Custom Search


Members


Latest articles

REGJISTRIMI I ANETAREVE NE FAQEN TONE - Procedura !

Published: Aug 27, 2010 by kosova Filed under: News - Lajme
Te nderuar vizitore,
Videot ne faqen tone mund ti shikojne vetem Antaret e regjistruar !
Regjistrimi eshte Gratis !
Ket ndryshim e kemi bere per statistikat tona te vizitoreve.


KUJDES:
Nese e jepni Email adresen  fallso do te ju bllokojme IP e juaj !

Poashtu Vizitoret e Pa-Regjstruem te cilet e vizitojne shpesh faqen tone do te bllokohen
dhe do ti konsiderojme si te dyshuar dhe armiq te faqes tone  ! 


Procedura e regjistrimit:

1.
Shtypni rubriken "REGISTER"




2. Jepni shenimet e juaja:
Emri e Mbiemri, gjinia, zgjedh shtetin, shenoje Pseudonimi identifikues qe do ju nevoitet sa here qe vizitoni faqen tone, shenojeni paswordin dhe e perseritni ma poshte, pastaj shenojeni Emailin e juaj te sakte ! KUJDES ESHT SHUME ME RANDESI, sepse ne at email ju vjen Kodi aktivizues ! (Antaret te cilet e shenojne Emailin fallso rrezikojne pergjithmone te bllokohen ne faqen tone !)
Shenoni Codin validues dhe ne fund shtypni tek "Register" !



3. Pasi ta keni mbushur aplikacionin me sukses, ju paraqitet kjo tabele ku tregon se Emaili konfirmues
u dergue ne adresen e juaj te cilen e keni shenuar gjate aplikacionit psh: filanfisteku @hotmail.com



4. Hyni ne Emailin e juaj dhe hapeni letren tone, te derguar nga BESFORT VIDEO M1,
e cila ju ka aritur ne Inbox apo tek rubrika Junk - apo  Spam Folder



5. Ne Emailin tone konfirmues ku jan shenimet e juaja, kah fundi e keni nje link te cilin link duhet ta kopjoni (Copy, apo me Control+C)





6. dhe linkun e kupjuar, e shenoni (Paste apo Control+V) ne fillim tek adresat ne Browser
(Explorer apo Mozilla apo Chrome...) dhe shtypni Enter !




7. Ju hapet faqja jone ku ju informojme se procesi i regjistrimit esht bere me sukses !




8. Tek "Username" e shenoni emrin identifikues tuajin dhe paswordin, e poashtu mundeni me aktivizue edhe katrorin "Remember me" per ti mos perseritur me shenimet tuaja !





9. DHE NE FUND KLIKO ATY KU E KEMI MARKUE VENDIN !

JU PREFEROJME TA PERDORNI NAVIGATORIN MOZILLA FIREFOX
SEPSE ESHT SHUME MA I SIGURTE SE SA INTERNET EXPLORERI !!!

Shikim te kendshem, Antareve tone ju uron Stafi i www.besfort.de
!



Adelina Ismajli dergon ne burg mashtruesin !

Published: Aug 19, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film
Guximi i Adelina Ismajlit çon në burg mashtruesin maqedonas

Adelina Ismajli do të marrë 5 mijë euro dëmshpër blim, po aq sa motra e saj Zanfina, nga organizatori i një koncerti në Kumanovë, i cili tentoi të vidhte paratë dhe të ikte pa paguar këngëtaret, është shkruar një ditë më parë në faqen e këngëtares në "Facebook". Incidenti i koncertit të Kumanovës të zhvilluar këtë muaj, më 8 gusht, kishte ngjallur shumë reagime nga
fanët e Adelina Ismajlit, jo vetëm vendas. Koncerti ishte planifikuar të mbahej në sallën Sportive, e stërmbushur, por ka ndodhur që gjithçka është shndërruar në rrëmujë, kur Adelina Ismajli e revoltuar shpërtheu kordonët e policisë maqedonase dhe sigurimit privat duke grabitur mikrofonin dhe treguar se koncertin e kishin ndërprerë organizatorët. "Në emër tim dhe gjithë kolegëve të mi, unë po ju tregoj se të gjithë punojmë për shumë pak para dhe asnjë nga ne nuk është paguar.
Organizatori ka ikur. Ju lutem në emrin tim, kërkoni paratë tuaja. Unë po pres që paratë e juaja të kthehen deri në centin e fundit", ka thënë Adelina para publikut. Organizatorët ishin larguar me paratë e mbi dy mijë e pesëqind biletave të shitura për këtë eveniment ku performuan edhe Zanfina Ismajli, Shpat Kasapi dhe Xhezair Elezi. Koncerti u anulua, biletat u kthyen, por ç'ndodhi më pas? Adelina Ismajli menjëherë kishte lajmëruar Ambasadën Zvicerane në
Shkup të cilët në bashkëpunim me policinë maqedonase brenda pak minutash kanë mundur të kapin organizatorin, i cili po ikte në drejtim të Shkupit. Ai është detyruar që përveç honorarit t'u paguajë edhe dëmshpërblim dy motrave Adelina dhe Zanfina Ismajlit në shumë prej
pesë mijë eurosh. Adelina po ashtu raportohet se ka ngritur dhe padi për mashtrim dhe denigrim personal e profesional, dhe aktualisht organizatori në fjalë, është në paraburgimin e caktuar prej 90 ditësh në pritje të gjykimit përfundimtar ku do t'i caktohet masa e burgut që do të vuajë.

Gazeta Koha jone 19.08.2010
ADELINA - Rikthimi triumfal ne Kosove !
Kishte dy vite që Adelina Ismaili i kishte munguar Kosovës dhe ky fakt u pa me rikthi
min e saj në turneun mbarëshqiptar në këtë vit, pra viti 2010.
E ashtëquajtura DIVA e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili përsëri dëshmoi se mbetet e pa konkurencë dhe se, sa hërë që këmba e saj shkel në skenë tjerët zhdukën sikur era!
Askush nuk e dinte se do të kthehej këtë verë, kishte vendosur që askujt t`mos i tregonte, madje as familjarëve të saj dhe të vinte në befasi. Por, a është e mundur që t`mos e marrin vesh adhuruesit e saj të cilët në ethe kishin pritur rikthimin e Idolit të tyre?! Edhe pse tejët e lodhur nga koncertet që kishte mbajtur nga viti 2008-2009 në Evropë dhe Amerikë, Adelina Ismaili si duket u mashtrua se do të relaksohej me ardhjen e saj në Kosovë!
Saktësisht pas 5 ditësh, Adelina Ismaili u bombardua nga thirrjet e shumta për koncerte, ku tejkaloj edhe pritjet e këngëtarës në fjalë, duke llogaritur hiq më pak se 12 koncerte brenda 1 muaji!
Secili koncert i Adelinës numëron 1500-5000 të pranishëm dhe këtë e kemi pa edhe vet nga fotografitë ose videot e postuara në internet, mirëpo koncerti i cili duhet vequar është padyshim koncerti i cili u mbajt në Drenicë. Përveq atmosferës që u krijua atë natë nga adhuruesit, ku si rezultat i mikëpritjes Adelina nuk mundi ti mbaj lotët nga brohoritjet dhe duartrokitjet, koncertin e bën edhe më të veqantë fakti se kishin ardhur familjarë të LEGJENDARIT Adem Jashari për të ndjek SHOW-in e Adelina Ismailit!
Të gjithë ishin të befasuar, e më të gëzuarit ishin fansat të cilët kishin udhëtuar me dhjetra, e besa edhe me qindra kilometra për të pa Idolin e tyre nga afër.
Edhe pse tashmë artiste evropiane, Adelina Ismaili nuk i harroj adhuruesit e saj shqiptar dhe siq e tha edhe vet në prononcimin e saj ``Arsyeja e ardhjes sime në Kosovë janë adhuruesit``.
Me turnen i cili pritet të përfundoj kah fundi i gushtit, Adelina Ismaili mbylli gojët e atyre që u munduan të hedhnin ``pluhur mbi ujë``, lumturojë mijëra fansa të cilët gjatë kishin pritur prezencën e saj në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, dëshmoj se kur ajo ngjitet në skenë të tjerë fluturojnë si era dhe mbi të gjitha vërtetoj epitetin DIVË.

