Custom Search


Members


Musik - VIP - Film

Adelina Ismajli dergon ne burg mashtruesin !

Published: Aug 19, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film
Guximi i Adelina Ismajlit çon në burg mashtruesin maqedonas

Adelina Ismajli do të marrë 5 mijë euro dëmshpër blim, po aq sa motra e saj Zanfina, nga organizatori i një koncerti në Kumanovë, i cili tentoi të vidhte paratë dhe të ikte pa paguar këngëtaret, është shkruar një ditë më parë në faqen e këngëtares në "Facebook". Incidenti i koncertit të Kumanovës të zhvilluar këtë muaj, më 8 gusht, kishte ngjallur shumë reagime nga
fanët e Adelina Ismajlit, jo vetëm vendas. Koncerti ishte planifikuar të mbahej në sallën Sportive, e stërmbushur, por ka ndodhur që gjithçka është shndërruar në rrëmujë, kur Adelina Ismajli e revoltuar shpërtheu kordonët e policisë maqedonase dhe sigurimit privat duke grabitur mikrofonin dhe treguar se koncertin e kishin ndërprerë organizatorët. "Në emër tim dhe gjithë kolegëve të mi, unë po ju tregoj se të gjithë punojmë për shumë pak para dhe asnjë nga ne nuk është paguar.
Organizatori ka ikur. Ju lutem në emrin tim, kërkoni paratë tuaja. Unë po pres që paratë e juaja të kthehen deri në centin e fundit", ka thënë Adelina para publikut. Organizatorët ishin larguar me paratë e mbi dy mijë e pesëqind biletave të shitura për këtë eveniment ku performuan edhe Zanfina Ismajli, Shpat Kasapi dhe Xhezair Elezi. Koncerti u anulua, biletat u kthyen, por ç'ndodhi më pas? Adelina Ismajli menjëherë kishte lajmëruar Ambasadën Zvicerane në
Shkup të cilët në bashkëpunim me policinë maqedonase brenda pak minutash kanë mundur të kapin organizatorin, i cili po ikte në drejtim të Shkupit. Ai është detyruar që përveç honorarit t'u paguajë edhe dëmshpërblim dy motrave Adelina dhe Zanfina Ismajlit në shumë prej
pesë mijë eurosh. Adelina po ashtu raportohet se ka ngritur dhe padi për mashtrim dhe denigrim personal e profesional, dhe aktualisht organizatori në fjalë, është në paraburgimin e caktuar prej 90 ditësh në pritje të gjykimit përfundimtar ku do t'i caktohet masa e burgut që do të vuajë.

Gazeta Koha jone 19.08.2010
ADELINA - Rikthimi triumfal ne Kosove !
Kishte dy vite që Adelina Ismaili i kishte munguar Kosovës dhe ky fakt u pa me rikthi
min e saj në turneun mbarëshqiptar në këtë vit, pra viti 2010.
E ashtëquajtura DIVA e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili përsëri dëshmoi se mbetet e pa konkurencë dhe se, sa hërë që këmba e saj shkel në skenë tjerët zhdukën sikur era!
Askush nuk e dinte se do të kthehej këtë verë, kishte vendosur që askujt t`mos i tregonte, madje as familjarëve të saj dhe të vinte në befasi. Por, a është e mundur që t`mos e marrin vesh adhuruesit e saj të cilët në ethe kishin pritur rikthimin e Idolit të tyre?! Edhe pse tejët e lodhur nga koncertet që kishte mbajtur nga viti 2008-2009 në Evropë dhe Amerikë, Adelina Ismaili si duket u mashtrua se do të relaksohej me ardhjen e saj në Kosovë!
Saktësisht pas 5 ditësh, Adelina Ismaili u bombardua nga thirrjet e shumta për koncerte, ku tejkaloj edhe pritjet e këngëtarës në fjalë, duke llogaritur hiq më pak se 12 koncerte brenda 1 muaji!
Secili koncert i Adelinës numëron 1500-5000 të pranishëm dhe këtë e kemi pa edhe vet nga fotografitë ose videot e postuara në internet, mirëpo koncerti i cili duhet vequar është padyshim koncerti i cili u mbajt në Drenicë. Përveq atmosferës që u krijua atë natë nga adhuruesit, ku si rezultat i mikëpritjes Adelina nuk mundi ti mbaj lotët nga brohoritjet dhe duartrokitjet, koncertin e bën edhe më të veqantë fakti se kishin ardhur familjarë të LEGJENDARIT Adem Jashari për të ndjek SHOW-in e Adelina Ismailit!
Të gjithë ishin të befasuar, e më të gëzuarit ishin fansat të cilët kishin udhëtuar me dhjetra, e besa edhe me qindra kilometra për të pa Idolin e tyre nga afër.
Edhe pse tashmë artiste evropiane, Adelina Ismaili nuk i harroj adhuruesit e saj shqiptar dhe siq e tha edhe vet në prononcimin e saj ``Arsyeja e ardhjes sime në Kosovë janë adhuruesit``.
Me turnen i cili pritet të përfundoj kah fundi i gushtit, Adelina Ismaili mbylli gojët e atyre që u munduan të hedhnin ``pluhur mbi ujë``, lumturojë mijëra fansa të cilët gjatë kishin pritur prezencën e saj në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, dëshmoj se kur ajo ngjitet në skenë të tjerë fluturojnë si era dhe mbi të gjitha vërtetoj epitetin DIVË.

Gjithëqka mund të ndryshoj, bota mund të përmbyset por Adelina Ismaili s`do të ndryshoj kurrë...
Adelina mbetet Adelinë!

(Foto nga faqja http://divaadelina.skyrock.com)


NOIZY-n e pergjakun Llapjanet ! (21.7.2010)

Published: Jun 17, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film

Noizy psikopatin e pergjakun llapjanet !

Sipas mediumeve kosovare te dates 21.07.2010 prap ne skene per te keq permendet emri i Noizit, (tashme veq psikopat me diplome !)

Po e permendim nje nga mediumet kosovare gazeten: Bota Sot te dates 22.07.2010:

Këngëtari i repit Noizy në një mbrëmje në Podujevë, ka kaluar me pasoja sepse ai në prani të publikut, siç njoftojnë burime tona, ai ka ofenduar fansat nga skena. Të irrituar nga kjo sjellje e tij, fansat pas përfundimit të koncertit kanë sulmuar këngëtarin !

PS: Sipas informatave te sigurta ky far psikopati me siguri se ne skenat kosovare nuk do te lajmerohet per jete !


Gazeta Bota Sot e dates 22.07.2010

----------------------------------------

Lajmet tjera rreth Noizit ....

Sipas informatava nga Policija  e Tiranes, dje u prangos kengetari rrugaq Rigels Rajku i njohur me nofken "Noizy", se bashku me dy vellezer te grupit OTR.

Sipas burimeve tona, pas disa oreshe Noizin e liruan perkohesisht, por i cili mbetet ende ner hetime kurse ne paraburgim mbeten dy shoket e tij te grupit OTR  vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda (20 dhe 21 vjeç). Nuk esht hera e pare qe ky i vetquajturi "kengetare" vagabond Noizy tenton qe permes bandave kriminale dhe aventurave kriminele te imponohet ne opinion, dhe te arij ndonje popullaritet, ku siq dihet edhe ashtu keshtu te gjitha kenget qe i plason, jan te vjedhura nga kengetaret e huaj ! Ky arestim i fundit ka te bej edhe me nje atentat ne Durres ditet e fundit ku sipas Noizit: kan shtire me arme ne te disa persona te panjohur prane lokalit ne Durres ...  ja shkrimet nga Gazeta Shekulli:

Edhe shtypi Tiranas sot japi lajmin per ket vagabond te vetquajturin kengetar te cilen po e publikojm nga gazeta e njohur Shekulli: 

Sherri me armë Noizy- Stresi, pranga vëllezërve

TIRANË- Pas sherreve të vazhdueshme dhe pas përplasjeve me armë midis dy grupeve muzikore OTR dhe TBA, policia arreston dy vëllezër pjesëtarë të grupit muzikor OTR, të drejtuar nga Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit Noizy. Ata dyshohen si plagosjen e Denis Dollapajt si dhe të Dritan Vitrinës. Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan dje nga Policia e kryeqytetit, me akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentative me pasojë plagosjen e një personi. Arrestimi i dy vëllezërve u konfirmua dje nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, ku thuhet se këta të fundit janë të kërkuar për plahsojen me me thikë, Denis Dollapajt, ngjarje e ndodhur në me 28 prill të këtij viti në Tiranë. Kjo përplasje vijoi edhe më vonë, kur në fund të muajit maj, Jetnis Dollapaj, tentoi të vriste me armë zjarri, Rigels Rajkun.

