Fjalë të urta Popullore (mbi 1000)
Mëso sa
je i ri, se kur plakesh s'ke dobi.
Në u
bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj.
Njeriu
vlen sa di, e din sa mban mend.
Noti
mësohet në det, jo në stere.
Nuk
dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë.
Prindi
të rrit, shkolla të ndrit.
Pyet
njëqind vetë, se kurrë nuk humbet.
Sa do të rrojmë do të dëgjojmë.
S'ka
skaje dituria e urtia e njeriut.
Shit
kalin e mëso djalin.
Breshka ferrën do.
Burrin e prishin huqet.
Druri i thatë nuk drejtohet.
Druri ndreqet mbë të njomë.
Ara ime
varri im
Ardhin
galat dhe prishën folenë e bilbilit
A don, e s'din, a din e s'don.
Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në
hall.
Arin ku
e njohin, atje e çmojnë.
Ay që
s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer.
Çdo
mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim.
Ç'i do
qeni opingat.
Ç'ke në
xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot.
Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.
Dhelpra plakë i di shtigjet.
E di
qeni ku fle lepuri.
Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.
Guri i gdhendur hyn kudo.
Harabeli plak nuk rrehet me bukë.
Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.
I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit.
I pësuari, i mësuari.
Kënga dhe përralla s'kanë zot.
Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju.
Kush më shumë di, më shumë do të dijë.
Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë
sheqeri.
Libri
ashtë arma e të mençurit.
Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë.
Edhe
shakaja ka kohën dhe vendin e vet.
E kam
djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan.
E para -
bar, e dyta qejf, e treta helm.
E para
gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm.
Fshat e
zanat, derë e tabiat.
Gotën e
parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë.
Huqi
vdes shtatë ditë pas shpirtit.
Kali
plak nuk mëson revan të ri.
Katundi digjet, zakoni s`prishet.
Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë.
Ku di
derri, ç`është nderi.
Ku janë dy i treti është i tepërt.
Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar.
Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon.
Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj.
Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët
bardhaku.
Rakia marton edhe dhespotin.
Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen
e ta kthen prapë, kurse
allahu ta merr e s`ta jep më.
Rakia s`din ç`ka është kadia.
Rakia
nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja.
Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh
vetë".
Ruaje fjalën kur t'i vijë radha.
Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha.
Sa të presin, më mirë priti.
Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia.
Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi.
Zakoni i ka rrënjët e thella.
Vajza ashtë gardh i shkulë.
Vajza e
kthyer si qerrja e thyer.
Vajza
për botë, e djali për shtëpi.
Xheneti
i gruas është nën këmbë të burrit.
Kunata,
si nata, kunetërit si lugetërit.
Kur
bëhet gruaja e mençme, plaket burri.
Kur
fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre.
Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve.
Kur rriten fëmija, prishet shtëpija.
Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe
qeni kur të sheh, ulet
në bisht e të leh.
Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar.
Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka
nxjerrë kaq thellë.
Kalit që
djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë.
Kur
s'punon fati, kot përpiqet drapni.
Ajo që
s'arrihet, duket ma e ambël.
Bukuria
asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron.
Bukuria
e njeriut është sjellja në shoqëri.
Bukuria të habit, bukuria të korit.
Bukuria
e gruas duket në mëngjes.
Bukuria
pa dituri, dru e thatë pa stoli.
Duaje
bukurinë, po mos e zbukuro kot.
Dheu i
zi bën bukën e bardhë.
Gruaja e
bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
Gjanë e
mirë e duan gjithkush.
Ku din
qeni t'u marrë erë luleve.
Syri
zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën.
Ç'ja ban botës, ia ban kokës.
Çfarë mbillet, korret.
Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali.
Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash.
Kush
mbjell erë, korr stuhi.
Kush
përtyp piper, nuk pështyn sheqer.
Një farë që mbillet, do të mbijë.
Pushka e
çon gjakun te shpia.
I
ngopuri nuk beson të urtin.
I
varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri.
I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha.
I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë.
I vogli shërbëtor i të madhit.
Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk.
Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia.
Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja.
Ban mirë
e harro, ban lig e kujto.
Bëj nder
e gjej qeder.
Edhe
ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.
Edhe
kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket.
E keqja
nuk harrohet, e mira po.
E mira
dhe e keqja nuk kanë fund.
E mira
nuk ka tavan, e liga s'ka taban.
Ha
njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën
kiametin.
I ligu
kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë.
I ligu të puth e të kafshon.
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell.
I mirë
sa më s'ka, kur fle nuk ha.
Jo i
mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë.
Kur pi ujë, kujto burimin.
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder.
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në
sy.
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje.
Pyka e
vet e shkyn lisin.
Pyll pa
derra s'ka. ELBASAN
Qen i
bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është …
Qeni kur
kërkon të hajë të zonë, vritet.
Qepa,
qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen.
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë.
Rrit këlyshët të të hanë kokën.
Rrufeja
nuk bie në hale.
