Members

Remember Me

Search Results: 2010

Exkluzive: Shikoni fotot si kan Votue klanet e Familjes Koçi ne Kenga Magjike 2010 !

Published: Nov 22, 2010 by kosova Filed under: Festivalet Musik - VIP

Ja si manipulohet me votime nga Klani i Familjes Koçi

ne Kenga Magjike 2010 !

Ne Festivalin e sivjetshem muzikor "Kenga Magjike 2010" edhe pse Votimet ishin kinse "Transparente" per publik u pa qarte se aty dominonin "Klanet" familjare mbrenda estrades sipas shabllonit "Ti per mua e Une per Ty" si dhe interesat shoqerore (duke anashkalue kvalitetin) !

Sado qe ne shikim te pare dukeshin transparent votimet, ishte e kjarte se kishte shume votime qesharake e apsurde e sidomos kur ishte votimi tek Familjaret Koçi ! (motra Greta, motres Eni, dhe e kunderta, pastaj kusherini Anxhelo Koçi per motrat Koçi ... pastaj shoqet e Koçit prap motrave Koçi ....)

e me nje fjale ky Festivali i nates finale mund te quhet lirisht edhe

"Festivali i Kenges Familja Koçi 2010" !

Natyrisht edhe skandali qe ndodhi naten e gjysem-finales kur u eliminuan pa arsye te madhe Linda Halimi dhe Nora Istrefi e Big B (te cilat cilesoheshin si favorite sipas publikut), ishte nje skenar i familjes Koçi, te cilat jan  "betuar" se do i zhdukin kosovaret nga skena e Tiranes (ky lajm na vjen nga burimet tona ne Tirane te aferta me familjen Koçi !) ...

Sidoqofte ja argumentet e disa Votimeve permes "Screen Fotove" me fakte e te cilat nuk duan koment dhe analizoni ju vet !

Votimet e disa kengetareve me nga dy foto:

Foto 1) Votimet per vendin 1 deri 17 dhe Foto 2) Votat per vendin  I  II  dhe III  .... 


Read more »
Comments (5) »

Juliana Pasha e Luis Ejlli fitues të “Këngës magjike 2010”

Published: Nov 20, 2010 by kosova Filed under: Festivalet

Juliana Pasha e Luis Ejlli fitues të “Këngës magjike 2010”

Edicioni XI i të cilit ka nisur të enjten, ka përfunduar sot, ku fitues ka nxjerr, Juliana Pasha e Luis Ejlli, me këngën “Sa e shite zemrën”, Pirro Çakos i takoi vendi i dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Rozana Radit dhe Ramadan Krasniqit.

Në këtë festival morën pjesë 56 këngëtarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Pjesëmarrësit nga Kosova në “Kënga magjike 2010” ishin Teuta Kurti, Albi Xhepa, Argjentina Ramosaj, Besart Halimi, Gresa Behluli, Shota Baraliu dhe Vesa Luma.

Do thënë në fund se, e premtja mbrëma është dashur të ishte nata kur Linda Halimi, Nora Istrefi dhe reperi amerikan, që jeton në Kosovë, Big D, do të performonin këngën e tyre “All mine”, në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në natën e dytë të festivalit “Kënga magjike 2010”. Por treshja është përjashtuar nga festivali, edicioni XI i të cilit ka nisur të enjten. Vonesa 30-minutëshe në prova ka qenë arsyetimi që sipas tyre u ka dhënë drejtori i festivalit, Ardit Gjebrea për përjashtim nga gara.
(Kosova Info)

Kenga Fituese Video: Juliana Pasha e Luis Ejlli - “Sa e shite zemrën”



Vendi i dyte Pirro Cako Video:


Vendi i trete Rozana Radi e Dani Video:





Festivalin e sivjetshem muzikor Kenga magjike 2010 e ka fituar kenga Sa e shite zemren e interpretuar nga Juliana Pasha dhe Luzi Ejlli.

Vendin e dyte e ka fituar kengetari Pirro ako kurse ne vend te trete serish nje duet Rozana Radi dhe Ramadan Krasniqi.

Per Pirro akon ishte nje fitore e dyfishte pasi ai ishte dhe kompozitori i kenges fituese.

Si asnjehere tjeter me pare votimi i kengetareve per njeri-tjetrin u be publik i hapur dhe te gjithe mes tyre mesuan se sa vota kishte dhene gjithsecili.