Në sherrin e parë me armë, ku u plagos 19 -vjeçari Dollapi u përfshinë fansat e dy grupeve muzikore, OTR, drejtuar nga Rigels Rajku ose Noizy dhe grupit TBA, drejtuar nga Arkimed Lusha, i njohur si "Stresi". Arrestimi u krye mbrëmjen e të hënës, nga policia e kryeqytetit, ndërsa ndaj tyre gjykata kishte nxjerrë një urdhër arresti, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim. Viktima Denis Dollapi, u plagos në një lokal pranë rrugës së Barrikadave, jo shumë larg shkollës së mesme "Sami Frashëri"Sipas policisë së Tiranës, të rinjtë janë konfliktuar me fjalë para se të përdornin thikën, fillimisht pranë shkollës së mesme, duke qenë se prej kohësh janë në rivalitet me njëri- tjetrin ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet dhe kërcënimet në internet dhe në "Facebook" mes palëve.

Në këngët e tyre shihen qartë tekstet që flasin për grupin rival, madje në një emision televiziv një nga pjesëtarët e grupit TBA, kërcënoi Rigels Rajkun. Pas përplasjes pranë shkollës, sherri u spostuar disa metra më larg, në rrugën "Bardhok Biba", ku edhe ndodhi plagosja e Denis Dollapit. Në konfliktin mes fansave të grupeve muzikore mbeti i plagosur dhe një person tjetër. Pas përplasjes, policia identifikoi të dyshuarit e ngjarjes, të cilët u shpallën në kërkim. Vëllëzerit Kruda u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar "OTR", dhe të dy njihen si anëtarë të grupit muzikor të drejtuar nga Noizy. Ata dyshohen si autorë të plagosjes së Denis Dollapajt, 19 vjeç, Dritan Vitrinës, 15 vjeç. Në ngarkim të tyre, policia dhe prokuroria kanë mbledhur prova dhe dëshmi të ndryshme që hedhin dritë mbi vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Dollapajt dhe Vitrinës.

/shekulli/
Nozy i shpëton një tjetër atentati në Durrës

Eeeee mirë që ka shpëtuar Noizy këtë herë, se i është shtuar numri i atentateve kohët e fundit. Telashet për rrepistin, drejtuesi i grupit muzikor OTR, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, nuk kanë të sosur. Që pas përplasjeve dhe sherreve të vazhdueshme mes fansave me anëtarët grupit muzikor, TBA dhe vetë Stresit, këngëtarit të këtij grupi, duket se ende mosmarrëveshjet nuk janë sheshuar, pavarësisht se ai dhe rivali i tij Arikimed Lusha (Stresi) në ambientet e policisë thanë se nuk do të grindeshin më mes tyre.

Drejtuesi i grupit OTR, siç njihet me emrin e artit Noizy, i ka shpëtuar një atentati tjetër në Durrës pak ditë më parë pranë një lokali, ku ai qëndron shpesh në qytetin bregdetar. Pak javë më parë, ai i shpëtoi një atentati tjetër në qendër të kryeqytetit, pranë Pallatit të Kongreseve, kur, sipas policisë, ai u qëllua nga Jetnis Dollapaj, me armë zjarri përpara se të hynte në sallën ku po zhvillohej "Top Festi", në të cilin kishte një këngë konkurruese.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një lokal në zonën e plazhit, ku fillimisht këngëtari i muzikës rrep, ka pasur një sherr midis tij dhe disa personave. Por, në momentet që ky i fundit ka lënë ambientet e lokalit, pranë tij është afruar një makinë, nga e cila një person ka qëlluar me armë në drejtim të këngëtarit. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur atë dhe ai ka mundur t'iu shmanget të shtënave me armë. Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi atentati me armë, për të filluar hetimet për të zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Hetuesit e policisë së qytetit të Durrësit, pas veprimeve të para kanë ngritur dyshimet se atentati mund të ketë lidhje me konfliktet e mëparshme të Noyzit, me pjesëtarët e grupit TBA. Madje, dy nga anëtarët e grupit të tij, u arrestuan nga policia të dyshuar si autorë të plagosjes me thikë të Denis Dollapajt dhe një personi tjetër, të dy anëtarë të grupit rival TBA.

Ngjarja e dy ditëve më parë, ka risjellë në vëmendje dyshimet për rifillimin e përplasjeve midis dy grupeve muzikore, OTR, drejtuar nga Noizy, dhe grupit TBA, drejtuar nga Arkimed Lusha ose i njohur ndryshe me pseudonimin "Stresi". Përplasja e parë, siç konfirmohet edhe nga burime zyrtare të policisë ka ndodhur më 28 prill të këtij viti pranë gjimnazit "Sami Frashëri", ku mbeti i plagosur me thikë Denis Dollapi.

Kërcënimet në Facebook

Prej kohësh, dy grupet muzikore janë në rivalitet me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet dhe kërcënimet në internet dhe në "Facebook" mes anëtarëve të grupeve dhe fansave të tyre. Fansat e dy grupeve kanë pasur disa përplasje, ku në muajin prill, nisin sherret që përfundojnë me të plagosur. Kulmi i konflikteve qe përplasja me armë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë pallatit të Kongreseve në fund të muajit maj të këtij viti. Dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" i TBA, si dhe fansat e tyre u konfliktuan me armë më 23 maj të këtij viti në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para se të fillonte "Top Fest". Madje, vetë Stresin në disa video e kemi parë të këndojë me një pistoletë në duar. Ata të dy, Noizy dhe Stresi, vetëm para pak kohësh kanë deklaruar se janë bërë miq dhe që mes tyre nuk do të ketë më keqkuptime, por siç duket asnjëri prej tyre nuk po e mban premtimin.

/Shekulli 20/06/2010/ 

,,Noizi" kerkon ndihme nga policia kosovare ! `

 
Dihet qé reperi nga Shqipéria Noizi, éshté pérfshiré né njé varg problemesh, té cilat mendohet se viné pér shkak té frymés deri diku violente qé shfaq shpeshé né tekstet e kéngéve té tij. Kéngétari, i cili éshté véné mé shumé se kurré né qendér té vémendjes sé opinionit, vetém para pak ditésh ka kalar njé traumé pérderisa adhuresit e tij jané gjuajtur me armé zjarri para paraqitjes sé tij né festivalin alternativ,,Top Fest". Ky nuk ka éshté problemi i paré né té cilin Noizi hasé, megjithaté pas kétij rasti ai duket se po rezervohet sa i pérket daljeve té lira, nga frika. Se Noizi po merré masa dhe kété e tregon mé sé miri ardhja e tij né Kosové, ku kéngétari ka lutur organizatorét  e mbrémjes muzikore qé t`i shtojné masat e sigurisé me police sa ma shume. Pas pérfundimit té kétij organizimi, té mbajtur né Gjakové, i cili mésojmé se ka shkuar miré dhe pa icidente, Noizi ka kérkuar té pércillet nga rojet e sigurimit dhe policét deri né kufi !

/Kosovarja Nr.10/2010/

PS: Eh i gjori, po deshiron me lek me ja shikue videot e tij, sepse ka menduar se u ba i "famshem" e tani, le te kerkon ndihme nga policia, ky frigacak, por po quditem pse nuk kerkon ndihme nga ai pederi i Easycomit te cilin e ka autorizue me ja shit videot ??? !


Vetëvritet Bekim Fehmiu - Ikona e filmit

Published: Jun 15, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film

Është ndarë tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu

Në moshën 74-vjeçare në Beograd vdiq Bekim Fehmiu, ikona e filmit që arriti famë botërore. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd, njoftuan mediat serbe. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se mendohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi Fehmiu ka vdekur nga arma e regjistruar në emrin e tij.

Familjarët e tij në Prishtinë e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Bekim Fehmiu ishte me prejardhje nga një familje e ngritur intelektuale dhe patriotike nga Peja. Ai u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin ”Mbledhësit e puplave” të Aleksandar Petroviqit, në vitin 1967.



Karrierën e ka zhvilluar jashtë, dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.

Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Avo Gardner, Charelaux Azbavuron dhe të tjerë.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare që zhvillohej nga Beogradi.



Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe “Arenën e Artë” në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roy”.

Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem - Hedonin dhe Uliksin. Ky i fundit është gjithashtu aktor dhe këngëtar dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.

Në prill të vitit 2001 e botoi autobiografinë “Shendritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985.

Filmografia e Bekim Fehmiut:


• Opštinsko dete (1953)
• Saša (1962)
• Pod isto nebo (1964)
• Neprijatelj (1965)
• Ko puca otvoriće mu se (1965)
• Klakson (1965)
• Devojka (1965)
• Roj (1966)
• Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
• Vreme ljubavi (1966)
• Tople godine (1966)
• Protest (1967)
• Skupljači perja (1967)
• Uzrok smrti ne pominjati (1968)
• Prljave ruke (1968, TV movie)
• L'Odissea (1968, international TV miniseries)
• The Adventurers (1970)
• Klopka za generala (1971)
• The Deserter (1971)
• Paljenje Rajhstaga (1972, TV movie)
• Libera, amore mio... (1973)
• The Last Snows of Spring (1973)
• Il testimone deve tacere (1974)
• Cagliostro (1974)
• Il gioco della verità (1974)
• Deps (1974)
• Košava (1974)
• Pavle Pavlović (1975)
• Permission to Kill (1975)
• Salon Kitty (1976)
• Disposta a tutto (1977)
• Black Sunday (1977)
• Specijalno vaspitanje (1977)
• Stići pre svitanja (1978)
• Partizanska eskadrila (1979)
• I vecchi e i giovani (1979, mini-serial)
• Široko je lišće (1981)
• La Voce (1982)
• Sarâb (1982)
• Crveni i crni (1985)
• Poslednja priča (1987, TV movie)
• Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial)
• Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial)
• Il cuore e la spada (1998, TV movie)

Videot nga kariera e Bekim Fehmiut

Bekim Fehmiu: Vizita ne Shqiperi



Lajmet per vdekjen e aktorit me te madh Shqiptar Bekim Fehmiu:





Bekim Fehmiu: Lajmet nga televizioni serb B92



Kuadra nga filmi i famshem i Bekim Fehmiut  "Mbledhesit e perlave"




Bekim Fehmiu; nje pjese e filmit Odiseu me Irene Papas:




I qofte dheu i lehte !

Texti ne vazhdim nga Gazeta Expres:

Uliksi ikën
Bekim Fehmiu i dha fund jetës së tij. Aktori i vetëm shqiptar i përmasave botërore, i veçantë në jetë dhe aktrim, ishte i veçantë edhe në vdekje dhe amanet. Vrau veten dhe kërkoi që trupi i tij të digjet.

Nga Milot Hasimja  më 16.06.2010 në ora 8:00
Pas më shumë se 7 dekadave jetë, aktori legjendar Bekim Fehmiu i dha fund vet jetës së tij.

Kështu së paku kanë lajmëruar mediet serbe, të cilat kanë cituar Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dacic.

Thuhet se Fehmiu ka bërë vetëvrasje me pistoletën e regjistruar në emrin e tij.
Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe Milazim Salihu, drejtor i Kino ABC, i cili kishte biseduar me gruan e aktorit të ndjerë.

“Lajmin e hidhur e mora nga Branka Petric, aktorja e njohur e Beogradit dhe bashkëshortja e Bekimit. Në shtëpi e kanë gjetur dhe ka bërë vetëvrasje me revole”, tha Salihu për Express.

Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe Agon Fehmiu, djali vëllait të Bekim Fehmiut.
“Kam biseduar me djalin e tij dhe ai më tha që ndihma e parë është aty. Tashmë kanë mbetur të dihen detajet, sepse ai ka lënë një amanet që të varroset në një mënyrë më specifike”, tha Agon Fehmiu për Express.

Dy muajt e fundit, sipas Agon Fehmiut, aktori tashmë i ndjerë nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore, pasi kishte pësuar gjakderdhje në tru.

“Dy muaj e fundit ai ka qenë i sëmurë, ka pas gjakderdhje në tru. Do të thotë ka qenë në rehabilitim e sipër”, tha Agon Fehmiu për Express.
.
Korrespodenti Radio Televizionit të Kosovës në Beograd, Fahri Musliu në një bisedë me gruan e aktorit Fehmiu, Branka Petric ka thënë se amaneti i aktorit ishte që trupi i tij të kremohet.

“Bashkëshortja e Bekimit, Branka Petric një aktore e njohur e Beogradit deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth 14:00 – 15:00, derisa ajo ishte në qytet dhe gjatë katër muajve të fundit ai ka qenë i vetizoluar dhe ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike”, raporton Musliu.

“Ajo tha se kremimi i trupit të tij do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit tha Branka Petriq”, raporton Fahri Musliu, korrespodenti i RTK-së në Beograd.

Fehmiu është lindur 74 vjet më parë në qytetin e Sarajevës, ndërsa deri sot është konsideruar si “kremi” i aktrimit në ish – Jugosllavi.

Rrugëtimi i tij jetësor lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit. Fehmiu gjatë karrierës së tij ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave atë evropiane, duke arritur madje edhe në Hollywood.

Ka bashkëpunuar ngushtë me emrat e njohur të filmit, si: John Houston, Ava Gardner, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale, Candice Bergen.
Në vitin 1987 Fehmiu në shenje proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin.

Në fillimin e vitit 2001, u botua autobiografia e aktorit Bekim Fehmiu, me titullin "Shkëlqim dhe frikë".

Për një kohë të gjatë Fehmiu ka qenë i mbyllur sa i përket deklarimit në media.
Gazeta “Express” dy muaj më parë pati publikuar një shkrim rreth vizitës së Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972. Për shkak të një bllokade totale dhe të hekurt sa i përket informimit dhe teknologjisë, duket se fytyra e Fehmiut vetëm se imagjinohej nga shqiptarët e Shqipërisë.

Mbledhësit e Puplave

Film i xhiruar në vitin 1967, i bazuar në stilin e jetesës së romëve në veri të Vojvodinës. Rrëfimi përfshin tema komplekse si dashuria, raportet ndëretnike dhe sociale.

Mbledhësit e Puplave konsiderohet si kryevepër e kinematografisë jugosllave, kurse aktrimi i Fehmiut është cilësuar brilant.

Filmi ka qenë i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, kurse e ka fituar Çmimin Special të Jurisë në Festivalin e Cannes.

Fehmiu ende është shqiptari i parë i cili ka luajtur rolin kryesor në një film të nominuar për Oscar.

Aventurat e Uliksit

I realizuar në vitin 1974, si përmbledhje e serialit 8 pjesësh televiziv italian.

Skenari spektakular i projektit përfshin gati të gjitha zhvillimet në veprën e Homerit.

Interpretimi i Fehmiut është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, kurse partnere e ka pasur divën botërore Irene Papas.

Deklarata të artistëve kosovarë pas vdekjes së B. Fehmiut

Selman Jusufi
“Ishte aktori më i mirë në Evropë, me prejardhje shqiptare, është një aktor që unë kisha fatin ta njoh jo vetëm si aktor, por edhe duke e pasur edhe profesor një kohë të shkurtër, është një personalitet që artit shqiptar nuk mund t’i përsëritet”.

Isa Qosja
Konsideroj që është një humbje jashtëzakonisht e madhe, shumë e madhe, paskajshmërisht e madhe, ishte një aktor i madh jo vetëm shqiptar, aktor që mund ta krahasoj me figurat më të rëndësishme që kanë qenë protagonistët e kinematografisë në botë, e dyta ato që i bëri ai në disa filma sikur në “Mbledhësit e puplave” pastaj me “Kalimin mbi kurrizin e djallit”, pastaj “Edukimi special” dhe tjerë filma, mbeten si freska të vërteta, kështu që Bekimi ishte një aktor me fuqi vullkanike, humbje e madhe për komunitetin artistik, humbje e madhe për të gjithë ne. Gjithnjë tash kthehem pas dhe them, pse askush prej nesh nuk bëri një film dokumentar për të, së paku për të. E di se të gjithë ne kishim dëshirë ta kishim në një projekt tonin, nuk e di pse nuk ishte e mundur dhe s’ndodhi ajo, por se paku ta kishim pas një film dokumentar për të, një rrëfim për jetën e tij artistike, sa do të kishte vlerë tash”.

