Genta Ismajli : Ja pse u ndava nga Miloti...
Ditët e pata te
fillimvitit kengetaren Genta Ismajli e kane gjetur ne Shqiperi,atje ku
me perkushtimin me te madh,eshte duke punuar drejt realizimit te
endrres se saj te kamotshme.Ajo po ushtron vallezimin profesional.E
nderkohe,ngado neper media qarkullonte lajmi per ndarjen e saj me te
dashurin Milotin,por mungonte e verteta e thene nga goja e saj.Per
"Infopress",Genta e pranon se eshte ndare nga Miloti,por mohon te jene
ndare shkaku i nje tradhtie nga ana e tij,siç shkruanin mediat.Per
arsyen e ndarjes me Milotin,angazhiimin e saj ne spektaklin "dancing
With The Star",dhe shume te reja nga jeta e saj,Genta flet ne kete
interviste ekskluzive per "Infopress"."Ndarja me Milotin eshte ndarje definitive.Nuk eshte e vertete qe me ka tradhetuar.Ndarja ka ndodhur me marreveshje."Infopress : Fillimisht donim te dinim se si ishte viti 2009 per ju,me gjithe angazhimet dhe sukseset qe perkufizuan kete vit ?-GENTA
: Ne fakt,fillimisht dua te them se jam nje vajze e bekuar nga ZOTI,dhe
kam pasur fat gjithnje.Edhe gjate vitit 2009 kam pasur shume fat.Kam
pasur shume koncerte,kam realizuar shume kenge te reja,gati gjate
gjithe kohes ishe me publikun dhe fansat e mi,njekohesishte kam
realizuar klipin "Si panter i zi".Keto ishin sukseset dhe gjerat qe i
pata gjate 2009 dhe pata nje oferte nga Shqiperia per spektaklin
"Dancing with the star" apo "Vallezimi me yje".
Infopress :
Nje oferte e cila ka prekur nje enderr tuajen te kamotshme,perkunder
prformancave qe ke pasur,kohe pas kohe,si amatore e vallezimit,gjate
kohes kur kendonit ?GENTA : Po eshte e vertet,sepse kjo ka qene enderr e imja e cila tani po behet realitet.
" KUR KE SHPIRT ARTISTI IA DEL TA REALIZOSH ATE QE DO."
Infopress : Eshte i veshtire realizimi i endrrave ?GENTA
: Duke pasur parasysh kushtet ne te cilat punojme,duhet te medosh shume
me shume dhe ta lodhesh trurin shume me shume se sa yjet qe jane ne
Evrope apo Amerike.
Ne Amerike po pate,qofte edhe nje ide,e realizon
shume lehte,sepse jane kushtet shume me te mira,kurse ne,edhe pse kemi
shume ide,duhet te mendojme shume per te realizuar diçka te mire,madje
asaj te mires qe e keni ne mendje duhet me iu sille rreth e rrotull,qe
te pakten te realizojme nje pjese te gjithe asaj ideje qe keni ne
mendje.
Eshte shume veshtire,me kushtet qe i kemi dhe me ate qe
ofron ligji per mbrojtjen e te drejtave autoriale.Eshte shume veshtire
te realizosh dhe te dalesh ndryshe ne skene.Por,sidoqofte kur ke shpirt
artisti ia del disi ta realizosh ate qe do.
Infopress :
Eshte e vetme Genta ne gjithe keto angazhime,apo ka njerez te cilet i
ndihmojne gjate karrieres dhe angazhimeve te saj ?GENTA :
Njerezit qe gjithmone me qendrojne afer jane : Ismeti,tezja ime
Alija,dhe Tina.Ata me ndihmojne,me tregojne çdo gjepor edhe me
kritikojne kur eshte nevoja.Edhe mami me jep kritika nga Amerika,sepse
eshte mesuar t`i sheh punet siç jane atje.Shpesh i them "hajde ne
Kosove,dhe shih si jane punet e pastaj me kritiko".
Por,perkrahjen me te madhe e kam prej ketyre njerezve.
Infopress : Po per festat e fundvitit ku ishte Genta dhe si festoi?GENTA
: Si gjithmone,festat jane me publikun.Naten e pare ishe na Kerçove
bashke me Alban Skenderaj.E festuam vitin e ri atje dhe kenduam.Kaluam
nje mbremje shumje te mire.Te gjithe u ndame te kenaqur.Naten e dyte
isha ne Zvicer dhe gjithçka shkoi mire.Por gjithsesi eshte normale
sepse edhe une nganjehere merzitem.Edhe une dua te festoj ne shtepi,me
familjen time,por prape se prape edhe te qendrosh ne shtepi te vret
ndergjegjja pse nuk je me publikun dhe fansat qe deshirojne te festojne
me ty.Shpesh jemi sa ne njeren,e sa ne anen tjeter,por gjithsesi e
lidhur ngushte me publikun.
"KAM ENDERRUAR QE NJE DITE TE ME MESOJNE SI TE VALLEZOJ".
Infopress : Ky vit,si nisi ?
