|
|
Latest articles
GENJESHTRAT E FLORI MUMAJASIT NE MEDIAT SHQIPE
Dezinformatat dhe çpifjet e kengetarit Flori Mumajasi dhe kompanis te
tij „Threedots“ kunder BESFORT VIDEO M1 jan ber me qellim ti mashtroj
opinionin te mos koncentrohen ne faktet dhe biseden e tij banale qe zhvilluar permes Facebokut me Besfortin! Per ti ja ndruar kahjen ngjarjes ai dezinformon publikun se kinse BESFORT VIDEO M1 ka materializue Videot e tij ne YouTube ?!!?
E pyesim publikisht z. Flori Mumajasin, a mund te na gjej nje video te
tij ne kanalet tona ne YouTube qe e kemi publikue-materializue pa leje?
Na trego vetem nje Video tuaj z. Flori Mumajesi qe kemi materializue ?
A mos valle Flori i paska te drejtat autoriale ne video klipet e Dafina
Zeqirit ku dalin ato reklama per te cilat ai e genjen opinionin ? Apo
ndoshta Flori qenka autor i emisionit „ODEON“ apo „OP Labi Party“ ku
ne disa video te atyre emisioneve ne YouTube jan reklamat e aktivizuara
prej ca ditesh ? A e dini se ne nuk jemi Partner n YouTube dhe nuk
kemi mundesi me i aktivizue reklamat ne gjitha videot edhe po deshem,
dhe opinioni nuk e din se hapi i pare para se te behesh Partner i
Youtubes esht ku ju lejojne ti monetizoni disa Video, e pastaj te
aplikojme per
Partner, dhe ne qellim qe ne mos ta marrim statusin Partner Flori me
grekun shkon me qellim na fshini ndoj video vetem neve sa mos ta marrim
statusin Partner ku sipas rregullave te Youtubes nese nje Video fshihet,
i humb shanset per Partner ! Poashtu ne e dijme sa denoncime fallso i
beni tek Youtube dhe si mashtroni adminat e Youtubes fal content-ID dhe
statusit Partner qe ka greku. E Te gjitha kompanit boterore
ne Youtube, psh ju ja kopjoni Audion apo Videon, ata nuk ju fshijne
Videon sikur greku, por i aktivizojne reklamat dhe fitimet e klikimeve I
shkojne ne Konto te tyre, e jo sikur ju qe nuk deshironi ket metode ta
perdorni ne Videot tona por me qellim na fshini Videon me qellim te
demtimit te kanalit tone! Ket shembull e ceka edhe sikur te kishit
ndoj te drejte autoriale ne ndonje Video tone, edhe pse nuk posedoni te
drejtat e plota, por vetem pjesen tuaj si kompozitor i "X" kenge !
Ju keni nevoj te ju jap mesim per sistemin e YouTubes sepse e dini se
emrin YouTube ju dhe servilet e juaj e keni mesuar prej neve! Aq i
menqur qenka me shkrue rreth te drejtat autoriale ky Flori, sa qe ka
harruar ti cek Piraterin e tij me ne bashkepunim me kompanin greke, i
cili i ka reklamat te aktivizuar mbi dy vite ilegalisht ne mbi 1300
Video te postuara tek kanalet e tij ne YouTube, dhe ku ka mbi 80 milion
klikime ! A thua ku jan ato leket e fituara nga ato klikime dhe sa
ka paguar kengetareve si Meda Sinan Hoxha e tj. Ne videot e te cileve
jan nga 7-8 milion klikime vetem ne nje Video !?
Sa per info nje Video me 1 milion klikime fitimi esht 1400 Euro neto !
Apo a ka marre leje nga kenegtaret si Pirro Cako Redon Makashi, Genta
Ismajli, Shkurte Fejza etj videot e te cileve i materializon pa asnje te
drejte autoriale dhe ne anen tjeter as kengetareve ne kanal te tyre nuk
ju lejon postimin e videove personale !!! Faktet ne i posedojme me shkrime dhe me biseda telefonike!) Flori Mumajesi na ka fshire dy video te Argjentina Ramosajt, dhe at vetem neve na ka fshire e jo tjereve ! Po pse nuk e cek arsyejen pse e ka fshire videon e Argjentines nga kanali yne ?