Jeton Neziraj
“Konsideroj që është e dhimbshme që po largohet njëri prej artistëve më të njohur që kemi pasur. Puna e parë që bëra, natyrisht pasi mora vesh për lajmin, ishte të provoja t’i rikujtoj edhe një herë pjesët që i ka luajtur edhe konsideroj se mënyra se si ka zgjedhur t’i japë fund jetës është po aq e dhimbshme dhe po aq ndoshta na bën fajtor që ndoshta s’e kemi bërë krejt atë që ai e ka kërkuar në këtë moshë, mbas asaj karriere të bujshme; e ka kërkuar jo pse ai e ka dashur, por sepse ne konsideroj që ia kemi pas borxh një përkujdesje, një përkushtim më të madh. Si zakonisht artistët e mëdhenj ikin kështu në heshtje dhe pas vdekjes natyrisht na mbetet neve të ndajmë mirënjohje, shpërblime, dekorata dhe kjo mendoj është e zakonshme në këto treva, artistët e mëdhenj ikin pa minimumin e mirënjohjes që e meritojnë”.

Uliksi dhe Hedoni për Bekimin - heshtja si protestë

“Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç’rast Hamleti do të thoshte... 'Ka mbetur heshtja'”, thotë Uliksi, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu. Ndërkaq, i biri më i ri, Hedoni, ka deklaruar se dëshira e babait të tij ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij.
Uliks Fehmiu: Emrat që flasin

Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t’i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke.

Vajza më e madhe quhej Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.

Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912. Si një ndër mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të popullit të tij dhe hapjes së shkollave nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë shkak, pushteti serbo-malazez e dënon me vdekje.

Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vënë një çmim shumë të lartë dukatësh për kokën e tij. Më 1929 kapet dhe izolohet në Valevë. Në atë kohë, familja e tij jetonte në Gjakovë, kurse dy vite më vonë të gjithë së bashku deportohen në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijëve të lindur, në botë vijnë edhe bijtë: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, ata shkojnë në Shkodër, ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij më e vogël, Afërdita.

Pas rënies së Mbretërisë Jugosllave më 1941, familja kthehet në Prizren, ku ai e vazhdon punën e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanët. As në kohën e Jugosllavisë së re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit të montuar ai dënohet. Pas daljes nga burgu, në vitin 1951 ai vdes.

Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur në Gjakovë më 1908, e cila e kishte përcjellë vazhdimisht gjyshin në rrugën e vuajtjeve të tij jetësore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalë të mjaftueshme për t’i përshkruar të gjitha vuajtjet e nënës së tij dhe të familjes Fehmiu. Që nga gjysma e shekullit XX e deri më sot, pas Aleksandër Moisiut, është i pari aktor shqiptar me këtë famë ndërkombëtare.
 
U shkollua në gjuhën amtare që nga shkolla fillore deri në maturën e gjimnazit. Pas gjimnazit, babai bëhet anëtar i dramës shqipe të Teatrit Krahinor, si teatër i vetëm profesional në Kosovë. Akademinë Teatrore në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviq.

E jep provimin pranues dhe pranohet si student i tij, me kusht që të mësonte gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës ia ndan bursën e studimeve, por mallkimin që kishin bërë “zotat “ e politikës ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokën e babait tim. Pas dy muajve i ndërpritet bursa.

Duke falënderuar rektorin e Akademisë së Poetëve, Dushan Matiqi, i ndahet bursa për shkollim deri në fund të studimeve. Shpejt mëson serbokroatishten dhe gjatë vitit 1960 bëhet anëtar i rregullt i teatrit më të mirë të vendit, Teatrit jugosllav të Dramës.

Deri në ditët e sotme, profesorët e Akademisë e përmendin babanë tim si shembull i një talenti të jashtëzakonshëm dhe si një student i vyeshëm, që edhe unë, si student i të njëjtin fakultet, i kam dëgjuar disa herë ato lëvdata që i bëheshin babait tim. Deri në vitin 1987, kur jep dorëheqje nga Teatri jugosllav i Dramës, ai kishte luajtur mbi 40 role të llojllojshme teatrore, nga të cilat kishte interpretuar role të mesme dhe kryesore, duke hyrë këtu edhe “Atelia 212”.
Në dy pjesë teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviq, për “Riçardin e tretë” dhe “Zbulimin” e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat: “Klakson”, “Roj”, “Vitet e nxehta”, “Protesti”, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq” etj. Pas suksesit të madh të filmit “Mbledhësit e puplave”, në regjinë e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhë (filmi fiton dy shpërblime në Festivalin e Kanës-Francë 1967 dhe nominohet edhe për “Oskar”), fillon karriera e tij internacionale, duke u bërë ylli i parë botëror nga hapësirat tona dhe nënshkruan një kontratë disavjeçare me producentin Dino De Laurentis.

Ai bëhet krenaria e ish-Jugosllavisë. Kryesisht xhironte në Europë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Luajti në gjuhën shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frënge dhe italiane. Spektatorët edhe sot i shikojnë filmat dhe teleseritë, në të cilat luajti ai, si: “Odisea” e Homerit, me Irena Papasin; “Aventurierët”, ku luajti rolin kryesor të Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze); “Dezertor” me Xhon Hjustonin, Riçard Krenën, Rikardo Montalbanin, Çak Konorsin, Vudi Stroudin etj.

Në “Shtatorin e zi” me Robert Shoun, Marta Kelerin; në “Libera, dashuria ime”, me Klaudia Kardinalen; në “Sallon Kiti” me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe të tjerë. Që ta fitonte rolin me buxhet të lartë në filmin “Aventurierët”, në regjinë e Luis Xhilbertit, duhej që ta zotëronte gjuhën angleze në një afat vetëm prej 10 javësh, gjë që pati sukses. Rolin e fitoi në vitin 1968, po atë vit kur u linda edhe unë.

Që t’u paraqitej të ftuarve si ylli i ri i filmit “Aventurierët”, krahas yjeve më të mirë të filmit, si: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., për nder të babait tim ishte organizuar një pranim madhështor në hotelin “Pjer” të Nju-Jorkut, ku ishte paraqitur me veshje kombëtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, në të cilët luante kryesisht role kryesore.

Në shenjë proteste, për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, babai im më 1987-ën në mënyrë demonstrative e lëshon pjesën teatrore “Madam Kolontajn”, ku luante Stalinin dhe Leninin dhe përshëndetet publikisht me veprimtarinë artistike në ish-Jugosllavi. Roli i fundit që luajti për televizionin italian ishte Shën Josifi në filmin “Fëmija i emëruar Jezu” në regjinë e Franko Rosit, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan.

Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thënë: “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi në Perëndim gati njëzet vjet, duke e depërtuar perden e hekurt, deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rrëzimin e Murit të Berlinit”. Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar në vitin 1992 në regjinë e Ken Anakinit dhe në produksionin amerikano-italian.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit XX, babai im është aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX. Rënia e Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i RS të Jugosllavisë, kanë bërë që babai im të tërhiqej edhe më tepër.

Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç’rast Hamleti do të thoshte... “Ka mbetur heshtja”.


Hedoni: Babai do të prehet në Lumbardh të Prizrenit
 
"Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si një samuraj! Babai im shkoi me stil të madh, ashtu siç edhe jetoi. Unë jam i trishtuar, sepse më mungon, por jam njëkohësisht i lumtur për shkak të tij... Kjo ishte dëshira e tij, dhe unë me gjithë zemër e respektoj dhe e mbështes".

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën beogradase “Alo!”, Hedoni, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu, i cili të martën pasdite bëri vetëvrasje.

Në heshtje, gati vjedhurazi vendosi për këtë veprim. Është shtrirë në heshtje në shtrat dhe vendosi që në vete të shtjerë me armë. Bekimi, më të dashurve të tij ua la një letër lamtumirëse, në të cilën për herë të fundit i porositi se i do, por edhe i luti ta kuptojnë.

Biri më i ri i Fehmiut ka thënë në një intervistë për "Alo!" se dëshira e babait të tij ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij.

“Gjithmonë i ka thënë nënës se kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atë qytet, ishte shtëpia e tij të dytë. Është shpërngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi të përfundojë kremacioni, ne do të shkojmë atje për ta përcjellë në banesën e përjetshme”, tregon dëshirën e familjes së tij, Hedoni.

Ai ndan kujtimet për babanë e tij nga ditët e tij të fundit.

“Ai gjithmonë ka thënë që nëse nuk është vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dëshiron të jetojë. Dhe, nëse diçka e tillë i ndodh, do të shtie me një plumb në ballë! Ne nuk e kemi marrë seriozisht, duke menduar se është tepër romantik, por ai ka qenë gjithmonë konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, për të cilat është shqetësuar. I ka parë se si vyshken sikur bimët, të vetëdijshme se jeta, të cilën e kishin dashur, ka kaluar, por nuk ka mundur t’u ndihmojë”, thotë Hedoni.

