Members

Remember Me

Sport

U promovua libri: Gazetari për gazetarin

Published: Jun 9, 2010 by kosova Filed under: Sport

U promovua libri, Gazetari për gazetarin

Në lokalet e Hotelit Grand në Prishtinë, në praninë e një numri të madh të mysafirëve nga lëmi i sportit, artit, kulturës, mediave dhe biznesit, u bë promovimi i librit “Gazetari për gazetarin”. Në ketë promovim, në mesin e mysafirëve, ishte i pranishëm edhe Ministri i MKRS-së, Lutfi Haziri.

 

Gazetarit të njohur sportiv, Gani Kosumi, të martën mbrëma, i është bërë promovimi i librit, që përfshinë 30 vitet e tija në gazetarinë sportive, me theks të veçantë, periudhën pas pavarësimit të sportit në Kosovë, në kohën e okupimit (1990-1999).

Fjalën e rastit e mbajti gazetari, Qani Mehmedi , i cili me disa fjali përshkruajti kontributin e madh që Gani Kosumi i ka dhënë gazetarisë sportive, kosovare në veçanti dhe shqiptare në përgjithësi.

Autori i këtij libri, Xhavit Kajtazi, theksoi se “libri ka përmbajtje të hatashme, i cili me anë të shumë fotografive paraqet të kaluarën e sportit në vendin tonë.”


Gazetari, Gani Kosumi konsiderohet si njëri nga gazetarët që i ka kontribuar shumë gazetarisë sportive në vend, sidomos në vitet më të vështira, ato të periudhës së okupimit.

Personazhi kryesor i këtij libri-Gani Kosumi, në fjalën e vet, ka falënderuar Ministrinë e kulturës, rinisë dhe sportit për përkrahjen që i ka dhënë. Në veçanti, Kosumi nuk ka anashkaluar pa falenderuar përkrahjen më të madhe që e ka pasur nga familja.

Ndërsa Ministri i MKRS-së, Lutfi Haziri, punën e Gani Kosumit dhe librin për te,  i vlerësoj lartë dhe e përgëzoj atë për veprimtarinë e tij të gjatë e të suksesshme.

Pas promovimit të librit, për të pranishmit u mbajt një koktej rasti, në të cilin Gani Kosumi, për të gjithë mysafirët dhuroi nga një ekzemplar të librit.

Mbështetje të konsiderueshme në promovimin e këtijë libri, përveq MKRS-së , kanë dhënë edhe Shtypshkronja “Prograf”  dhe “Venera 2000″ .




Read more »
Comments (0) »
Page 1 of 1