Perse nuk e cek se ajo Video e Argjentines nuk ka qen fare me reklama
dhe nuk ka qen e materializueme siq genjen opinionin ky far tallavaxhije
? Perse tenton ti mashtroj kalamajet dhe gazetaret naiv te
cilet as qe kann idejen se çka eshte platfiorma e YouTubes dhe te ju
jep leksion mbi te drejtat autoriale? (Edhe pse at shkrim rreth temes
Copyright ja ka shkruajtur menaxheri i tij sepse sa per Florin ai e ka
koken e trash dhe as qe din cka jan te drejtat autoriale ju garantojme!)
Perse nuk tregon se qellimi i tij eshte ta zhduke arkiven muzikore te
Kosovareve ne bashkepunim me at grekun e tij dhe se per at pune kann
marre fonde te konsiderueshme nga serbet ?
Perse nuk tregon qe ju ka derguar letra gjithe kolegeve duke i
kercenuar qe ta nderprejne bashkepunimin me BESFORT VIDEO M1 duke i
kercenue se ata qe bashkepunojne me M1 do te bojkotohen ne festivate e
Tiranes !? A nuk esht kjo racizem ndaj kengetareve dhe nje kercenim i hapur ?
E ter ket e ben nga inati ndaj M1-shit i cili ja zbuloj qellimet e
tija te flliqta me grekun ! Perse problemet e tij private duhet ti
percjelle tek estrada ? Po me siguri do ndikoj ta mashtroj ndonje
kengetare te re pa pervoje e cila esht e pa afirmuar dhe ka nevoj permes
festivaleve ne Tirane te promovohet, por se sa do ju kushton ai
sakrifikim ne ato festivale veq e kan provuar disa nga kengetaret tona…

Po perse i ka hy ketij „bisnesi“ te flliqt me grekun ne YouTube ?
Ndoshta e ka pa qe esht para pensionit dhe u zbulue se kenget qe i ben
jan simpla te vjedhura dhe ku nje kenge ju shet shqiptareve, e pas disa
muajve serbeve dhe bugarkave dhe duke e pa qe u zbulue neper mediume
tani ka fillue me profesionin e ri te premtuar ne perfitime permes
komercializimit te YouTubes, dhe zhdukjes te muzikes ku interpretatore
jan Kosovaret! A nuk ju duket kjo tmerr ? Deri dje kurre
ska permend Kosoven ne Facebook, dhe tek pas zbullimit te manipulimeve
te tij nga BESFORT VIDEO ka nis te na behet patriot i madhe ndaj
Kosoves ?!!! Ka haruar se fale produksioneve Kosovare dhe
klikimeve ne You Tube te shikuesve nga Kosova ka ber emer, dhe tani per
pak lek te premtuara nga greku tenton ti demtoj Kosovaret ! (Rasti
konkret i kengetares Argjentina qe e ka demtuar, dhe e ka kushtezuar te
mos flas ne ket rast, e ku ne posedojme edhe komunikimin me Argjentinen
rreth ketij rasti, sa per info) A e din ky far Flori Mumajesi
se kenget e tij ne ne webfaqen tone nuk i kemi ne repertoar sepse
Tallavaja e tij kurre nuk na ka interesuar! E per fund edhe e
cek dikund ne interviste se me demek Besforti i kai kerkue bashkepunim
para nje viti me te, çka ka te keqe aty ? Sikur te ishim pirat nuk
ju kishim kontaktuar fare, dhe pse me at kontakti kemi deshte te
bisedonim ne telefon, per te ja preferue Florit dy kengetare te reja
te ju bej ndoj kenge, dhe ajooferte ka qen ne favor te tij te fitoj Lek,
e jo ne favor tone, sepse ne kemi deshur vetem si ndermjetesues ti
ndihmojme kengetareve te reja ! Tani ai Flori e cek vetem at oferte, e harron ti ceke letrat qe ja kam derguar per manipulimet qe ja kemi zbuluar keto dite !