Sëpatës
bish mos iu ban.
Ska din
zemra, atje shkon mendja.
Të mirën
në e hedh prapa, e gjen përpara.
Ai që e
ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër.
Ai që e
ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën.
Bëni
si them unë, e mos bëni si bëj unë.
Bie
molla që ka krimbin.
Buçja po
nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa.
Çika pa
nder, si lulja pa erë.
E drejta
pa forcë, s'të pi ujë.
E zuri
krimbi peshkun, nuk e zuri grepi.
Fajat janë që pjellin ligjin.
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri.
Fajin e
ka gomari, nuk e ka samari.
Fjala e
drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.
Gabimi
falet njëherë, e jo përherë.
Gjithkush
ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët.
Hatëri
të lë pa brekë.
Hesapi i
qëruar, të nxjerr të nderuar.
Ka të
mençur për të marrë.
Koka e
falur s'pritet.
Kur
falet e liga, dënohet e mira.
Kur ke
të drejtë, lëviz dhe malet.
Kur
qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime.
Kur të
gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?
Kusari
para se të vjedh, bën hazër vendin.
Kush ha bukë, bën thërrime.
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit.
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin.
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin.
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët.
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.
Nderi
vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën.
Në të
humbi unaza, gishti ta ka fajin.
Ngarkoje
tjetrin aq sa mban.
Nuk
është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë.
S'hahet në vend të djathit.
S'hahen
bashkë turp e bukë.
Zoti
vonon, po nuk harron.
Vritet
faji e jo njeriu.
Ariu s'i
arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura".
Atij i
thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma".
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon.
Ç'bluan mendja, zbulon pija.
Ç'ka barku, nxjerr bardhaku.
Difton fëmija, ç'ka shtëpia.
Dinaku hyn në pus e del pa lagur.
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë.
Atdheu e
nana nuk harrohen
Atdheu
mbi të gjitha
Ay që lë
arën e vet, nget arën e huaj
Balta më
e ëmbël se mjalta
Bijë
vendi pikë argjendi Puna; Qëndrimi; Vlera
Ai që priton sot, pendohet mot.
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.
Burri në shtëpi, si dreqi në xhami.
Çelësi që punon, nuk ndryshket.
Dembeli është nëna e të gjithë veseve.
Dera e përtimit, caku i mjerimit.
Dita pa punë nata pa gjumë.
Dora me baltë buka me mjaltë.
Dora e
larë, zorrë e tharë.
Edhe
ujët po të rrijë në një vend qelbet.
Gruaja
që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën.
Gjykon
puna, s'gjykon guna.
Hekuri
sa punohet, aq zbukurohet.
I mjeri
ai që s'mendn për pleqëri.
Kau që
nuk vete në arë e pret sëpata.
Kazma në
dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua.
Kush ka
turp, vdes për bukë.
Kush mori udhë, dhe do të lodhet.
Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet.
Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë.
Malet
tunden, po nuk bien.
Me fal gjakun është burrni.
Mos kij turp nga kush s'ka turp.
Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.
Mushka
do dru, e demi kular.
Mos u
fshi si miu prapa poçes.
Në
kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri.
Njeriut
iu bëj njeri, qenit bëniu qen.
Po
kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë.
Po nuk
qau fëmija, nuk i jep nëna sisë.
Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe
gurë.
Po nuk u
turbullua, nuk kthjellohet.
Kënga
për darkë, brenga për drekë.
Ku ka
bletë, ka dhe mjaltë.
Ku ka
zemër ka dhe krahë.
Kullote
dhinë të të mbushë kusinë.
Kur s'ke
mbjellë, s'ke çfarë korr.
Kur s'ke
punë luaj derën.
Kush
fërkon pulën, ha edhe vezën.
Kush fle
ngorhtë ka edhe ftohtë.
Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët.
Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja.
Kush përton vdes urije.
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.
Kush s'punon, dheut i rëndon.
Kush zë brumë do të gatuajë.
Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të
gjej".
Mbill me një dorë, korr me të dyja.
Me
lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi.
Mirë se
të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak?
Po pate me hangër rri sa të duash.
Mos rri si nusja në dasëm.
Moti ndihmon atëqë punon.
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë.
Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të
voglën.
Një ujë që nuk ecën s'pihet.
Paraja nuk i zgjedh njerëzit.
Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u
anko nga të kërciturit e zorrëve nesër.
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes.
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.
Qan ara se nuk i vjen fara.
Ruaj dhinë të pish qumështin.
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari.
S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata.
S'gjuhet me zagar lidhur.
Nuk zihet pleshti me dorashka.
Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja.
Trupi shëndoshet me të punuar,
mendja ndërtohet me të mësuar.
Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta.
Vure vezën
more pulën.