Gjithëqka mund të ndryshoj, bota mund të përmbyset por Adelina Ismaili s`do të ndryshoj kurrë...
Adelina mbetet Adelinë!

(Foto nga faqja http://divaadelina.skyrock.com)


Manipuluesi fshine Videot Shqip neper Youtube !

Published: Jun 24, 2010 by kosova Filed under: News - Lajme
Firma manipuluese Easycom fshine Videot Shqip neper Youtube !
Poashtu edhe Kanali me i popullarizuar shqiptar ne You Tube "chibis007" atakohet nga kjo firme anti-shqiptare nga Tirana !

TE NDERUAR VIZITORE
,
NJE E VETQUAJTUR FIRME  "EASYCOM" NGA TIRANA PRONARE TE CILES JAN BABE E BIR : ALDOR N.(27 vj.) DHE DORIAN N. (58 vj.) (Mbiemrat nuk po ja publikojme deri sa te denohen) 
KOHEVE TE FUNDIT PO FSHIJNE SHUME VIDEO SHQIP NEPER YOUTUBE, DUKE E MANIPULUAR EDHE VET YOUTUBEN ME NENSHKRIMET FALLSO KINSE POSEDOJN TE DREJTAT AUTORIALE !


PARAMENDONI HAJNAT PIRAT ME I MBROJTE TE DREJTAT AUTORIALE ?!?


PER TE JA ARRITUR QELLIMET E FLLIQURA KETA HAJNA KAN REGJISTRUAR FANTOME FIRMA SI: ACROMAX, EASYCOM, OVERNEXT, ME QELLIM PER TI MASHTRUAR ESTRADEN NE REND TE PARE E PASTAJ EDHE VIZITORET SHQIPTARE NEPER INTERNET. 

POASHTU KETA  "PSIKOPAT" KAN ATAKUAR PA-NDERPRE MBI 1 (NJE) VIT KANALIN ME TE NJOHUR SHQIPTARE  NE YOUTUBE "chibis007" , DHE QELLIMIN JA KAN ARRITUR, QE SE PARI TA MBYLLIN ACCOUNTIN E LEGJENDES TE YOUTUBES, E PASTAJ TE JU HYJNE REND KANALEVE TJERE SHQIPTARE PER DERI SA  TI ZHDUKIN MATERIALET SHQIP NEPER YOUTUBE !!!

KETA DY NJEREZ TE SEMUAR PSIQIKISHT BABE E BIRE, JANE ANTI-KOSOVAR, DHE PUBLIKISHT KRENOHEN QE KAN PREJARDHEJE GREKE !...

POR KU ESHT QELLIMI I TYRE ?

1) TA ZHDUKIN ARKIVEN SHQIP NGA INTERNETI ME DIREKTIVA NGA SERBIA PASI QE EDHE MINISTRIJA E KULTURES  TE SERBISE JU KA JEP TRE PUNTORE TE TYRE SERB QE JETOJNE NE GJERMANI QE TE JU NDIHMOJ KETYRE FIRMAVE
(TE  TRE FIRMAT  Easycom Overnext Acromax JAN TE REGJISTRUARA NEN NJE PERSON ALDOR.N  SHQIPTAR ME SHTETESI GJERMANE) EDHE POASHTU DUKE E PERDORUR SI PRETEKS KINSE "MBROJTJA E TE DREJTAVE  TE ARTISTEVE SHQIPTARE "(E qe ne te vertet duan ti demtojne me qellim Estraden Shqiptare me ket manipulim !)  DHE

2) TE PERFITOJNE MATERIALISHT DUKE HAPUR PARALEL  FAQEN E TYRE PER SHITJE ONLINE-SHOP  ME LEK (ne faqene e tyre: Arkiva-shqip dhe Overnext) KU PERFITIMIN NATYRISHT DO TA MARRIN VET, DHE SA PER TI PAGUAR PUNETORET  SERB QE JA MBAJNE AT FAQE, KURSE KOMPOZITOREVE DHE ESTRADES TE CILET I KANE MANIPULUE SE ME DEMEK DO TE JA MBROJE TE DREJTAT AUTORIALE, DHE SE KINSE PERFITIMI DO TE JET 50/50%, E JO QE NUK DO I JAPIN KURRE ASNJE LEK, POR DO JU SHKATEROJNE EDHE IMAZHIN E TYRE QE KAN ARITUR NE KARIERE ! (Ju garantoj me jete !!!)

KA EDHE DISA PSEUDO KENGETAR NAIV QE JU KAN BESUAR KETYRE PSIKOPATEVE DHE JU KAN DHENE AUTORIZIMET DUKE MENDUAR SE KETA MANIPULUES ME TE VERTET DO TE JU MBROJNE TE DREJTAT AUTORIALE DHE PA U JA VERIFIKUAR HISTORINE E KETYRE MANIPULUESVE !!! (PER FAT JAN PAK DHE FAMILJARE TE TYRE)
(Si psh nje lavire nga Tirana Greta K., nje psikopat nga Duresi Noizy, katunarka e Kosoves Leonora J. e cila ju ka jep te drejtat dy firmave manipuluese "albtunes" dhe "easycom". pastaj Shpat K.) 

SIDOQOFTE TE GJITHE ATA KENGETARE QE JU KAN BESUAR KETYRE PSIKOPATEVE  APO ATA QE MENDOJNE NE TE ARDHMEN TA BEJNE KET, LE TA RUAJNE KET SHKRIM PER MA VONE DHE KUR TE DEMORALIZOHEN NGA MANIPULIMET E KESAJ FIRME EASYCOM DO TE RIKUJTOHEN NE SHKRIMIN TONE ME BAZE E ARGUMENTE DHE TA KEN SI NGUSHLLIM !

KA SHUME KENGETARE TE CILET NUK KAN ASNJE LIDHJE ME KET FIRME E CILA MANIPULON NE EMER TE TYRE, SIQ ASHT KONKRETISHT ADELINA ISMAJLI, APO MEDA TE CILET PERSONALISHT NA KAN JEP ME SHKRIM AUTORIZIMIN PER PUBLIKIMIN E KENGEVE TE TYRE GRATIS, POR QE NE TE NJEJTEN KOHE KJO FIRME MANIPULUESE  EASYCOM PO FALLSIFIKON NENSHKRIMET E TYRE DHE PO I FSHIN VIDEOT NGA YOUTUBE DUKE MANIPULUAR EDHE YOUTUBEN DHE DUKE SHFRYTEZUAR  AVOKATIN TE TIJ NGA KELNI ME TE CILIN BASHKEPUNON KY BASHKEKRIMINEL (JAN EDHE DASHNOR GAY) DHE I NDAJNE PERFITIMET BASHKE !

