga zemra qe
zerin tim e cileson si ze te bukur,te perqafoj shume.
29-Eshte thene se heshtja juaj ne muzike erdhi edhe per promovimin e motres tuaj Zanfiza.Sa e vertete eshte kjo? (nga Visi)
29-Tung
Visi.Paj,le te thone bre :))) Jo i nderuar,njeriu promovohet
vet,publiku te pranon apo nuk te pranon.Edhe po te hesht tere bota kur
njerezit nuk duan ta degjojne dike,hmm...nuk e degjojne :)Une jam me
fat qe kam moter qe ka suksese te lakmueshme muzikore,perkunder faktit
qe popullariteti im gjithmone ia ka rrezikuar karrieren.Por,vet e deshi
:))) Uh, te tregoj dicka!"Eshte thene" qe Zanfina pas klipit "Nga 1 tek
10" hesht per te lene qe te promovohet Adelina,motra e saj hahaha.Pak
shaka,pa keqkuptime,mua me kenaqin keto thashetheme.
30-Perse Adelina i ka nderprere studimet ne Tetove qe i ka filluar ara disa viteve? (nga Kumanorja)
30-Tung
Kumnanorja.Eshte hera e pare ne jete qe po degjoj qe une kam filluar
studime ne Tetove!Jo,asnjehere nuk jam rexhistruar ne Universitetin e
Tetoves,edhepse me duket ide e mire :)
31-Desha te pyes sesi i perballon gjithe keto thashetheme qe thone njerezia dhe gazetat? (nga Albina)
31-Pershendetje
Albina.Edhe pse ndodh qe ne moment te emocionohem kur ngacmojne me te
dashurit e mi,Une falenderoj ata qe ma kushtojne kohen duke folur dhe
menduar per mua.Me lajkaton kur behem preokupim i dikuj.Gazetat bejne
punen e vet,une e shoh si marketing pa para.Per mua eshte e rendesishme
te me njohin ata qe i dua.Jeta eshte shume e shkurter qe ta shpenzoj ne
gjera te vogla.Dhe cdo e keqe e ka te miren e vet. Te falenderoj shume
Albina
32-Adelina pse nuk e permend asnjehere babain tend? (Nga E bukura e dheut)
32-Tung
e bukura e dheut.Nga te erdhi kjo ide qe une nuk permendi babin tim?Ku
e di qe kam baba nese une nuk e kam permendur? Ne cdo pyetje lidhur me
babin tim jam pergjigjur,shiko,shiko edhe ty te pergjigjem :))KUSH,KUSH
KUSH GENJEU FANSEN TIMEE!?:D Te pershendes me kengen "E kush t'ka rrejt
ooooo e kush t'ka mashtrue":) Mos me keqkupto,dua te bej shaka pak me
keto gjera,se paku ju te qeshni.
33-Qfar
mendon Adelina, a i frigohet konkurences duke pas parasysh faktin qe
Adelina qe nje kohe te gjate ka pauzuar, e ne skenen tone ka shume
kengetare qe jane bere te adhuruar nga publiku … (nga Rreja)
33-Pershendetje
Rreja.Kengetaret e mire me japin motiv te jem pjese e tyre dhe ata te
jene pjese e suksesit tim.Ekziston vetem nje kengetare te cilen e
konsderoj konkurrence.Ajo me ben probleme,ajo kerkon shume nga une,ajo
ben cka te don,ajo kendon kur ja do emra,pauzon kur ia do qejfi,e
vetmja.Eshte Adelina Ismaili te cilen gjithmone duhet ta sfidoj.Dhe te
keshilloj nese me lejon...Kurr mos iu frigo konkurrences,garoje
veten,do te kesh suksese me kenget ;) Nen diell ka vend per te
gjithe.Te falenderoj per pyetjen,shpresoj te ngelesh e kenaqur me
pergjigjen.
34-Adelina a do kishe shku ne “Big Brother”? (nga Goni)
34-Tung
Goni,falenderime per pyetjen.Te them te verteten,asnjehere nuk do te
kisha shkuar ne "Big Brother".Me duket qe do te isha sikur nen
mikroskop dhe do te rrezikohej jeta ime private te cilen e ruaj
shuuuuuume me xhelozi :) Edhe pse,kur kam mundesine e shikoj si program.
35-Nese
do te kishit mundesi te ktheni kohen mbrapa a do ta jetonit jeten
private si gjithe njerezit e thjeshte apo do te vazhdonit me FAMe si
VIP ? (nga Adhuruesi i Adelines)
35-Pershenetjet
adhuruesit tim.Po te mund ta ktheja kohen prapa,prap do te leja fatin
tim ne doren e Zotit dhe do te ndiqja udhet qe me ka caktuar Zoti.Por
nje gje mund ta the:Une kendoj dhe jam VIP vetem kur dua une.Ne
momentin qe ne mua lind deshira ti kthehem jetes se rendomte,askush nuk
mund te me privoje te bej te kunderten,sepse se pari jam njeri.Pastaj
kengetare,VIP,Miss,aktore,etj.Pra,lumturia ime eshte qe arrij dhe di
cka dua ne momente te caktuara jetesore.