Bukë e hi në
shtëpi
Çdo hi në
vatrën e tij
Çdo vlerë
t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt
Çdo zog kërkon folenë e tij
Dardha bie nën dardhë
Derë e botës s'është strehë e kokës
Duaje atdhenë si shqipja folenë
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri
Qeni leh tek
stani i tij
Fjala në
vend të huej, bahet gur
Guri i rëndë
në vend të vet
Gjeli në pleh
të tij këndon më mirë
Gjeli mbret
mbi pleh të vet
Gjuha dhe
njerëzit janë tapia e vendtit
Gjuha
bashkon kombin
Gjuha ruhet
atje ku shkruhet
I ikuri dhe
i vdekuri s'kanë hatër
Kur të jesh
në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj
Kush ka
vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le
Mace e botës
vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret
Mbrohe
atdhenë si shqiponja folenë
Një nënë nuk
na ka bërë, po një vend kemi të tërë
Nji zogu që
i prishet foleja hidhet degë më degë
O shtëpi, o
bukë e hi, nuk gjendet varri si ti
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut
Besë e shqiptarit si purteka e arit
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë
pushkë
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e
than, i bie shiu dhe nuk e lan
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë
kërrusur kurrë
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë
shpirtmëdhenj
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë
Shqiptari për mik asht tret e asht fik
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri
Shqiptarit e
ne nga varri me i shku, me e pasë frikë
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh
Shqiptari
s'e han trupin me bukë
Toskë e
gegë, pemë nga një degë
Kush rren
shtetin, rren vetin
Ai që
ndërton me djersë, mbron me gjak
Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë
As veshi të
mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb
Bilbili te
kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi
Breshka po
ferrën don
Buka e botës
s'të ngop
Buka e botës, laku i kokës
Burri nuk
shtrihet as për së vdekmi
Çdo mal e din barrën e vet
Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij
Çdo shpresë fluturon me krahët e saj
Ç'hall ke, vështroje
Dasëm pa
mish nuk ka
Dasma do
mish, lufta do gjak.
Dele e butë në qafë të ujkut
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja
E di gjalmi ç'ka torba
E di vetë gomari ku i vret samari
Gunë e huaj s'të mban ngrohtë
Gjithkush
teshat i lan në shtëpinë e vet
Hallet e mia i di trari im
Hall me qè e
hall me buaj, po më keq me qè të huaj
I zoti ia
sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të
kalit.
Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.
Kafshata e huaj të mbet në fyt.
Këmba e di se ku e vret këpuca.
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as
katërdhetë e tetë të huejt.
Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova
vet, u maha dhe u ringjalla
Kur s'ka trimni, s'ka liri.
Kush mba
vesh botën, prish kokën.
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës
Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi.
Kush unj qafën i bie zverkut.
Ku të ha, kruaje.
Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
Liria fitohet e nuk dhurohet.
Liria
fitohet vetëm me gjak.
Liria i ka
rrënjët në gjak.
Liria nuk
blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë.
Lira vjen
kur s'i duhesh vdekjes.
Më mirë një
ditë në liri, se njëqind vjet në robni.
Më mirë i
lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.
Më mirë nën hijes
ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë.
Më mirë një
ditë gjel, sesa tre ditë pulë.
Më mirë
Sokol një herë, se sorrë gjithherë.
Mashë e tjetrit mos u bëj.
Me dorën e tjetrit, mos vrafsh
as gjarprin.
Me duart e
mija rrafa kokën time.
Më e urtë se
delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas.
Më mirë
gomar, po tëndin, se kalë, po të botës.
Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi
dhè i gjynjëzuar.
Më mirë të
vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.
Më mirë të
vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë
Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi.
Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të
jesh vetë.
Mish të
ngordhur edhe egërsira nuk ha.
Mjer ay që
pret nga tjetri!
Mjer puna ime, qe se bani dora ime.
Mos shko maz pas pele.
Mos shko pas qerres së tjetrit.
Mos u ban mjaltë, se të han mizat.
Nën hije as bari nuk ngren krye.
Nuk rron peshku pa ujë.
Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin.
Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë.
Për çdo punë, puth dorën tënde.
Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri.
Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.
Qafa e unjur, koka e prerë.
Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.
Rrushi varet në degët e vet.
S'bëhet dasma pa thyer kupa.
Gjithsecili në punën e tij është zot.
S'mbahet
shpirti me falimnders.
Syri i të
zotit plehron arën.
Shqiponja
nuk gjuan miza.
Trimëria dhe
liria janë si nanë e bijë.
Ari në zjarr
provohet, miku në rrezik kuptohet.
Armiku
s'pritet me fjalë, por me plumb.
Armiku më i
rrezikshëm është, ai që harrohet.
As buka nuk
haet vetëm.
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti.
Kur merr
dërrasa të plasur, çahet e tëra.
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
Lulja e këputur nuk lëshon më.
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
Mendja me
mendjen, pjellin mëndje.
Me një ka
nuk bëhen pendë.
Me nji tra
nuk mban shtëpia.
Mëson nga
armiku më shumë se nga miku.
Miku i mirë
të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
Miku është
mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
Miku
harrohet po të largohet.
Miku i
mirë vjen nga porta.