GENTA
: Angazhimi me i rendesishem per mua,tani per tani,eshte ky emision qe
do te transmetohet ne televizionin "Vizion +",e i cili do te
transmetohet çdo te enjte nga ora tete apo nente ne mbremje,nuk jam e
sigurt.
Eshte nje emision ne te cilin do te garojne
yje.Profesionistet i mesojne yjet se si duhet te vallezojne me
profesionalizem.Kjo eshte shume e veshtire per mua.Te gjithe po me
thone se "Genta dine te vallezoje dhe nuk ka problem",por nuk eshte
ashtu.Per faktin qe me thone "Genta do te fitoj",mua po ma shtojen
dyfishë angazhimin dhe pergjegjesinë.Jane duke ma shtuar obligimin e
dyfishte,dhe po me frikojne,sepse vallezimi im ne skene eshte shume
ndryshe nga ky qe po e mesojme tani.Une zakonisht kam vallezuar
koreografine time,e cila ka dale nga shpirti im,kurse kjo me shkulle
eshte shume ndryshe.Duhet te mesojme edhe per levizjet e gishterinjeve
e qendrimin.E kam enderruar gjithmone te me bertas dikush duke me
treguar se si duhet te vallezoj me mire,dhe tani ketu po kenaqem.
Infopress : Sa eshte interesimi i kengetareve te tjere qe te jene pjese e kesaj gare ?GENTA
: Ne Kosove dhe Shqiperi ende nuk e kane kuptuar sa duhet konceptin e
ketij emisioni dhe aq sa kam ndegjuar secili ka pasur mendim jo pozitiv
per kete emision.Ende nuk po e dine rendesine e emisionit.
Por besoj
se ky mendim do te jete vetem derisa te filloj,sepse kur te filloj
emisioni e di qe do te kete pritjen e duhur dhe do te pelqehet nga
publiku.
Infopress : Cilet njerez profesioniste po punojne direkt me Genten ?GENTA
: Valltari qe merret direkt me mua eshte Dioni.Kemi krijuar raporte
shume te mira mes vete.Sigurisht qe duhet te krijosh raporte shume te
mira me njeriun qe ushtron,sepse suksesi nuk eshte i duhuri
ndryshe.Aktualisht jemi duke u marre me shume me detajet dhe
qendrimin.Deri tash kemi mesuar tri koreografi dhe besoj qe jane duke
shkuar mbare.Ka qene enderr e imja qe te punoje me profesioniste dhe
eshte kah me shkon shume mbare.
Infopress : Ky eshte i vetmi angazhim aktual apo keni edhe angazhime tjera ?GENTA : Ky eshte i vetmi angazhim aktual.Gjithe diten jam ne prova,ndersa naten po flejë,apo ndonjehere edhe po dal.
Infopress : Kur do te filloje dhe kur do te mbaroje ?GENTA : Transmetimi do te filoje me 21 te ketij muaji dhe do te vazhdoje deri ne muajin mars.
Infopress : Po gjate gjithe kesaj kohe do ta kemi ndonje klip apo kenge te re ?GENTA
: E kam shume te veshire.Jam duke menduar se si do t`ia arrij te
realizoj kengen apo klipin.Kenget i kam,por nuk e di se si do t`ia
beje.Ndoshta do te realizoj ndonje klip ne Tirane,sepse ndryshe nuk
mundem.Gjate gjithe javes kam prova,keshtu qe e kam shume te veshtire.
Infopress:
Ti kthehemi jetes private dhe thashethemeve qe jane perhapur koheve te
fundit.Eshte shume e vertet qe publiku,por edhe gazetaret ju kane ndare
e ju kane bashkuar permes fjaleve e shkimeve disa here.Realisht,kesaj
rradhe,eshte thashetheme apo e vertete ndarja jote me Milotin ?GENTA : Eshte e vertetë.!
Infopress : Eshte ndarje definitive apo mund te jete nje konflikt i zakonshem midis çifteve ?GENTA : Eshte ndarje definitive.Pasi qe e kemi publikuar te dyte eshte ndarje definitive.
Infopress : Mund te na thuash pse ndodhi kjo ?GENTA : Thjeshte nuk na shkoi.
Infopress : Eshte perfolur per nje tradheti nga ana e Milotit ?GENTA
: Nuk eshte e vertetë,qe me ka tradhetuar Miloti.Me marreveshje ka
ndodhur ndarja jone.Shume mire e kemi kryer lidhjen.Tash dalin fjale te
ndtryshme,por ajo nuk eshte e vertet.
Infopress : Ka mbetur shoqeri mes jush ? GENTA
: Ndoshta do ta pershendes kur ta shoh,sepse nuk kam asgje kunder
tij,dhe as ai kunder meje.Te dy,njeri-tjetrit ia duam te miren.
Infopress : Diçka per fund qe doni ta shtoni e nuk u tha ? GENTA : Shume suksese dhe pershendetje per publikun dhe lexuesit e gazetes !
genta shum pom pelqejsh me kenge me vallezim shum teper ma e mir je mos ta nin