36-A
eshte e vertet Adelina se keni pas nje zenke me Alexandrin ne Shkup,
pershkak se nuk keni qen te kenaqur me punen qe ai ka bere ne
videoklipin tuaj “Dy motra nje fraer”? (nga Kumanorja)
36-Pershendetje.Oh
moj kumanovare,si e more vesh? :)Hahahaha,e lezeqme kjo. Eshte e
vertete qe gjate realizimit te klipit "Dy motra nje frajer" kisha disa
zenka me Alexandrin dhe ekipin ne pergjithesi,por ato jane normale ne
punen ekipore.Ndoshta une jam kokeforte dhe dua qe klipi im te behet si
dua une,ndoshta qendron fakti qe mua nuk me imponon aspak nese dikush
flet gjuhe sllave kur punoj,ndoshta zenkat per nje pune te suksesshme
mes bashkepunetoreve jane normale per nje shqiptare kokeforte, per te
arritur nje pune.Nuk lejoj kompromis me kualitetin.Nuk ishte asgje
tragjike :)))
37-Cila eshte fshehtesia e bukurise tende, sepse qdo dite e me e bukur dukesh ! (nga Xhuli)
37-Perqafime
Xhuli.Nuk ka fshehtesi,sot cdo vajze e rendomte ka mundesine te duket e
bukur nga larg.por nje gje ta them sigurt,ne momentin qe je e kenaqur
me veten,do te transmetosh pozitivitet shpirteror.Dhe ky pozitivitet
gjithmone reflekton edhe ne bukurine fizike.Kenaqu me ate qe ke.Te
falenderoj shume per komplimetet,je shume e mire.
38-Adelina, a mund te presim ndonje kenge kushtuar Presidentit histrorik te Kosoves, Dr.Ibrahim Rugova? (nga Orhan Gashi)
38-Nderimet
e mia Orhan.Nuk mund te flas se kujt do ti kendoj ne te ardhmen,sepse
nuk mund te perbetohem qe do te jemi gjalle deri neser.Te shkruaj me
sinqeritet,pa diplomaci kengetaresh.Mund vetem te tregoj kujt i kam
kenduar dhe kend e kam nderuar ne te kaluaren e cila dikton te ardhmen.
39-Cka
po mendoni ju, a do te kishit patur gjithe kete fame edhe gjithe kete
sukses po qe se s’kish qene aq shume kembengulse nena e juaj per gjithe
kete karriere? (Pa emer)
39-Tung Pa Emer.Shumehere ne
prononcimet e mia publike e kam thene qe vertet nuk do te isha kjo qe
jam sikur te mos ishte nena ime.Kam fatin qe ajo eshte shume
punetore,te mos them "workaholic" hihihi sepse une gjithmone kam qene
ngapak pertace,e doja muziken me shume vetem per vete.Ajo me ben te
ndjehem e ndergjegjshme per publikun.Merita te veqanta per suksesin
tone bart nena ime sepse suksesi im eshte edhe i saj.Madje ajo eshte e
para qe futi ne trend nenat menaxhere ne show-biznesin kosovar hahaha.
Perputhemi mjaft mire ne pune,sepse une fiksohem pas artistikes,ajo ben
punet teknike,dhe rezultati eshte...edhe nje kengetare e suksseshme ne
familjen tone :) Pak shaka,vertet Monen e kam perkrahje edhe kur gaboj
ngapak ;)
40-Po
luhen fjalet qe sivjet ne “Kengen Magjike” do jesh mysafire speciale
per te promovuar nje kenge nga albumi me i ri. Eshte e vertete? (nga
Bleri)
40-Pershendetje Bleri.Huh...me bere te mendoj me
kete pyetje.Une nuk kam asnje informacion qe mund te jap lidhur me
kete,por besoj qe zoti Gjebrea do te mund te pergjigjej me
saktesisht.Mendoj qe kjo eshte thashetheme e radhes,por nese di dicka
me shume se une,te lutem me trego :
41-E
dime se Adelina Ismajli e ka qef Leonora Polosken te cilen e ka than me
nje interviste me par. Po tash cila eshte kengetarja apo kengetari me i
preferuar i Adelines? (nga Sebek)
41-Pershendetje
Sebek.Vertet e pelqej Polosken,njihemi kur ishim fare te reja.Ka nje
vokal mrekulli,por edhe eshte nje bukuroshe.Une kam shume kengetare te
preferuar te clet sikur te nis ti shkruaj,do mbetem deri ne mengjes :)
Por veqoj si artiste dhe femer qe me ben krenare qe jam shqiptare
Nexhmije Pagarushen. Ne zemren time ajo si artiste nuk ka konkurence. Pergatitur nga Elbino Monday, 26 May 2008
Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1 |
|
|