Nuk bëhet
stani me dhi të egra.
Njeriu ka
nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
Njeriu pa
shokë, si muri pa tokë.
Miku i mikut tim, është edhe miku im.
Një krah s'mban kala.
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
Për një
shamatë, lypen dy veta.
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. 4
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
S'bëhet lëmi
me një kalli.
S'bëhet
stani me lepura.
S'mblidhen
lepujt në vath.
S'mbushet
thesi me një kokërr.
Syri është
më i mprehtë se kordha.
Shejtani kur
nuk ka punë rreh të birin.
Shokë bashkë,
e bukë veç.
Trimi i mirë
me shokë shumë.
Shoku sa
duhet, aq qortohet.
Shtëpinë e
mbajnë të gjitha shtyllat.
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.
Uji fle, hasmi s'fle.
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
As nuk kam, as më mbarohen.
Bjer, o zot,
mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.
Bota të jep
aq sa t'i kesh dhënë asaj.
Bukë e kripë e zemër.
Çilet dera, rritet ndera.
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
Fshati digjet, kurva krihet.
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara.
I mirë për
shokë, e i lig për vete.
Bukën tënde
ha, hall të botës qa.
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.
I fundit ja do
qaj, ja do qeshë.
I qan hallin
kalorësit.
I zoti i
shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.
Jo gjithmonë
"mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".
Kafeja është
e zezë, po të zbardh faqen.
Nga fryn era
kthen gëzofin.
Kam qeshur
të tjerë, më mbiu në derë.
Keq më vjen,
po dëm s'më bëhet.
Ku s'të
thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.
Këpucari i
ka këpucët e grisura.
Kërkon të
zërë gjarpërin me dorë të botës.
Kopraci s'të
jep të zezën e ullirit.
Ku bien
daullet të çojnë këmbët vetë.
Ku rënça mos
u vrafsha.
Kur të kem
me thasë, të të jap një trastë.
Kur të vjen
nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha
përsheshë.
Le gomari që
na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.
Lype se s'ta
jep, merre se nuk thotë gjë.
Mali me mal
s'piqen, po njeriu do piqet.
Me çfarë
syri do më shofësh, me atë do të shof.
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.
Miku i
thirrur, duhet përcjellun.
Miku nuk
vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.
Mikut i
lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.
Mirmëngjes, me
interes. 466. Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.
Mos e lëndo
ku i dhemb.
Në daltë
djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.
Në shtëpinë
e të varurit, nuk zihet litari me gojë.
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.
Pula bëri
venë, gjelit i dhemb barku.
Pushka e
trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.
Qenit hidhi
një kockë, të pushojë.
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
Sevapi as
shitet, as blihet.
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.
Ta shef
bojën, sa ta ka nevojën.
Trimi nderon
trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
Unë ha
kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.
Ustaj nuk ka
shtëpi.
Ajo që ke
frikë të gjen.
Ai që s'ka
gojë, vdes pa ardh dita.
Ai që
s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.
Atë që
pështyn, mos e lëpij.
Atë që të
qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.
Ay që hyn në
lumë edhe do laget.
Burri flet
përpara syve e jo pas shpine.
Burri një
herë ka lerë, nji herë do të vdesë.
Burri o të
fal, o të var.
Burri
s'matet me pëllëmbë po me zemër.
Burri o të
mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.
Çakallit lëshoi
ujkun.
Çkul
dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij.
Dajaku ka dalë nga xheneti.
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.
Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë.
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
Dhelprës me
dhelpëri, ujkut me trimëri.
E nxehta del
me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.
Frika nuk e len lepurin me u majtë.
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
Fusha bën baltë, mali bën furtunë.
Gozhda nxjerr goxhdën.
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
Guri i rrumbullkët nuk zë vend.
Gjalpin e ruan kripa.
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.
Ku do të dijë hëna se lehin qentë.
Ku ngul hunë
var hejbet.
Ku rafsha
mos u vrafsha.
Kur i morën
armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i
Lekës".
Kur ke zemër ke edhe krahë.
Kur ngordh
gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.
Kush kërkon
gjen.
Kush është
trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.
Kush ka
dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga
vendi.
Pushka don
pushkën.
Pyet detin sa lumenj derdhen në të.
Qeni i
pangopur të ha.
Qeni i
tërbum do vra, se tërbon dynjanë.
Rrallë
vritet burri që ka shumë armiq.
Si mjer
peshkatari që ka frikë nga lumi.
S'ka qeder
shqiponja, nga mushkonjat.
Shqerra që
s'thërret mëmën humbet.
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.
Trimi e ka me vete fatin.
Trimin vraje, po mos e shaj.
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.
Zjarrit po
nuk i fryve, nuk ndizet.
Amanetin e mban toka.
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.
Besa asht ma e fortë se vdekja.
Besa e burrit, pesha e gurit.
Burri i mirë
flet një herë.
Burri lidhet
për gjuhe, kali për kapistre.
Detit i ka
hije vala, burrit i ka hije fjala.