KETA ANTI-SHQIPTARE, NE EMER TE FIRMES "EASYCOM", PERKOHESISHT PO JA ARRIJNE QELLIMET E TYRE,  DALENGADAL PO I FSHIJNE KLIPET SHQIP NEPER INTERNET, SE PARI NE YOUTUBE, MA VONE DO TE JU HYJNE NE PORTALLET TJERA, DHE NE FUND NATYRISHT QE DO TI ZHDUKIN EDHE FAQET TJERA PRIVATE SHQIP TE CILAT POSEDOJNE NDONJE LLOJI MUZIKE SHQIP APO HUMORE E ARKIVA TJERA !

KET QELLIM KETA ABOZUES JANE DUKE E REALIZUAR ME NDIHMEN E DISA TE VETE-QUAJTUR "PRODUCENTA" NGA KOSOVA E TIRANA, DHE POASHTU KEMI INDICIONE QE KETYRE MANIPULUESVE JU KA BASHKANGJIT EDHE FIRMA TJETER ME TE NJEJTAT SYNIME FIRMA KOSOVARO-GJERMANE "ALBTUNES" TE CILEN E UDHEHEQ KOMPOZITORI ENIS P. TE CILET SIKUR TE JEN TE VERBER JU KAN BESUAR KETYRE PSIKOPATEVE, BABE  E BIR, DHE PO SHPRESOJNE SE NJE DITE DO TA MBUSHIN XHEPIN ME LEK DUKE JU BESUAR PREMTIMEVE TE KESAJ FAMILJE ANTISHQIPTARE TE CILET NJIHEN SI MANIPULUES TE NJOHUR NE GJERMANI, KU JU DESHMOJME ME ARGUMENTET QE MUND TI LEXONI EDHE NEPER FORUMET ME TE NJOHURA GJERMANE PER MANIPULIMET E TYRE !!!

(Burimi: kerko ne Google : "Easycom Overnext "

http://www.google.de/search?num=50&hl=de&newwindow=1&rlz=1G1GGLQ_DEDE333&&sa=X&ei=pAQRTNKDDoyLOK_8zIII&ved=0CBUQBSgA&q=easycom+overnext+abzocker&spell=1

dhe do bindeni sa raste jane te njohura qe keta i bejne duke i manipulue Gjermanet dhe gjithemone kur te rrezikohen e perdorin nje adrese anonime ne Tirane !!! )


SA ME JU ARGUMENTUE FAKTET JA VETEM NJE LINK I NJE FORUMI SHUME TE NJOHUR GJERMAN, ME 27 FAQE RRETH MANIPULIMEVE TE KESAJ FAMILJE EDHE KA SHUME E SHUME FAQE TJERA NE GJERMANI PER KETA MANIPULUES, JA LINKU DHE VERIFIKONE PERSONALISHT:

http://forum.computerbetrug.de/allgemeines/53320-overnext-macht-druck-15.html

E POASHTU JA EDHE RAPORTI ME I RI I QERSHOR 2010 KU KJO FIRME ESHT NE LISTEN E ZEZE TE FIRMAVE MANIPULUES NE GJERMANI JA LINKU:

http://87.106.33.104/downloads/hosts.txt 

ATY NEN NUMRIN RENDOR :  2175: overnext.com ESHT FIRMA E TYRE E ARGUMENTUEM NGA EXPERTAT SI MANIPULUESE !


POASHTU EDHE NE KET LINK ME POSHTE TEK FORUMI I NJOHUR NETZWERK GJERMAN MUND TE LEXONI PER ABOZIMET E TIJ ME EMRIN E FIRMES OVERNEXT, ACROMAX, EASYCOM

http://www.netzwelt.de/forum/vermeintliche-gratisdienste-abofallen/51627-overnext-neuer-stern-abo-z-cker-himmel-11.html


KA SHUME FAQE TJERA DHE ARGUMENTE TJERA NDAJ KETYRE MANIPULUESVE, TE CILAT  PO I RUAJME PER NJE KOHE MA VONE !

NJE SUGJERIM DASHAMIREVE DHE ADHURUESVE TONE:
KENI KUJDES E MOS U "NGULUNI"  ME VIZITUE FAQEN E TYRE www.overnext.com 
APO NESE VEQ E VIZITONI MOS U REGJISTRONI SEPSE DO TE "NGULENI" NE TRIKUN E TYRE DHE PASTAJ DO JU VIJNE LLOGARIT PER INKASIM NE BAZE TE "IP" TUAJ !!!)


POASHTU EDHE DREJTORI I TELEVIZIONIT PUBLIK TVSH NGA TIRANA z. Petri B. PO BEN BIZNESE ME ARKIVEN E TELEVIZIONIT PUBLIK TE TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE DUKE JA FALUR MATERIALET ARKIVORE PER TI KOMERCIALIZUE DHE PER TE PERFITUE BASHKE ME KET FIRME MANIPULUESE EASYCOM !!!


SIDOQOFE NE DUKE E SHIKUAR QE KETA TE "ÇMENDUR" NUK KANE TE NDALUR, DHE DUKE E DITUR SE YOUTBE KA SHUME MANGESI ADMINISTRATIVE, KANALI ME I NJOHUR NE YOUTUBE " CHIBIS007" I KA FSHIRE PERKOHESISHT 3000 VIDEO NGA YOUTUBE, (KU KA PASUR MBI 60 MILION KLIKIME ...) TE CILAT I KA SHPERNDA NEPER PORTALET TJERA, PER DERISA KETA MANIPULUES TA MARRIN DENIMIN  MERITUAR !

DUHET TE JU INFORMOJME SE NE KEMI KALUAR PERKOHESISHT NE KANALIN TJETER NE YOU TUBE  "wwwBESFORTde"
KU DO JEN VETEM KENGETARET E MIREFILLTE TE CILET JA DOJNE TE MIREN PUBLIKUT SHQIPTAR ME ZEMER DHE TE CILET NA KAN AUTORIZUE QE KLIPET E TYRE JAN TE LIRA DHE PA PAGESE DHE PA PERFITIME MATERIALE PER ADHURUESIT MBARESHQIPTARE ! TE GJITHE ATA KENGETARE QE GJENDEN NE KANALIN TONE NE YOUTUBE MERITOJNE RESPEKTET ME TE MEDHA NGA ADHURUESIT E MUZIKES !

E ATA KENGETARE TE CILET NUK GJENDEN NE KANALIN TONE TE RE NE YOUTUBE, DUHET TA KUPTONI SE NUK E MERITOJNE ME JU BE PUBLICITET, E AS TI VIZITONI NEPER KONCERTE APO MBREMJE RINORE, JO PER HATER TONIN, POR PER INTERES TUAJIN, 
PER FAKTIN SE INVESTOJNE ME MIJERA EURO TE FITUARA NGA PUBLIKU NEPER MBREMJET RINORE, ME TE VETMIN QELLIM QE  TE INVESTOJNE NEPER KLIPET E TYRE, PER TI PROMOVUAR, NEPER MEDIAT DHE INTERNET, KURSE NE ANEN TJETER DUKE MOS NGRITUR ZERIN NDAJ MANIPULUESVE, NE NJE MENYRE DO TE THOT SE I JAPIN PERKRAHJEN ATYRE MANIPULUESVE DHE POASHTU PUNOJNE PRAPA SHPINE TE ADHURUESVE TE TYRE ! 


SIDOQOFTE,
ESTRADA E CILA NUK MENDON PER JU O PUBLIKE I NDERUAR,  
MENDOJME SE NUK E MERITOJNE ME I PERKRAHUR POPULLI !!!