Dhe, ai mban mend dëshirën e pashuar të babait të tij për jetën, e cila në fund të shkurtit u zhduk pothuajse brenda natës.

“Deri para katër muajsh, nuk ka pasur njeri më vital se ai. Kur vija nga rruga, m’i merrte çantat e mia dhe vetë i bartte deri në katin e nëntë. Është kënaqur. Pastaj, pësoi një goditje në tru dhe çdo gjë ndryshoi. Ai ishte i pafuqishëm, u plak pothuajse brenda natës. Lëvizte dobët, fliste dobët, nuk ishte më i njëjti njeri, dhe këtë e ndjente. Nuk e ka dashur një fund të tillë...”, kujton Hedoni.

Pasi me nënën e tij ka gjetur trupin e pajetë të babait të tij mbi krevat, Hedoni thotë se kanë përjetuar një “tobogan të ndjenjave".

“Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetëdija se kishte kërkuar ashtu dhe për këtë shkak nuk duhet të vuajnë. Mund të flas për një vit, për të treguar se për çfarë do ta mbaj në mend. Ka aq shumë! Ai ishte një njeri i rrallë”, thotë Hedoni.

Lajmi tragjik e ka gjetur një trashëgimtar tjetër të Bekimit, të birin Uliksin, në Amerikë.

“Ai ishte në shok më të madh! Nuk ishte pranë tij dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte”, thotë Hedoni, i cili kishte dalë në aeroport për ta pritur të vëllanë.
E festoi qetë ditëlindjen e fundit.

Aktori legjendar më 1 qershor, dy javë para se të vendoste të largohej nga kjo botë, mbushi 74 vjet.

“Ditëlindjen e kaluar e festoi qetë... Sikur nuk pati më fuqi”, kujton Hedoni, duke shtuar se babai i tij kohët e fundit mezi lëvizte.

Prishtinë: Humbja e një aktori të papërsëritshëm
 
Vdekja e aktorit Bekim Fehmiu i ka pikëlluar të gjithë shqiptarët; ata e përjetojnë si humbje të një njeriu që i bënte të ndjehen krenarë, thonë përfaqësuesit e komunitetit të artistëve në Kosovë.

Bekim Fehmiu ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare në Beograd. Policia dyshon të ketë kryer vetëvrasje.

Regjisori Isa Qosja thotë se vdekja e Fehmiut shënon humbjen e një aktori të papërsëritshëm.

“Lajm i rëndë... shumë i rëndë, për komunitetin dhe për Kosovën në përgjithësi, për njerëzit e Kosovës. Megjithatë, ishte krenari kur e dëgjonim emrin e tij në skenën ndërkombëtare... dhe me arsye të madhe, sepse Bekimi Fehmiu ishte një figurë e pazakontë, e veçantë, një figurë artistike, i papërsëritshëm”.

“Në disa filma ka lënë freski të vërteta. Është një humbje tejet e madhe për të gjithë. Kishte shumë energji, shumë vullnet, shumë fuqi artistike dhe ja... përfundoi në mënyrë shumë tragjike, shumë të rëndë... e habitshme për mua”, shprehet Qosja.

Edhe regjisori Ekrem Kryeziu e quan humbje të rëndë vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu.

“Lajmet e këqija nuk të kursejnë... e ndjeva veten shumë keq, për arsye se u shua një yll i kinematografisë së Ballkanit. Ka qenë dhe do të ngelë i freskët në mendjen time. Shumë njerëz tonë të mëdhenj i kanë ofruar shumë, tepër botës... E vërtetë... është katapultuar aq shpejt në orbitë, saqë i ka marrë rrënjët me vete. Ai i ka marrë rrënjët me vete dhe i ka takuar gjithësisë”, deklaron Kryeziu.

Lajmi për vdekjen e Bekim Fehmiut është një kumt i zi, thotë dramaturgu dhe publicisti Haqif Mulliqi.

“Është një kumt i zi, të cilin nuk do të kisha dëshirë ta dëgjoja asnjëherë. Bekimin e kam njohur shumë mirë dhe nga afër. Është shuar një prej artistëve më të mëdhenj shqiptarë të shekullit 20, i cili, objektivisht, na ka bërë të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë dhe, jo rrallë, ka qenë edhe frymëzim për të gjithë artistët shqiptarë, kudo që kanë jetuar”.

“Nuk duhet harruar se Bekim Fehmiu është zhvilluar në një rrethanë krejtësisht të pamundshme për t’u zhvilluar një artist shqiptar. Kishte sfida të mëdha në jetë...”, thotë Mulliqi.

Bekim Fehmiu, gjatë karrierës së tij, nuk ka luajtur në ndonjë film në gjuhën shqipe. Por, përfaqësuesit e komunitetit të artistëve në Kosovë thonë se, pavarësisht nga ky fakt, ai njihet si aktor që ka shpërthyer kufijtë nacionalë për t’ia falur artin botës.

Regjisori Qosja thotë se aktori Bekim Fehmiu ka lënë gjurmë të pashlyera në kinematografinë e rajonit dhe të Evropës.

“Ai ka lënë mbresa dhe ka treguar fuqinë artistike, figurën... Ka treguar portretin e njeriut tonë, një portret që është vështirë ta gjejmë si të tillë. Kjo është ajo që ka rëndësi për ne. Fatkeqësisht, s’kemi pasur rastin që ta kemi në një projekt tonin. Fatkeqësisht... nuk kemi pasur mundësi”, thotë Qosja.

Ngjashëm shprehet edhe regjisori Kryeziu:

“Arti është arti i botës. Me këtë, në njëfarë mënyre, neve na ka madhëruar, sepse në këtë orbitë që nuk është më kombëtare, në orbitën e yjeve të botës, e kemi edhe ne një njeri që e ka pasur zemrën shqiptare, por që, fatkeqësisht, nuk ka pasur rol në gjuhën shqipe. Bekimi ka qenë një fanar, drejt të cilit ne jemi orientuar”.

Dramaturgu Mulliqi e vlerëson aktorin e ndjerë si një figurë që do të shërbejë si model për aktorët e ardhshëm.

“Do të pretendohet për vite e dekada, që të arrihet në atë nivel nga secili artist, jo vetëm shqiptar, por edhe ballkanas. Në fakt, madhështia e Bekimit ishte se ai ishte shqiptar, por përgjithësisht u ka takuar të gjitha kulturave të tjera, ku ka participuar, dhe ato kanë qenë të shumta”, thekson Mulliqi.

Bekim Fehmiu ishte aktor dhe personalitet i respektuar në gjithë Ballkanin dhe më gjerë. Mbështetës ka pasur dhe ka edhe në Beograd, ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Në vitin 1987 filloi heshtja e madhe e Bekim Fehmiut. Dramaturgu beogradas, Gorqin Stojanoviq, që gjatë gjithë këtyre viteve ishte afër Fehmiut, në këtë temë thotë:

“Në vitin 1987, në kohën e histerisë antishqiptare që zhvillohej, ai tha se më, jo vetëm që nuk do të aktronte, por as nuk do të paraqitej në opinion. Shi për këtë ai nuk vinte as në premierat tona”, thotë Gorqin Stojanoviq.

Filip David, letrar dhe recensent i librave të Bekim Fehmiut, deklaron:

“Sa u përket njohjeve me regjisorët dhe aktorët më të njohur botërorë, ne këtu as që e kemi ditur madhështinë e tij. Bekim Fehmiu ka qenë absolutisht në kulmin e kinematografisë botërore. Ai ka pasur role të tilla, por edhe ka njohur personalitete të niveleve të tilla”. 


Sevdai Radogoshi: Kush luan me mua - bëhet i madh

Published: Jun 9, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film

S. Radogoshi: Kush luan me mua - bëhet i madh!

Edhe kur është serioz njerëzit qeshen me të. Madje, edhe atëherë kur është i nervozuar dhe nuk është me humor. Ky është çmimi që duhet ta paguajë në jetë për humorin e tij në estradën kosovare. Sevdai Radogoshi, njeriu që 37 vjet gjendet në estradë dhe që ka krijuar Qumilin, Dikin, Gipën, Sylën, zojën Zyba, flet për jetën e tij, karrierën, për herë të parë për portalin tonë.