Deti njihet
në valë, burri njihet në fjalë.
Ku është besa
aty është dhe shpresa.
Mos ki frikë
nga hasmi, po nga miku i rremë.
Nga del
fjala del dhe shpirti.
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz.
Dita e mirë, që menatë njihet.
Dita me
diell duket që në mëngjes.
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e
piu.
Duhet ndarë kashta nga kokrrat.
Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
E treta e vërteta.
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën.
Foli derës të dëgjojë dritarja.
Foli plakës të dëgjojë nusja.
Fshati që
duket s'do kallauz.
Gënjeshtra
është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.
Gënjeshtra
nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.
Gjarpëri
ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
Gjuha e ka rrënjën në zemër.
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe
gëzimin.
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
Malli i
prishur nuk shitet pa gënjyer.
Me pasë
bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
Më mirë me
të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.
Mos e ban
penin tra.
Me sa ka
peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.
Nuk do as mend
as kalem, shif e shkruaj.
Nuk i
gjenden gjarpërit këmbët.
Nuk luan
ferra kot. 581. Nuk mbulohet dielli me shoshë.
Nuk qaj se
s'dua burrën, po bëj zakonë.
Po të lavi,
të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.
Qeni tund
bishtin për të mbajtur miqësinë.
Rena a nana
e tana të këqijave.
S'dalin
dyzet ujqër nga një drizë.
S'i bën
mjekra priftërinjtë.
Siç na dinë,
qofshim, siç jemi, mos qofshim.
S'mbushet
thesi me gënjeshtra.
Shakaja
është gjysma e të vërtetës.
Ti kemi sahanët pa kapakë.
Ustai, ustanë e njef
në zanat.
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
Barku i
gjerë, truri i ngushtë.
Budallai
shkon tek e ngasin.
Burimi i
mirë duket në thatësirë.
Ç'i do qeni
brekët.
Ç'ke moj
zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.
Çobani i
mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.
Deshi të vej
vetullat, nxorri sytë.
Deti ka ujë
boll, po me u pi s'pihet.
Edhe kau ka
gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.
E mirë edhe
fuqia, por ca më mirë urtija.
Hesapi nuk
bëhet pa hanxhinë.
Gjej vendin e bëj kuvendin.
Gjuha dredhon se mendja e mëson.
Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
Humbi
sëpatën, i rruat bishti.
Kali i mirë shton torbën e tij.
Kalit të mirë shtoi tagjinë.
Koha vjen për atë që di ta presë.
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.
Kur gabon i
mençuri çuditet budallai.
Lepuri në mal, kusia në zjarr.
Mate punën
jo me atë që mbjell, po me atë që korr.
Ma mirë të kesh mend se pare.
Mendja është në majë të gjuhës.
Mendja e lehtë rëndon të zonë.
Me një gur,
ti vrave dy zogj.
Më bli nji
kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
Mos bëj
petulla me ujë.
Mos e humb si Xhaferri simiten.
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.
Mos hidh të thatën mbi të njomë.
Mos prish
sixhaden të arnosh xhyben.
Mos shit qen
të blesh këlyshë.
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.
Mos u mbyt
me një pikë ujë.
Ndoqe fillin
gjete lëmshin.
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.
Nuk sheh syri po sheh mendja.
Nuk të ngroh zjarri i kashtës.
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë
përpjetë.
Peshku në det, kusija në zjarr.
Për gjithë vend
ka pleq me mend.
Po të mos
kishte budallenj, me kë do qeshnim.
Po pate dhen gjen edhe bari.
Prishja e shtëpisë vjen nga mend.
Kam inat po nuk kam takat.
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.
S'mbartet ujë me shportë.
Si është vendi bëhet kuvendi.
S'jepet një pelë për një thelë.
S'ka varfëri i mençuri.
Shtatin pyll e mendjen fyll.
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.
Të bënin
mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.
Thesi i
zbrazët s'qëndron në këmbë.
U habit pas
lëngut, harroi thelat.
Vajtëm për
lesh e dualëm të qethur.
Vetëm
budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.
Vëthët i
nxorra po vërët i kam.
Ai që lakmon
më shumë, është gjithmonë i varfër.
Ç'bëhet
rrallë, bëhet për mall.
As copën e madhe
mos e ha pa u menduar.
Ç'del nga
goja, hyn në vesh e del për hunde.
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.
Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.
Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.
Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.
Dhjetë herë mat, një herë pre.
Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.
Gazi i madh, kthehet në helm.
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.
Gjella me kripë e kripa me karar.
Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.
Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.
Ha të rrosh, jo rro të hash.
Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.
Kashata e madhe të ngec në fyt.
Këmba e madhe të shqyen këpucën.
Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.
Kur flet shkopi të vret.
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.
Kur s'di not
mos u fut në ujë.
Kush ha
shumë i del për hunde.
Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.
Lakmia,
lakfyt.
Lisi nuk
pritet me nji të rame.
Lulja e këputun nuk mbin ma.
Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot.
