Gazeta Panorana:
Vesa Luma tradhton bashkëpunëtorët
Klipi më i fundit i Vesa Lumës “Ti po don” është bërë mollë sherri mes
këngëtares dhe disa bashkëpunëtorëve të saj me të cilët ajo kishte
lidhur kontratë për lançimin e klipit në faqen e videove youtube. Ndërsa
Vesa ishte pjesmarrëse në “Dancing”, Besforti i cili jeton në
Gjermani, i kishte bërë një reklamë të paparë këngëtares duke nxjerrë
dhe publikuar të gjitha puntatat e këngëtares nga ky event në një
kualitet të lartë gjë që nuk ishte për konkurentët tjerë. Vesa para se
të hynte në “Dancing”, kishte nënshkruar një kontratë me Besfortin duke i
dhënë atij autorizimin për publikimin e të gjitha videove të saja në
performanca të ndryshme. Por si duket gjërat nuk kanë ecur ashtu siç
duhet dhe klipi i fundit të cilin Besforti e kishte publikuar në faqen e
tij, i ishte fshirë nga një tjetër kompani me justifikimin se kishin
nënshkruar kontratë me Vesa Lumën për mbrojtjen e videove të saja. Ja
çfarë shkruan në faqen e tij zyrtare, Besforti: “Vesa Luma, nga 15 janar
2011 kishte firmosur kontratë katër vjeçare me produksionin më të
njohur shqiptar në internet “Besfort Video M1″, për t’i promovuar
videoklipet e saj në youtube. Para disa ditëve Vesa Luma, me tradhëti ka
bërë edhe një kontratë tjetër të njëjtë me një kompani tjetër.
Provat
janë: Komunikimi me Vesa Lumën përmes facebook dhe sms si dhe kontrata e
firmosur për “Besfort Video M1”, e Vesa Lumës që i kemi postuar të
gjitha në faqe si dhe komunikimi me avokatin Arben Hoxha përmes sms dhe
skypes. Këto biseda po i publikoj për hirë të realitetit dhe pa çensurë!
Qëllimin pse e ka bërë një tradhëti të tillë Vesa, është se ka shitur
fytyrën e saj për pak lekë, duke e tradhëtuar produksionin i cili ka
qenë promotori i saj kryesor në internet, dhe falë M1-shit kemi pasur
rastin që t’i përcjellim të gjitha videot e Vesa Lumës nga karriera e
saj, si dhe te gjitha video materialet nga “Dancing!”, – thuhet më tej
në shkrimin e vendosur dhe të sqaruar në faqen e Besfort Hasanaj. Aty
gjithashtu janë publikuar edhe shkëmbimet e sms-ve mes këngëtares dhe
Besfortit si dhe biseda të cilën e ka realizuar Besforti me avokatin
Arben Hoxha. Se si do të rrjedhi më tej kjo ngjarje nuk dihet, por
Besforti ishte kërcënuar që për shkak të mospërmbajtjes së kontratës së
nënshkruar nga vetë dora e këngëtares, do të merren dhe hapa të
mëtejshëm për shkak se kompania tjetër me të cilën Vesa kishte
nënshkruar kontratë ia ka larguar klipin Besfortit nga akonti i tij.
Burimi: http://www.panorama.com.al/panorama-plus/vesa-luma-tradhton-bashkepunetoret
(PANORAMA PLUS)
UPDATE:
Artikulli i botuar sot ne Panorama esht terhiqur nfga Online per shkak se revistes ju ka kercenue Vesa Luma dhe greku ! Paramendoni nje reviste prestigjoze te gjunjezohet para nje kercenuesi i cili i frigeson me nje shkrim kinse do i padis sipas ligjeve Gjermane !
Oj Shqiperi e mjera Shqiperi .....
Ja si ka qen artikulli sot Online ne faqen e Panorames e cila per fat gjendet neper Kioskat e shitjes !
Read more »