TE NDERUAR VIZITORE,
QELLIMI YNE ISHTE TE JU INFORMOJME REALITETIN QE PO NDODHE KOHEVE TE FUNDIT, DUKE E PASUR PARASYSH KARIEREN DHE PERVOJEN TONE 20 VJEQARE ME ESTRADEN MBARE SHQIPTARE ! 

E JUAJA ESHT SE SI DO VEPRONI !

TEK E FUNDIT KETO KLIPE DHE MATERIALE ARKIVORE, NUK I KEMI PUBLIKUAR PER NE, POR PER JUVE, PA ASNJE PERFITIM MATERIAL, DHE DUKE E HUMBUR KOHEN TONE TE ÇMUAR, E PER KENAQESINE TUAJ !


STAFI I FAQES "chibis007" nga  YOU TUBE - Mitrovice


Shprehuni dhe komentoni per temen e lartepermendur !



NOIZY-n e pergjakun Llapjanet ! (21.7.2010)

Published: Jun 17, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film

Noizy psikopatin e pergjakun llapjanet !

Sipas mediumeve kosovare te dates 21.07.2010 prap ne skene per te keq permendet emri i Noizit, (tashme veq psikopat me diplome !)

Po e permendim nje nga mediumet kosovare gazeten: Bota Sot te dates 22.07.2010:

Këngëtari i repit Noizy në një mbrëmje në Podujevë, ka kaluar me pasoja sepse ai në prani të publikut, siç njoftojnë burime tona, ai ka ofenduar fansat nga skena. Të irrituar nga kjo sjellje e tij, fansat pas përfundimit të koncertit kanë sulmuar këngëtarin !

PS: Sipas informatave te sigurta ky far psikopati me siguri se ne skenat kosovare nuk do te lajmerohet per jete !


Gazeta Bota Sot e dates 22.07.2010

----------------------------------------

Lajmet tjera rreth Noizit ....

Sipas informatava nga Policija  e Tiranes, dje u prangos kengetari rrugaq Rigels Rajku i njohur me nofken "Noizy", se bashku me dy vellezer te grupit OTR.

Sipas burimeve tona, pas disa oreshe Noizin e liruan perkohesisht, por i cili mbetet ende ner hetime kurse ne paraburgim mbeten dy shoket e tij te grupit OTR  vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda (20 dhe 21 vjeç). Nuk esht hera e pare qe ky i vetquajturi "kengetare" vagabond Noizy tenton qe permes bandave kriminale dhe aventurave kriminele te imponohet ne opinion, dhe te arij ndonje popullaritet, ku siq dihet edhe ashtu keshtu te gjitha kenget qe i plason, jan te vjedhura nga kengetaret e huaj ! Ky arestim i fundit ka te bej edhe me nje atentat ne Durres ditet e fundit ku sipas Noizit: kan shtire me arme ne te disa persona te panjohur prane lokalit ne Durres ...  ja shkrimet nga Gazeta Shekulli:

Edhe shtypi Tiranas sot japi lajmin per ket vagabond te vetquajturin kengetar te cilen po e publikojm nga gazeta e njohur Shekulli: 

Sherri me armë Noizy- Stresi, pranga vëllezërve

TIRANË- Pas sherreve të vazhdueshme dhe pas përplasjeve me armë midis dy grupeve muzikore OTR dhe TBA, policia arreston dy vëllezër pjesëtarë të grupit muzikor OTR, të drejtuar nga Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit Noizy. Ata dyshohen si plagosjen e Denis Dollapajt si dhe të Dritan Vitrinës. Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan dje nga Policia e kryeqytetit, me akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentative me pasojë plagosjen e një personi. Arrestimi i dy vëllezërve u konfirmua dje nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, ku thuhet se këta të fundit janë të kërkuar për plahsojen me me thikë, Denis Dollapajt, ngjarje e ndodhur në me 28 prill të këtij viti në Tiranë. Kjo përplasje vijoi edhe më vonë, kur në fund të muajit maj, Jetnis Dollapaj, tentoi të vriste me armë zjarri, Rigels Rajkun.

Në sherrin e parë me armë, ku u plagos 19 -vjeçari Dollapi u përfshinë fansat e dy grupeve muzikore, OTR, drejtuar nga Rigels Rajku ose Noizy dhe grupit TBA, drejtuar nga Arkimed Lusha, i njohur si "Stresi". Arrestimi u krye mbrëmjen e të hënës, nga policia e kryeqytetit, ndërsa ndaj tyre gjykata kishte nxjerrë një urdhër arresti, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim. Viktima Denis Dollapi, u plagos në një lokal pranë rrugës së Barrikadave, jo shumë larg shkollës së mesme "Sami Frashëri"Sipas policisë së Tiranës, të rinjtë janë konfliktuar me fjalë para se të përdornin thikën, fillimisht pranë shkollës së mesme, duke qenë se prej kohësh janë në rivalitet me njëri- tjetrin ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet dhe kërcënimet në internet dhe në "Facebook" mes palëve.

Në këngët e tyre shihen qartë tekstet që flasin për grupin rival, madje në një emision televiziv një nga pjesëtarët e grupit TBA, kërcënoi Rigels Rajkun. Pas përplasjes pranë shkollës, sherri u spostuar disa metra më larg, në rrugën "Bardhok Biba", ku edhe ndodhi plagosja e Denis Dollapit. Në konfliktin mes fansave të grupeve muzikore mbeti i plagosur dhe një person tjetër. Pas përplasjes, policia identifikoi të dyshuarit e ngjarjes, të cilët u shpallën në kërkim. Vëllëzerit Kruda u arrestuan gjatë operacionit policor të koduar "OTR", dhe të dy njihen si anëtarë të grupit muzikor të drejtuar nga Noizy. Ata dyshohen si autorë të plagosjes së Denis Dollapajt, 19 vjeç, Dritan Vitrinës, 15 vjeç. Në ngarkim të tyre, policia dhe prokuroria kanë mbledhur prova dhe dëshmi të ndryshme që hedhin dritë mbi vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Dollapajt dhe Vitrinës.

/shekulli/
Nozy i shpëton një tjetër atentati në Durrës

Eeeee mirë që ka shpëtuar Noizy këtë herë, se i është shtuar numri i atentateve kohët e fundit. Telashet për rrepistin, drejtuesi i grupit muzikor OTR, Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, nuk kanë të sosur. Që pas përplasjeve dhe sherreve të vazhdueshme mes fansave me anëtarët grupit muzikor, TBA dhe vetë Stresit, këngëtarit të këtij grupi, duket se ende mosmarrëveshjet nuk janë sheshuar, pavarësisht se ai dhe rivali i tij Arikimed Lusha (Stresi) në ambientet e policisë thanë se nuk do të grindeshin më mes tyre.

Drejtuesi i grupit OTR, siç njihet me emrin e artit Noizy, i ka shpëtuar një atentati tjetër në Durrës pak ditë më parë pranë një lokali, ku ai qëndron shpesh në qytetin bregdetar. Pak javë më parë, ai i shpëtoi një atentati tjetër në qendër të kryeqytetit, pranë Pallatit të Kongreseve, kur, sipas policisë, ai u qëllua nga Jetnis Dollapaj, me armë zjarri përpara se të hynte në sallën ku po zhvillohej "Top Festi", në të cilin kishte një këngë konkurruese.

Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një lokal në zonën e plazhit, ku fillimisht këngëtari i muzikës rrep, ka pasur një sherr midis tij dhe disa personave. Por, në momentet që ky i fundit ka lënë ambientet e lokalit, pranë tij është afruar një makinë, nga e cila një person ka qëlluar me armë në drejtim të këngëtarit. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur atë dhe ai ka mundur t'iu shmanget të shtënave me armë. Policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi atentati me armë, për të filluar hetimet për të zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Hetuesit e policisë së qytetit të Durrësit, pas veprimeve të para kanë ngritur dyshimet se atentati mund të ketë lidhje me konfliktet e mëparshme të Noyzit, me pjesëtarët e grupit TBA. Madje, dy nga anëtarët e grupit të tij, u arrestuan nga policia të dyshuar si autorë të plagosjes me thikë të Denis Dollapajt dhe një personi tjetër, të dy anëtarë të grupit rival TBA.

Ngjarja e dy ditëve më parë, ka risjellë në vëmendje dyshimet për rifillimin e përplasjeve midis dy grupeve muzikore, OTR, drejtuar nga Noizy, dhe grupit TBA, drejtuar nga Arkimed Lusha ose i njohur ndryshe me pseudonimin "Stresi". Përplasja e parë, siç konfirmohet edhe nga burime zyrtare të policisë ka ndodhur më 28 prill të këtij viti pranë gjimnazit "Sami Frashëri", ku mbeti i plagosur me thikë Denis Dollapi.

Kërcënimet në Facebook

Prej kohësh, dy grupet muzikore janë në rivalitet me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet dhe kërcënimet në internet dhe në "Facebook" mes anëtarëve të grupeve dhe fansave të tyre. Fansat e dy grupeve kanë pasur disa përplasje, ku në muajin prill, nisin sherret që përfundojnë me të plagosur. Kulmi i konflikteve qe përplasja me armë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë pallatit të Kongreseve në fund të muajit maj të këtij viti. Dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" i TBA, si dhe fansat e tyre u konfliktuan me armë më 23 maj të këtij viti në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para se të fillonte "Top Fest". Madje, vetë Stresin në disa video e kemi parë të këndojë me një pistoletë në duar. Ata të dy, Noizy dhe Stresi, vetëm para pak kohësh kanë deklaruar se janë bërë miq dhe që mes tyre nuk do të ketë më keqkuptime, por siç duket asnjëri prej tyre nuk po e mban premtimin.

/Shekulli 20/06/2010/ 

,,Noizi" kerkon ndihme nga policia kosovare ! `

 
Dihet qé reperi nga Shqipéria Noizi, éshté pérfshiré né njé varg problemesh, té cilat mendohet se viné pér shkak té frymés deri diku violente qé shfaq shpeshé né tekstet e kéngéve té tij. Kéngétari, i cili éshté véné mé shumé se kurré né qendér té vémendjes sé opinionit, vetém para pak ditésh ka kalar njé traumé pérderisa adhuresit e tij jané gjuajtur me armé zjarri para paraqitjes sé tij né festivalin alternativ,,Top Fest". Ky nuk ka éshté problemi i paré né té cilin Noizi hasé, megjithaté pas kétij rasti ai duket se po rezervohet sa i pérket daljeve té lira, nga frika. Se Noizi po merré masa dhe kété e tregon mé sé miri ardhja e tij né Kosové, ku kéngétari ka lutur organizatorét  e mbrémjes muzikore qé t`i shtojné masat e sigurisé me police sa ma shume. Pas pérfundimit té kétij organizimi, té mbajtur né Gjakové, i cili mésojmé se ka shkuar miré dhe pa icidente, Noizi ka kérkuar té pércillet nga rojet e sigurimit dhe policét deri né kufi !

/Kosovarja Nr.10/2010/

PS: Eh i gjori, po deshiron me lek me ja shikue videot e tij, sepse ka menduar se u ba i "famshem" e tani, le te kerkon ndihme nga policia, ky frigacak, por po quditem pse nuk kerkon ndihme nga ai pederi i Easycomit te cilin e ka autorizue me ja shit videot ??? !


Vetëvritet Bekim Fehmiu - Ikona e filmit

Published: Jun 15, 2010 by kosova Filed under: Musik - VIP - Film

Është ndarë tragjikisht nga jeta ikona e filmit, Bekim Fehmiu

Në moshën 74-vjeçare në Beograd vdiq Bekim Fehmiu, ikona e filmit që arriti famë botërore. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd, njoftuan mediat serbe. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se mendohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi Fehmiu ka vdekur nga arma e regjistruar në emrin e tij.

Familjarët e tij në Prishtinë e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Bekim Fehmiu ishte me prejardhje nga një familje e ngritur intelektuale dhe patriotike nga Peja. Ai u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin ”Mbledhësit e puplave” të Aleksandar Petroviqit, në vitin 1967.



Karrierën e ka zhvilluar jashtë, dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.

Ka bashkëpunuar edhe me John Huston, Avo Gardner, Charelaux Azbavuron dhe të tjerë.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare që zhvillohej nga Beogradi.



Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe “Arenën e Artë” në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin “Roy”.

Ka qenë i martuar me Branka Petriqin, me të cilin ka pasur dy djem - Hedonin dhe Uliksin. Ky i fundit është gjithashtu aktor dhe këngëtar dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.

Në prill të vitit 2001 e botoi autobiografinë “Shendritshëm dhe tmerrshëm”, të cilën në fakt e kishte shkruar në vitin 1985.

Filmografia e Bekim Fehmiut:


• Opštinsko dete (1953)
• Saša (1962)
• Pod isto nebo (1964)
• Neprijatelj (1965)
• Ko puca otvoriće mu se (1965)
• Klakson (1965)
• Devojka (1965)
• Roj (1966)
• Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
• Vreme ljubavi (1966)
• Tople godine (1966)
• Protest (1967)
• Skupljači perja (1967)
• Uzrok smrti ne pominjati (1968)
• Prljave ruke (1968, TV movie)
• L'Odissea (1968, international TV miniseries)
• The Adventurers (1970)
• Klopka za generala (1971)
• The Deserter (1971)
• Paljenje Rajhstaga (1972, TV movie)
• Libera, amore mio... (1973)
• The Last Snows of Spring (1973)
• Il testimone deve tacere (1974)
• Cagliostro (1974)
• Il gioco della verità (1974)
• Deps (1974)
• Košava (1974)
• Pavle Pavlović (1975)
• Permission to Kill (1975)
• Salon Kitty (1976)
• Disposta a tutto (1977)
• Black Sunday (1977)
• Specijalno vaspitanje (1977)
• Stići pre svitanja (1978)
• Partizanska eskadrila (1979)
• I vecchi e i giovani (1979, mini-serial)
• Široko je lišće (1981)
• La Voce (1982)
• Sarâb (1982)
• Crveni i crni (1985)
• Poslednja priča (1987, TV movie)
• Un bambino di nome Gesù (1987, TV mini-serial)
• Disperatamente Giulia (1989, TV mini-serial)
• Il cuore e la spada (1998, TV movie)

Videot nga kariera e Bekim Fehmiut

Bekim Fehmiu: Vizita ne Shqiperi



Lajmet per vdekjen e aktorit me te madh Shqiptar Bekim Fehmiu:





Bekim Fehmiu: Lajmet nga televizioni serb B92



Kuadra nga filmi i famshem i Bekim Fehmiut  "Mbledhesit e perlave"




Bekim Fehmiu; nje pjese e filmit Odiseu me Irene Papas:




I qofte dheu i lehte !

Texti ne vazhdim nga Gazeta Expres:

Uliksi ikën
Bekim Fehmiu i dha fund jetës së tij. Aktori i vetëm shqiptar i përmasave botërore, i veçantë në jetë dhe aktrim, ishte i veçantë edhe në vdekje dhe amanet. Vrau veten dhe kërkoi që trupi i tij të digjet.