Mos dalë
goja para mendjes.
Mos i bjer
të mirës me shkelm.
Mos i hyr
valles, kur nuk di ta hedhësh.
Mos kërko
vezë të pjekura në hell.
Ngopet deti
me lumenj?
Nuk mba ujë
orizi.
Një fjalë që
e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.
Pi rakinë e jo mendjen.
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi
bëhen.
Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.
Qefi prish qefin.
Tamahu të shpie në gjynah.
Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.
Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta
përziejnë katundin.
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë
barinë prapa.
U mbush kupa
do të derdhet.
Unë i ha
kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.
Unë baj
barrën, ti djersin.
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë
mios xen.
Nata s'ka
shahit.
As para pushkës, as prapa mushkës.
Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.
Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
Bie një gurë e shkoqet një mur.
Buka që thyet s'ngjitet më.
Çdo gjë
forcohet, në themel.
Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.
Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet
të urtë e s'mund ta nxjerrin.
Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në
dimër.
Dita ka sy,
nata ka veshë.
Duhet me i
fry lugës para se me të djeg.
Dha pesë e
hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.
E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.
Edhe pas
luftës armët duhet me i mbajtë.
E ke zogun në dorë, mbaje.
Fusha ka sy, mali ka veshë.
Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i
kafshon dot se të dhembin.
I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.
I zoti duhet të ruajë arën e vet.
Jo si cjapi te kasapi.
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.
Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.
Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm.
Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.
Kujto qenë e bëj gati shkopin.
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
Kush vret nuk flet.
Me zjarrin
dhe ujin nuk bëhet shaka.
Mos luaj me
gurë po e pate shtëpinë me xhama.
Mos shkel në dërrasë të kalbur.
Mos shko si breshka te nallbani.
Mos shko si cjapi te kasapi.
Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.
Nata është
me barrë, s'dihet ç'pjell.
Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
Nji shkëndi ndez nji mal.
Për një dorë kashtë e
vret samari mushkën.
Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e
tërë.
Ruaju të të ruajë perëndia.
Ruhu nga thëngjilli
i mbuluar.
Së ligës
ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
S'lidhet
kali me pè.
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
Ujku
mjergull kërkon.
Zë goje qenin, bëj hazër shkopin.
Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje.
Ma i keqi vëlla të merr hakën.
Motra jemi, shoqe s'jemi.
Ndarja është më e mira e të ligave.
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit.
Gjumi natës
i randë i bën keq ditës.
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes.
Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke.
Nuk mbushet pusi
me pështyma.
As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.
Besove, bëre
mirë, s'besove, ca më mirë.
Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria.
Do të ruash
sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut.
Esapi i
shtëpisë nuk del në pazar.
E thëna dhe e bëra janë larg.
I marri
premton dhe budallai shpreson.
Kur qesh djalli e ka punën keq.
Mba murin
mos bie.
Me thënë e
me të bërë shkon në mes një lum i tërë.
Më gënjeve
një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall.
Mos u bëj
thes i çpuar.
Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për
të.
Ma kanë
sharë pelën se kanë sy ta blenë.
Në më rrefsh
së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti.
Kur të thonë
ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. 7
Mos i jep shkopin
harbutit, se të vret me shkopin tënd.
Nuk është ar
gjithë që ndrit.
Nuk i varen
ujkut mëlçitë në qafë.
Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë...
Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët.
Ai lidh macën për këmbë të magjes.
Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)
Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.
Ai që nuk do nënën, do njerkën.
Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
Ai që pyet, nuk humbet.
Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!
Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.
Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.
As pula kemi, as dhelpra na i ha.
Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia.
Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët,
shikon vetëm interesin e tij)
Atje ku ka, edhe derdhet.
Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.
Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.
Bark gunga, s'ja din bark petes.
Barku është i vellaji i detit.
Barku fire, s´kërcen mirë.
Behari nuk vjen me nje lule.
Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.
Beja ka rrufenë.
Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
Bëri te pjellë, e dështoi.
Bie një gur, e leviz nje mur.
Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.
Bjeri pragut te degjoje dera.
Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
Borxhi i vone e gezon te zone.
Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
Buka të ze syte.
Buke e hi ne shtepi.
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
Burre e grua si mish e thua.
Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri
i saj.
Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
Çdo pësim është dhe mësim.
Ç'e do mallin , e ç'e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
Çfarë bën i ati, e heq i biri.
Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
Çfare sjell nje ore, nuk e
sjell nje vit.
Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
Cjapi mish e dhia tave.
Çka mbjell korr. (populli)
Ç'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
Dardha bie nen dardhe. (populli)
Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
Dimri ha dhe kashten.
Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
Dita ka sy, nata ka veshe.
Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
Djali i pa nënë, si nata pa henë.
Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
Do dhe thele mbi bisht.
Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
Dora jote, mëma jote.
Dora që nuk kafshohet, puthet.
Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
Durimi është më e madhja trimëri.
Durimi ka dhe kufi.
Dy atllar në një mullar.
Dy duar për një kokë.
Dy here flitet ne mulli.
Dy mace, mundin një luan.