Poashtu perse nuk e cek se ka kerkuar nga fansat e tij te na kercenojne
duke e publikuar publikisht Nr. e Telefonit te Besforti ne Murre te
facebookut te tij? Ne posedojme 5 numra telefonash te fansave te
tij qe na kann kercenue dhe i posedojme numrat e telefonatave qe jan
numra celularesh nga Holanda, Italia, Shqiperia, Greqia dhe Kosova ! A
ka mendue se ne ket menyre do te na frikesoj te mos ja publikojme
manipulimet ? I vogel je Flori Mumajesi te na mashtrojshe neve,
dhe juve ju duhet edhe nja 50 vite jete per te ja arriur punen dhe
sukseset tona. Nuk besojme se nje tallavaxhi me çpifjet e tij mund
te na demtoje imazhin tone te krijuar mbi 20 vite. Shpresojme se shpejti
ti hapin syte edhe Interpretatoret, kompozitoret profesional (e jo
amator si ju) tekstshkruesit dhe ma ne fund ta kuptojne pronen
intelektuale dhe mos ta lejojne nje grek te manipuloj me veprat e tyre.
Sa per info kontrolloj videot tona ne kanalet tona dhe pyeti ose
interpretatoret ose kompozitoret ose autoret e emisioneve televizive se a
kemi publikue Videot pa leje siq genjeni ju opinionin ! Stafi PS:
Ne ket link mund ta lexoni ne tersi karakterin e atij tallavaxhije Flori Mumajasit dhe komunikimin e tin ne Facebook ! http://shtypishqip.blogspot.com.au/2012/02/komunikimi-flori-mumajesi-letra-1-nga-3.html
Read more »
Comments (6) »
Ndërron jetë Whitney Houston Ikona e muzikës pop dhe soul, Whitney Houston, ka ndërruar jetë
në moshë 48-vjeçare. Konfirmimin për vdekjen e saj e ka bërë zëdhënësja
Kristen Foster, e cila nuk ka dhënë detaje për shkakun dhe vendin e
vdekjes së këngëtares. Houston, vajza e artë e industrisë
muzikore, nga mesi i tetëdhjetave deri kah fundi i nëntëdhjetave ishte
një nga artistet më të kërkuara anekënd botës. Ajo joshi publikun me vokalin e saj të fuqishëm, të ëmbël dhe të
pashoq. Suksesi i saj nuk u kufizua vetëm në muzikë, pasi ajo luajti
edhe në filmat, si “The Bodyguard”, “Waiting to Exhale” e "The
Preacher's Wife”.
Whitney frymëzoi një armatë të tërë këngëtaresh, duke filluar nga Mariah Carey e deri te Christina Aguilera.
Mirëpo, fundin e karrierës ia sollën problemet dhe vartësia nga
droga. Ajo abuzonte me kokainë, marihuanë, ekstazi... që ia humbën
shkëlqimin, imazhin dhe padyshim edhe fuqinë e zërit. Albumi debutues i Houston mbante pikërisht emrin dhe mbiemrin e saj
("Whitney Houston”, 1985) ndërsa shiti miliona kopje dhe fitoi disa
çmime. Pasoi “Whitney” (1987) tjetër album ‘multiplatin’. Në vitin 1992,
përveç kritikave pozitive si aktore në filmin “The Bodyguard”, ku
luajti krahas Kevin Costner, ajo e shndërroi në hit të pavdekshëm këngën
e Dolly Parton, "I Will Always Love You".