Nga Milot Hasimja  më 16.06.2010 në ora 8:00
Pas më shumë se 7 dekadave jetë, aktori legjendar Bekim Fehmiu i dha fund vet jetës së tij.

Kështu së paku kanë lajmëruar mediet serbe, të cilat kanë cituar Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Dacic.

Thuhet se Fehmiu ka bërë vetëvrasje me pistoletën e regjistruar në emrin e tij.
Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe Milazim Salihu, drejtor i Kino ABC, i cili kishte biseduar me gruan e aktorit të ndjerë.

“Lajmin e hidhur e mora nga Branka Petric, aktorja e njohur e Beogradit dhe bashkëshortja e Bekimit. Në shtëpi e kanë gjetur dhe ka bërë vetëvrasje me revole”, tha Salihu për Express.

Vdekjen e aktorit e ka konfirmuar edhe Agon Fehmiu, djali vëllait të Bekim Fehmiut.
“Kam biseduar me djalin e tij dhe ai më tha që ndihma e parë është aty. Tashmë kanë mbetur të dihen detajet, sepse ai ka lënë një amanet që të varroset në një mënyrë më specifike”, tha Agon Fehmiu për Express.

Dy muajt e fundit, sipas Agon Fehmiut, aktori tashmë i ndjerë nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore, pasi kishte pësuar gjakderdhje në tru.

“Dy muaj e fundit ai ka qenë i sëmurë, ka pas gjakderdhje në tru. Do të thotë ka qenë në rehabilitim e sipër”, tha Agon Fehmiu për Express.
.
Korrespodenti Radio Televizionit të Kosovës në Beograd, Fahri Musliu në një bisedë me gruan e aktorit Fehmiu, Branka Petric ka thënë se amaneti i aktorit ishte që trupi i tij të kremohet.

“Bashkëshortja e Bekimit, Branka Petric një aktore e njohur e Beogradit deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth 14:00 – 15:00, derisa ajo ishte në qytet dhe gjatë katër muajve të fundit ai ka qenë i vetizoluar dhe ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike”, raporton Musliu.

“Ajo tha se kremimi i trupit të tij do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit tha Branka Petriq”, raporton Fahri Musliu, korrespodenti i RTK-së në Beograd.

Fehmiu është lindur 74 vjet më parë në qytetin e Sarajevës, ndërsa deri sot është konsideruar si “kremi” i aktrimit në ish – Jugosllavi.

Rrugëtimi i tij jetësor lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit. Fehmiu gjatë karrierës së tij ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave atë evropiane, duke arritur madje edhe në Hollywood.

Ka bashkëpunuar ngushtë me emrat e njohur të filmit, si: John Houston, Ava Gardner, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale, Candice Bergen.
Në vitin 1987 Fehmiu në shenje proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin.

Në fillimin e vitit 2001, u botua autobiografia e aktorit Bekim Fehmiu, me titullin "Shkëlqim dhe frikë".

Për një kohë të gjatë Fehmiu ka qenë i mbyllur sa i përket deklarimit në media.
Gazeta “Express” dy muaj më parë pati publikuar një shkrim rreth vizitës së Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972. Për shkak të një bllokade totale dhe të hekurt sa i përket informimit dhe teknologjisë, duket se fytyra e Fehmiut vetëm se imagjinohej nga shqiptarët e Shqipërisë.

Mbledhësit e Puplave

Film i xhiruar në vitin 1967, i bazuar në stilin e jetesës së romëve në veri të Vojvodinës. Rrëfimi përfshin tema komplekse si dashuria, raportet ndëretnike dhe sociale.

Mbledhësit e Puplave konsiderohet si kryevepër e kinematografisë jugosllave, kurse aktrimi i Fehmiut është cilësuar brilant.

Filmi ka qenë i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, kurse e ka fituar Çmimin Special të Jurisë në Festivalin e Cannes.

Fehmiu ende është shqiptari i parë i cili ka luajtur rolin kryesor në një film të nominuar për Oscar.

Aventurat e Uliksit

I realizuar në vitin 1974, si përmbledhje e serialit 8 pjesësh televiziv italian.

Skenari spektakular i projektit përfshin gati të gjitha zhvillimet në veprën e Homerit.

Interpretimi i Fehmiut është vlerësuar si i jashtëzakonshëm, kurse partnere e ka pasur divën botërore Irene Papas.

Deklarata të artistëve kosovarë pas vdekjes së B. Fehmiut

Selman Jusufi
“Ishte aktori më i mirë në Evropë, me prejardhje shqiptare, është një aktor që unë kisha fatin ta njoh jo vetëm si aktor, por edhe duke e pasur edhe profesor një kohë të shkurtër, është një personalitet që artit shqiptar nuk mund t’i përsëritet”.

Isa Qosja
Konsideroj që është një humbje jashtëzakonisht e madhe, shumë e madhe, paskajshmërisht e madhe, ishte një aktor i madh jo vetëm shqiptar, aktor që mund ta krahasoj me figurat më të rëndësishme që kanë qenë protagonistët e kinematografisë në botë, e dyta ato që i bëri ai në disa filma sikur në “Mbledhësit e puplave” pastaj me “Kalimin mbi kurrizin e djallit”, pastaj “Edukimi special” dhe tjerë filma, mbeten si freska të vërteta, kështu që Bekimi ishte një aktor me fuqi vullkanike, humbje e madhe për komunitetin artistik, humbje e madhe për të gjithë ne. Gjithnjë tash kthehem pas dhe them, pse askush prej nesh nuk bëri një film dokumentar për të, së paku për të. E di se të gjithë ne kishim dëshirë ta kishim në një projekt tonin, nuk e di pse nuk ishte e mundur dhe s’ndodhi ajo, por se paku ta kishim pas një film dokumentar për të, një rrëfim për jetën e tij artistike, sa do të kishte vlerë tash”.

Jeton Neziraj
“Konsideroj që është e dhimbshme që po largohet njëri prej artistëve më të njohur që kemi pasur. Puna e parë që bëra, natyrisht pasi mora vesh për lajmin, ishte të provoja t’i rikujtoj edhe një herë pjesët që i ka luajtur edhe konsideroj se mënyra se si ka zgjedhur t’i japë fund jetës është po aq e dhimbshme dhe po aq ndoshta na bën fajtor që ndoshta s’e kemi bërë krejt atë që ai e ka kërkuar në këtë moshë, mbas asaj karriere të bujshme; e ka kërkuar jo pse ai e ka dashur, por sepse ne konsideroj që ia kemi pas borxh një përkujdesje, një përkushtim më të madh. Si zakonisht artistët e mëdhenj ikin kështu në heshtje dhe pas vdekjes natyrisht na mbetet neve të ndajmë mirënjohje, shpërblime, dekorata dhe kjo mendoj është e zakonshme në këto treva, artistët e mëdhenj ikin pa minimumin e mirënjohjes që e meritojnë”.

Uliksi dhe Hedoni për Bekimin - heshtja si protestë

“Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç’rast Hamleti do të thoshte... 'Ka mbetur heshtja'”, thotë Uliksi, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu. Ndërkaq, i biri më i ri, Hedoni, ka deklaruar se dëshira e babait të tij ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij.
Uliks Fehmiu: Emrat që flasin

Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t’i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke.

Vajza më e madhe quhej Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.

Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912. Si një ndër mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të popullit të tij dhe hapjes së shkollave nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Për këtë shkak, pushteti serbo-malazez e dënon me vdekje.

Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke vënë një çmim shumë të lartë dukatësh për kokën e tij. Më 1929 kapet dhe izolohet në Valevë. Në atë kohë, familja e tij jetonte në Gjakovë, kurse dy vite më vonë të gjithë së bashku deportohen në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijëve të lindur, në botë vijnë edhe bijtë: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, ata shkojnë në Shkodër, ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij më e vogël, Afërdita.

Pas rënies së Mbretërisë Jugosllave më 1941, familja kthehet në Prizren, ku ai e vazhdon punën e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjermanët. As në kohën e Jugosllavisë së re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit të montuar ai dënohet. Pas daljes nga burgu, në vitin 1951 ai vdes.

Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur në Gjakovë më 1908, e cila e kishte përcjellë vazhdimisht gjyshin në rrugën e vuajtjeve të tij jetësore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalë të mjaftueshme për t’i përshkruar të gjitha vuajtjet e nënës së tij dhe të familjes Fehmiu. Që nga gjysma e shekullit XX e deri më sot, pas Aleksandër Moisiut, është i pari aktor shqiptar me këtë famë ndërkombëtare.
 
U shkollua në gjuhën amtare që nga shkolla fillore deri në maturën e gjimnazit. Pas gjimnazit, babai bëhet anëtar i dramës shqipe të Teatrit Krahinor, si teatër i vetëm profesional në Kosovë. Akademinë Teatrore në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviq.

E jep provimin pranues dhe pranohet si student i tij, me kusht që të mësonte gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës ia ndan bursën e studimeve, por mallkimin që kishin bërë “zotat “ e politikës ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokën e babait tim. Pas dy muajve i ndërpritet bursa.

Duke falënderuar rektorin e Akademisë së Poetëve, Dushan Matiqi, i ndahet bursa për shkollim deri në fund të studimeve. Shpejt mëson serbokroatishten dhe gjatë vitit 1960 bëhet anëtar i rregullt i teatrit më të mirë të vendit, Teatrit jugosllav të Dramës.

Deri në ditët e sotme, profesorët e Akademisë e përmendin babanë tim si shembull i një talenti të jashtëzakonshëm dhe si një student i vyeshëm, që edhe unë, si student i të njëjtin fakultet, i kam dëgjuar disa herë ato lëvdata që i bëheshin babait tim. Deri në vitin 1987, kur jep dorëheqje nga Teatri jugosllav i Dramës, ai kishte luajtur mbi 40 role të llojllojshme teatrore, nga të cilat kishte interpretuar role të mesme dhe kryesore, duke hyrë këtu edhe “Atelia 212”.
Në dy pjesë teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviq, për “Riçardin e tretë” dhe “Zbulimin” e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat: “Klakson”, “Roj”, “Vitet e nxehta”, “Protesti”, “Depsi”, “Pavle Pavlloviq” etj. Pas suksesit të madh të filmit “Mbledhësit e puplave”, në regjinë e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhë (filmi fiton dy shpërblime në Festivalin e Kanës-Francë 1967 dhe nominohet edhe për “Oskar”), fillon karriera e tij internacionale, duke u bërë ylli i parë botëror nga hapësirat tona dhe nënshkruan një kontratë disavjeçare me producentin Dino De Laurentis.

Ai bëhet krenaria e ish-Jugosllavisë. Kryesisht xhironte në Europë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Luajti në gjuhën shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frënge dhe italiane. Spektatorët edhe sot i shikojnë filmat dhe teleseritë, në të cilat luajti ai, si: “Odisea” e Homerit, me Irena Papasin; “Aventurierët”, ku luajti rolin kryesor të Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze); “Dezertor” me Xhon Hjustonin, Riçard Krenën, Rikardo Montalbanin, Çak Konorsin, Vudi Stroudin etj.

Në “Shtatorin e zi” me Robert Shoun, Marta Kelerin; në “Libera, dashuria ime”, me Klaudia Kardinalen; në “Sallon Kiti” me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe të tjerë. Që ta fitonte rolin me buxhet të lartë në filmin “Aventurierët”, në regjinë e Luis Xhilbertit, duhej që ta zotëronte gjuhën angleze në një afat vetëm prej 10 javësh, gjë që pati sukses. Rolin e fitoi në vitin 1968, po atë vit kur u linda edhe unë.

Që t’u paraqitej të ftuarve si ylli i ri i filmit “Aventurierët”, krahas yjeve më të mirë të filmit, si: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., për nder të babait tim ishte organizuar një pranim madhështor në hotelin “Pjer” të Nju-Jorkut, ku ishte paraqitur me veshje kombëtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, në të cilët luante kryesisht role kryesore.

Në shenjë proteste, për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, babai im më 1987-ën në mënyrë demonstrative e lëshon pjesën teatrore “Madam Kolontajn”, ku luante Stalinin dhe Leninin dhe përshëndetet publikisht me veprimtarinë artistike në ish-Jugosllavi. Roli i fundit që luajti për televizionin italian ishte Shën Josifi në filmin “Fëmija i emëruar Jezu” në regjinë e Franko Rosit, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan.

Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte thënë: “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi në Perëndim gati njëzet vjet, duke e depërtuar perden e hekurt, deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rrëzimin e Murit të Berlinit”. Filmin e fundit “Xhingis Kani” e ka realizuar në vitin 1992 në regjinë e Ken Anakinit dhe në produksionin amerikano-italian.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit XX, babai im është aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX. Rënia e Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i RS të Jugosllavisë, kanë bërë që babai im të tërhiqej edhe më tepër.

Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë më të fuqishmet dhe mjeti më i mirë. Është ndarë prej tyre dhe i ka shndërruar në heshtje, në protestë, me ç’rast Hamleti do të thoshte... “Ka mbetur heshtja”.


Hedoni: Babai do të prehet në Lumbardh të Prizrenit
 
"Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si një samuraj! Babai im shkoi me stil të madh, ashtu siç edhe jetoi. Unë jam i trishtuar, sepse më mungon, por jam njëkohësisht i lumtur për shkak të tij... Kjo ishte dëshira e tij, dhe unë me gjithë zemër e respektoj dhe e mbështes".

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën beogradase “Alo!”, Hedoni, i biri i legjendës së filmit, Bekim Fehmiu, i cili të martën pasdite bëri vetëvrasje.

Në heshtje, gati vjedhurazi vendosi për këtë veprim. Është shtrirë në heshtje në shtrat dhe vendosi që në vete të shtjerë me armë. Bekimi, më të dashurve të tij ua la një letër lamtumirëse, në të cilën për herë të fundit i porositi se i do, por edhe i luti ta kuptojnë.

Biri më i ri i Fehmiut ka thënë në një intervistë për "Alo!" se dëshira e babait të tij ishte që Lumbardhi i Prizrenit të jetë varri i tij.

“Gjithmonë i ka thënë nënës se kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur atë qytet, ishte shtëpia e tij të dytë. Është shpërngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi të përfundojë kremacioni, ne do të shkojmë atje për ta përcjellë në banesën e përjetshme”, tregon dëshirën e familjes së tij, Hedoni.

Ai ndan kujtimet për babanë e tij nga ditët e tij të fundit.

“Ai gjithmonë ka thënë që nëse nuk është vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk dëshiron të jetojë. Dhe, nëse diçka e tillë i ndodh, do të shtie me një plumb në ballë! Ne nuk e kemi marrë seriozisht, duke menduar se është tepër romantik, por ai ka qenë gjithmonë konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, për të cilat është shqetësuar. I ka parë se si vyshken sikur bimët, të vetëdijshme se jeta, të cilën e kishin dashur, ka kaluar, por nuk ka mundur t’u ndihmojë”, thotë Hedoni.