E bleva sa frengu pulen.
(kushtoi shume)
E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)
E dogji miza. (e goditi fjala)
E hidh mbas krahëve. (harroje)
E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
E kërkoi si breshka gozhdën.
E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
E zure gjarprin? Shtypi kokën.
Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)
Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.
Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
Është gacë e mbuluar.
Është këthyer dera nga përroi.
Është më afër dera se qilari.
Është me të dhënë, nuk është me të thënë.
Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh.
Është njeri që nuk le dy gurë bashkë.
Është njeri që nuk turbullon ujë.
Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)
Është si mesalla me dy faqe.
Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.
Ferra e nisi, ferra e grisi.
Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
Fjale e keqe, rrezon malin.
Fjale fjale niset davaja.
Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.
Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
Floke gjate mendje shkurter. (populli)
Folë pak, dëgjo shumë.
Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
Gabimet që harrohen, përsëriten.
Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin
Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.
Klloçka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
Kush punon, fiton.
Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
Lumi fle, armiku s'fle.
Malet tunden, por nuk bien.
Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të
kuptohet as për disa vjet.
Mendja e zbukuron njeriun.
Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.
Mendo dhjete here e fol nje here.
Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
Mos i shiko gunen, por shikoje punen.
Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Nje krimb thane nje lis.
Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
Njeriu plaket duke nxene.
Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.
Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lëshon.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
Pema më e ëmbël është ajo
që vjel me duart e tua.
Për çdo sy ka bukuri.
Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta
ka.
Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.
Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.
Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
Puna vjen me kembe te arta.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qente lehin, karvani shkon perpara.
Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.
S'tundet mali nga debora.
Syri është një dritare e shpirtit.
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor
i jetës është që ajo të hijohet.(Samuel Butler)
Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet
shumë rrallë.
Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
Trimeria matet me zemer, jo me trup.
Trimi i mire me shokë shumë.
Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
Xhelozia është krimbi i dashurisë.
Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
Hidhëroju
dikujtë aq sa ka dituri. Preshevë
Ajo që ke frikë të gjen. Elbasan
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. Elbasan
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. Kosovë
Atë që pështyn, mos e lëpij. Gjirokastër
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. Vlorë
Ai që hyn në lumë edhe do laget. Korçë
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. Elbasan
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. Kurvelesh
Burri o të fal, o të var. Gjirokastër
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. Skrapar
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. Shkodër
Çakallit lëshoi ujkun. Elbasan
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. Jug
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. Kurvelesh
Dajaku ka dalë nga xheneti. Kavajë
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. Devoll
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. Lushnjë
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. Lunxheri-Gjirokastër
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. Shqipëri e mesme
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. Elbasan
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. Jug
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe
vorri i Lekës". KOSOVË
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. Kolojnë
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. Dukagjin
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
Ara ime varri im. LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha. VLORE
Ai që lë arën e vet, nget arën e
huaj. KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
Bukë e hi në shtëpi. PERMET
Çdo hi në vatrën e tij. JUG
Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
Dardha bie nën dardhë. VLORË
Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
Gjuha bashkon kombin. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e
lan. VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të
vërtetën. GUCI
Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBËR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORË
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
Ustai, ustanë e njef në zanat.
GJIROKASTËR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
Ç'i do qeni brekët. KORÇË
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë. JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
Dhe durimi ka kufi. JUG
Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
I buti thyen të fortin. SHKODËR
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
Kush nuk e urdhëron dot vehten,
pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh.
PËRMET
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
Për pleshtin djeg jorganin. JUG
Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.
ELBASAN
As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
Avash Beg se ka hendek. BERAT
Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.
ELBASAN
Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
I gjen mushka drutë. JUG
I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet
fare. VLORË
Pyetën mushkën, cilin ka baba;
"kam dajo kalën" - tha. JUG
S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
S'tunden malet me përralla. JUG
Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
U hap dheu, doli një plesht. JUG
U mbars mali, polli një mi. JUG
Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
Bëj si të thotë më i madhi. JUG
Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
S'di gomari të haj tagji. PËRMET
Dami të bëhet mësim. DIBËR
Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
Atë që merr
me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën
kiametin. BERAT
I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
I ligu të puth e të kafshon. JUG
I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
Ska din zemra, atje shkon mendja.
SHKODËR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë?
KORÇË
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
Në të humbi unaza, gishti ta ka
fajin. KORÇË
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
S'hahet në vend të djathit. KORÇË
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORË
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET
Poemë për në Fund
Ishte herët në mëngjes, në ora pesë,
Kur vdekja trokiti mbi një derë.
Kush është? I përgjumuri bërtiti,
Më lerë të hy brenda, jam Azraili.
Papritmas njeriu filloi të dridhej,
Dhe si i marr në shtrat të përpëlitej.
Oj grua – bërtiti, mos flej!
Jetën të ma marrë mos e lër.
Ik o engjëll i vdekjes!- thirri me sa zë që pati
Më lerë rehat se ende nuk jam gati.
Familja nga unë është e varur,
E ti ke ardhur shpirtin për të ma marrur.