Bisedoi: Gazmend Kajtazi

Kur takohesh me të dhe ai ia fillon dy-tri shakatë e para, ty të duket se është duke aktruar dhe të shkon mendja ta pyesësh se cili qenka ky personazh i ri i krijuar prej tij. Mirëpo, i tillë është ai, humorist i lindur që pa telashe mund të krijojë personazhe, secili më qesharak se tjetri.
Sevdai Radogoshi, së pari kam filluar si valltar, në moshën 13-14 vjeçare. Më pas kishte qenë një kohë edhe boksier i kategorisë pendël. Kishte punuar edhe shitës në Mëhallë të Hudumit dhe kasap në thertoren "Agimi". Mirëpo, skeçet e para në estradë i kishte punuar në vitin 1973, për t'u popullarizuar në mesin e viteve tetëdhjetë me "Qumilin" e paharrueshëm.

Prej 1973 në skenë...
Deri në klasën e tretë kam menduar se jam budalla, meqë flisja mbrapshtë dhe njerëzit qeshnin me mua, kurse mësuesi më rrihte. Karrierën e fillova duke e imituar Mixhën Ramë, derisa një ditë mixha Ramë i vërtetë (Fitim Domi), më sugjeroi që për të pasur sukses të mos e imitoja.
Për herë të parë në RTP më ka ftuar regjisori Xhemil Vraniqi më 1982. Kam luajtur një monolog të Ramiz Kelmendit, gjakovarin. Tekstin nga gjuha letrare e kam bërë në gjuhë të gjakovarit. Në një promovim të videokasetës në Pejë, Ramizi ka thënë se, Sevdaiu është “doktor i zemrave tona që shëron zemrat tona.
Vetëm një tekst të Rifat Kukajt e kam realizuar më 1983 së bashku me Luan Dakën dhe Mixhën Ramë (Baca Kolë) për RTP-në.



Jeni ndër humoristët e paktë shqiptarë që keni luajtur disa role. Sa role i keni bërë deri më sot?

Kam 36 personazhe të mia. Por, kam krijuar personazhe edhe për të tjerët, si psh: Mojen, Zhylafetin, Lumen (Elida Shasivari), Zyra (Zyrafete Gashi), Moni, Hasani (Besim Dina), Haxhi Baba, Elezi (Ibrahim Krajkova), Bujari, Vineta, Noci (Bujar Bobani), baba Hoxhë (Aziz Saliuka), tota Namie, Mumira (Shqipe Hoxha), Shkokla (Arben Danceli), Flakrimi (Arben Lleshi), Fetije Qarallajka (Vjollca Rizvanolli), Zymernija (Shkumbin Radogoshi), etj.
Qumilin e kam krijuar vet më 1983. Më 1986 Mustafë Halili, ish-redaktor më tha të bashkëpunoj me Lecin. Unë pa pëlqimin e tij e mora edhe Rasim Thaçin dhe e pagëzova me emrin Cimë, sepse Cima më ka pëlqye shumë si humorist dhe prapë e dua.
Për këto vjet sa kam luajt, kam shkruar mbi 800 skeçe dhe 3 komedi. Nuk janë pak a...?

Ishte në një kohë shumë i shikuar emisioni “Treshi përsheshi”?
Me paraqitjen e Treshit-përsheshit (të cilin e pagëzoi Ibrahim Kadriu) kemi bërë revolucion në humorin kosovar. Deri atëherë në RTP humori është interpretuar në gjuhë letrare që e kanë shkruar skenaristët, ndërsa e kanë interpretuar aktorët e teatrit të Prishtinës, Gjakovës dhe Gjilanit.
Ne jemi legjendë e humorit në Kosovë, me ne ka fillua humori. Skeçet e Treshit kanë qenë aq të fuqishme sa edhe sot shikohen me kënaqësi.

Pse e luan rolin e Zybasë dhe dadës Pucë?
Sepse s’ka aktore në Kosovë që mundet ta luajë atë rol bindshëm.

A ke pas kontakt me ndonjë aktor të madh? Si të kanë vlerësuar?
Po, jam takuar me aktorin e madh, të ndjerin Bekim Fehmiu. Kur më ka pa në videokasetë në rolin e Zybasë, nuk më ka njohur. Motra e tij i ka tregua se është Sevdaia dhe më vonë Bekimi në prani të Lecit, Cimës dhe Hivzi Krasniqit më ka thënë që këtë rol të femrës, asnjë aktore e Kosovës nuk mundet ta luajë.
Bekimi e çmonte shumë rolin e Qumilit dhe më pat thënë “Peshku i madh nuk rritet në ujë të vogël”.
Ne rrinim bashkë në Qafë (Prishtinë), në një piceri. Bekimi ka qenë edhe patriot i madh. Po ua japi vetëm një detaj: në vitin 1976, në Beograd, zhvillohej loja Vëllazërimi-Çupariqki. Bekimi me te birin Uliksin përcillnin takimin. Uliksi i vogël, në stadium mbante plisin në kokë... E ka dashur shumë popullin e vet.

Çfarë keni fituar gjatë këtyre vjetëve në skenë?
E kam fituar një grua që është shumë punëtore dhe konsultohem me të dhe m’i ka bërë 4 fëmijë (tre vajza e një djalë) që i dua shumë. Kjo është pasuria ime më e madhe.

Të kujtohet kur je martuar...

Jam martuar në moshën 21 vjeçare, më 1979 me Eljane Rokën. Më të isha njoftuar pesë vjet më parë, i shpreha dashuri, të cilën ajo nuk e kishte refuzuar. Atëherë më pranoi dhe kurrë më nuk më ka ç'pranuar. Më dhimbset e shkreta. A çohet jetë me mua?

Mirëpo, a e ka mashtruar gruan ndonjëherë?
I kam mashtruar dy kazerma të ushtrisë së "Jugosllavisë" e le më gruan.
Hera e parë ishte më 1979, kisha qëndruar vetëm gjashtë ditë ushtar. Më lëshuan me diagnozën: mentalno deficita (mentalisht i ngecur). Herën e dytë, në Zagreb, ‘aktrova’ pak më gjatë se herën e parë. Pas një muaji qëndrim, më liruan me diagnozën e njëjtë të psikiatrit. Psikologët dhe psikiatrit ushtarakë i kishin ngritur duart dhe kishin bërë be se në tokë të dheut nuk mund të ekzistojë njeri psikikisht më i sëmurë se "pacienti" i tyre, hhahaha.
I tillë jam unë, rrezikoj, por punës gjithnjë i hyj seriozisht.

Keni dhënë shumë për humorin shqiptar. A keni lënë pasardhës që do të mund t’i ndiqte hapat tuaj në të ardhmen?
Nuk ka pasardhës, humori nuk është pasuri që trashëgohet. Humoristi lind...

A të brengosë fakti që nuk e ke Akademinë e teatrit?
Hahhaa….gjenerata e parë e Teatrit Dodona kur kanë hy në edicion, kanë imituar Cimën dhe Lecin (monologët), por mua s’kanë mund dhe nuk munden askush. Sikur ta kisha Akademinë, talenti im kishte mbet me profesorë të Dodonës, të cilët s’kanë të bëjnë me humor.

E imagjinon dot veten të luash rol serioz?
Kam luajt në teatër më 1989 në komedinë “Teveqeli”, kam pas një rol episodik. Kur kam dalë në skenë, krejt salla ka qeshë. Pa qenë aktor, nuk mund të jesh humorist i suksesshëm, sepse duhet me i njohur lëvizjet skenike që m’i ka mësuar regjisori i komedisë dhe teatrit të Gjakovës, i madhi Hysen Binaku.

Kënd e çmoni prej humoristëve?
Agron Llakajn, disa humorist të ‘Portokallisë’. Më pëlqen edhe Kabareja e RTV21.
I çmoj edhe ata me të cilët paraqitet në skeçe me mua. Secili që luan me mua, luan mirë, se më ka mua afër, përfshirë edhe aktorët e Teatrit të Gjakovës, të cilët më 1979 më refuzuan për t'u punësuar.

Si ashtu?
Unë gjithnjë e kam ditur se do të jem artist i madh, por në atë audicion kam shkuar gabimisht, sepse ata në të vërtetë kishin kërkuar aktor më të dobët se ata. Tashti, herë pas herë i ftoj në kasetat e mia, por jo të gjithë se nuk kanë kualitet.

Çka mendon për Besim Dinën?
Çka kam menduar, e kam realizuar. Duke luajtur me mua është bërë Besim. Më herët nuk e ka njohur askush. Qysh osht, qashtu osht.