Festivali u drejtua nga producenti i tij Ardit Gjebrea dhe tre vajza te huaja.

Dy netet pararendese te Kenges Magjike nuk ishin vetem nje gare kengesh e artistesh te muzikes shqiptare por edhe nje festival i denje e konkurrues me ato qe shohim ne te gjitha skenat nderkombetare.

Ne skene u ngjiten kengetare te afirmuar nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia. Ajo qe ra ne sy ishin performancat e tyre te kuruara ne detaje.

Elementet artistike si koreografia e kostumet ishin gjithashtu pjese te rendesishme te mozaikut perfekt te Kenges Magjike.
Nje zgjedhje e vecante ishte ajo e kengetares Eranda Libohova e cila interpretoi e veshur me nje kostum tradicional te zones se Zadrimes.

Mes finales se madhe nata e dyte e Kenges Magjike ka qene edhe me emocionuese si per publikun por edhe per vete artistet.
Pas perfundimit te nates se dyte kengetaret jane njohur me 10 finalistet.

Ndersa sonte ne finalen e madhe vete artistet shpallen votimet per kengen me te mire te ketij edicioni.

Tirane 21 Nentor 2010 NOA/ Rid Bulku


Read more »
Comments (0) »

Rezarta Shkurta ironizon në këngë Afrovit Gogen

Published: Oct 10, 2010 by kosova Filed under: Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta ironizon në këngë Afrovit Gogen

Dikur ishin mikesha të ngushta, ndërsa sot nuk flasin më me njëra-tjetrën. Fjala është për këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe modelen Afroviti Goge, të cilat prej disa muajsh janë kthyer në armike… Duket se ky është dhe motivi që trajtohet në këngën e fundit të këngëtares, pavarësisht se Rezi u justifikua duke thënë që vargjet janë shkruar nga Pirro Cako, teksti i përshtatet më së miri, historisë së saj me modelen nga Tirana. “Ty të kisha motër (Rezi ndante gjithçka me të), brenda zemrës sime/Rrugëve të k’tij qyteti/Mike s’më kuptove, mike s’më besove/Botës sime ju largove… Janë këto vetëm disa nga vargjet e para të këngës së Shkurtës, e cila rezulton të jetë një ndër më të preferuarat e momentit nga klikimet e fansave në internet. Madje ka shumë gjasa që këngëtarja të vlerësohet me ndonjë çmim të rëndësishëm në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, pasi kënga është me të vërtetë e një niveli të lartë… Ajo që të bën më shumë përshtypje në tekst është konotacioni negativ që mbart. “Budallaçkë e vogël” është titulli i këngës në vargjet e së cilës gjen jo rrallë herë edhe nota urrejtje… Miqësia e dy vajzave pësoi krisjen e parë, që kur ato të dyja u bën pjesë e reality shoë-t “VIP Shpija” në Kosovë

“Budallaçkë e vogël” – Teksti

Ty të kisha motër, brenda zemrës sime
Rrugëve të k’tij qyteti
Mike s’më kuptove, mike s’më besove
Botës sime ju largove
Fatin vetë kërkove, e djallëzuar vuaj
Mbetëm ne si dy të huaj
***
Nuk mund ta besoja, jo nuk do ta dija
Budallaçkë e vogël nuk të shkon ty tradhëtia
Rri tani e vetme, mendjemadhe vuaj
Meriton harrimin, meriton dhe dënimin
E gjithë ditëve të miaaaaaaaaaa…
E gjithë ditëve të mia

***
Bukuria mike, nuk është absolute
Konkurrenca shansin vret
Parashuta jote ndoshta dhe nuk hapet
Vetes bëj më shumë kujdes
***

Nuk mund ta besoja, jo nuk do ta dija
Budallaçkë e vogël nuk të shkon ty tradhëtia
Rri tani e vetme, mendjemadhe vuaj
Meriton harrimin, meriton dhe dënimin
E gjithë ditëve të miaaaaaaaaaa…
E gjithë ditëve të miiiiia
E gjithë ditëve të miiiiia
***
Dhe çdo ditë tani, që kalooon
ty të urreeeeeeej
***

Nuk do ta besoja, jo nuk do ta dija
Budallaçkë e vogël nuk të shkon ty tradhëtia
Rri tani e vetme, mendjemadhe vuaj
Meriton harrimin, meriton dhe dënimin
E gjithë ditëve të miaaaaaaaaaa…

(shqipmedia)





Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1