Përsëri meleku trokiti në derë,
O shok! Do ta marr shpirtin pa e ndjerë.
Se shpirtin tënd Allahu e kërkon.
I hutuar njeriu filloj të qajë,
O Engjëll, të lutem nga jeta mos më ndaj.
Do të jap ar, argjend, pasuri,
Vetëm mos më dërgo në varr të zi.
Më ler të hyj brenda, o shok! Meleku psherëtiu,
Hape derën dhe nga shtrati ngrihu.
Në qoftë se s'më lejon të hyj në këtë herë,
Do të depërtoj si xhin nëpër derë.
Njeriu i trishtuar revolverin e mori,
Dhe nga dera atë e drejtoi.
Do ta drejtoj revolverin nga koka yte,
Do të vras këtu brenda. Po nuk ike.
Tashmë Meleku ishte në dhomë,
O shok! Bëhu gati për vdekje! Duke thënë.
Melekët kurr nuk vdesin-sa budalla që je,
Ule posht revolverin, s'të duhet, kotë e ke.
Pse ke frikë! Më trego o njeri,
Të vdesësh si ka planifikuar Ai.
Eja pra te unë mos ia nis vajit,
Por qeshu dhe gëzohu që i kthehesh Allahut.
O Engjëll! Unë qaj dhe mërzitem,
Sepse nuk kisha kohë që Bismilah të them.
Prej mëngjesi deri n'mbrëmje, pasuri kam mbledhur,
Bile as për shëndetin nuk jam kujdesur.
Urdhërave të Allahut nuk u jam bindur,
E as pesë herë në ditë nuk jam falur.
Ramazani ka ardhur e ka shkuar,
E unë s'kam pasur kohë për t'u penduar.
Në Haxh asnjëher nuk kam shkuar,
Sepse më janë dhimbur të hollat për të paguar.
Ndonjëherë verë kam pirë ngapak,
Me gra të tjera kam ngrënë drekë e darkë.
O Melek! Unë të apeloj ty,
Ma kurse jetën për një vit a dy.
Urdhërat e Kur'anit do t'i zbatoj,
Prej kësaj dite Ramazanit do të filloj.
Me agjërim e haxh do të kompletohem,
Nga mendjemadhësia do të largohem.
Nuk do ta ha më kamatën,
Gjithë pasurin do ta jap në zeqat.
Verën dhe grat do t'i largoj,
Njëshmërin e Allahut do ta dëshmoj.
Ne Melekët urdhrat e Allahut i plotësojmë,
Kundër urdhërave të Tij nuk mund të veprojmë.
Vdekja është përcaktuar për çdonjërin,
Nënën, babain, bijën ose djalin.
Edhe ca kohë të ka mbetur për jetesë,
Gjithë çka ke punuar tash të vjen në kujtes.
Unë e kuptoj frikën tënde – meleku thotë,
Por, tash është shum vonë për lotë.
Jetove në këtë botë një shekull a më pak,
Për të varfrin e mjerë, s'u bëre merak.
Prindërit nuk i ke respektuar,
Lypësit e uritur i ke larguar.
Dy vajzat e tua në rrugë ttë degjenerimit shkojnë,
Në klube nate për kafshatën e gojës këndojnë.
Në vend që të bësh më shumë muslimanë,
I bëre fëmijët e tuaj jomuslimanë.
Muezinin injoroje kur këndonte ezan,
E as nuk e ke lexuar të shejtin Kur'an.
Duke thyer premtimet jetën e kaloje,
Shokët i futje në grindje dhe i përgojoje.
Prej pasurisë së grumbulluar shumë ke përfituar,
Ndërsa puntorët e mjerë i ke abuzuar.
Kohën e lirë e kaloje në bixhoze e kalërim,
Paratë i kishe të vetmin qëlllim.
Haje vitamina shumë e më shumë,
Çështja e të dobtëve s'të ka hyrë në punë.
Një pikë gjaku kurrë nuk ke dhuruar,
Që ka mundur një njeri me e shpëtuar.
O njeri, me shumë mëkate jetën e çove,
Vetëm për famë e pasuri u mundove.
Xhenneti për ty? Nuk mund të them,
Padyshim banor i Zjarrit ke me qenë.
Përe ty nuk ka kohë për t'u penduar,
Do ta marr shpirtin për të cilin jam dërguar.
Sidoqoftë, fundi është shumë i trishtuar,
Njeriu filloj të bërtasë si i hutuar.
Nga shtrati kërceu duke qarë e bërtitur,
Dhe papritmas u përplas poshtë i vdekur.
Merr mësim prej këtu o ti që lexon,
Asnjëher nuk e di kur jeta të mbaron.
Ndryshoje jetën duke u përmisuar,
Xhennetin e Tij për ta fituar.
Nëse kjo poezi ty të frymëzon,
Ndoshta edhe dikujt tjetër i ndihmon.
Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai
i cili ta zbukuron gabimin tënd për t'u bërë më i dashur
Read more »