Po Stupcat?
Ishin 5, mbetën 4, ishin 4 mbetën 3...suksese në të ardhmen.

Në mesin e prodhimeve më të suksesshme televizive vendore është edhe Kafeneja jonë...
S’është edhe me rëndësi a më pëlqen mua, apo jo...Populli e ka mirëpritur.



Armond Morina?
Si fëmijë Lili e ka pas në klasë dhe më ka lutë me e marrë me luajt. Edhe nëna e tij e ndjerë më ka lutë me e marrë me luajt se krejt jetën është rritë me humorin tim. Dhe, kur është prezantuar para se me hy në Akademi, më ka imituar mua. Përndryshe është aktor i madh.

Kënga e do motivin, po humori?
Për të shkruar humor së pari duhet porosia, pastaj edukata dhe zbavitja. Mua më pëlqen humori pa fjalë banale. Edhe kur personazhi flet diçka banale, është edukata e personazhit, e jo e Sevdaisë.

Cili është shembulli yt në jetë dhe pse?
Transformimi prej një personazhi në tjetrin. Çdo personazh imi dallon bindshëm prej tjetrit.

Si ndjeheni pas më shumë se tre dekadash punë? Jeni i kënaqur apo ju ka ngelur peng ndonjë gjë që s’e keni bërë?
Vitet ikin shpejt, shumë gjëra më kanë mbetur pa bërë...

Kush mundet të të zëvendësojë?
Askush. Unë, jam i lindur për humor. Të qëndrosh 37 vjet në skenë dhe gjithherë i pathyeshëm në toplistë - dëshmon se je legjendë.

Cili është budallëku më i madh që ke bërë në jetë?
Kam bërë shumë, s’po di cilin ta dalloj...hahahaa

A janë humoristët, njerëzit më seriozë, sepse kritiku, poeti Zhan Kokto, thotë se poetët janë gënjeshtarët më të mëdhenj që e thonë të vërtetën. A pajtoheni me këtë sintagmë?
Po, sepse e ka thëne Kokto.

A ju ka djegur ndonjëherë humori i pakripë, dmth, a keni pasur pasoja për batutat tua në adresa të caktuara?
Po, më ka djegur, vetëm lëkurën, hahaha....

Thuhet se humori është njëfarë relaksimi për njerëzit e stresuar. Po del se humoristët në mënyrë të tërthortë janë edhe psikologë...
Psikologë e shkuar psikologësh...

Sa i ndiqni emisionet humoristike që bëhen sot?
I shikoj dhe qeshem.

Pse qesh?
Sepse disa më dhimbsen se nuk dinë të bëjnë humor.

A ka traditë dhe perspektivë humori te ne, më duket se më shumë ka sarkazëm, më shumë njerëzit kritikohen sesa cyten të qeshin?
Para 20 vjetësh humori ka pasë perspektivë. Tashti, nuk ka, sepse humor po bëjnë njerëzit që s’kanë lidhje me humor...

U ndamë nga Sevdai Radogoshi, hareshëm, seriozisht dhe shumë miqësisht.
/Telegrafi/




Dafina Zeqiri Fiton "Video Fest 2010"

Published: Jun 1, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film
Dafina Zeqiri Fituese e "Video Fest 2010"

Prishtinë, 1 qershor - “Amazing Girl” i Dafina Zeiqirt, është videoklipi që të hënën në mbrëmje ia doli të “rrëmbejë” çmimin kryesor të edicionit të tetë të Videofestit Muzikor. Në garë për këtë çmim ishin edhe videoklipet “Dy shokë” i Nora Istrefit, “S’të fal” i “Kthjellu” dhe Florit dhe “VIP” i grupit “Skillz”.
Përveç që triumfoi në garën e vetme që shpërblen videoklipet në Kosovë, videspoti “Amazing Girl” i realizuar nga produksioni “Entermedia” u shpërblye edhe me tri çmime tjera; atë në konkurrencën “RnB”, në konkurrencën e femrave dhe për montazhin më të mirë.
Pasi është “detyruar” të rikthehej për të katërtën herë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të pranuar çmimin, të cilin ia dorëzoi i pari i kryeqytetit, Isa Mustafa, këngëtarja Dafina Zeqiri është shprehur shumë e kënaqur me çmimet që ka marrë.
“Kurrë nuk e kam ndier vetën më mirë. Është një shtytje shumë e madhe për karrierën time”, ka thënë Zeqiri.
Ajo ka thënë se nuk i ka pritur çmimet që i ka marrë. Kjo sepse ka pasur konkurrencë të fortë.
“Është vetëm hera e dytë që marr pjesë në ‘Videofest’ dhe t’i fitoj të gjitha këto çmime është sukses i madh. Konsideroj se kam pasur mjaft konkurrencë dhe nuk i kam pritur këto çmime sonte, kështu që jam shumë e kënaqur”, ka thënë ajo.
Tapeti i kuq para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka qenë ai që ka dhënë shenjat e para të një nate glamuroze. Emrat më eminentë të skenës shqiptare kanë parakaluar në të. Atyre u janë bashkuar edhe ministra e politikanë.
Një skenë me shumëllojshmëri reflektorësh, e pajisur me një ekran që vazhdimisht “asistonte” në pasqyrimin e videoklipeve të nominuara, ishte ajo që mirëpriti këngëtarët që u ngjitën për të marrë çmimet e “Videofestit Muzikor”.
Megjithatë, çmimet nuk ishin e vetmja gjë që ofroi ky eveniment për mbi dy orë. Performanca të shumta që e shoqëruan mbrëmjen u interpretuan nga këngëtarë të njohur skenës shqiptare. Leonora Jakupi, Besa Kokëdhima, Jehona Sopi ishin ato që hapën perden e “Videofestit Muzikor” me interpretimin e këngëve që më së miri “përfaqësojnë” vitet ‘80, “That’s the way” i Sunshine Band, “I will Survive” i Gloria Gaynor. Të tjerë këngëtarë që u ngjitën për të rijetësuar hite të këtyre viteve, prej të cilave shumica ishin këngë të “Minaorit” ishin edhe Flaka Krelani, Teuta Kurti, Linda Halimi.
Në “Videofestin Muzikor 2010” nuk ka munguar as “kryeministri”. Atë e ka sjellë imitatori i tij, aktori Halim Berisha. Ai ka “kërkuar” bashkim në “Nato Fest”.
Mes shumë çmime që u ndanë në mbrëmjen, e cila bëri bashkë artistë të trevave shqiptare, ishte edhe çmimi për karrierë, i cili në këtë edicion i ka takuar rock grupit kosovar “Minatori”.
Fryma e muzikës që ata bëjnë ka dominuar gati gjatë gjithë mbrëmjes, duke qenë se shumica e pikave artistike kanë rikthyer hitet e njohura të këtij grupi. Edhe vetë “Minatori” pas pranimit të çmimit, ka interpretuar një kolazh me hite që kanë arritur t’i mbijetojnë kohës.
Vokalisti i grupit, Naser Gjinovci, është shprehur i kënaqur me çmimin, por ka thënë se “Minatori” nuk do të ndalet me kaq. “Fillimisht nuk deshëm ta pranonim këtë çmim, por më pas vendosëm ta pranojmë, por vetëm për gjysmën e karrierës, sepse gjysma tjetër do të vazhdojë edhe më gjatë”, ka thënë Gjinovci.
Çmimi i publikut në edicionin e sivjetmë të Videofestit Muzikor i ka takuar videoklipit “Let me die with” të këngëtarëve Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, i cili është përzgjedhur në bazë të klikimeve në “you tube”.
“Është një çmim shumë i veçantë dhe me të vërtetë shumë i rëndësishëm për ne, është çmimi i parë i kësaj kënge, e cila ka ardhur si një dedikim që ne i kemi bërë njëri- tjetrit”, ka thënë Skenderaj, teksa i shoqëruar nga Cani ka pranuar çmimin. Skenderaj ka marrë edhe çmimin për Videospotin më të mirë në konkurrencën e meshkujve. Kur ka dalë për të marrë këtë çmim i “është lutur” jurisë që të mos t’ia ndajë më. Kjo për shkak se tash pesë vjet, Skenderaj e rrëmben këtë çmim. “Po bëj shaka”, ka thënë para se të zbriste shkallët e skenës së TKK-së. “Është një nder për mua”, ka shtuar ai.
Edicioni i tetë i Videofestit Muzikor, nga organizatorët është cilësuar si një nga më të suksesshmit.
Linda Shala, njëra nga organizatorët, ka thënë se ekipi që ka punuar në realizimin e Videofestit Muzikor ka arritur të përmbushë misionin e vet.
“Për vete jam shumë e kënaqur. Kemi nisur një punë dhe e kemi përfunduar, ajo që ne shpresojmë është që publiku është ndier mirë, ka kaluar një mbrëmje të këndshme dhe është mburrur me atë që ka Kosova dhe me atë që bëjnë artistët kosovarë”, ka thënë Shala. Videofesti Muzikor është transmetuar “live” nga televizioni Kohavision, i cili është edhe bashkorganizator. “Videofesti Muzikor 2010” është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit dhe nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. Sponsorë medial të “Videofestit…” janë “Koha Ditore” edhe KTV-ja.
Edicioni i tetë i “Videofestit Muzikor”, ndau gjithsej tetëmbëdhjetë çmime. Videospoti më i mirë në konkurrencën e grupeve, i takoi grupit “Skills” për “VIP” që mori edhe çmimin “Best rap Hip Hop”. Çmimi “Best New Artist” shkoi për videoklipin “Emër e femër” të Yllka Deliut, videospoti më i mirë i zhanrit pop folk u emërua “Zemra më vdes” i Korab Jetishit, videspoti më i mirë i zhanrit pop, “Elementi i pestë” i Bubulina Krasniqit, videspoti më i mirë i zhanrit rock u shpërblye “S’të fal” i grupit “Kthejllu” dhe Florit. Për regjinë më të mirë u shpërblye videoklipi “Jorgjica” i “Zig Zag orkestra”, videspoti për posproduksion dhe efekte speciale u emërua “High tech” i Elvana Gjatës. Për stylingun më të mirë u shpërblye “Ky është fundi” i Leonora Jakupit, për performancën më të mirë “Tribald” i Adelina Ismajlit. Videoklipi që mori çmimin “Best Promo”, është “Biznis” i “DJ Blunt, real 1 & Big D”.