Dhe, ai mban mend dëshirën e pashuar të babait të tij për jetën, e cila në fund të shkurtit u zhduk pothuajse brenda natës.

“Deri para katër muajsh, nuk ka pasur njeri më vital se ai. Kur vija nga rruga, m’i merrte çantat e mia dhe vetë i bartte deri në katin e nëntë. Është kënaqur. Pastaj, pësoi një goditje në tru dhe çdo gjë ndryshoi. Ai ishte i pafuqishëm, u plak pothuajse brenda natës. Lëvizte dobët, fliste dobët, nuk ishte më i njëjti njeri, dhe këtë e ndjente. Nuk e ka dashur një fund të tillë...”, kujton Hedoni.

Pasi me nënën e tij ka gjetur trupin e pajetë të babait të tij mbi krevat, Hedoni thotë se kanë përjetuar një “tobogan të ndjenjave".

“Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vetëdija se kishte kërkuar ashtu dhe për këtë shkak nuk duhet të vuajnë. Mund të flas për një vit, për të treguar se për çfarë do ta mbaj në mend. Ka aq shumë! Ai ishte një njeri i rrallë”, thotë Hedoni.

Lajmi tragjik e ka gjetur një trashëgimtar tjetër të Bekimit, të birin Uliksin, në Amerikë.

“Ai ishte në shok më të madh! Nuk ishte pranë tij dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte”, thotë Hedoni, i cili kishte dalë në aeroport për ta pritur të vëllanë.
E festoi qetë ditëlindjen e fundit.

Aktori legjendar më 1 qershor, dy javë para se të vendoste të largohej nga kjo botë, mbushi 74 vjet.

“Ditëlindjen e kaluar e festoi qetë... Sikur nuk pati më fuqi”, kujton Hedoni, duke shtuar se babai i tij kohët e fundit mezi lëvizte.

Prishtinë: Humbja e një aktori të papërsëritshëm
 
Vdekja e aktorit Bekim Fehmiu i ka pikëlluar të gjithë shqiptarët; ata e përjetojnë si humbje të një njeriu që i bënte të ndjehen krenarë, thonë përfaqësuesit e komunitetit të artistëve në Kosovë.

Bekim Fehmiu ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare në Beograd. Policia dyshon të ketë kryer vetëvrasje.

Regjisori Isa Qosja thotë se vdekja e Fehmiut shënon humbjen e një aktori të papërsëritshëm.

“Lajm i rëndë... shumë i rëndë, për komunitetin dhe për Kosovën në përgjithësi, për njerëzit e Kosovës. Megjithatë, ishte krenari kur e dëgjonim emrin e tij në skenën ndërkombëtare... dhe me arsye të madhe, sepse Bekimi Fehmiu ishte një figurë e pazakontë, e veçantë, një figurë artistike, i papërsëritshëm”.

“Në disa filma ka lënë freski të vërteta. Është një humbje tejet e madhe për të gjithë. Kishte shumë energji, shumë vullnet, shumë fuqi artistike dhe ja... përfundoi në mënyrë shumë tragjike, shumë të rëndë... e habitshme për mua”, shprehet Qosja.

Edhe regjisori Ekrem Kryeziu e quan humbje të rëndë vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu.

“Lajmet e këqija nuk të kursejnë... e ndjeva veten shumë keq, për arsye se u shua një yll i kinematografisë së Ballkanit. Ka qenë dhe do të ngelë i freskët në mendjen time. Shumë njerëz tonë të mëdhenj i kanë ofruar shumë, tepër botës... E vërtetë... është katapultuar aq shpejt në orbitë, saqë i ka marrë rrënjët me vete. Ai i ka marrë rrënjët me vete dhe i ka takuar gjithësisë”, deklaron Kryeziu.

Lajmi për vdekjen e Bekim Fehmiut është një kumt i zi, thotë dramaturgu dhe publicisti Haqif Mulliqi.

“Është një kumt i zi, të cilin nuk do të kisha dëshirë ta dëgjoja asnjëherë. Bekimin e kam njohur shumë mirë dhe nga afër. Është shuar një prej artistëve më të mëdhenj shqiptarë të shekullit 20, i cili, objektivisht, na ka bërë të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë dhe, jo rrallë, ka qenë edhe frymëzim për të gjithë artistët shqiptarë, kudo që kanë jetuar”.

“Nuk duhet harruar se Bekim Fehmiu është zhvilluar në një rrethanë krejtësisht të pamundshme për t’u zhvilluar një artist shqiptar. Kishte sfida të mëdha në jetë...”, thotë Mulliqi.

Bekim Fehmiu, gjatë karrierës së tij, nuk ka luajtur në ndonjë film në gjuhën shqipe. Por, përfaqësuesit e komunitetit të artistëve në Kosovë thonë se, pavarësisht nga ky fakt, ai njihet si aktor që ka shpërthyer kufijtë nacionalë për t’ia falur artin botës.

Regjisori Qosja thotë se aktori Bekim Fehmiu ka lënë gjurmë të pashlyera në kinematografinë e rajonit dhe të Evropës.

“Ai ka lënë mbresa dhe ka treguar fuqinë artistike, figurën... Ka treguar portretin e njeriut tonë, një portret që është vështirë ta gjejmë si të tillë. Kjo është ajo që ka rëndësi për ne. Fatkeqësisht, s’kemi pasur rastin që ta kemi në një projekt tonin. Fatkeqësisht... nuk kemi pasur mundësi”, thotë Qosja.

Ngjashëm shprehet edhe regjisori Kryeziu:

“Arti është arti i botës. Me këtë, në njëfarë mënyre, neve na ka madhëruar, sepse në këtë orbitë që nuk është më kombëtare, në orbitën e yjeve të botës, e kemi edhe ne një njeri që e ka pasur zemrën shqiptare, por që, fatkeqësisht, nuk ka pasur rol në gjuhën shqipe. Bekimi ka qenë një fanar, drejt të cilit ne jemi orientuar”.

Dramaturgu Mulliqi e vlerëson aktorin e ndjerë si një figurë që do të shërbejë si model për aktorët e ardhshëm.

“Do të pretendohet për vite e dekada, që të arrihet në atë nivel nga secili artist, jo vetëm shqiptar, por edhe ballkanas. Në fakt, madhështia e Bekimit ishte se ai ishte shqiptar, por përgjithësisht u ka takuar të gjitha kulturave të tjera, ku ka participuar, dhe ato kanë qenë të shumta”, thekson Mulliqi.

Bekim Fehmiu ishte aktor dhe personalitet i respektuar në gjithë Ballkanin dhe më gjerë. Mbështetës ka pasur dhe ka edhe në Beograd, ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Në vitin 1987 filloi heshtja e madhe e Bekim Fehmiut. Dramaturgu beogradas, Gorqin Stojanoviq, që gjatë gjithë këtyre viteve ishte afër Fehmiut, në këtë temë thotë:

“Në vitin 1987, në kohën e histerisë antishqiptare që zhvillohej, ai tha se më, jo vetëm që nuk do të aktronte, por as nuk do të paraqitej në opinion. Shi për këtë ai nuk vinte as në premierat tona”, thotë Gorqin Stojanoviq.

Filip David, letrar dhe recensent i librave të Bekim Fehmiut, deklaron:

“Sa u përket njohjeve me regjisorët dhe aktorët më të njohur botërorë, ne këtu as që e kemi ditur madhështinë e tij. Bekim Fehmiu ka qenë absolutisht në kulmin e kinematografisë botërore. Ai ka pasur role të tilla, por edhe ka njohur personalitete të niveleve të tilla”. 


Page 1 of 11
traffic analytics