Një tjetër hit-album ishte "My Love Is Your Love" (1998), mirëpo
gjatë kësaj kohe ajo abuzonte me droga dhe kishte probleme jetësore,
sidomos gjatë martesës me Bobby Brown. Ajo shkoi disa herë në
rehabilitim, duke tentuar që ta rikthente karrierën e saj. Dhe pikërisht
këtë e bëri në njëfarë mënyre me albumin "I Look To You” (2009), mirëpo
koncertet e drejtpërdrejta të saj ishin një dështim, pasi Houston
kishte humbur fuqinë që të këndonte ‘live’. Kohët e fundit është spekuluar se ajo humbi gjithë pasurinë, ndërsa nuk kanë qenë të rralla rastet kur është sëmurë.
Këngëtarja legjendare lindi më 9 gusht 1963 në Newark të New Jerseyt,
ndërsa gjatë karrierës, ndër të tjera ka fituar gjashtë çmime Grammy,
dy çmime Emmy, si edhe 30 ‘Billboard Music Awards’. /Telegrafi/
Read more »
Comments (0) »
Bukuroshja nga Prizreni, Rina Bilurdagu, është fituesja e
spektaklit të madh të talentëve të këndimit “The Voice of Albania”, duke
shkaktuar kështu befasinë më të madhe që është parë që një kohë të
gjatë nëpër televizionet shqiptare. Të katër finalistët,
Rina, Lundrimi, Enrika dhe Marsela performuan këngët e përgatitura në
këtë spektakël, i cili tejkaloi kufijtë e reales dhe imagjinares nga
përgatitja skenike dhe nga performanca e shfaqur. 
Rina Bilurdagu
Në rrethin e parë të votimeve fituan Rina dhe Marsela, të cilat u
përballën në votimin final. Të gjithë kishin pritur një fitore të lehtë
të Marselës, e cila me zërin e saj të jashtëzakonshëm arriti të pushtojë
njerëzit nëpër rrjetet sociale. Por, se pesha e votimeve nuk varet nga
rrjetet sociale dhe nga favorizimet e parakohshme, këtë na tregoi Rina, e
cila pas performancës së saj spektakolare me këngën “Ain’t Another Man”
arriti të mposhtë Marselën, për t’u shpallur fituese e spektaklit.
Rina përfiton një album nga shtëpia muzikore “Universal” teksa me nga
një këngë në po të njëjtin produksion shpërblehen edhe finalistët
tjerë. Që të katër finalistët po ashtu do të kenë të drejtën të
konkurrojnë me nga një këngë në Top Fest.

Rina - momentii shpalljes fituese

Alma Bektashi - momenti i Trimfit te skuadres te saj
Kështu, i vjen fundi një cikli emisionesh prej 17 javësh të këtij
spektakli të jashtëzakonshëm, të një formati prej më të mirëve që është
parë ndonjëherë. Për realizimin fantastik në standardet botërore duhet
të komplimentohet Top Channel, që edhe njëherë arriti të çojë në një
nivel tjetër botën shqiptare të spektaklit, nga e cila shtëpitë tjera
mediale mund të marrin vetëm leksione. /Telegrafi/
Momenti i Shpalljes te fituesit Voice of Albania(Foto by M1)
Read more »
Comments (0) »
Menaxheri i Genta Ismajlit John Goci kandidon për kongresmen
Në programin e Top Kosova Radio “Top Vip”, këngëtarja më atraktive shqiptare Genta Ismajli tregoi, veç tjerash, se i ka dy menaxhere një per Evropë dhe një per Amerikë .
E këto here edhe zyrtarisht Genta e zbuloj per degjues lajmin se menaxheri i saj në Amerikë: John Goci, do të kandidojë për anëtar në Kongres, duke e përfaqësuar Qarkun 13 të Miçiganit, i cili ka gjithsej 14 kongresmenë në Uashington, ku gjendet dhe Kongresi Amerikan.
Ne i urojmë një gjë të tillë, pse jo, por urojmë që dhe menaxhimin ndaj këngëtares të mos e lërë anash, pasi Genta na ka treguar se ai është një person shumë besnik dhe i zoti në menaxhim. /K. Sot/ |