“Ajkë” e mbrëmjes së yjeve ishte edhe prezenca e ambasadorit William Walker”. Ky i fundit, në ditëlindjen e tij mori “dhuratë” nga publiku, i cili nuk hezitoi t’ia këndonte këngën “Happy Birthday”. Walker u shpreh shumë i kënaqur me emocionet që ia fali “Videofesti Muzikor 2010”. “Ishte një natë shumë e mirë, me shumë njerëz dhe shumë talente. Nuk kam kuptuar shumë sonte por kuptova një gjë se këtu ka shumë talente të jashtëzakonshme dhe ky është vendi ku dua të jem”, ka thënë Walker.


Raporti nga albavideo
Adelina Ismajli fitoi "Best Performance" por sic kishte paralajmeruar me pare se do ta bojkotoi festin, ajo nuk ishte e pranishme ne salle qe te marr kete cmim. Genta Ismajli nuk ishte aty por as nuk mori cmim. Nora Istrefi erdhi vetem e pashoqeruar me Robertin dhe mbeti e zhgenjyer pasi nuk mori asnje cmim, edhe pse ishte e nominuar disa here, bile edhe per cmimin e madh. Te them te drejten, kam pritur qe kesaj radhe te fitoj nje cmim. Cmimi me "bajat" i nates ishte ai "Best Male" qe iu dha Alban Skenderaj (per te saten here). Jo pse nuk e dua apo nuk e cmoi Albanin, por edhe ai vete tha or burr: "mjaft ju lutem, mos ma jepni kete cmim ma!". Perndryshe Albani dhe Miriami e fituan "Cmimin e Publikut" me videospotin e tyre "Let me die with you" qe eshte e meritueshme, por kjo me "Best Male" me te vertete u be bajat dhe njeriu fillon te kuptoj pse disa kengetare edhe nuk jane te kenaqur me menyren e ndarjes se cmimeve ne kete video fest. Dj Blunt dhe Real1 e leshuan sallen, mesiguri te zhgenjyer pasi qe nga sa nominimet qe paten, ne fund ngelen duar thate dhe kur organizatorit te festit u kujtua t'i jap nje cmim, pikerisht "Cmimin e Organizatorit", ata nuk ishin aty per ta marre.

Kishte mysafire te shumte dhe te ndryshem si Ramush dhe Anita Haradinaj, William Wolker (te cilit edhe iu kenduan urimet per ditelindjen qe ai feston neser), Isa Mustafa, Nexhmije Pagarusha (erdhi vetem e pashoqeruar dhe ai "cungu" qe hapi deren e limos, nuk e zgjaste doren t'i ndihmoj asaj si nje xhentleman, pasi ajo kishte pak veshtiresi te dilte nga vetura), Mimoza Kusari me bashkeshortin e saj Arbenin, Arbana Osmani (po po e Big Brother), Besa Kokedhima dhe shume te tjere nga estrada jone kombetare.

Nikoqire e festit edhe kete vit ishte bukuroshja Gresa Pallaska. Ne tepihun e kuq mysafiret priteshin dhe ndonje edhe intervistoheshin nga Flora Mejzinolli dhe Jehona Bajrami. Vitin e kaluar, aty jashte performonte nje band live dhe nuk degjonim asgje se cka bisedohej. Ndersa sivjet, e kunderta, nje qetesi absolute, mysafiret kalonin si ne nje marsh funerali. Skena brenda ishte ok, per aq sa ka vend, por si gjithnje, ndricimi ishte i gabuar, i tipit qe verberon syrin e kameres. Nuk di si ta spjegoj kete pasi nuk jam ekspert ne kete fushe, por per te kuptuar kete duhet t'i referohemi skenes se Eurovizionit ku ndricimi eshte perfekt dhe asnjehere nuk e pengon shiqimin. Kishte pak permiresim ne tekniken e kameres e cila kete vit mu duk se e gjente veten ne pozita me te mira. Ne pergjithesi, Video Festi i sivjem nuk solli ndonje risi te madhe. Mungonte entuziazmi ne salle, ne gje qe e potencoi edhe Elvana Gjata kur mori cmimin e saj. Kam drojen qe videofesti ne kete lloj format po behet paksa monoton si per nga programi artistik qe po shfaqet ashtu edhe per nga cmimet qe po ndahen (p.sh. rasti i Alban Skenderaj).

Ja dhe lista e plote e Cmimeve:

01. Videospoti me i mire i zhanrit Rock – Kthjellu feat Flori (S’te Fal).
02. Videospoti me i mire i zhanrit Rep-Hip Hop – Skillz (VIP)
03. Videospoti me montazhin me te mire – Dafina Zeqiri (Amazing Girl).
04. Videospoti me i mire per Post Produksion dhe efekte speciale – Elvana Gjata (Hi Tech)
05. Videospoti me performancen me te mire – Adelina Ismajli (Tribalb)
06. Videospoti me i mire ne konkurrencen e meshkujve – Alban Skenderaj (This Is Your Day).
07. Videospoti me i mire ne konkurrencen Best New Artist – Yllka Deliu (Emer e Femer).
08. Videospoti me styling me te mire – Leonora Jakupi (Ky Eshte Fundi).
09. Videospoti me regjine me te mire – Zig Zag Orkestra (Jorgjica).
10. Videospoti me i mire ne konkurrencen R&B – Dafina Zeqiri (Amazing Girl).
11. Cmimi i Karrieres – Grupi Minatori
12. Videospoti me kameren me te mire – Alban Skenderaj (This Is Your Day).
13. Videospoti me i mire ne konkurrencen e grupeve – Skillz (VIP).
14. Videospoti me i mire i zhanrit Pop – Bubulina Krasniqi (Elementi i Peste).
15. Videospoti me i mire ne konkurrencen e femrave – Dafina Zeqiri (Amazing Girl)
16. Cmimi i organizatorit – Dj Blunt feat Real 1 dhe Bid D (It’s All About Biznis).
17. Videospoti me i mire i zhanrit Pop Folk – Korab Jetishi(Zemra po me Vdes).
18. Cmimi i publikut - Alban Skenderaj dhe Miriam Cani (Let Me Die With You).
19. Videspoti me i mire (Best All) - Dafina Zeqiri (Amazing Girl)

Fituesit e me shume se nje cmimi:
DAFINA ZEQIRI: Best Montage, Best RnB, Best Female and Best All
ALBAN SKENDERAJ: Best Male, Best Camera, Cmimi i Publikut (Audience)
SKILLZ: Best Hip Hop, Best Group


  / albavipnews.blogspot.com/
Page 1 of 8
traffic analytics